Presidenti Ilir Meta i ka shkruar një letër homologut të tij grek në lidhje me situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Greqia për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin.
Nga mediat vendase bëhet me dije se numri i viktimave ka shkuar në 50 ndërsa janë mbi 150 të plagosur.
Letra:
Zoti President,
Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.
Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.
Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.
Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë. (TemA)
Na plazi Gari për gabelt e gërrqis ska gjynof për egërsinat në të sëmës vafshin
Turp nuk te vjen qe flet ne kete menyre ne mes te viktimave ka edhe shqiptare tregoni pak njerezillek nqs ke
Dergoni ndonje ndihme, mos e leni me mesazhe. Dergoni ndonje zjarrefikese dhe avion!
Na u hap gari per turqit e Evropes.
Po ti o Dem dhe gjithe kafshet e races tende bastarde, e di qe atje jane djegur te gjalle femije ne nje feste familjare. I kishin gjetur femijet te perqafuar nga tmerri. Krijesa si ty o Dem, nuk ka fjale ti pershkruaje.
Tik -tak , e ke gabim , ka fjale qe pershkruajne saktesisht Demin , ” Dem gari me gunga “………..
Mos flisni budallalleqe se atehere jeni i njejti nivel me ata qe sna duan….gjynah pet tragjedine,qofte sa me e vogel, dhe kjo seshte tragjedi vetem greke por edhe shqiptare…..kush do te kuptoje le te kuptoje,,,gjaku sbehet uje…ne parajse vafshin viktimat…