Ja si u kujtua në SHBA 50-vjetori i vizitës së parë në Hënë

23 Korrik 2018, 10:17Bota TEMA
Ja si u kujtua në SHBA 50-vjetori i vizitës së parë në

Në Qendrën e Hapësirës Kennedy, në Florida u mbajt një ceremoni që shënoi fillimin e festimeve me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë.

Në ceremoni folën një numër astronautës dhe më pas ajo vijoi me dhënien e medaljeve për punonjës të NASA-s dhe njerëzit më të shquar të fushës së hapësirës.

Pjesë e festimeve këtë 50-vjetor të vizitës së parë në Hënë, është edhe një ankand për artikuj të hapësirës, që i përkasin astonautëve amerikanëç në këta 50 vjet histori të industrisë së hapësirës.

Në mesin e qindra pjesëmarrësve në ceremoni ndodheshin emra të njohur të hapësirës dhe të shkencave që e studjojnë atë, si fizikani i njohur britanik Brian Cox.

Ish drejtori i qendrës së hapësirës Kennedy Gerry Griffin, i cili pati drejtuar të gjitha ekipet e misioneve Apollo, U nderua me medaljen e pinonierit në fushën e hapësirës. Ai tha se hapi i ardhshëm për NASË-n ka për të qenë kthimi i amerikanëve në Hënë dhe vizita në planetin Mars.(VOA)

2 komente në “Ja si u kujtua në SHBA 50-vjetori i vizitës së parë në Hënë”

  1. shqiptari says:

    RRENA ME E MADHE NE BOTE .Ka fakte te besueshme qe vertetojne te kunderten.

  2. Ben says:

    Toge fjaleshi “fakte te besueshme “ nuk ka kuptim o shpitar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje