"Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!"

24 Korrik 2018, 15:18Politika TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Po bën xhiron meditike lajmi se ish-Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llallës i janë vënë në sekuestro prona me vlerë rreth 1 miliard lekë.

Ky është një lajm i keq, pasi sheh degradimin se si ka përfunduar ky shtet në këto 3 dekada demokraci, ku njeriu që duhej të përfaqësonte dhe mbronte të drejtën, ligjin dhe individin nga antiligji, krimi dhe inkriminimi, është përfshirë vetë në veprimtari te dyshimta me qëllim përfitimi, që në fund konsiderohen edhe veprimtari kriminale që dënohen nga Kodi Penal, përfaqësues dhe mbrojtës i te cilit ishte Adriatik Llalla kur ishte në majë të piramidës së akuzës shqiptare. 

Por rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm që iu shmang Vettngut, për te mos patur këto pasoja me ligjin për verifikimin e pasurisë së paligjshme, është edhe një lajm dhe ogur i mirë për publikun, pasi fatin e Llallës pritet dhe duhet ta kenë të gjithë “urithët” e drejtësisë në prokurori e gjykata, të cilët kanë vënë pasuri të pamerituar direkt apo në mënyrë të tërthortë nëpërmjet detyrës. 

Rasti Llalla duhet të krijojë precedentin se çdo individi që ka krijuar pasurim të padrejtë nuk mund dhe nuk duhet ta gëzojë atë.

 Kjo është një pikë kthese edhe për besimin e njerëzve se ligji nuk funksion ndryshe për disa e ndryshe për ca të tjerë. Llalla nuk duhet të mbesë i vetëm nga ndëshkimi i ligjit, pasi do të dukej se është një seleksion që goditet për interesa politiko/diplomatike. 

Ndaj spektri i ligjor për sekuestrimin e çdo pasurie të pajustifikuar dhe me prejardhje të dyshimtë në rradhët e njerëzve që pretendohet se kanë bërë e përfaqësuar drejtësinë në Shqipëri, duhet të veprojë. 

Publiku mund të marrë një sinjal pozitiv nëse vila, apartamente, troje, llogari bankare apo para cash që sot i gëzojnë skuthët e “padrejtësisë shqiptare” do të bllokohen. Ndërsa në pikëpamjen politike rasti i Kryeprokurorit të kamur është tregues se politika ka promovuar korrupsionin dhe njerëzit që e përqafojnë atë. 

Llalla u zgjodh Kryeprokuror me mbështetjen e Sali Berishës, bekimin e Ilir Metës dhe mori edhe vlerësimin publik në largim nga detyra të Edi Ramës dhe heshtjen e vazhdueshme të Lulzim Bashës.

 E që të kesh kaq spektër të gjerë mbështetjeje politike ndër vite do të thotë se ke vepruar në interes të pushtetit të këtyre individëve me veprime ose mos veprime, ose di disa të vërteta që ata nuk do donin të dilnin në publik e aq më shumë të shkonin në hullinë e hetimit e më pas të drejtësisë.

 Ndaj nevojitet pastrimi i drejtësisë dhe rikthimi i besimit dhe integritetit të njerëzve që e përfaqësojnë atë, sepse kanë dhe do të kenë shumë punë në të ardhmen me politikën, pasuritë dhe paligjshmëritë e saj ndër vite. 

Llalla dhe sëra e tij është një njollë turpi në historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, kur pushteti dhe ligji u përdorën për axhenda dhe përfitime personale individuale apo klanore.

Ndaj duhet të bëhet drejtësia, se vetëm nëse rivendoset në binarë drejtësia mund të ketë shpresë se bëhet edhe Shqipëria.

21 komente në ““Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!””

  1. spartak says:

    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

    1. Ilir says:

      Diskutim si hetueset e kohes se Dulles. Mire ja ben Llalles,por duhesh filluar nga ju.

      1. XheJ eN Bi says:

        Ilir….
        Më duket se nuk kuptove asgjë nga sa lexove.Po ,dyshojë se nuk e lexove të gjithë shkrimin.
        Kush kujton se është Denisi ,mos të duket si politikan ose deputet ? Gazetar është biri botës.
        I drejtohesh se duhet filluar nga ju !
        Sipas teje duhet filluar nga gazetarët dhe të lënë drejtësinë dhe politikën ?
        Kësaj që thua ti populli i thotë : të lësh dasmën dhe të shkosh për shkarpa !!!!

        1. ilir says:

          Nuk eshte pe Denisin. Eshte per ish hetuesin qe komenton me poshte me dy faqe koment.Fjala per Spartakun.
          Eshte turp qe shoqeria te marre moralin nga keta krimba te erresires.

  2. 21 says:

    Po pse se thote njeri se se pasuri ka vene Shkelzeni dhe Gita Berisha, gjate pushtetit te babait?
    Aty i kane te dhenat edhe pasurite e tyre edhe mijera udhetime jashte edhe qindra ha toke edhe vilat, makinat.
    Pse se ben qeveria?
    Po gazetaret?
    Po ” i pavaruri” Lubonja?
    Po ambasada amerikane qe i bllokoi vizat femijeve minorene te Llalles, por jo vampireve qe ka pjelle Berisha?
    Pse nuk flet njeri?

  3. ce says:

    Eshte mërzitur shumë per ketë lajm, babalja, baxhella, Muli, Cili, paloqja, si dhe strateg’ja e madhe e reformes ne Arsim dhembecakallja Kejdi qe se ka mare veshe akoma qe aleati i saj kryefunderrina e Gramshit Elmaz Hamuti na qenka mësues,,

  4. Mërgimtari says:

    O z. Spartak, te cili president?!..

  5. Lani says:

    BRAVO DENISI JE GAZETAR KLASI , TE LUMTE DORA.

  6. Krenar says:

    Komplimente zoteri !
    Kjo eshte ajo qe duhet te ndodhe. Ne burg te gjithe ata qe punen e shtetit e kane kthyer ne biznes privat. Ska institucion ku te mos kete te tille qafira qe te zvarrisin per te treguar se po nuk pagove ryshfetin nuk mbaron pune. Une jam i sigurte se vetingu do te shkoje tek te gjithe Shqipetaret, sepse akoma shume nder ne mendojn se vetem nje pjese duhet te jape llogari. Ne fakt, te gjithe sebashku duhet nje dite te rrefejme se cfar kemi bere dhe sa i detyrohemi ketij vendi qe e “duam”

  7. TNT says:

    Llalla eshte bishti i kavallit.
    Duhet te vershojme rrugeve dhe te kerkojme veting per politikanet dhe familjaret e tyre.
    Ku u be i pasur Lule Basha?
    Po gjithe deputetet e majmur te djathte e te majte?
    Po Likja, Monka, Xeni, Gita, Jolldashi, familja Hajdari…?
    Te gjithe ne skaner, te gjalle e te vdekur

  8. D. Emi says:

    Vetingu behet per drejtesine/prokurorine nje here e ne te njejten kohe per policine.
    Pastaj keto organe relativist te pastra bejne vetingun e politikaneve, e gjithe hajduteve te tjere …
    Pra demi korrupsion eshte kapur tamam prej briresh!

  9. tom says:

    135000 parazit dhe hajdut ne administraten ligjore ekzekutive dhe vendore nuk mund te cmontohen jane bere me te eger dhe po te gjeten rastin te marin jo vetem pronen por edhe jeten. Mos u ngopni me luge zbrazur.Po te ngrihet Enveri nga varri te 135000 nuk i zene 24 ore jane larguar nga shqiperia pa adres.

  10. Koli says:

    Shume mire per kete hajdut .
    Por nga ana tjeter Rama po u bertet shqiptareve: me lini te vjedh 200 milion euro tek teatri!
    Hipokrizi, Llalla eshte hajdut i vogel ne jrahasim me kete megahajdut.

  11. nazim says:

    KETIJ KATUNARIT LLALLA QE E VENDOSI ILIR META DHE SALI BERISHA PER TI MBROJTUR NGA VJEDHJET ,,,,JO VETEM TO MERREN PRONAT ,POR dhE TE FUTET NE BURG,,;TE NXJERRE KROM NE BULQIZE….

  12. Albani says:

    Lalla eshte nje hic perpara atyre qe e votuan per kryeprokuror.
    Lalla si fshatar bleu ca ullishte,nuk jane nje miljard,por nje miljon dollare…..
    E cjane nje milione dollare,perpara 230 miljone eurove te Bashes,te cilit Rama ja kaloi me projektin e tij te famshem “rruga nje miliarde euro”,ku vetem per ZGJERIMIN Thumane-Kashar 20 km,do te vjedhe 140 miljone euro nga 240 .

  13. Lani says:

    A mund te na shpjegoje njeri se cfare do te thote turp per gjyqtare e prokurore? Do te dilte nje shkrim shume interesant.

  14. Life is game says:

    Shoku Denver e kishte qe po te dilje dificit 2001 leke, tre muaj burg per ate qe ishte pergjegjesi i parase ne nderrmarrje!

  15. edi says:

    O Shqiptare!
    O rrace tifozesh e enderrimtaresh.
    Asgje nuk ndryshon per j.
    Ajo qe po ndodh eshte heqja e gjqtareve e prokurorve te korruptuar dhe vendosja e nje kaste gjyqtaresh qe do spastrojne vjedhjen e grabitjen e dukeshme ne drejtesi dhhe zevendesimin me megavjedhjenn e kastes qe perfaqesojne (Rames).
    Po, keta jane te korruptuar , por jane te vegjel, fare te vegjel ne krahasim me vjedhjet e grabitjet e Metes,Lulit, Rames.
    E keqja, ajo qe ju bene nje rrace idiotesh ju(ne) shqiptareve, eshte se po denohet e shkuara e piste e ndare ne disaduar dhe po ngrihet e nesermja dhe e tashmja megavjedhje e shperndare ne fare pak duar,
    LLalla nuk ka nje te mijten e pasurise se atij me vile me 11 banjo dhe as nje te mijten e Rames me vile e kostume nga 25 mije euro te porositur ne studion e modes me me emer ne Londer(dhe anglezet,dine si t’i veshin burrat).
    Po ju vidhet nen hunde qendra e kryeqytetit,200 milione euro afere, dhe ju merreni me xhepaxhiun Llalla!lol
    Llalla eshte hajdut ,e drejte, por i vockel,fare i ockel ne krahasim me Ramen ,Veliajn,Beqen Bashen, Meten e kompani.
    Do zgjoheni si kur jeni ne Kili nje dite…me gratacela ne qender dhe me skamje ne periferi e gjithe vendin…
    por, sklleverit e meritojne rrjepjen,dhe ju(ne) jemi skllever..
    Hajde gezuar, te na rroje e ardhmja e Zahos…ha ha ha ha ha

  16. Xh.N. says:

    Na shkrite ne b….Ka blere tre toka me ullishte, qe tashti u eshte ritur vlera, ca behet sikur veting per te gjithe qytetaret shqiptar. Ata qe kane qene ne pune shteti sekustro pasurine, dhe burg , per te tjeret taksa deri ne 50 % per mos deklarimin e fitimit. Pune eshte sa shqiptare ngelen jashte ?

  17. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Lalla mbrojti komunistet e krujti me Daj Samin.
    Ai jua di te gjitha te gjitheve.

  18. një mik says:

    Mos u ngopni me përralla dhe lugë boshe, me të cilat na kanë “ushqyer” këto tridhjetë vjet…! Do të shikoni se shumë shpejt Llallës (ashtu si Fullanit…?!), do t’i kthehen të gjitha pasuritë, do t’i kërkohet falje dhe do të dëmshpërblehet…(???!!!) Ndërsa këtij populli injorant, fukara dhe të mjeruar që gënjeht me një flamur (qoftë të vizatuar në brekë…), do t’i serviret PËRRALLA e rradhës…! Hajdutët, batakçinjtë e kriminelët, në këtë “halen” tonë, nderohen dhe mbajnë ofiqe shtetërore…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje