FOTOT: Shembet diga në Laos, qindra të zhdukur pas përmbytjeve

24 Korrik 2018, 14:34Bota TEMA
FOTOT: Shembet diga në Laos, qindra të zhdukur pas përmbytjeve

Qindra persona konsiderohen të zhdukur dhe një numër ende i paqartë personash kanë vdekur, pasi një digë në ndërtim e sipër në Laos u shemb.

Shembja e digës hidroenelektrike në provincën Attapeu, bëri që gjashtë fshatra përreth të përmbyteshin, tha agjencia e lajmeve Lao.

Më shumë se 6600 persona kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa pamjet treguan njerëzit e bllokuar mbi çatitë e shtëpive të zhytura në ujë dhe barka shpëtimi që i nxirrnin ata në vende të sigurta.

“Katastrofa i ka marrë jetën disa personave dhe ka bërë që qindra të tjerë të konsiderohen të zhdukur”, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve, raporton BBC.

Ndërtimi i saj nisi në 2013 dhe ajo duhet të fillonte të prodhonte energji vitin e ardhshëm. Incidenti vjen pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në Laosin jugor, ndërsa shkaku i shembjes së digës është ende i paqartë.

SK Engineering & Construction, një kompani e Koresë së Jugut me pjesë në projekt, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se po planifikonte të ndihmonte në evakuimin dhe shpëtimin e banorëve në fshatrat afër digës.

Kryeministri i Laosit ka shtyrë një mbledhje qeverie dhe ka shkuar të shohë nga afër situatën në zonat e prekura, me zyrtarë të lartë që po monitorojnë përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet lokale kanë bërë apel për ndihma për viktimat, përfshirë veshje, ushqim, ujë të pijshëm dhe ilaçe.(TemA TV)

1 komente në “FOTOT: Shembet diga në Laos, qindra të zhdukur pas përmbytjeve”

  1. says:

    Shpëtim Idrizi i PDIU ankohet që vjen era Grek i pjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje