SHIFRAT: Shqiptarët “arratisen” jashtë, të huajt vijnë në Shqipëri

23 Korrik 2018, 13:26Turizëm TEMA

Teksa turistet sidomos nga vendet e Europës perëndimore po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të kaluar pushimet, vetë shqiptarët i janë rikthyer vrullshëm udhëtimeve jashtë për të pushuar.

Të dhënat e fundit për muajin qershor nga INSTAT tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2018, është 411.165 krahasuar me Qershor 2017, ky numër është rritur 7,8 %.

Vendet të cilat tërheqin më së shumti shqiptarët për pushime jashtë janë Turqia nëpërmjet ofertave gjithëpërfshirëse dhe Greqia për shkak të afërsisë dhe çmimeve konkurruese. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmujorin parë 2018, është 2.396.317, duke u rritur 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët nga Kosova në rënie, rriten nga Perëndimi

Fluksi i vizitorëve nga Europa Perëndimore po zëvendëson fluksin e pushuesve tradicionale nga Kosova. Sipas të dhënave të INSTAT fluksi i vizitoreve të huaj u rrit me 9,1 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, por pushuesit nga Kosova vijuan trendin rënës edhe këtë vit, me 0.4%  në krahasim me një vit më parë.

Blendi Shima, Drejtori i Hotelerisë në Rafaelo Resort në Shëngjinit një nga pritësit kryesore të vizitorëve nga Kosova, tha se është i prirur më shumë për rezervime paraprake me agjencitë që sjellin turistë nga Perëndimi sidomos nga Polonia. Ai tha se turistet nga Kosova janë shumë ndjeshëm nga ndryshimet e klimës, ndërsa prenotimet në avance e shmangin këtë risk. Ai tha se në vitet në vijim synon të çojë 80 për qind të akomodimit me turistë nga perëndimi me ofertat në avancë, duke lënë të kuptojë se pushuesit nga Kosova edhe pse janë baza, nuk janë në prioritet i hoteleve të mëdha.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.919.504 duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në Qershor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 58,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Anglia me 10,9 %. Në gjashtëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 26,4, nga Maqedonia me 15,5 për qind, nga Gjermania 18,8% dhe nga Greqia me 10,5 %.

9 komente në “SHIFRAT: Shqiptarët “arratisen” jashtë, të huajt vijnë në Shqipëri”

  1. Fuck it says:

    Normal po aratisen shqipetaret, me cmimet e biletave we duhet the pagosh per nje udhetim vajtje-ardhje 400 euro bileta ne shqiperi 100 euro per Spanje , France, greqi ose Italie . Béni vete llogarite. Hajdute te shpifur, turp

  2. says:

    Kursimet e 20 viteve, i shpenzojmë në 20 ditë pushimi ndaj na thonë budallenj. Jemi mësuar me xhaxhi Enverin që festonim vetëm vitin e ri.

    1. syri blu says:

      Ato qe kursenim 20 vjet per te festuar 20 dit jane te tuat , ti qe e thua do kesh pervoje personale , perndyshe nuk shpjegohet . Mos ngatero shumicen me veset e tua , pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit ………..

  3. elia says:

    TURP MOR MASKARENJ;;;SHKONI DHE I JEPNI PARA TURKUT,,GREKUT DHE NUK IA JEPNI KETO PARA SHQIPTAREVE,,,KOMB HAJVAN….

  4. Pinko says:

    Mbasi grabiten kosovaret do grabisin che polaket

  5. Epirotet says:

    Faktikisht , ne Qershor te 2018, perqindja e turisteve te huaj eshte rritur 28%, dhe 10% deri tani ne Qershor te ketij viti… por mesa duket nr i shqiptareve qe shkoje jashte vazhdon rritet…

    Keta qe kane bere leke ne Shqiperi kane end eparagjykime per vete shqiperine….

  6. gjergji says:

    E thojne jemi te varfer!!!!!!! Cfar komedie.Mund te thojne nuk jemi te pasur,por ne asnje mendyre nuk mund te thojne jemi te varfer.

  7. gjergji says:

    Fuck I nderuar,shqiptaret arratisen jo per te punuar,por per tu pasuruar,prandaj 80% E TE “ARRATISURVE”shqiptar per te punuar te moshes 20-30vjec perfundojne burgjeve.Ato merren vetem me droge,se pune per injorantet,te pashkollet,hajdutat nuk ka.Ne emigracion shume pak njerez mund te “pasurohen”

  8. zaim zajmi says:

    Nuk bëhet pasuri me një pagë mujore të vogël ose mesatare. Nuk jetohet me ajër.
    jetohet një jetë dinjitoze, por jo ëndrash. Në PERËNDIM…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje