Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk e kuptojmë bojkotin e opozitës në votim për projekt ligjin për magjistratët i cili u shty për në shtator, pasi nevojiten 84 vota.
Teksa foli pas përfundimit të seancës së fundit të Kuvendit për këtë sesion, Balla tha kemi pasur një komunikim me opozitës, PD dhe LSI dhe përsa i përket votimit të sotëm na u tha se pa u anuluar ligji për teatrin nuk marrim pjesë.
“Besoj që tashmë jemi të qartë të kuptojmë që me gjithë përpjekjen tonë për dakordësinë lidhur me propozimin që bëri Luan Rama për të pasur një dialog mbi thelbin e cështjes që ka të bëjë me magjistratët.
Kemi pasur një komunikim me opozitën sot, por na vjen keq që kjo cështje që nuk ka të bëjë aspak me cëshje të rëndësishme të reformës në drejtësi, opozita nuk erdhi që të jepte dakordësinë e saj.
Megjithatë dua të them që kjo nuk është një problem pa zgjidhje pasi KED dhe KLGJ dhe KLP do të jenë funksionalë dhe do të jetë KLGJ që do të vlerësojë nevojën e pranimeve apo kush do të jetë nga KLP. Nuk gjej arsye për bojkotin e opozitës.
Kemi pasur një komunikim me opozitës, PD dhe LSI dhe përsa i përket votimit të sotëm na u tha se pa u anuluar ligji për teatrin nuk marrim pjesë.
Nuk shoh një lidhje mes këtyre të dyjave. Prej shtatorit të 2017 ne kemi qenë gati për dialog me opozitën në vijim edhe pse të cështjeve që ishin trajtuar në marrëveshjen e 17 majit.
Në shtator na pret një punë e rëndësishme për reformën zgjedhore dhe i them opozitës që jemi vonë për të përmbyllur brenda afatit që vendosëm sot”- tha Balla. (TemA)
Vetem ju s’keni faj.Po keshtu jane ndare rolet.