Haradinaj bën deklaratën e fortë: Opsioni për ndryshim të kufijve, thirrje për luftë

25 Korrik 2018, 08:00Rajoni TEMA

Ndonëse është folur shpesh herë për ndryshime të kufijve, këtë opsion kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka mohuar kategorikisht.

Kreu i qeverisë kosovare tha se çdo tendencë për ndryshim të kufijve, është luftë dhe se këtë nuk e do askush.

Në një interviste për Gazetën Blic, Haradinaj tha se vetëm duke folur për këtë çështje është rrezik dhe jo të mendohet si opsion.

Sipas tij, nëse kjo temë hapet në Bruksel, nënkupton luftë, dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë në Ballkan.

“Loja me territore është luftë, lëvizja me kufi është luftë në Ballkan, dhe atë duhet ta dinë gjithë. Ne jemi shpallë të pavarur me këtë territor.

Lufta e fundit që është mbyll e ka vendos këtë gjendje. Hapja për diskutim e kësaj gjendje, pra e Kosovës me tërësinë territorial, me flamurin që ka, me hartën që ka paraparë gjithë territorin, është luftë.

Është rikthim në të kaluarën, i tragjedive të së kaluarës, dhe unë jam kundër kësaj.

 E kam thanë dhe e them vazhdimisht se nuk luhet me territore. Nuk besoj që dikush dëshiron ti kthehet tragjeditë e të kaluarës, luftëra e të kaluarës në Ballkan dhe s’besoj që ka të tillë.

Unë e përsërisë kjo është thirrje e gabuar, është e rrezikshme, veç me fol është e rrezikshme le ma menduar në këto tema”, -ka thënë Haradinaj.

I gjithë debati për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, ka ardhur pas paralajmërimit të presidentit të vendit Hashim Thaçi se në fazën finale të dialogut do të ketë kompromise. (TemA)

2 komente në “Haradinaj bën deklaratën e fortë: Opsioni për ndryshim të kufijve, thirrje për luftë”

  1. vang says:

    Keni shume te drejte z. Haradinaj por serbet i permbahen 1244 dhe Asoocimi i komunave serbe po e gerryen shtetin kosovar me paralelizmat.Po deshi Amerika hajde gjeje.Mos harro se luften nuk e fituam vetem.Ju i njihni mire serbet dhe ata kane shansin per shkak te rrethanave politike ti perkrahi edhe vete BE.

  2. Baliu says:

    Ky “kurri” i demarkacionit me Malin e Zi, qe e lepiu ate qe peshtyjti, tash gjoja flet per “kurra” tjere. Qfare palaqoje i mjere, ‘a useful idiot’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje