"Makiato 180 lekë në jug dhe brekët e palara në ballkon"

24 Korrik 2018, 20:01Politika TEMA

Nga Ilir Metaj

Po qarkullon nje fature qe tregon se diku ne Jug ( sigurisht, ku tjeter? )dikush paska paguar nje kafe makiato 180 leke te reja.

E disata here gjate sezonit veror, ku dikush ankohet per cmim te larte. Rigorozisht ne jug.
Ky dikush ndodh te jete gjithmone shqiptar prej Shqiperie, Kosove apo Maqedonie. Njesoj eshte. Njesoj jemi…te ndjeshem.

Po ne o te dashur vellezer, jemi te ndjeshem vetem me njeri-tjetrin !

Kur shkojme turiste diku jashte kesaj Shqiperise sone (qe nuk leme brek te palare pa i nxjerre ne ballkon, a thua vetem kjo jona ka ?!), nuk jemi kaq te ndjeshem kur na i futin!

Kur na i futin te huajt, nuk ankohemi, nuk i bejme qepaze neper rrjete sociale e portale, nuk ndihemi, nuk na dhemb.

Mesa duket kur na e futin te huajt na pelqen se e lyejne me lubrifikant aromatizues, ndersa kur ia futim njeri-tjetrit na dhemb, a thua e lyejme me rere deti!

Turp i madh per bese ! Turp te na vije!

Eshte bere e modes : gjej nje fature surrogat, shkruaj nje cmim te larte, thuaj qe ta futen ne Jug, dhe menjehere ke minutat e tua te te qenit i famshem neper rrjete sociale!

A thua nuk je ti, ne,ju,ata,ato qe shkojme ne plazhet e Jugut si njerez dhe largohemi si kafshe, qe ne vend te kakerdhive kemi lene sheshit shishe, cigare, qeska, levozhga e lloj-lloj mbeturina qe vetem njerezit qe kane aq sqime sa te te bejne bolori per nje cmim makiato, nuk mund t’i lene! Apo i lene?

Jemi ne !

Sigurisht qe kemi ende shume per te bere,qe te pakesojme pakenaqesite dhe te shtojme kenaqesite e turizmit !
Njesoj sic ne politike, ekonomi, kulture, art apo tjeter.

Sepse te gjitha shkojne paralel.

Sepse jemi ne vete qe duhet te jemi me te kulturuar, me te pergjegjshem, me tolerante, me te sinqerte, me bashkepunues,me vllazerore ! Ky vend eshte cka ne jemi! Ky vend ofron, cka ne kemi !

Nga Jugu ne Veri !

Jemi te gjithe njesoj. Dhe ja behemi te gjithe bashke, ja nuk behet asnje nga ne!

Pra koken ulur, krah me krah dhe o burra te punojme.

Shqiperia! Cdo gje tjeter, ta leme ne hije.

41 komente në ““Makiato 180 lekë në jug dhe brekët e palara në ballkon””

    1. Epiriiiiii says:

      Tregu eshte i Lir, kujt si pelqen Jugu i Shqiperis Lirisht mund te shkoj ne Greqi Spanje Turqi Kroatci e gjetke. Mua Realisht me pelqen Spanja edhe pse eshte me Shtrenjte por preferoj cdo muaj perveç Gushtit qe eshte Stresant dhe i mbipopulluar gjithandej

      1. ben says:

        Popull legen dhe by…ir
        Ankohet per turizmim qe ne te gjithe boten eshte luks nuk eshte nevoje.
        Dhe kur vjen puna te autostradat qe ju marin leket direkt nga xhepi pa i pyetur me pare rine si mut.
        O bageti autostrada e mbaruar ne greqi malore me ura dhe tunele pa fund “egnatia” e ka koston mesatare 8.9 milione euro per km . Dhe eshte autostrade me 3 kalime ne nje drejtim dhe 3 kalime drejtimi tjeter. Autostrada me leket tuaj o bageti nga Thumana ne Kashar fushore pa ura pa tunle kushton 13 milione euro per km.
        Dhe nuk ankohet njeri.
        Me popull by..ir dhe legen nuk e gjen ne bote.

    2. Albi says:

      C’fare gazetarie e shpifur . Po shkrim per tu botuar eshte ky? Nivel ordiner gazetarie , fjalor rruge .Ka shkruar njelloj si fjalori i rruges qe degjon dendom ne Vlore po kjo nuk eshte arsye per te botuar . Shkrim mjeran.

    3. ALBAN BREGU says:

      NJE RAST KONKRET:

      HOTELI ‘VILA HADHRI’ NE BORSH “MENAXHOHET” NGA “PRONARJA” E BASHKESHORTI,

      ‘NEXHMIJA’ ME BANKE E ‘CASH’, MANIPULOJNE ‘FATURAT’ KUR DETYROHEN T’I LESHOJNE (?!),

      BAR, SHERBIME, VAJ ULLIRI, ULLINJ, ETJ, ETJ, … TE GJITHA NE TE ZEZE (?!)

      MASHTRUES TE LINDUR,

      DHE PER KETO “VIRTYTE” TE TYRE,

      ‘FAJIN’ E KA QEVERIA, HERE QENDRORE E HERE LOKALE… NDERSA

      SHERBIMET NUK I JAPIN

      DHE

      TAKSAT NUK I PAGUAJNE …

      KANE NGRITUR ‘KATEDRALE’ (ME CFARE PARASH ?! ?! ?1…)

      DHE JO VETEM NUK JANE E NUK KANE ‘PESHKOPE’ T’I DREJTOJNE E MENAXHOJNE,

      POR AS ‘PRIFTERINJ’ TE RENDOMTE …,

      QE DASHUROJNE TE SILLEN SI ‘CUBA’ E ‘MAFIOZE’,

      KERCENOJNE KEDO QE ‘GUXON’ T’JU THOTE ‘PERSE MASHTRONI PER KETE OSE ATE ?????…’ OSE

      ‘PERSE VITI JETEN TIME E TE TE TJEREVE NE RREZIK PER DICKA QE MUND TE KUSHTOJE

      MAKSIMUMI 30 Euro DHE MBETET ????? …

      … DHE

      VETEM 100M ME TUTJE GJEN SHERBIMIN, PASTERTINE E GARANTUAR, TRADITEN ME TE MIRE

      SHUMEPLANESHE TE ZONES E ME GJERE, NJERZILLEKUN, MIRENJOHJEN DHE ‘PAMUNDESINE’

      SHPESHERE PER VENDE E PRENOTIME, SEPSE NATYRSHEM KERKESAT JANE SHUME TE MEDHA …..

      TEK HOTEL-RESTORANT ‘RIVIERA’ = NA SHPETUAN JAVEN E PUSHIMEVE, PERBALLE ‘STRESIT’

      ENDEMIK QE TE JAPIN ‘CUBAT’ JO TE PAKTE NE BORSH E NE ‘BREG’ …..

      POLICIA TATIMORE E QARKUT VLORE DHE AJO QENDRORE, PSE JO EDHE ZYRA

      E KRYEINSPEKTORIT TE PERGJITHSHEM z. SHKELQIM HAJDARI, LUTEN TE KRYEJNE VERIFIKIMET E NEVOJSHME,

      D.M.TH. THJESHTE DETYREN … !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  1. Esmeralda says:

    Nje big up te madh per shkrimin !!!!

  2. Agimi says:

    Shkrim shume i dobet me argumente bajate. Sipas artikullshkruesit, kur na e fusin te huajt nuk ankohemi prandaj nuk duhet te ankohemi edhe kur na e fusin matrapazet tane. Dhe c’te futur: edhe klientit edhe shtetit. Te huajt i kane cmimet e shpallura e te ligjeruara dhe te leshojne gjithnje kupon tatimor. Kurse tek ne i gjithe fitimi ne xhepin e matrapazeve, asnje takse e paguar, informalitet i papare. Ptuuu fare e keqe….mos u ngopshi. Ti shtet qe rri e veshtron: identifikoje kete biznes dhe gjobite me nje shume qe t’i dale kuponi tatimor edhe ne enderr. Vepro tani!

    1. Elti says:

      Po edhe ketu me kupon tatimor e ke o Agim . Ankohen per cmimet . Bota eshte e ndare ne klasa . Kapitalizem . Kur nuk ke mundesi financiare , mos shko me pushime as ne Turqi e Greqi e as ne Dhermi . Nqs nuk ke mundesi financiare merr buke me vete dhe bidon uji . Kapitalizem . Nuk ta mban xhepi rri ne shtepi

    2. Dymi says:

      O Agim qe me sa duket po perendon. Ja ke fut pordhes. Sa ben nje makiato ne Greqi, ne Itali, etj( ne lokale te zakonshme, jo ne vende turistike)? Sa dy makiato ne Sarande. Dhe ankohesh bytha jote. E di sa ben nje cader me dy shezlone ne plazhet e jugut te Italise? Ta them une minimumi 60 maksimumi 120 euro. Varion sipas resorteve. Dhe prape po te them qe ankohesh bytha jote. Me siguri je nga ata qe varr breket e palara ne ballkonet e hoteleve te plazheve te botes.

  3. LALA says:

    o like degjo ketu ne asnje vend te botes nuk ta fut njeri me apo pa lubrifikant.. ne boten e madhe ka kultur ka edukat nuk mundohet njeri qe te bej per budalla .kultura e tyre nuk krahasohet me ju gjysem shqiptar te jugut ne behar jeni shqiptar ne dimer grek ju dhe kafen ta coni pa uj ..ju nuk dini as faleminderit..vertet brek grisur por per pushime vin te ju .duhet ti falenderoni dhe jo ti shani se fundja klienti gjithmon ka te drejt…keshtu silluni dhe do ta shikoni se vitet e tjera nuk do tu shkeli njerias nga ne as te huaj…me shpejt nje shqiptari i bije te vej ne greqi .kroaci mal te zi sa te vi aty edhe 100 here me lir edhe sherbimi shkelqyer ju jeni morracaker dhe te pa edukat qe shani shqiptaret brek grisur je vet si duket muajt e dimrit je pa pune ne greqi dhe per dy muaj do te fitosh per ter vitin .kjo ne shqip perkthehet vjedhje por kur ska shtet perfitoni ju byth gjisht

  4. Tr says:

    Or ti qe ke shkruar!
    Une dhe shume shqiptarë,por shume shume ama,nuk ankohemi per çmimet…POR PER ATE QE NA OFROHET dhe si na ofrofet.
    Po kafja eshte 3 fish ne vendet qe na e fusin,por:
    -Nuk i themi kamarjerit si behet ajo kafja qe duam
    -Nuk i hedhim cigaret ne rerë sepse kemi Tavell duhani mu tek çadra qe kemi paguar 5fish
    -Nuk me qin nevrat kamarjeri ose çdo puntor me sjelljen e tij
    -Nuk me thote kurre JO SKAM ,por me thote qe do mundohemi por nuk e di a eshte e mundur.Po,e kuptushme se munden,por nuk duan…aman me kthen pergjigjien e duhur
    – Nuk me shikon sikur i kam vrare meme e babe sepse nuk u ula tek plazhi i tij,por gjithmone me qesh( kuptohet me te futur,por me qesh)
    -Nuk me ben kete shije ” ushqimi” sot e te nesermen shije qe se hane as qenet
    – Nuk me shqeteson femijet me fjalorin me banal qe egziston
    Aaaaaa,zoteri,nje here ne 5 dite me thote qe kete kafen apo parkimin e ke falas.Pavarsisht se ma ka futur çmimin 5 fish keto pese ditet e kaluara.

  5. says:

    Duhet të kesh gjëndjen e mirë të kalosh kohën në shoqëri argetuese

  6. Bledi says:

    Nje Duhet kuptuar mire! Eshte biznes, ose shkurt kerkes oferte. Po do pije po do mos e pi, kafja nuk eshte domosdoshmeri jetike, por Tangerllek post komunist. Artikull i goditur edhe pse nje shprehje popullore do mjaftonte. Hunda ne diell! Bytha ne qiell.

    1. mik says:

      Pse, kafja pihet vec ne vendet ish komuniste ?!
      C’ja fut kot.
      Autori i artikullit duket qe asht i frustrum, sepse nuk ka as rracionalitetin ma minimal ne ate qe thote. Artikull arrogant. Sikur Jugu asht i paprekshem, ka imunitet.
      Dikush tha: fjalori qe perdor ne artikull asht popullor !! Popullor ? Ku, ne ambientet e dylberave ? Asnjehere nuk kam lexu neper gazeta artikuj me fjalor kaq banal e neverites, por si duket ku te dhemb dhambi shkon gjuha. Vete fjalori i perdorur ne artikull tregon ma shume se asgja tjeter, sherbimin qe te serviret. Cfar artikulli BASTARD.

    2. eh, ç'me gjeti! says:

      Dhe kete s’e dija qe kafja qenka tangerllek post komunist! Edhe kafen e Brazilit e bene komuniste, pa le si do ta bejne dhallen apo mishin e qengjit. Pra komunizmi paska hyre brenda ne kafe. Merre me mend se çfare njerezish ka sot te brumosur me ide demokratike post komuniste. Me vjen per te qeshur me keta njerez, por pse jo edhe per te ardhur keq se çfare lind dhe rrite sot: injoranca e botes gjoja demokratike. Ne çdo kohe dhe sistem ka injorance, por jo te ngulesh kembe e te mburresh me te. Dhe ai i mençuri ul koken dhe iken i turpuruar per turpin qe ben nje tjeter. Po pse? Sepse dy gjallesa te njejta fizike por te ndryshme mendore dhe dije.

  7. dori says:

    BRAVO SHKRIM SHUME I BUKUR…..REALIST, ,I SINQERTE…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Te lumte pena…

  9. Nik says:

    Shume mire e ke! Te lumte Ilir Mati.
    Nik

  10. Petriti kiras says:

    O Ilir te jap te drejte deri diku ,ky eshte Atdheu jone shtepija jone duhet ta duam,ta ndertojme e ta mbrojme, por kur nuk ka shtetet apo ma mire me thane strukturat pergjegjese per zhvillimin e turizmit jane zeroooo( vec pordhe kane te pa afte pa snje lidhje me turizmin) ,kjo eshte e vrtmja menyre per te densibilizuar opinionin.

  11. baba nga durrsi says:

    Shkrim diletant dhe medioker edhe ky. Ti o shoku METE, ke shkrujt sikur njerzit nuk dine se kah lidhet gamori dhe se ku bie bota. Jashte Shqiperise ka disa gjera qe ti nuk i permend ose qellimisht sepse je rrufjan i pa bese, ose sepse je totalisht injorant dhe se ke nxjerre kurre as hunden tek penxherja qe te shohesh si eshte bota pertej e jo me te vesh kemben ne vend te huaj dhe te perjetosh nje realitet ndryshe dhe pastaj ta krahasosh ate me Shqiperine.
    Para 1 jave isha ne Malaga (ESP) dhe ajo qe me habiti me shume ishte pastertia e madhe kudo ne cdo cep, policia dhe ushtria ne gadishmeri dhe me shume profesionalizem per garantimin e qetesise publike dhe jetes se turisteve, ishte sherbimi profesional dhe me edukate i i cdo staffi ne cdo lokal apo resort turistik i shoqeruar me te folurin shumegjuhesh nga frengjishtja gjermanishtja anglishtja dhe italishtja, vende vende pertypnin edhe ca rusisht, per shkak te klienteles ruse qe vertitej atyre aneve. Kafja kushtonte 1,50 euro (afro 1800 L te vjetra) por ama kushtet ishin per se mbari dhe ambjenti shplodhes. Cfare krahasimi (apo te futme ) na permend ti kur, kamerieret tane jane gjithe cunake me rrobe civile (breke e kanatjere e shapka) pa uniforme dhe nuk dine te lidhin dy llafe shqip e jo me ne gjuhe te huaj? Cfare krahasimi ben ti kur te mbyt zhuli dhe mungesa e ujit sidomos ne Jug? Si njeri i zakonshem po te garantoj qe me shume shije dhe rehati kishte nje kafe 1.50 euro ne Spanje, sesa nje kafe 1800L te vjetra ne ALB (pra afro 1.50euro) ku te pellciste koka nga muzika tallava me volum te larte dhe tjera detaje qe nuk po i permend. Mos genjeni veten dhe njerzit me shkrime idiote dhe jo korrekte!

  12. Thanasi qe ta plasi says:

    O gazetar leshi. Mos e mbulo qelbin se ndryshe infektohet gjithe organi. Ai qe ka nxjerre ate fotyo nuk ka bere asnje koment pervec faktit qe ka treguar se ne cfare vendi eshte prere ai kupon. Athere pse te djeg ty? Cfare kerkon ti qe te mos marrin vesh dynjaja se cfare ndodh ketu? Ke qejf qe te bien viktima njerezit?

  13. Pol says:

    O shkrimtaruc qe e di veten si Migjeni! Ke qene ndonjehere per pushime jashte Shqiperise?? Per pushime jo per pune te tjera. Dhe po me gjete nje vend te vetem me problemet qe ka turizmi ketu, hajt e jep mend sa te duash.

  14. boke says:

    Iliri shkruan bukur dhe eshte djale elegant
    problemi nuk eshte jug dhe veri
    problemi eshte qe turizmi ka keqkuptim te madh! nuk kuptohet perceptimi i te thithurit turiste! nuk luger me politike cmim- kualitet, kemi italine perball dhe greqine, kemi malin e zi dhe maqedonine, pra kemi nje konkurence per te perfituar dhe jo per tu superuar
    personalisht mendoj qe shqiperia eshte nje blef i imazhit turistik dhe e destinuar te falimentoje
    nuk strukturojme dot sistem turistik
    shembujt pozitiv jane Nivica Kurvelesh, Fishta ne veri, Voskopoja dhe Berati
    kaq!!!
    Vlora, Saranda dhe gjithe shqiperia jane vetem realitete te sforcuara dhe te falimentuara perjete

    nuk eshte problem cmimi por perceptimi

  15. Moni says:

    Po cfare po krahason o gazetar. Po cmimet te ai vendi tjeter jane proporcion me rrogat, qerane, taksat , investimin kurse ajo ajo fatura aty eshte rroga ditore e kamarierit. Ky quhet abuzivizem dhe sigurisht njerezit do shprehin pakenaqesine e tyre dhe ste marrin doren fare ty me patriotizmin tend banal. Si ke cepi pallatit ke shkrujt.

  16. Stavri says:

    ne greqi garsiionere per 5 veta…30 m nga deti50 eur…cadra falas po porosite nje pije… frape +uje 3 euro njesoj si kudo ne greqi.. nje gjiro sa 3fishi i ketyre te shqiperise ….sinqerisht nuk e ha dot te gjithen 3 euro… cmimet ne supermarket Me te lira se ne shqiperi mos flasim per cilesine… cdo 200 m vije bregdetare me cadra bashkia le 100 m vend bosh per ata qe kane cadren e tyre…

  17. DinPaku says:

    Mua më bëri përshtypje tek fatura, zëri klienti dhe përballë, klient I zakonshëm. Mund të më sqarojë ndonjëri nga ju, komentues të nderuar, se c’kuptim ka kjo, sepse me vete mendja edhe tek ajo që ka edhe klientë të veçantë, apo të jashtëzakonshëm.

  18. Goni says:

    Shkrim injorant, banal, pa argumenta te shkruara nga nje gazetar/e por te shkruara nga nji njeri shume i ulet nje shkalle me poshte barbonave te rruges.

  19. shkelqim hajdinaj says:

    More Mero Rrugaci , qe mbledh rrugac “gazetar” ose shkruajtes dhe lejon disa rrugac komentues.
    Te dalshin nga hundet leket me teper qe mund te marresh nga keto lloj shkrimesh.
    The mjere ne qe detyrohemi te lexojme ty per ndonje lajm nga vendi.

    Aranitas

  20. Spartak VERDHA says:

    Më vjen keq që e trajtoni kaq thjesht dhe me shprehje vulgariteti një problem madhor të ekonomisë dhe jetës shoqërore .
    Fatkeqësisht e keqja qëndron tek Sistemi i Taksave dhe qëndrimi i ç’do kujt përballë tyre , por dhe i vetë shtetit përballë tyre .
    Kushdo që thotë pagesë , automatikisht ka thënë dhe taksë . Kur paguajmë jasht shtetit edhe dyfishin e çmimit , mund të mos e paguajmë me fort qejf , sepse s’i kemi të ardhurat si ata jashtë , ama , kurrë nuk na shkon mendja dhe nuk e vejmë në dyshim , që kjo pagesë , andej , evidentohet me saktësi dhe korektesë dhe normalisht konvertohet sipas RREGULLIT , në FITIM , TAKSA të ndryshme , RROGA , SIgurime Shoqërore , TVSH , etj , etj , që na shkojnë nëpër mend . Pra , atje paguajmë , nuk ndihemi sepse , jemi të ndërgjegjësuar dhe e dijmë , që është RREGULLI , që i çon gjërat nëpër vende . Edhe andej mundet dhe , edhe ka të atillë , që përpiqen me ju shmang deri diku RREGULLIT , por mënyra e funksionimit të sistemit , i nxjerr zbulluar ma kollaj , dhe shteti andej , kur shkel e prish RREGULLIN , ka mjete e oraganizma që të rjepin skalpin , si dhe nëpërmjet Ligjit fillon vepron sistemi i Drejtësisë .
    Kurse në Shqipëri , të gjithëve ju duken çmimet të larta dhe shprehen edhe se janë skandal , ani se mund të jenë 2-3 fish më të ulëta se sa paguajnë jasht . Pse trajtohet kështu . Shumë qartë , thjesht dhe bindëse , sepse janë koshient dhe e dijnë , që këtu mungon RREGULLI , dhe , me pagesat e kryera prej tij abuzohet mjaft keq , sa që indinjohet për së brendëshmi , dhe nuk e shpreh siç është në të vërtetë , por pagesa I duket sakandal . Egzakt , që skandal është veprimi e abuzimi , por jo çmimi . . Por e keqja është , se njerëzit , nuk kanë besim , se ky sistem taksash dhe kjo administratë do vejë në funksionim RREGULLIN .
    Sa dhjetra e dhjetra biznese ( lokale katana , luksoze , etj , madje deri hotele , se s’po numërojmë bujtinat familjare ) u evidentuan pa u regjistru fare , që nuk e kanë në refene dhe se dijnë ku bien zyrat e taksave dhe s’njifnin pagesa taksash , ani se zhvillonin aktivitete dhe mblidhnin pare gjithë ditën , e ndoshta edhe natën . Kontrolle me grupe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave . O burra ti mbyllim , o burra disa , edhe ti penalizojmë, deri sa të regjistrohen . U trumbetua si sukses aksioni edhe nëpër shtyp e TV , duke treguar egzakt atë , që konceptojnë dhe vejnë në dyshim njerzit që paguajnë , që tek ne , nuk funksionon RREGULLI . Këta u kapën , por dihet se janë me qindra e mijëra cep më cep , ku jo pak prej tyre , dihet dhe shihet se si funksionojnë në evidentimin e pagesave dhe pares që mbledhin ditë e natë nga populli . Pra kjo është , mungesa e RREGULLIT , që i bën dyshues dhe i djeg njerëzve kur paguajnë në Shqipëri , dhe jo çmimi . Por njerëzit kanë dhe mosbesimin , se abuzimi në Shqipëri nuk para dënohet dot dhe me efikasitet , ashtu si jasht nëpër Europë , mbasi , të paktën deri më sot , ka funksionuar një sistem ( PA )-Dretësie , jo për t’i bërë shembull e dënuar , por vetëm për t’i RRUAR . Edhe këto të pa rregullt e abuzues mos kujtoni se janë TRIMA . Kurrsesi jo, por mundohen me përfitu nëpërmjet abuzimeve nga mungesa e RREGULLIT .
    A rregullohet kjo punë dhe a mund të vendoset RREGULLI edhe këtu tek ne . Normal që po , sepse edhe në shtetet e Europës njerëz si ne janë , nuk janë as UFO e as Alienë .
    Ka në qarkullim me qindra e qindra specialistë të kalibrit të lartë finance e taksash , mjaft të aftë e të zot , me qindra djem e vajza të shkolluar , dhe me mastera e specializime në nivele të larta gradash për financë , pasionantë e të guximshëm , që dijnë se si mundet dhe arrijnë ta vendosin RREGULLIN . Fatkeqësisht janë përplas në Call Centera apo kafeneve , sepse nëpër zyra ka halldupë , e hajdutë , që vegjetojnë dhe edhe abuzojnë e dhunojnë ( deri sa hanë edhe grushta ) biznese të pa mbrojtura .
    Eh Dritëro , të të ndritë shpirti atje ku je , që një xhevahir e kryevepër si kjo na le :

    Por kali më në fund durimin humbi,
    e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

    Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
    ti para meje pse ma nxjerr gomarin?

    E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
    kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

    Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
    dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.

    Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
    Përpara nxjerrin veç gomarë.

    S’po flas e shkruaj më .
    Ai që don , edhe e lexon , edhe e kupton , edhe vepron .

    Spartak VERDHA

  21. Spartak VERDHA says:

    Koment i goditur , që e shikon në aspektin e paraqitjes problemin , dhe me krahasime reale , të thjeshta e konkrete , të cilat ta krijojnë të plotë imazhin e diferencimeve , është ai i : baba nga Durrësi . Përgëzime

    Më vjen keq që trajtohet kaq thjesht dhe me shprehje vulgariteti një problem madhor i ekonomisë dhe jetës shoqërore .
    Fatkeqësisht e keqja qëndron tek Sistemi i Taksave dhe qëndrimi i ç’do kujt përballë tyre , por dhe i vetë shtetit përballë tyre .
    Kushdo që thotë pagesë , automatikisht ka thënë dhe taksë . Kur paguajmë jasht shtetit edhe dyfishin e çmimit , mund të mos e paguajmë me fort qejf , sepse s’i kemi të ardhurat si ata jashtë , ama , kurrë nuk na shkon mendja dhe nuk e vejmë në dyshim , që kjo pagesë , andej , evidentohet me saktësi dhe korektesë dhe normalisht konvertohet sipas RREGULLIT , në FITIM , TAKSA të ndryshme , RROGA , SIgurime Shoqërore , TVSH , etj , etj , që na shkojnë nëpër mend . Pra , atje paguajmë , nuk ndihemi , sepse , jemi të ndërgjegjësuar dhe e dijmë , që është RREGULLI , që i çon gjërat nëpër vende . Edhe andej mundet dhe , edhe ka të atillë , që përpiqen me ju shmang deri diku RREGULLIT , por mënyra e funksionimit të sistemit , i nxjerr zbulluar ma kollaj , dhe shteti andej , kur shkel e prish RREGULLIN , ka mjete e oraganizma që të rjepin skalpin , si dhe nëpërmjet Ligjit fillon vepron sistemi i Drejtësisë .
    Kurse në Shqipëri , të gjithëve ju duken çmimet të larta dhe shprehen edhe se janë skandal , ani se mund të jenë 2-3 fish më të ulëta se sa paguajnë jasht . Pse trajtohet kështu . Shumë qartë , thjesht dhe bindëse , sepse janë koshient dhe e dijnë , që këtu mungon RREGULLI , dhe me pagesat e kryera prej tij abuzohet mjaft keq sa që indinjohet për së brendëshmi , dhe nuk e shpreh siç është në të vërtetë , por pagesa I duket sakandal . Egzakt , që skandal është veprimi e abuzimi , por jo çmimi . Por e keqja është , se njerëzit , nuk kanë besim , se ky sistem taksash dhe kjo administratë do vejë në funksionim RREGULLIN .
    Sa dhjetra e dhjetra biznese ( lokale katana , luksoze , etj , madje deri hotele , se s’po numërojmë bujtinat familjare ) u evidentuan pa u regjistru fare , që nuk e kanë në refene dhe se dijnë ku bien zyrat e taksave dhe s’njifnin pagesa taksash , ani se zhvillonin aktivitete dhe mblidhnin pare gjithë ditën , e ndoshta edhe natën . Kontrolle me grupe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave . O burra ti mbyllim , o burra disa edhe ti penalizojmë, deri sa të regjistrohen . U trumbetua si sukses aksioni edhe nëpër shtyp e TV , duke treguar egzakt atë , që konceptojnë dhe vejnë në dyshim njerzit që paguajnë , që tek ne , nuk funksionon RREGULLI . Këta u kapën , por dihet se janë me qindra e mijëra cep më cep , ku jo pak prej tyre , dihet dhe shihet se si funksionojnë në evidentimin e pagesave dhe pares që mbledhin ditë e natë nga populli . Pra kjo është , mungesa e RREGULLIT , që i bën dyshues dhe i djeg njerëzve kur paguajnë në Shqipëri , dhe jo çmimi . Por njerëzit kanë dhe mosbesimin , se abuzimi në Shqipëri nuk para dënohet dot dhe me efikasitet , ashtu si jasht nëpër Europë , mbasi , të paktën deri më sot , ka funksionuar një sistem ( PA )-Dretësie , jo për t’i bërë shembull e dënuar , por vetëm për t’i RRUAR . Edhe këto të pa rregullt e abuzues mos kujtoni se janë TRIMA . Kurrsesi jo, por mundohen me përfitu nëpërmjet abuzimeve nga mungesa e RREGULLIT.
    A rregullohet kjo punë dhe a mund të vendoset RREGULLI edhe këtu tek ne . Normal që po , sepse edhe në shtetet e Europës njerëz si ne janë , nuk janë as UFO e as Alienë .
    Ka në qarkullim me qindra e qindra specialistë kalibri i lartë finance e taksash , mjaft të aftë e të zot , me qindra djem e vajza të shkolluar , dhe me mastera e specializime në nivele të larta gradash për financë , pasionantë e të guximshëm , që dijnë se si mundet dhe arrijnë ta vendosin RREGULLIN . Fatkeqësisht janë përplas në Call Centera apo kafeneve , sepse nëpër zyra ka halldupë , e hajdutë , që vegjetojnë dhe edhe abuzojnë e dhunojnë ( deri sa hanë edhe grushta ) biznese të pa mbrojtura .
    Eh Dritëro , të të ndritë shpirti atje ku je , që një xhevahir e kryevepër si kjo na le :

    Por kali më në fund durimin humbi,
    e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

    Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
    ti para meje pse ma nxjerr gomarin?

    E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
    kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

    Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
    dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.

    Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
    Përpara nxjerrin veç gomarë.

    S’po flas e shkruaj më .
    Ai që don , edhe e lexon , edhe e kupton , edhhe vepron .

    Spartak VERDHA

    1. Taku Torollaku says:

      Taku, koment me te gjate nga artikulli veç ti di te besh. Te lumte o Taku torollaku!

  22. Emigranti says:

    Zoti gazetar.hajde ne Civitanova (Italia) restorant japonez peshku vetesherbim .me 10,90 euro dite jave dhe 11,90 euro sabato-domenica te hash peshk nga te gjitha llojet pa limit qe mos te levizesh dot nga vendi.pijet (p.sh vera) eshte 9 euro litri por eshte focoltative po do merr.ristoranti eshte tek centro comerciale(Cuore Adriatica) Civitanova MC.

    1. mik says:

      Emigranti – ke ngaterru gazete.
      Kjo asht gazete Shqiptare, jo Italiane.

  23. Kaltra says:

    Ky “zotëria “gazetar bën mirë të marr ca leksione etike dhe edukate.Mesazhin që ka për të dhënë mund ta jap pa fjalë banale.Me kë na krahason ky,me vendet fqinje apo evropiane ?Po sa i kanë ata rrogat mujore dhe të ardhurat ?Kush vete për pushime jashtë Shqipërisë dhe paguan faturat e kripura jashtë shtetit ,të pasurit e Shqipërisë.I kanë bërë lekët me lloj lloj makinacionesh dhe nuk iu dhimbsen.Po ti nxjerrësh me djersë dhe gjak nuk i harxhon paratë për pushime të shtrenjta brenda apo jashtë .Ju stafi i gazetës tema ,i lexoni artikujt para se ti botoni?Edhe në komente nuk duhet të përdoren fjalë banale jo më në artikuj.Të përzihet ku i lexon….

  24. Anila Pacientja says:

    Vetem gazetar qe nuk mund te jeni!!!! Eshte per te ardhur keq niveli juaj.
    Eshte turp qe beni ketekrahasim me jashte. Nese keni dy gram mend, duhet te dini qe standardet jane te ndryshme, rrogat e per pasoje edhe cmimet.

  25. Bregu says:

    Rrogat e Anglise ke ti o kokeplasur e igjorant???

  26. ramadoni says:

    Ku o ky lokal mor amon qe te shkojme me pi ndonje kafe se qeka e lire….
    VENI CFAR EMER KA KY LOKAT TJA NXJERIM BOJEN QE TE MOS SHKOI NJERI PERVEC HAJDUTEVE DHE BOSAVE TE DROGES DHE LE TA QUAJN BAR DROGA.

  27. al paci says:

    Cmimet nuk jan te larta po ta krahasoshe me vendet turistike greqi kroaci spanje dhe jugu italise. Po sherbimi eshte me i keqe dhe rrogat shumfishe me ulte se ne keto vende. Shkoni o njerez ne plazhet e fierit rrini ne shtepite e fshatarve qe jan afer detit dhe do kenaqeni. Plazhe rer pylli afer pasterti dhe qetesi apsolute nuk do ju lene pa gjum diskot si ne juge. Dhe kostoja si te rrishe ne shtepi ne tiran njelloj do ju dalin. Kushe ka xhepin dhe kushe do ti bejne pordhe komshiut lere te shkojn ne dherrmi po mos te qajn ne funde dhe mos te ankohet per cmimet.

  28. adi says:

    Futja kot, jasht shtetit nuk shkon populli i thjeshte ka kush te shkoj, se po u rriten çmimet edhe ne Shqiperi si jasht shtetit, popullit ne pergjithesi nuk do ti vije koha ndonjeher per pushime shoku.

  29. asd says:

    Artikull idiot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje