Gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit: Mora pushkën dola malit të luftoja në furtunë, ku ta dija unë i ngrati se armiku isha unë...

23 Korrik 2018, 23:02Politika TEMA

Ervin Metalla, gjyqtari i Apelit të Tiranës u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Disa probleme me transaksionet e një garazhi dhe apartamenti të blerë në vitin 2009 i kushtuan detyrën.

Metalla e kundërshtoi këtë vendim, por KPK vendosi që ta shkarkojë nga detyra.

Gjyqtari i Apelit Tiranë ka reaguar me anë të një poezie në rrjetet sociale pas vendimit për shkarkimin  e tij, duke ironizuar me poezinë “Ku ta dija unë i varfri”.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

16 komente në “Gjyqtari Metalla reagon me poezi pas shkarkimit: Mora pushkën dola malit të luftoja në furtunë, ku ta dija unë i ngrati se armiku isha unë…”

  1. Fatosi says:

    Por ti ishe Armiku sepse vodhe popullin tende nen emrin e ashtuquajtur Ligje dhe Maliqe
    Por ti kur nuk dota kuptosh se kush JE eeeeee.

  2. Shaba says:

    Ik ore idiot! Se na gallavite stomakun me vjershen. Nivel ordineresh!

  3. Samiu says:

    Ne fakt, pa dashje i ka bere te gjitha pislleqet…. pa dije…..

  4. Albani says:

    E paska mare me sportivitet:E pse jo ka siguruar te ardhmen per vete e per femijet e tij me parat qe ka shitur drejtesine.
    Me shume te shkon kjo:
    Me cante bosh
    Ne pune une shkoja
    Me dhene drejtesi mendoja
    Po te drejten mire e cmova
    Canten time plot e doja

  5. Arber Iliri says:

    Ky qenka rrote fare.Duhet te shkoje ne burg qe te beje kenge vete mbasandaj.Qeka dhe idot se nuk paska kuptu deri tani se cfare behet.

    1. Hosteni says:

      Ne burg shkojne ata qe nuk paguajne dot dritat o Arber Iliri. Keta nuk e rruajne me trapin. I kane siguruar nja 17 breza.

  6. rprh says:

    Edhe ti e kupton se sa pisllek je,brravo

  7. Dajo Selimi says:

    Bejtexhiu dajos ! Laps e leter ka plot ne burg . Mos harro te maresh shampo , jo sapun derman…

  8. perpelitjet e fundit says:

    po, po, kendon prifti nga belaja qe ta marr vesh tik dambullaja.

  9. Bambi says:

    Ti or ti kokerr hajduti
    Ti na dole mut stermuti
    Ti bashke dhe me ca te tjere
    Na dolet “burra” te dhjere.

  10. Drini says:

    Ehh cfare idjotesh kane gjykuar

  11. TRAPI says:

    MORA SOPATEN ME PRE DRU…PO GOMARI S ISHTE ME MU…PREVA DRU E MBLODHA SHKARPA PO GOMARIN SE KISHA MBRAPA…

    1. pompisti says:

      Ky eshte kokrra e hajdutit dhe me e keqa eshte se e vazhdon perseri zanatin e tij. Paret me te medha ky hajdut i ka ven me kryetaren e komandur te gjykates ne Durres, me J . Qeleshja. Posht ju rraca e poshter.

  12. Bragjin bisha says:

    Ik hajdut!

  13. takomi says:

    Ej po kjo o e vjeter .K.TH Spiri rri I qete se vendin ta zura vete Kshu ne ky gjyqtari ka fillu me msu K,TH Spirin Ndjese paste

  14. racionali says:

    Koken e paske si koke ….ri
    Dhe prisnim ne te vendoste drejtesi, Ervin kandari
    O gjyqtar Ervin Metalla
    Ne se ste fusin ne burg
    Ty te rrofte palla !!
    Mbasi ke vjedhur , e perlare
    Don te besh ironi , me hajgare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje