Nga Albana Muçaj
Një prej hoteleve në Radhimë ishte populluar fundjavën e kaluar, pasi lokali në breg do të organizonte një mbrëmje italiane (me ushqime e muzikë). Kur thuhet i populluar, flitet për gati 10 dhoma të zëna, as gjysma e kapacitetit të plotë të hotelit familjar. Pak klientë për një fundjavë korriku, por mjaftueshëm sa për të humbur shansin e marrjes së një shërbimi cilësor.
Paqartësitë e stafit se cilën dhomë ke prenotuar, të nxisin të shëtisësh në breg, të frekuentosh barin e restoranin. Por, edhe në restorant, durimi, në veçanti i fëmijëve, fillon të soset, kur brusketat vonojnë mbi 40 minuta. Kur sheh që mbërrijnë edhe dy inspektorë tatimorë për kontroll, shpresa për një drekë të mirë shuhet tërësisht, të paktën mjaftohesh se sigurove çelësin e dhomës, dhe pak më vonë edhe telekomandën e kondicionerit.
Mes bukurisë natyrore që e karakterizon këtë breg, ku ke gjelbërim dhe det, kryefjala e pushuesve është shërbimi. Dyshimet se hoteli është hapur këtë vit i hedh poshtë kamarieri, i cili përgjigjet se, ka 10 vite si strukturë shërbimi.
Çmimi për dhomë këtë muaj është 20-30 euro në natë ndërsa gjatë gushtit, sipërmarrësi thotë se do ta bëjë 50 euro. Aktualisht çmimi cilësohet i ulët nga pushuesit, por kjo nuk i frenon ata të mos ankohen për shërbimin.
Kush ka vizituar këtë breg vazhdimisht, e sheh se pak progres është bërë në cilësinë e të shërbyerit klientit. Edhe pse çmimet përgjithësisht janë të ulëta (një kafe kushton 60-100 lekë në lokalet në bregdet) numri i pushuesve është i pakët edhe në pikun e ditëve turistike.
Ardiani, një prej banorëve të zonës që ka një strukturë me 9 dhoma, dhe administron një lokal veror në breg, tregon se nuk mund të rrisë çmimet, pasi druhet se do të ikin edhe ata pak klientë që po vijnë. Në fakt çmimet e ulëta janë fiksuar në titujt e artikujve të shkruajtur me pagesë në mediat ndërkombëtare: “natyrë e bukur dhe çmime të ulëta është mesazhi i të gjithave”. Po për shërbimin çfarë të themi?!
Nuk duhet mohuar që turizmi në Shqipëri po rritet, dhe operatorët këtë vit presin një rritje vjetore të aktivitet deri në 15%. Disa sipërmarrje në këtë fushë kanë arritur të konsolidohen.
Zak Topuzi, drejtues i Shoqatës së Turizmit tregon se, “për herë të parë gjatë vitit 2017, kishim një grup hotelesh që arritën të animojnë një zonë me të gjitha shërbimet për paketa All Inclusive dhe funksion 365 ditë të vitit. Kjo performancë siguroi për 2018-ën kontratat mbi 140 ditë me partnerë nga e gjithë Europa, duke afirmuar një vazhdimësi”.
Falë disa rezorteve të tilla, janë shtuar linjat direkte të fluturimit dhe këtë vit pritet të vijnë qindra charter-a me turistë nga Europa Veriore, Rusia, Ukraina, Polonia, etj.
Po përtej rezorteve në Golem?!
Flora Xhemali Baba, drejtuese e Travel Magasinë Albania, thotë se, “kushtet shumë të mira të hotelit, ushqimi i pastër e i shijshëm, plazhet private që janë shembullore për nga rregulli e pastërtia nuk vlejnë asgjë nëse turisti nuk merr vëmendje, shërbim e sjellje dashamirëse nga stafi që i shërben. E në këtë drejtim, e gjithë Shqipëria lë shumë për të dëshiruar”.
Më pak shërbim rrezikojnë të marrin turistët individualë e familjarë që nuk janë të organizuar nga tur-operatorët. Janë ata që kanë lexuar për turizmin e lirë në Shqipëri, por kur të vijë vakti i drekës dhe ulën në restorant, duan të ndihen si pushues të vërtetë.
Eronida Mataj, prej disa ditësh po u bën një tur në Shqipëri miqve të saj të huaj. Nga përshtypjet e tyre, ajo thotë se, “artikujt e shumtë në mediat ndërkombëtare, e kanë shtuar interesin dhe numrin e vizitorëve të huaj, por qëndron rreziku që në një të ardhme më afatgjatë, këta artikuj të japin efekt negativ në turizëm. “Strukturat nuk janë ende të përgatitura për flukse të shtuara turizmi, ndaj vizitorët e shumtë tani, edhe pse na pëlqen teksa i shohim, mund të kthehen në një boomerang më vonë. Përshtypjet e tyrë do t’i ndajnë me miqtë, dhe përshtypjet për shërbimin nuk janë pozitive”.
A po rrezikon cilësia e turizmit të mbetet peng i çmimeve të ulëta?! E dimë se çmimet e ulëta sjellin më pak fitime, e më pak mundësi për trajnime të punonjësve e investime në strukturat e shërbimit.
Vendi ynë ka tashmë një përvojë të hidhur të çmimeve të ulëta në sektorin e veshjeve dhe këpucëve. Për më shumë se 20 vite, pagat e mbi 10 mijë punonjësve, ishin 17-22 mijë lekë, dhe së fundi 24 mijë lekë në muaj. Prezantimi i Shqipërisë në Europë si një vend me krah të lirë pune, bëri që pjesa më e madhe e ndërmarrjeve fason të mos guxojnë të rrisin çmimet e qepjes së veshjeve apo këpucëve me frikën se do të largoheshin klientit. U desh kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008 (pak më vonë mbërriti tek ne) që shumë kompani të humbisnin klientët e tyre të huaj.
Kur fasonistët e gjetën veten pa punë, e pa asnjë hap të bërë në investime, u bindën se çmimet e lira nuk janë zgjidhja e duhur.
Deri atëherë, pak kompani ishin prodhues dhe eksportues të mirëfilltë, sot pas gjetjes së klientëve të rinj (me çmime shitje më të larta) shumë fabrika fason kanë shtuar proceset e punës, ose e kanë mbyllur ciklin e prodhimit, duke u kthyer në eksportues të vërtetë.
Në turizëm, ndoshta është koha të mos shpenzojmë shumë vite duke përsëritur të njëjtat gabime.Businessmag
Artikull idiot
E cila qenka ideja jote moj vajze? Te rrisim çmimet qe te shpertheje turizmi?!
Flm. per shkrimin e ” bukur”, dy veze 8000 lek, sa per detin i tille eshte dhe ne Greqi por eshte i lire dhe nuk jane cadret e shezllonet si ketu. Sa per turistet e huaj prap ja fut koet se nuk vine si ne vendi me i varfer ne Evrope me rroga qesharake dhe pensione skandaloze, me nje fjale pirdh pirdh o Albana.
O Gazetare Albana. Ja ke fut kot. Turistet shkojne atje Ku eshte paste e çmimet e ulta. Spaske marë e sdo maresh vesh kurre nga bota e tregut.
Nuk jetohet. Vetem me turizem duhen edhe alternativa te. Tjera
Shyqyr sivjet njerezit po bojkotojne shezlonget e pista si menyre makuterie fitimi. Asnje vend si ka si te ne plazhet e tejmushur me shezlonge. Kudo ne bote plazhi eshte publik dhe vetem ndonje strukture e madhe pushimi mund ti kete shezlonge po jo cdo qen e mace qe te thote o paguaj para o ske plazh.
Turizmi ne Shqiperi rritet atehere kure kamarieret me ne krye bosin e tyre ta quajne veten sherbetor dhe jo gangsterra , çmime konkuruse dhe trajnime. Disa ne shqipri mendojne se vetem ne kemi dete, ardhja e turisteve ne shqipri nuke do te thote sherbimi mire apo çmime te ulta, thjeshte e provojne, problemi eshte a kane deshire te kthehen perseri, une theme se jo. Mos numroni turist emigrantet as kosovaret..,,,
Nga cili planet vjen kjo ekspertja, jo nga Toka me siguri. Nuk e di kjo njeqelizorja se ne cdo vend cmimet bazohen te te ardhurat? Harron kjo llogaritare e pa shpirt qe turizmi eshte nevoje e te gjitheve, jo vetem e te huajve por edhe e Shqiptareve. Sipas kesaj zonjes eshte gabim te praktikosh cmime te uleta ne turizem, sepse fitimi eshte me i vogel. Goxha zbulim paska bere e zgjuara, nuk e dinim. Vetem se ne hesapin e saj prej xhambazi nuk merr parasysh se plazhet jane prone e gjithe kombit, jo vetem e hanxhijve dhe hotelxhijve. Te ngreme cmimet qe te kemi sukses thote kjo inteligjentja, por harron qe peshen kryesore ne turizem vazhdojne ta kene vendasit, jo te huajt, pavaresisht se zonja vendasit nuk i llogarit fare, ndersa turistet e huaj i imagjinon si bageti qe duhen mjelur. Nuk di kush eshte zonja dhe sa e ka buxhetin e pushimeve, por nje gje eshte e sigurt,cmimet ne Shqiperi nuk jane aspak te lira ne raport me te ardhurat, dhe kafe 60 leke nuk ka ne bregdet. Aq me teper qe nuk shkohet ne plazh per te pire kafe, mbase pijet freskuese do ishin shembull me i mire. Mos harro zonje e pashpirt qe per turizem kane nevoje te gjithe, te pasur dhe te varfer, te gjithe jane njerez, bregdeti eshte i te gjitheve.
Turizem rrumpalle! Struktura pa lidhje, kuzhiniere qe pretendojne te bejne nje x apo y gatim por qe me siguri nuk kane ngrene nje te vertete ne jeten e tyre se perndryshe nuk do ta nxirrnin nje te tille cilesi. Kamariere hallexhinj qe me siguri nuk jane ulur kurre ne nje restorant te vertete dhe nuk e kane idene se si sherbehet. Kamariere jo hallexhinj por arrogante, qe te sherbejne me bezdi. Dhe po flas per restorante me cmime te plota, ku nje pjate makarona kushton 900 leke, nje birre minimumi 350 leke dhe nje kg peshk i eger 5000 leke.
Hotele ku nese kerkon nga nje pale peshqire per person te shohin cuditshem a thua po ben kaprico.
Shezllone 1200 lekeshe por te pista. Etj etj..
Pastaj perballe ketyre jane turistet, turma morracakesh nga Lindja qe hane shalqi ne plazh dhe nuk heqin as lekurat, ulen ne restorant dhe konsumojne nje salce kosi 1 patate dhe nje birre. Flene nga 10 vete ne nje shtepi 1+1 e te tjera si keto.
Turizem i mjere nga te dy anet. Do ishte mire qe keta timonieret deshtake qe na drejtojne te shohin per ndonje sektor tjeter zhvillimi se me turizmin nuk kemi gje ne vije.
albana rreflekto ..lexoi komentet.