Artur Zheji bën një zbulim: Rama po bën ftesa të nëndheshme për të përçarë opozitën, LSI nuk lëkundet se s'bën prostitucion politik

23 Korrik 2018, 09:57Politika TEMA

Artur Zheji thotë se kryeministri Edi Rama po tenton të përçajë opozitën.

Analisti ka shkruar një analizë lidhur me “Ligjin për Magjistraturën” ku nënvizon se mazhoranca po kryen bisedime me aktorë të opozitës.

Ai i ka dalë në mbrojtje Lëvizjes Socialiste pë Integrim ku siguron se nuk do të tundohet pasi është një forcë politike që nuk njihet për “prostitucion politik.

Ndër të tjera, Zheji shkruan:

Është koha e një “pushimi” të detyruar në Gushtin që po vjen, ku gjithmonë, si përpara krizave të mëdha, ka një qetësi të ashtuquajtur. Shtabi i ngushtë i KM-së, është përfshirë në ethe të përgjithshme përgatitore sipas strategjisë së mirënjohur: “Një hap mbrapa, dy hapa para!”

Një strategji që ka funksionuar dhe që është e mirëkolauduar dhe që ka si pikësynim, të ashtuquajturën bashkëpunim me Opozitën, për të ashtuquajturat “Çështjet e mëdha!…

Njera prej të cilave është edhe “Ligji për Magjistraturën”, një ligj edhe ky, i posaçëm, ashtu si edhe ligji për Teatrin, që synon mbushjen me kuadro të reja, të sistemit të “zbrazur” gjygjësor nga spastrimet e vettingut.

Cilësia e magjistratëve, që kanë mbaruar një shkollim shqiptar më të mirë, është një cilësi përgatitore e pakrahasueshme, me pjesën dërrmuese të juristëve në sistemin e sotëm të drejtësisë.

Kjo është pamja e jashtme e dukurisë, mirëpo thelbi i rezistencës opozitare, lidhet me përzgjedhjen dhe emërimet e tyre, të cilat, sipas dyshimit të arësyeshëm të Opozitës, do të “komandohen” përgjithësisht nga Shumica në Pushtet, që ka pushtuar sot që flasim, pikat kyçe të sistemit të drejtësisë dhe do të mundet kështu, të orientojë emërimet e reja sipas një orientimi politik të caktuar.

Kuptohet, në sferën e saj të influencës me rrezikun shqetësues, të “Kapjes” së të rinjve që në fazën e emërimit të tyre.

Shtabi i ngushtë i KM-së, e kërkon me çdo kusht këtë “Momentum”, nëpërmjet arësyetimit të rremë, se i dhemb shumë zemra dhe shpirti për plotësimin me sukses të “reformës në drejtësi”, ndërkohë që bashkëveprimin me sferën më fitimprurëse të krimit të organizuar, trafikun e drogës, e ka një nga pikat e saja të forta, ku financon xhepat e vet dhe të fushatave elektorale, të sotme, të djeshme dhe të nesërme.

Ftesat e nëndheshme për PD-në, për të mbrritur 84 votat që kërkon ky ligj, duket se kanë ngecur, ndërsa tani, sipas burimeve, “sulmi kryesor” është përqëndruar te LSI, në dy forma të ndryshme.

E para, nëpërmjet “blerjes” direkte të disa deputetëve të grupit parlamentar, por edhe nëpërmjet “parablerjes”, pikërisht nëpërmjet kërcënimit me procese hetimore që rrinë standby, në kohën kur kishin poste drejtuese në bashkëqeverisje.

Mirëpo përsëri numri 84, duket vështirësisht i vështirë, pa një marrëveshje politike me Monika Kryemadhin.
Zëra të ndryshëm të shtabit të KM-së, nxorrën në qarkullim thashethemet se LSI, po lëkundej dhe ishte nën presione të forta për këtë, duke detyruar Kryemadhin, të përdorte një gjuhë të fortë dhe të hapur, për të shmangur çdo keqkuptim:

“Jo marrëveshjeve që kërkojnë prostitucion politik” dhe që “na çojnë drejt monizmit (kupto diktaturës)”, të një force të vetme politike.

Një tjetër grackë pra, për të përçarë përfundimisht opozitën dhe për të ndarë LSI-në nga PD-ja, por mbi të gjitha, për të kapur përfunimisht sistemin e drejtësisë dhe sigurisht, për ta drejtuar më vonë, si një pushkë a top, kundër Opozitës në rradhë të parë.

Kryemadhi rezistoi, ndonëse vala e negociatorëve të niveleve shumë të larta, vazhdon akoma pelegrinazhin e vet në çdo qelizë të LSI-së…”. nënvizon Zheji. (TemA)

21 komente në “Artur Zheji bën një zbulim: Rama po bën ftesa të nëndheshme për të përçarë opozitën, LSI nuk lëkundet se s’bën prostitucion politik”

  1. arvanites says:

    “Lsi nuk ben prostitucion politik”, hahahahahah

    1. Qelepir, Yxhym, Lezet says:

      Sakte. Ha ha ha ha. Ku ka nevoje per koment kjo. Madheshtor. LSI eshte qepur që te gjeje burrë per martese. Ha ha ha.

  2. Ilo says:

    Zheji! Atehere sipas jush me mire te mbahen plepistat se sa te thirren magjistasltet e rinj qe jane te afte te rinj dhe ne nji cikel tjeter te sistemit! Nuk e kuptoj cfare do benit po tju jepnim celsat e KM?

  3. LSI prostitucoion asiher says:

    MOS e thuj dy her TURI vetem LSIja qe nuk ka ber dhe nuk ben prostitucion politik ASIHER , esht e vetmja parti , e kemi par kto 10 vjetet e fundit ,kurr nuk bohet as me njonen as me tjeteren gjithmon vetem rri brravo i qoft mones, meqe ra fjala menoj qe duhet me shkrujt dhe esell noj her turi.

  4. LSI prostitucoion asiher says:

    MOS e thuj dy her TURI , vetem LSIja qe nuk ka ber dhe nuk ben prostitucion politik ASIHER , esht e vetmja parti , e kemi par kto 10 vjetet e fundit ,kurr nuk bohet as me njonen as me tjeteren gjithmon vetem rri , brravo i qoft mones, meqe ra fjala menoj qe duhet me shkrujt dhe esell noj her turi.

  5. alphade says:

    O Gallof, Zhei ! Vetem per prostitucion mos fol per LSI- ne ?!
    Ngado qe te marrish,ngado qe do ta vertitesh ,PROSTITUTE,
    si LSI- ja nuk gjen ne kete planet. Nuk e kam fjalen ketu ve-
    tem dhe ekskluzivisht si parti,ne teresi por kam parasysh
    edhe “liderazgun” e kesaj partie: Nje prostitute me paten-
    te nderkombetare. Do me,zoti “Belul”
    Pftuuuuuuuuuuu, RACE E NDYRE !!!!

  6. Tik tak says:

    Ky eshte tamam si bolet e mia kur i le pa rruar, ne cdo parameter.

  7. desi says:

    zheji ke te drejte qe shprehesh se LSI eshte force qe nuk prostituan (politikisht ) Njerez si ju pa principte ,pa moral ,pa forme pa e pa……………… nuk jane ne gjendja te percaktojne cka eshte e moralesdhme dhe cfare eshte prostitucion.. Ju dhe jeten tuaj prvate ne cdo aspekt e keni prostitucion ,pazar ,llogari,perfitim pa cka cfare pasoje apo demi sillni

  8. BA says:

    Kush eshte ajo prostitute qe e pranon publikisht ushtrimin e prositucionit Zheji????? Nuk ka nevoje te na e thuash, te gjithe e dine qe ti dhe LSI jeni.

  9. frut per t'u ngrene says:

    Kur Rama po mundohet te kape drejtesine me magjistarte te rinj,atehere:Po Berisha,a nuk e kapi edhe ai drejtesine per 26 vjet me plepista?

    1. pompisti says:

      Qe kur i futen kunatin ne burg ky pijanec eshte bere teje agresiv, harron qe nuk e can askush trapin per te. Nuk mundet te gjendet njeri me karirerist dhe servil se ky.

  10. Roberto says:

    Nese do flasim per prostitucion politik me super kurve dhe prostitute qe eshte LSI nuk besoj se gjen nje te dyte njelloj me te o Zhej. Mos harro SYCIN ne emision se ai ta ndrit vertet.

  11. M says:

    A e di ky cjapi i eger sa parti politike ekzistojne ne kete vend?
    Te dyja partit e “medha” te opozites mbajne baren me te rende per gjendjen e sotme ku akuzohen per vjedhje , vrasje, korupsion, pastrim parash, trafikimin dhe kultivimin e lendave narkotike dhe te lidhur me krimin e organizuar, me.emerimet , diplomimet
    Skandaloze kan kapur drejtesine dhe forcat e rendit duke mbyllur dosje , pa bere as hetime as ndjekje penale vetem per te zhvatur e per pushtet, keshtu qe nuk perbehet vetem nga keto 2 parti pluralizmi , por edhe te ishte e kunderta duhet te kalojne para drejtesise se reformuar e nuk duhen as ne sistemin e drejtesise te kapur e te inkriminuar “me mire djepin thate se sa djalli brenda”
    N .q.se votohej nje ligj i drejte ku te gjithe ata qe nuk kalojne nga reformat ( vitingu ne drejtesi , polici, politike) te denohen dhe me heqje lirie sipas madhesise se katigorise pasi ti behet sekuistrimi i pasurise nuk do vonoheshin reformat dhe nuk do flitej per mos krijimin e klp, klgj, spak etj me qellim lihet keshtu se vet politika e ketyre eshte prostitucion
    Pregatitja e politikes perben teknik dhe dije, ku ka te beje me prodhim idesh dhe menyra te ndryshme programesh per ceshtje te shoqerise njerezore si liria, siguria, drejtesia dhe kulture
    Duke u nisur nga keto cili eshte progami i lsi-se nga majta nte djathte dhe e kunderta?
    Duke qelluar me cizme?
    Duke vjedhur me bllok ne dore?
    Duke vjedhur votat dhe ne mes te parlamentit?
    Duke emeruar drejtora te pa shkolluar me diploma fallco, te blera ,pa shkolle te mesme, me ciliminj deputet pa filluar studimet e larta, e me von dipllomohen?
    Duke treguar “kulturen” e Monikes dhe Vasilit
    Keto po nuk i quan prostitucion politik c’ fare jane prostitucion sade?!
    Mos votimi i ligjit per magjistraturen eshte per plotesimin me sukses dhe pershpejtim per reformen ne drejtesi, kush nuk e voton trembet nga drejtesia me paudhesite qe ka bere dhe ky bllokim behet per marje pushteti me force , kur dihet se pushteti miret me vote e duke bere opoziten duke sjelle menyra te tjera programesh e duke i sabotuar per ti shpetuar drejtesise se pushtet pa dale te pafajshem s’ kan per te mare kure edhe emrin ta nderojne ” nga ujqer n dhi nuk i beson asnje pervec ca si zheji me shoqeri

  12. vaso says:

    E nga dolen keta magjistrate te afte,nga cila shkolle,me c’profesore,me cfare edukate ne keto 30 vjet,ku familja si institucion sa vjen e kalbet,mungese etike,materializmi ne palce.Vec ketyre peshku qelbet nga koka.Te besosh sot tek “KOKAT” duhet te jesh tebil.

  13. Rrok Cubi says:

    Po akoma se ke marre vesh ti,se prostitutat me te medha politike dhe mediatike je ti me shoke,po clidhje ka politika me ty dhe ti me politiken,vlerat e tua njihen mire,po gjithashtu dhe prirjet ,se merret kush me ty dhe te ndigjon ty,nuk ma merr mendja,ti tani je kthyer si ata mbetjet e pariciklushme,kjo eshte vlera jote sot

  14. Lsisti says:

    Ky eshte proptip i llapaqenit,mjer LSIa po te mare keshillat tuaja.

  15. orient says:

    ..ti je Ai guri qe hedhin ne lume..

  16. Alidemsi vjeter says:

    Kur e pyeten njerin se ku eshte ndryshimi ndermjet (prostitutes) kurves dhe karakurves tha: Karakurve quhet kurva e denuar per prostitucion dhe kodosheri.Pra i mbetet LSI- se te jete nje karakurve e politikes shqiptare dhe Zheji qe e mbron eshte kodoshi i saj.Tung…..

  17. tir says:

    I mefshte sa nuk di si ta pershkruaj kete pseudo analist. Zheji eshte nje nder Tutoret e prostitucionit tek LSI-ja. Shikoji koken ( si te kaut) veri qeleshen…

  18. lexuesi i irrituar says:

    Vertet , se tani eshte kthyer ne nje parti-prostitut profesionale …

  19. Arber iliri says:

    Si zakonisht keta idote e miope do ta cojne gjendjen deri ne fund dhe atehere me nderhyrjen euro ameriakne shkojne votojne si lepuj.Turp e faqe e zeze se ku e cojne dinjitetin dhe integritetin e klases politike shqiptare.Berishizmi ne politike I thomi un.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje