Ngjela: Gjykata Kushtetuese i ka sjellë vendit dëme kolosale! Rama, Meta e Berisha nuk e duan...

25 Korrik 2018, 18:29Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela thotë se reformën në drejtësi nuk e duan treshja Rama-Berisha-Meta. Ai thote se për shkak se nuk ndihen të sigurt dhe “kanë frikë”, ata përpiqen ta vonojnë.

Ngjela shprehet se me zbatimin e reformës në drejtësi, asnjëri prej tyre nuk do të jetë më në politikë. Sipas Ngjelës, diçka e tillë do të ndodhë për faktin se kanë bërë gabime.

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk është shqetësuese, pasi ata kanë shkaktuar dëm. Ata nuk kanë qenë gjykatës, por dëmprurës, i kanë sjellë shumë dëm, jo vetëm drejtësisë shqiptare, që ka bërë gjëra të rralla pa korrupsionin, por kanë vonuar shumë reformën në drejtësi me budallallëqet e tyre, dhe shkelje të rënda. Pasojat po i vuajmë ne.

 Asnjë nga këta nuk është i sigurt nga kjo reformë. Të gjithë kanë frikë, të gjithë e pengojnë, si majtas i djathtas. Treshja Berisha-Rama Meta janë më të implikuarit. Mazhoranca nuk mund të tërhiqet nga marrëveshja me Uashingtonit. Rama nuk shpëton dot.

Ligji i magjistratëve liberalizon problemin e magjistrave dhe hap spektrin e shkollës së Magjistraturës, pasi pritet vakum gjyqtarësh. Pse e pengon opozita? Cila është arsyeja që e bllokon shkollën? 

Pra s’do reformën. Ata e bllokojnë se kanë shpresa që do ketë ndonjë konfrontim, dhe do ta shtyjnë. Problemi është kush do shpëtojë nga ndëshkimi penal, dhe kjo varet nga gjykata, por në politikë s’do të jetë më asnjëri. Kjo sepse kanë bërë gabime.

 Ambasadorja e re amerikane në vendin tonë që nuk është konfirmuar ende në Senat, është shumë rang i lartë”, u shpreh ai per “News 24”.

Duke komentuar vonesat që mund të sjellë zbatimi i procesit të vettingut dhe realizimi i reformës në drejtësi, Ngjela tha se “Kjo është reformë e madhe, dhe nuk pësojnë gjë shqiptarët nëse vonohen gjyqet një vit, pasi këtu janë vonuar për 5 vite”.

Sipas avokatit Ngjela, deri më tani procesi i vettingut ka funksionuar normalisht, dhe jo me dy standarde, por thotë se mund të ketë pasur ndonjë lëshim.

3 komente në “Ngjela: Gjykata Kushtetuese i ka sjellë vendit dëme kolosale! Rama, Meta e Berisha nuk e duan…”

  1. Alboz934 says:

    O Taku , po Luĺzim Bashen pse nuk e permend apo nuk ka probleme me ligjin ai apo ja ke fshi ti si avokat “i zoti” qe je . Ja ke fal ti leket e rruges komit se paskan qene tuajat e jo te gjithe shqiptareve , vrasjet ne bulevard ja paske fal ti ne emer te familjareve(te me falin familjaret se po ju lendoj zemren) , aneksimin e detit Greqise ja ke fal ne emer te gjithe shqiptareve . Barre te rende ke marre mbi vehte o avokat i djallit .

  2. xhemal says:

    fale o zot .nuk di cfare thote

  3. petrit says:

    o Spartak djali ! Pa me thuaj ka ndonje dosje ne pritje per shqyrtim Gjukata Kushtetuese ! Asnje ! Ajo gjukate ne 365 dite te vitit shqyrton 2 apo 3 ceshtje . dhe pastaj vrasin miza .E cfar demi sjell kjo gjukate per 3 apo 4 muaj sa te ngrihen organet dala pas vetingut ! mos alarmoni njerzit kot o Spartak Djali ! per mua ajo gjukate nuk duhet te egzistoje fare , punen e saj ta beje nje kolegj ne gjukaten e larte me 3 apo 4 vete dhe pike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje