Përse PD i është turrur Teatrit?

23 Korrik 2018, 20:10Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Ka disa muaj që opozita e sotme, ose më mirë të themi PD, i është turrur Teatrit Kombëtar, duke u kapur fort pas tij, (si i mbyturi pas barit) duke e kthyer gjithë vëmëndjen opozitariste nga godina 80 e ca vjeçare, e cila duhet thënë se deri sot ka shërbyer denjësisht për nxitjen dhe zhvillimin e artit skenik shqiptar. Ka disa muaj që PD e sotme, e gjendur në ankth, frikë, panik politik, klasor e social, i është turrur Teatrit Kombëtar, duke mos lënë gjë pa bërë, pa sajuar, pa thënë dhe pa kurdisur, me pretendimin se gjoja “po shembin kujtesën kombëtare, po shembet simboli historik i një qyteti dhe i artit skenik shqiptar”.

E kush do ta besonte se zoti Basha dhe shpura e tij diletante, e ka serioisht kur prej muajsh nuk merret me problemet e veta dhe të partisë por merret me një godinën e Teatrit Kombëtar, që nuk vlen as për kauzë dhe as për objekt opozitarizmi. E kush do ta besonte se skuadra e PD sotme e ka seriozisht mbrojtjen e një godine kur në 20 e ca vjen, u shembën dhe shpërfytyruan dhjetra e dhjetra objekte historike dhe arkeologjike me firmën e ish-ministrave të qeverisjes saj. Përseja e turrjes së kësaj PD ndaj Teatrit Kombëtar, ka patur dhe ka një shkak të vetëm, shterpësinë e një objektivi dhe programi të qartë politik si parti opozitare, e cila synon që shqiptarët të besojnë se “zoti Basha po mbron vlerat historike dhe kujtesën kombëtare”.

Por në fakt kush është dhe cilin përfaqëson sot PD kur del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, apo kur ndan në “demokratë dhe socialistë” aktorët dhe artistët e vjetër dhe të rinj, apo kur lidershipi saj deklaron se “do ti vëmë minat kullave”, duke të kujtuar diçka të tmerrshme që lidhet me vitin e zi 1997. Qysh nga janari 2018 deri sot PD nuk po I ndahet Teatrit Kombëtar, objekt për të cilin sa ishte në pushtet nuk u kujtua fare. Madje zoti Basha prej muajsh kërkon “seancë dëgjimore me Erion Veliajn, Mirela Kumbaron, me kryeministrin Edi Rama, pastaj me gjysmën e aktorëve, duke mos takuar gjysmën tjetër, duke krijuar skena dhe skenarë që as regjisori më i paaftë nuk do ti pranonte ti bënte film.

Por ja që këto janë “filmat e PD”, skenat dhe prapaskenat e saj, që duke u marrë me “nostalgjinë e Teatrit Kombëtar”, ka harruar që shqiptarët kanë edhe halle dhe probleme të tjera si punësimi, strehimi, rendi dhe qetësia, mjedisi i pastër dhe siguria kombetare, integrimi në Europë dhe rritja e mirëqenies familjare. Turrja pas Teatrit dhe “teatri turrjes” pas berihait, mbetet gjetja më e turpshme e një dore të vetme e mbështetur nga shumë duar të tjera, që po e shkatërrojnë Partinë Demokratike. Kjo forcë politike sot është ndarë në klane dhe ngastra, nga të cilat dhe prej të cilave po përfitojnë ata që nuk kanë asnjë meritë dhe kontribut atje qysh nga dita e krijimit deri sot.

Mungesa e deputetëve të asaj partie në sallën e Parlamentit dhe braktisja e komisioneve, mbetet skenari i “dorës dhe duarve të fshehta” që duan shkatërrimin e PD. Marrja me Teatrin Kombëtar, nga një parti që ka akoma kryetarë degësh në rrethe që shajnë me “robt e shpisë” policinë apo dhe deri gazetarë, tregon se sa poshtë e ka ulur piacën, një forcë politike që pretendon se “është forcë e dytë dhe pretendon të marrë nesër pushtetin”. Turrja pas Teatrit , e një shpure “politikanësh” që vetëm nga arti skenik dhe kultura nuk e kanë haberin,

dhe që prej muajsh kërcënojnë me “akte vetëflijimi dhe mina kullave”, tregon se situata e brëndshme në PD mbetet shumë serioze. Mbetet serioze, sepse linja politike e kësaj opozite, ka treguar se është kundër investimit, progresit , integrimit, bashkëpunimit, duke u përpjekur me të gjitha format, të mbajë de bout (në këmbë) vlera të një sistemi të kalbur regresist. Dhe kjo po bëhet jo për “fatet e popullit, vlerat e kulturës kombëtare dhe interesat e artistëve ” por për interesat e një klani që drejton sot një parti, që vetëm emërtesën ka demokratike.

11 komente në “Përse PD i është turrur Teatrit?”

  1. o Turo pse i eshte turrur thu ??
    per te tall lesht me kete popull. dhe ata pak debila qe e besojne PD do ti largohen mbaje mend.

  2. Syti KORITA says:

    Sepse Basha nuk linte shfaqje, pa e pare, cdo jave !!!

  3. Altion says:

    . Artur, bën mirë që shkruan ; por fakti që si mbështet populli në protestë, tregon se ka një pjekuri të opinionit publik dhe kjo ngjall shpresë.
    Dëshpëruese është qorrollisja e opozitës, fatkeqësi kombētare.!??☹️

  4. Zigur Qarri says:

    Problemi kryesor ne lidhje me çeshtjen e Teatrit,korrupsioni,eshte anashkaluar!!!
    Me qe gazetari militanti Artur Ajazi,pretendon se opozita nuk e ka seriozisht;duhet
    ti hiqet e drejta te denoncoje korrupsionin?!Kush do ta beje atehere sipas teje?
    I heqim edhe avokatet ,ashtu si beri Xhaxhi,se edhe shumica e tyre nuk jan serioze.
    Korrupsioni qeveritare ne lidhje me pronen publike te Teatrit,ja vlen si kauze
    opozitarizmi,sepse nuk eshte vetem çeshtje e opozites,por e te gjith popullit shqiptare.
    Artan Shkreli dhe Artan Lame, qe reaguan ashper mbi nderhyrjen e kangjellave rrethuese
    te Presidences,jan dakord sot per shembjen e Teatrit!Meqe ti qenke nga ata qe nuk paske
    nostalgji per Teatrin,merru pra me hallet dhe problemet e shqiptareve,si punesimin,qe
    “rilindja” pretendon se ka hapur 600 mije vende te reja pune,por qe ka rezultuar genjeshter,
    sepse nuk ka hapur asnje vend pune deri tani,perkundrazi.Ndrroje mbiemrin Ajazi(turqisht),
    qe te jeshe i besueshem se te dhimbset kultura shqiptare.Sado e degraduar te jete opozita,
    sado mekate te kete opozita,kur flitet per nje korrupsion,duhet perkrahur patjeter,ndryshe,
    mjetet demokratike nuk do te evulojn kurre.

    1. Eri says:

      Opa doli Zigur qeni po tani njihet nga te gjithe se eshte s Berisha krimineli .Po kushe t’a vare ty o zagar i pjerdhur iko o langaraq

      1. Hosteni says:

        Bravo Eri. Ulu dhjete. E fitove edhe tasin me pershesh per sot. Nje pyetje kisha. Ju te bodrumit te kryeministrise, sa ju paguajne ne muaj qe hani mut neper forumet e gazetave?

    2. Grigor says:

      A ti je koqe kandari mor djale. Na qenka Ajazi militant, që po shkruan per fatkeqesine e ketij populli që nuk ka nje opozite te denje kunder Rames, dhe nuk na qenke ti militant, që hedh helm atje ku duhet hedhur ilaç, dhe kerkon te mbrosh Lulezim Bashën që nuk ka avokat ne bote që mund ta mbroje ne budallallekun e tij prej maskarai idiot. Të pakten Berisha, Meta dhe Rama Jane maskarenj te zgjuar.
      Me gjithë mend e ke ti se Basha po denoncon korrupsionin?
      Atehere ti je me idiot nga Basha dhe Tit Vasali i LSI.
      Nje opozitar i ndershëm dhe i zgjuar e zbjellon Ramen pa problem, dhe madje pa e share fare si person. Vetem duke ngritur çeshtjet e korrupsionit me fakte.
      Akoma nuk e Kane kuptuar debilat seems me shumë e shajne Ramen dhe Veliajn si persona, aq me shumë vota marrin ata.
      Mos u merrni me Ramen se sa te gjata i ka kembet, dhe sa bën si piktor, apo i biri i kujt eshte. Parullat si ‘Edvin Kristaqi Rama’ që perserisin paoagajte dhe sharabajkat e PD vetëm se i shtojne votat Rames, sepse populli ruan respekt per babain e tij.
      Merruni me veprat e Rames, germoni korrupsionin ne mjekesi, tek kontratat me PPP dhe faktet e bejnë vete propaganden.
      S’keni bythe te gjeni fakte? Hani me nder mut pra, dhe lehni si qener, se per sharjet tuaja, Rama do rrije kryeminister nja 16 vjet.
      Debila. Madje ti je me keq. Ti je militant katunar debil. Aty afer Berishes je.

  5. Ilir says:

    Si eshte e m7ndur qe zhgarravites si ti nuk pyesin: perse PS i eshte turrur teatrit?!

  6. shqip says:

    Me gjithe respektin per autorin e shkrimit . Po tjeter gje Kane ne mendje demo(N)kratet . Problemin e shoh si interes klientelist. Ata ja kane vene syrin vendit , e aty synojne te ngrene kullat e tyre . Ju a merr mendja qe keta kuptojne a,b,c e artit ? Keta Kane rekordet per ministrat pa kulture . Mqs Skenderbeun nuk e prishin dot , pallatin e kultures e Kane si” muri Berlinit “, ministrive e bashkise i bejne fresk , atehere i vetmi vend qe mund te perfitonin , eshte kjo hapesire e teatrit . Ne Shqiperi nuk ka lufte politike . Po ka kush te ngjyeje duart ne tepsi . Dhe mqs tepsine e ka vetem i gjati , pederet sulen te rrembejne ndonje thele nga tepsia . Ju kujtohet parku ? Edhe nje femij e kupton qe ketyre nuk u dhimbset as pema , as lulet , e as bari . Ndryshe nuk do ti hynin me sepate maleve e fushave . Po pikerisht aty Kane patur Planet e tyre per ndonje ndertim .

  7. ta says:

    keto i kemi degjuar,ben luli se nuk ka prokurori?

  8. sul korriku says:

    Une dua te shkoj ne TEATER dhe jo ne “hale” sepse edhe Luli thote “une jam Teatri” te cilen une nuk dua ta besoj.
    Heren e fundit kam qene ne ate godine perpara rreth 30 vjetesh. E kam lene çfaqen ne mes per shkak pleshtash dhe nje lloj arome te papercaktuar dhe te pa duruar.
    E dua nje teater te ri per vehte, per femijet e nipetit por dhe per nje pjese shqitaresh emigrante qe kur vijne ne Shqiper te bejne per tè vjelle me europianllekun e tyre te stopuar ne vitet 90″

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje