Nga Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare publikoi thirrjen për tender për dy segmente të shkurtra rrugore gjatë ditëve të fundit, në vijim të planit të vet për të ndërtuar rrugë me kontrata koncesionare 13 vjeçare, një model ky i shumëkritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mekanizëm krijimi borxhi publik përtej limiteve ligjore. Qeveria hapi thirrje për kontratën koncesionare të ndërtimit të segmentit rrugor Milot – Balldren me kosto të pritshme prej 161 milionë euro si dhe për segmentin Orikum – Dukat me kosto të pritshme 50 milionë euro, sipas njoftimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Plani 1 miliardë euro borxhe
Qeveria shqiptare thotë se ka në plan të akordojë 1 miliardë euro kontrata koncesionare 13 vjeçare, sipas të cilave, një kompani private teorikisht investon paratë për realizimin e një objekti të cilin qeveria e shlyen me këste përgjatë 13 viteve. Të katër projektet e dhëna deri tani, Rruga e Arbrit, rruga Thumanë- Kashar, rruga Milot-Balldren dhe rruga Orikum – Dukat, pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej minimalisht 712 milionë eurosh ndërsa qeverisë i mbeten edhe më pak se 300 milionë euro koncesione për të dhënë. Problemi është se kontrata të tilla 13 vjeçare janë borxhe afatgjata të cilat qeveria aktuale po i merr jashtë ligjit për borxhin publik. Ndonëse zyrtarisht këto kontrata nuk konsiderohen si borxh publik, ato janë detyrime për të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera kanë kërkuar me këmbëngulje gjatë viteve të fundit të llogariten si borxh publik.
Nëse, siç rekomandon FMN, koncesionet sakaq të dhëna dhe ato që pritet të jepen llogariten si borxh publik, shqiptarët do të kenë edhe së paku 1.5 miliardë euro shtesë për të shlyer dhe borxhi publik nuk është 70% e PBB-së por afro 83%.
Shumë para për pak kilometra rrugë
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vuajtur ca gjatë viteve të fundit për të demonstruar se është në gjendje të ndërtojë rrugë. Në shumë raste, Rama ka publikuar videoanimacione në faqen e tij në Facebook dhe është përballur me kritikat se, ndonëse videot janë të bukura, qeveria e tij nuk ka arritur të realizojë pothuajse asnjë rrugë të re ndërkohë që rrugët e nisura të ndërtohen vite më parë, vijojnë të zvarriten në pafundësi.
Problemi është se kontratat koncesionare të Ramës për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha si sa i përket formës së përzgjedhur të prokurimit, pra partneritetit publik-privat, ashtu edhe kostos së tyre. Pikëpyetje ka edhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhura për t’u financuar janë apo jo rentabël.
Rruga Thumanë – Kashar, një autostradë me katër korsi, synon të lidhë autostradën ekzistuese Thumanë – Milot me autostradën Tiranë – Durrës, me supozimin se një autostradë e re do të vijojë nga Kashari, 10 kilometra në perëndim të Tiranës, me Kavajën, një ide që mund të mos realizohet kurrë. Segmenti Thumanë – Kashar është fituar në kontratë koncesionare nga kompania Gener 2, e cila është kritikuar më herët nga eksponentë socialistë si e lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky segment rrugor është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.
Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrave rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare prej 5 milionë eurosh për kilometër. Kjo është një rrugë me dy korsi.
Projekti i tretë është i ditëve të fundit. Ai është propozuar si koncesion i pakërkuar nga një kompani e panjohur e quajtur A.N.K. Më 23 korrik, qeveria hapi tenderin për këtë rrugë, me një fond limit prej 161.5 milionë eurosh për një segment rrugor prej vetëm 17.3 kilometra dhe me një kosto mesatare prej 9.3 milionë eurosh. Projekti parashikon lidhjen e Milotit me fshatin Balldren pranë Shkodrës dhe përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra të gjatë nën malin e Shëngjinit si dhe dy ura mbi lumenjtë Mat dhe Drin.
Projekti i katërt i përket ndërtimit të një rruge të re nga Orikumi (porti i Jahteve) deri në fshatin Dukat rrëzë Qafës së Llogarasë. Këtu bëhet fjalë për 14.7 kilometra rrugë me dy korsi me një kosto të planifikuar prej 50.5 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare për kilometër prej afro 3.4 milionë eurosh.
Së bashku, të katër projektet pritet t’u kushtojnë shqiptarëve mbi 711 milionë euro përgjatë 13 viteve të ardhshme në rast se realizohen.
Kapitali privat nuk duket asgjëkundi
Parimi i shprehur nga qeveria për zgjedhjen e kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve është “angazhimi i kapitalit privat në ekonomi”. Por kompanitë që kanë fituar kontratat koncesionare aktualisht kanë vënë në dispozicion të projekteve kapitale minimale, ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të japë “garanci sovrane” për kompanitë që këto të fundit të mund të marrin kredi në banka. Për shembull, kompania Gjoka 87, e cila është krijuar për të ndërtuar rrugën e Arbrit me kosto 254 milionë euro, ka një kapital të paguar prej vetëm 80 milionë lekësh (rreth 625 mijë euro).
Por më shqetësuese janë klauzolat e kontratave të tjera si ajo e Rrugës Thumanë – Kashar apo këto të pritshmet Milot – Balldre dhe Orikum – Dukat, në të cilat qeveria merr përsipër të japë garanci për kreditë bankare të kompanive private. Pa kapital privat dhe duke rrezikuar vetëm paratë e taksapaguesve, parimi i angazhimit të kapitalit privat në ekonomi duket se nuk qëndron.(Birn)
Shtrime të tepërta ku bie ndesh me konferencën e Parisit për uljen co2. Të marim shembull te Letonia ku borxhi publik është 9% të PIB. Kështu udhëhiqet kur të huajt s’lejohen të fusin turinjtë në punët e brendshme. Kur të bllokohet puna., s’do jetë asnjë për ti dhënë zgjidhje së arrdhmes.
Shqiptaret jane populli me bageti ne planet
Dhe kjo nuk eshte propagande por e vertetuar tashme matematikisht. Ja dhe faktet.
Bejne proteste ne fb per cmimin e 1 veze ne nje lokal te humbur ndersa kir ju vjedhin leket nga xhepi rine si mut.
Autostrada fushore e ndertuar nga Berisha nga Levani ne Vlore me gjatesi 20 km ka kushtuar 39 milione € tabelen e keni akoma ne hyrje te autostrades dhe ka 2 ura te ndertuara OSE 1.9 MILIONE EURO PER KM
Autostrada fushore nga Thumana ne Kashar , fushore e tenderuar nga rilindja 260 milione euro OSE 13 MILIONE EURO PER KM
Autostrada fushore Milot Balldre fushore simbas te dhenave te tunelit vetem me 2 kalime 1 vajtje dhe 1 ardhje 160 milione euro OSE 9.4 MILIONE EURO PER KM
Autostrada e ndertuar nga Berisha rruga e kombit malore me germime malesh pa fund, me tunelin me te gjate ne ballkan, me ura pa fund qe nuk numurohen 130 km ka kushtuar 1 miliard euro OSE 7.7 MILIONE EURO PER KM.
Autostrada egnatia ne greqi e perfunduar malore me tunele dhe ura pa fund me standart gjerman 670 km ka kushtuar 6 miliarde euro OSE 8.9 MILIONE EURO PER KM.
PARA KETYRE FAKTEVE MATEMATIKE A KA POPULL ME LEGEN NE BOTE???????
PS: prit kur te dali ndonje rilindas qe mos te jete dakort me matematiken se timonieri eshte i drejte njelloj si talebanet ne afganistan.
Ore, pse nuk degjojme kritika te tilla nga Lulezim Basha ne parlament, por bashkë me Moniken flasin ca idiotesira që nuk hahen fare?
Kuptohet që nuk dine te bejne analiza te tilla. Po mire mor idiot. Kur nuk di vete, pse nuk fut nhjrez si Gjergj Erebara ne parti dhe parlament, që dine t’i kundervihen qeverise me fakte dhe analiza?
Ah, Po, e kuptova. Sepse dukesh hapur pastaj qe je idiot.
Mut ashtu e kakë keshtu.
FMN- ja kancerri i te gjith ekonomive me qeverri hajdute,perse nuk nderhyn qe ne fillim te nje huamarrje?!
Dihet qe to vidhet,por si i behet per rruget? Kur do ndertohen? Po te degjojme fmn-ne,i bie qe e vetmja rruge qe do ndertohej do ishte rruga per ” ne parajse”… falas per ate qe vete,me lek per ata qe te percjellin.
o cakmak pse smerresh me qeverine po me fmn??1!!rruget behen kur ke mundesine,kur se ke si ben dot…thua do fus leket e privatit ne ekonomi,nuk futet asnje lek,leket meren ne bank me garanci shteterore.dmth privati vetem fiton pa rrezikuar kokerr leku..ateher ndertoi vet pse do ia iapesh privatit,garancit i ve ti huan e merr ti,privati per cfare duhet?eshte menyre thjesht per te vjedhur.
undefined
Te q….rilindjen.1 miliarde euro per 130 km.
N…ku ta kini.
Por jo 1424 milion euro per 57 km te rruhes Durres Kukes, ku disa ura dhe korsi s’jane perfunduar!
O trap 1.4 miliarde jane per mbi 170 km rruge dhe çfare rruge e gjitha ne mal
Rruget duhen ndertuar njehere e shume mire! Kthimi pas do te kushtoje me shtrenjte! Por rruge ama pa vjedhje pa korrupsin dhe cilesi te larte!
Takohen nje dite Kryebashkiaku i nje qyteti shqiptar dhe kryebashkiaku i nje qyteti te nje vendi te huaj. Gjate bisedimeve zyrtare per binjakezimin e dy qyteteve, kryebashkiaku i huaj, i ben ftese private dhe miqesore ketij shqiptarit. Pasi kaluan disa kohe dhe marrveshja zyrtare kishte marre udhe, kryebashkiaku shqiptar merr rruget dhe niset ti beje viziten sipas fteses atij te huajit. Kur mberrin atje , sheh qe ai (kryebashkiaku i huaj) jetonte ne nje vile shume te mire, me kushte moderne, dhe qe nuk i mungonte asgje. Atehere ky i yni e pyet per kuriozitet: Me fal qe po te pyes, por desha te di si ja ke dale mbane qe te ndertosh gjith kete vile dhe keto kushte kaq te mira jetese?!
Kryebashkiaku i huaj qeshi nen hunde dhe iu pergjigj: E shikon ate rrugen atje tej qe sherben per te ardhur deri ketu ne shtepine time? Po e shoh- iu pergjigj shqiptari! E pra mik i dashur- i tha i huaji- une asaj rruge i kam hequr 10 cm asfalt majtas dhe 10 cm asfalt djathtas, gje e vogel dhe qe nuk bie ne sy dhe nuk ben deme, por ama me fondet e saj ndertova vilen ?.
Pasi hengren e pine, shqiptari i ben ftese ketij te huajit ta vizitoje Shqiperine dhe te ndalet edhe per nje nate miqesisht ne shtepine e kryebashkiakut shqiptar. I huaji pas disa kohesh i ben vizite kortezie dhe sipas fteses kryebashkiakut shqiptar. Kur mberrin ne shtepine e tij sheh qe kryebashkiaku shqiptar jetonte ne nje vile madheshtore, plot luks dhe sherbime nga me te mirat, me kushte moderne dhe puntore (sherbetore) vilash, dhe pasi drekuan sebashku, i mahnitur nga lluksi shfrenuar i shqiptarit pyeti: A ka mundesi te me shpjegosh si e ke vene tere kete pasuri dhe luks, kur ti ke vetem nje rroge shteti si kryetar bashkie? Shqiptari qeshi me te madhe dhe iu pergjigj: E sheh ate rrugen gjarperushe qe ngjitet deri ne koder? Po e shoh- i tha i huaji. Asaj une i kam marre trotuaret majtas dhe djathtas dhe parate i kam perdorur per te bere vilen. Me tej shqiptari vazhdoi: E sheh ate Uren atje tej? Jo nuk e shoh aspak- i thote i huaji. Po pra s’ke si ta shohesh sepse nuk egsiston, por me fondet e asaj ure qe nuk egsiston une jetoj si mbret ne vilen qe kam, – iu pergjigj kryebashkiaku shqiptar. ???
Morali i historise: Korrupsion ka kudo ne bote, ai eshte si ai voji i makines, i cili eshte i zi, i piset, por qe sherben per te lubrifikuar motorrin e makines, pa ate nuk ecen perpara, pra ne rastin tone sherben per te lubrifikuar shoqerine, e ben qe te levizin gjerat, por tek ne ne Shqiperi eshte aq i madh dhe aq i zi, aq i piset dhe aq i peshtire saqe i merr frymen shoqerise dhe ekonomise, e ben ate te vuaje dhe biles te ndalet pra te mos ece perpara!
Ketu une nuk kuptoj asgje. Megjithese e mbaj veten se marr vesh nga ekonomia. Zakonisht partneriteti publik / privat perdoret per me shume efikasitet, per kosto me te ulura, per realizim te shpejte te projektit dhe ndarjen e rreziqeve si dhe te fitimeve. PPP=te jane perdorur ne vendet perendimore me shume sukses gjate viteve ’70 te shekullit te kaluar. Pra si gjetje PPP=ja eshte e goditur dhe duhet pershendetur. Problem perben menyra e venies se saj ne jete. Zakonisht shteti i ofron parate nje shoqerie te caktuar per realizimin e nje projekti, te cilin vete shteti nuk do ose nuk ka mundesi ta beje vete. Njera pale ve parate ne tavoline, tjetra ve ne dispozicion aftesite dhe eksperiencen e saj ne venien ne jete te ketij projekti. Qe mund te jete ndertimi i nje rruge, aerodromi, porti mallrash etj etj. Ne parim kam qene dhe jam kunder ndertimit te ketyre rrugeve qe “nuk te çojne gjekundi”. Pra qe nuk jane rentabel. Do te ishte shume me fitimprurese per vendin te ndertoheshin fabrika te perpunimit te lendeve te para, te industrise ushqimore etj etj. Ne kete menyre do te punesoheshin njerezit, do te rritej GDP=ja, do te pakesoheshin importet etj etj. Mund te rifillohej nga rivenia ne pune ose rindertimi i te pakten gjysmes se atyre 400 fabrikave dhe ndermarrjeve qe u rrafshuan si pasoje e politikes se “çekut te bardhe” dhe terapise se shock=ut. Qe t’i kthehemi rrugeve. Shteti aprovon si te nevojshem per ekonomine ndertimin e aksh projekti. Ne Perendim ku ka firma te fuqishme, shpesh here keto te fundit investojne parate e tyre per venien ne jete te projektit. Por si kompensim kerkojne eskluzivitet per shfytezimin e atij objekti, psh hotele turistike, per 15 apo 20 vjet. Derisa te nxjerrin shpenzimet dhe fitimin e llogaritur. Ne Shqiperi kjo nuk mund te ngjase pasi nuk ka kompani te tilla kaq te fuqishma financiarisht. Si zgjidhje mbetet qe kompania fituese e tenderit t’i drejtohet sektorit privat bankar, qe t’i livroje fondet e nevojshme me nje perqindje interesi te pranueshme nga te dyja palet. Zgjidhja e trete eshte qe shteti ve ne dispozicion te firmes, apo shpall tender per ndertimin, ta zeme te nje rruge me kosto 10 milione euro per kilometer. Per 20 kilometra shteti i akordon firmes zbatuese 200 milione euro. Por kur projekti mbaron pronar i tij mbetet investuesi dhe jo zbatuesi i tij, i cili e ka nxjerre fitimin duke i pakesuar shpenzimet ne 8 milione euro per kilometer. Pra fitimi i firmes zbatuese eshte 20 milione. Po si i behet kur as shteti dhe as privati nuk kane para. Ne keto kushte me e mira eshte qe investimet te ulen ne minimum. Dhe te investohet vetem atje kur kthimi i kapitalit eshte i sigurt. Por qeverise i ka shkrepur ne koke qe ta ndertoje aksh rruge apo aerodrom, si jetike per ekonomine. Atehere eshte shteti qe hyn garant prane bankave te huaja ose institucioneve financiare nderkombetare per nje hua. Hua e cila i transferohet pastaj firmes private. Dhe projekti merr rruge. Por une nga shkrimi i Erebares nuk kuptova fare se si jane raportet privat publik ne ndertiimin e ketyre objekteve. Dhe çfare garanton shteti dhe çfare garanton privati? Kush investon dhe kush siguron. Cilat jane demshperblimet ne rast se privati nuk realizon pikat e kontrates persa i takon buxhetit, afateve, cilesise etj etj. Ose eshte Erebara qe e ka bere kete shkrim rremuje, ose eshte shteti qe nuk di se çfare po ben me keto PPP=te. Pra per mua ky shkrim hedh me shume mjegull sesa sqaron. Nuk e kuptoj pse.
O katarakti, çfarë saktësisht s’kupton???
Disa Rilindas duan të bëhen të pasur, por në mënyrë të “ligjshme” dhe kështu Qeveria Rilindase po i ndihmon.
Më saktësisht, këta Rilindasit krijuan disa Kompani ndërtimi para nja dy vjetësh me emërtime QESHARAKE si psh; Raqi Qafoku shpk, OSE NA MORI SHURRA SHALËT S.A dhe Qeveria Rilindase vendosi të ndërtojë nja dy rrugë , mos u gëzon kot jo ndonjë rrugë të madhe , aq nja 5-10 kilometra , Një vrap pele domethënë, dhe çmimi i kilometrit del nja 10-15 milion Euro, Kliska domethënë hiç asgjë, tani do më thuash ti që më 10-15 milion kilometri vinte Gjermani dhe makineritë i sillte në kurriz jo më maune, them Gjermani sepse ka rrugët më të mira dhe cilësore në botë më trashësi asfalti POTHUAJSE gjysmë metro, e po nqs vinte Gjermani do mbeteshin Rilindasit pa lekë. Kështu kostoja Reale e rrugës del nja 1 milion euro e shumta , duke marë parasysh që asfalti këtu është si letër cigareve nga trashësia, ndërsa kushti i eurove pra 14 milon i merr FIRMA NA MORI SHURA SHALËT S.A , OSE RAQI QAFOKU shpk. Ndërtojnë dhe dy tre rrugë të tjera prapë më 10-11 kilometra dhe ja doli Leku.
Hë mo Katarakti e pë sa të thjeshta janë gjërat, kot që u ngatërrohet me ekonomia dhe tërci vërci .
“Katarakti”! Nuk te njoh,por te siguroj qe ke qene specialist ne pune te shtetit dhe te kane pushuar nga puna.E di perse te kane pushuar nga puna?Sepse je shume i qarte,i thjeshte i kuptueshem ne ato qe thua,dhe natyrisht te tille specialiste jane edhe te ndershem,ju dhimbset shteti si shtepija e tyre,nuk e shikojne shtetin si lope per ta mjele.Kam pershtypjen se drejtori qe te ka pushuar ty nga puna ka qene hajdut dhe ne vendin tend ka marre ne pune nje person me diplome me pesa (ose sic ndodh rendom ne keto kohe me diplome te blere) Kesisoj ish drejtori yt i ka patur duart e lira per te vjedhur,tendera fonde etj etj.Prandaj dhe punet e shtetit shkojne ashtu ne Shqiperi.Ato qe shkruani ju ne komentin tuaj, duhet te shkruhen neper tabela te medha ne cdo bashkepunim PPP.
Keto jane grabitje te frikshme te Rames. Eshte e cuditshme se si ky popull i pranon keto grabitje. Rruga Thumane Rrogozhine eshte me e shtrenjte se Rruga e Kombit megjithese kalon ne nje terren fushor. Nga ana tjeter kjo rruge eshte krejtesisht e panevojshme. Keto rruge nuk po ndertohen me kapitale private por me para nga buxheti i shtetit. Do te na varferojne aq shume sa qeverisja e Berishes do te na duket parajse. Ne rast se jane investime private perse qeveria u garanton firmave fitimin vjetor? Kjo do te thote se ne rast se ne keto rruge nuk kalojne aq makina sa firmat te nxjerrin fitim athere qeveria eshte e detyruar qe ti paguaje ajo fitimet qe firmat kishin parashikuar. Kjo o popull do te thote se per keto rruge do te paguani edhe ju qe nuk kaloni asnjehere ne te. Kjo grabitje qe po ben Rama e shfaqeson teresisht Berishen per grabitjen e bere ne Rrugen e Kombit e cila ne total kushton 1.4 miliarde euro por per 170 km rruge e cila eshte ndertuar ne nje terren jashtezakonisht te veshtire.
dmth.rama nuk ka kalem dhe pret t’ia besh ti,nejse aq ke …
Çlidhje ka Rama me kalemin? Perveç rastit kur e perdor per zhgarravina. Ne shkolle te mesme nuk ka bere matematik ne fakultet jo se jo. Rama kur i futet nje oune i futet vetem per te vjedhur. Meqe ke kalem ti fillo llogaritjet. Si te del hesapi?
Rruga Egnatia në Greqi ka gjatësi 870 kilometra dhe dhe ka POTHUAJSE 10 tunele që mos them më shumë dhe kushtoi 7 Miliard Euro.
Po flas për rrugë më Standarte Europiane e mbyllur dhe më 6 korsi, 3+3. Kur them e mbyllur nënkupton që nuk gjen në rrugë as karroca më kuaj apo më vuaj, as lopë, as Gomerë asgjë , sepse ka rrjetë teli nga të dyja krahët. Gjithashtu shoqëria që e ndërroi e mirëmban dhe nqs dikush mbetet në rrugë, avari ose ujë, OSE nga vaji apo benzina ,brenda 10-15 minutash vjen furgoni i ndihmës së shpejtë( pa i lajmëruar ) I CILI ka mekanik, ka vaj , benzinë , ujë etj pra gjithçka , dhe të jep ndihmën e duhur.
Këtu tek ne JANË BATAKÇINJ, VETËM TË VJEDHIN DUAN, NË RRUGA E KOMBIT TË DEL LOPA SI FANDI SPATHI , TË DEL GOMARI SI PLAKU MAÇ DHE NQS NXITON PAK HAJDE TË FRENOSH, E HËNGRE PO E GODITE, SEPSE PËRVEÇ MAKINËS DUHET TË PAGUASH DHE LOPËT OSE GOMERËT.
Me pelqen ky llojbhajduti, vjedh me klass PPP.
Ky eshhte monster mbi monstra.
Kesaj i thon vjedhje haptas.
Rrug me 11 milion Euro per kilometer
Rama ne emer te shtetit garanton fitimin
Privati nuk investon asnje lek.
Zgjidhet nga shteti ne menyre abuzive.
Rama ne emer te shtetit hyn garanci per privatin tek Bankat qe tu jepet Borxhi per te berr rruget
FMN pret ti shlyhet borxhi 70% por insiston qe kjo garanci bankate dhe koncesione te fshehta ti njihen si Borxh Shtetit duke rritur borxhin 83%.
Pra me nje fjal o popull,..Shqiperia Europen ta shoh me dylbi,..por kam frik do braktisni dhe shtepit tuaja.
Kjo vjedhje e Rames dhe elites se tij duke e cuar shtetin dhe ekonomin drejt kolapsit ka pasoja te pa-rikuperueshme deri ne nje luft civile dhe shperngulje.
Po nuk paguajte borxhin ,..ka saksione nga ata qe te kan dhen borxh.
Cmime te larta,..dhe Leku pa-vlere
Rroga te ulta dhe skllaveri
Kontroll te gjith aseteve strategjike dhe ekonomike te popullit.
Te gjith keto te ashtuquajturit koncesionar qe ne te vertet jane pushtetar ,…po pergatiten per kolpsin e madh
Te gjith asetet e vjedhura do ti shesin tek te huajt ne emer te shpetimit te ekonomis por ne fakt asgje nuk shpeton.
Te huajt thjesht do marrin parat e tyre mbrapsht.
Dhe ju prap do qeveriseni nga keto faqezinj qe u vodhen gjithshka
Grupi Rama -Ahmetaj-Gjiknuri-Beqaj-Balla do tu dergoj ne humnere pa kthim .
Saliu do tu duket Mesaja kur te beni krahasimet.
Edhe te ecni ne tretuar do paguani koncesionarin ,…me makin as qe behet fjale
Po cfare ka per te mos kuptuar une jam Rama te marr ty qe do te besh biznes por nuk ke kokerr leku merre kete rrugen 60km x 7milion=420 milion nga keta 60×4=240 milion do i shpenzosh se aq eshte kostoja reale,420-240=180milion do ndahen ketu nuk dihet sa eshte perqindja e qeverise(Rama,Gjiknuri,Ahmetaj) pjesa tjeter i mbete kompanise ,tani ti i thua qeverise nuk kam leke ,ai te thote gjej nje banke merr kredi garanti jam une dhe kedhtu qeveria cdo muaj te paguan kestin e kredise dhe te korrupsionit per 13 vite rrjesht nga leket qe i merr nga taksapaguesit shqiptar keshtu nje rruge dy pune xhepin plot ,rruge per shirita elektoral plot
pra kancer i vertete spaska qene gjyqsori por politika, pa u pastruar ajo fatkeqesisht do mbetemi me sherbime dhe investime korruptive, te panevojshme dhe kancerogjene per ekonomine ne pergjithesi si p.sh. skanerat ne dogana, check up, rruge super te shtrenjta qe kushtojne per km sa tuneli ne alpet europiane. Me pak fjale llafe dhe hajdutllek per te tere.
Ore po ky te mbaroje njehere rruget qe jane bere, se te gjitha Jane pa krye. Nuk ka nje rruge qe te thuash e mbaruar. Rruga e Kombit mbaron ne rreshen, e Elbasanit ne gjinar, e vlore ne fier, rruga e shkodres turp e faqja e zeze. Na nxorri vajin e ullirit kjo qeveri me keq se e Bishes.
Qeveria Rama, thote ky Erbara, nuk ka ndertuar asnje rruge te re! Po mire, o gazetar, ku do ti ndertoje rruget e rej jashte Shqiperise, se ne Shqiperi rruget jane ndertuar qe ne kohen e Enver Hoxhes, ashtu si dritat dhe uji, Saliu i prish po ato egzistojne dhe tani duhen riparuar nga e para. Sot kam par shume vajza dhe djem qe qe veshin xhinkse te grisura ne gjune e kudo apo dhe me handre. Kur e pyeta djalin se sa kushtojne keto, se ne rruge mund te gjeje rroba fare te reja, me tha çmimin qe ishte shume i larte. Per tu çuditur, po keshtu eshte sot. Dhe rruget e prishura kane çmimin e larte se per tu “handruar”, duan te prishen fare nje here pastaj te behen. Dhe keto quhen rruge mbi rruge. Shume ankohen per konçesionet ! Tani une e kam mbledhe mendjen: te behen, pa se kush do ti paguaj, s’me behet vone. Shiko sa kane vjedhur per 28 vjet prokurore, gjykates e politikane dhe çfare ka ngjare? Hiç gje. Te behen qofete dhe me miljarda, ama te jetoj ditet me te mira me rruge, elektricitet, uje; te tjerat i di vete. Dhe pas vdekjes time, tendes etj çfare do ngjasi? Ajo qe ka ngjare me vdekjen e gjyshit, babait, nenes etj, per ata qe kane pasur dhe s’i kane , jo per dobiçat dhe homofilat, megjithese rruget behen per te gjthe edhe per kafshet.
Sipas logjikes se shumices te komentuesve,perfshire Erebarin, duhet te mos behet asgje se po u be gje, do vidhet!!
Nuk zhvillohet vendi duke mos bere asgje! Nese vidhet, sistemi i drejtesise po pastrohet e do t’i ndeshkoje hajdutet. si nuk thoni: sa mire qe do behen kaq, e qe duhen bere me shume.
Mendoni ende me logjiken e Sali koleres, ku hajduti, ne vecanti politikani, nuk ndeshkohej sepse vete sistemi i drejtesise ishte ndertuar kryesisht me hajdute.
Llalla eshte vetem fillimi i te ndeshkuarit, kur para dy vjetesh as qe mund te imagjinohej nga ata qe e shikonin me skepticizem reformen ne drejtesi.
Sa me shpejt te futen ne pune parate e grumbulluara nga privatet, aq me shpejt do te zhvillohemi e do t’i shijojme.
Erebari nuk eshte budalla, por enderon kthimin e Salinjve ne pushtet qe te rrembeje ndonje thele.
Thirrje per ndonje specialist qe pretendon se qeveria ka te drejte qe kerkon keto cmime: na bej ndonje sqarim o specialist. Se me keto qe lexojme te iken truro?
Te gjithe ata qe iu pergjigjen pyetjeve te komentit tim kishin vetem nje preokupim: te tregonin se qeveria po vjedh dhe po ndan parate me X ndermarrje te shtrimit te rrugeve! Por asnjeri nuk ka spjeguar metodologjine e ketij bashkepunimi te shtetit me privatin. Asnjeri nuk iu pergjigj pyetjes se çfare garanton shteti dhe çfare garanton privati?! Kush investon dhe kush siguron?! Te gjithe e kishin hallin te shpallnin Ramen hajdut. Per mua qeveria duhet qe jo vetem te beje publike modalitetet e marreveshjeve publike / private, por me kryesorja te spjegoje se perse kosto del kaq e larte. A eshte e vertete apo jo?! MInistrat dhe zedhenesit e tyre te mos fshihen si struci. Nje qeveri qe do te kete sukses dhe deshiron te meritoje besimin e zgjedhesve duhet te jete e hapur me publikun, sidomos kur ne loje jane miliona euro. Te cilat ose dalin nga buxheti i shtetit ose nga huate. Ne te dyja rastet nga parate e taksapaguesve. Edhe para disa ditesh kur ai Gjiknuri foli ne media ngrita disa pyetje, sepse spjegimet e tij ishin te paqarta. Asnje reagim! Te kuptohemi. Une jam askushi. Por ministria, specialistet dhe zedhenesit e saj, e kane per detyre tu spjegojne njerezve shkaqet e veprimeve te tyre. Rol ketu mund te luaje edhe media. Por media e pavarur dhe jo ajo partizane. Sidomos kur keto çeshtje trajtohen edhe ne rrjetet sociale. A ka te drejte Erebara apo jo?! Apo siç thote dikush me lart ai punon per PD-ne?! Kjo eshte pyetja se ciles dikasteri pergjegjes eshte i detyruar (moralisht) t’i ktheje nje pergjigje publike. Te argumentuar dhe bindese. Mosperfillja dhe arroganca paguhen nje dite. Dhe deri sa te vije ajo dite, ti ndofta nuk i ke bere ende milionat e enderruara! Prandaj keta te Rilindjes duhet te jene me te perulur dhe me te hapur. Se kam pershtypjen se edhe po t’i peshtysh ne fytyre, siç ben perdite kjo opozite ogurzeze, atyre nuk u ben asnje pershtypje. Ama qe te sqarojne opinionin publik, siç ngjan ne te gjitha vendet e qyteteruara meazallah! Kete nuk e durojne dot! Nuk e di se ku po i çon mushka, apo çfare u thote ai truri i vogel.
Si i bëhet hallit, shokë të lavdishëm rilindas, do ta fusi qeveria Rama-2 Berishën dhe Bashën në burg për rrugën e kombit? Dhe nëse Berisha dhe Basha duhen futur në burg, dini gjë ku duhet futur Edi Rama, Gjiknuri, apo ai pederasti i financave Ahmetaj, me këto që po bëjnë? Jepini, vëllezër socialist, përkrahini, përkrahini akoma më shumë për inat të Saliut, ndonse edhe bufi e ka tashmë të qartë, se kush janë këta bastardë….
Ndaj, në emër të Partisë dhe kujtimit të ndritur të shokut Enver,ju drejtohem dy demokratëve më të kulluar të rilindjes, shokëve të lavdishëm Gramoz Ruçi dhe Taulant Ballą me dy fjalë : vini dorë! Jeni amaneti i shokut Ramiz, porosia e tij është të vidhni për tu fuqizuar, por si çdo gjë edhe vjedhja duhet me karar. Jo siç po bënë Lali Eri dhe këta. Apo mos ndoshta porosia është që duhet ti dali tabani këtij vëndi më keq se çi ka dalë?