Rilindja e FA, nga “26 gjeneralët” e Saliut, tek “ushtria” e Oltës: Ja si duhet të ringrihemi

23 Korrik 2018, 13:14Politika TEMA

Dilaver Goxhaj*

Kam lexuar me vëmendje të gjitha shkrimet e kohëve të fundit në DITA ku bëhet analiza e Qeverisë Rama në pesë vitet e deritanishme të saj. Asnjë fjalë për ushtrinë. E të mendojmë se ushtria jonë e ka pësuar më keq nga të gjithë sektorët e tjerë pas vitit 1990.

Rama në vitin 2013 premtoi Rilindjen. Domethënë ringritjen e Shqipërisë pas atij rrënimi katastrofik që i kishte bërë qeverisja e Sali Berishës. Po sa e ka mbajtur premtimin pas këtyre viteve në qeverisje kur bëhet fjalë për Ushtrinë?

Këtë do të përpiqem të analizoj në këtë shkrim, duke u mbështetur në shifra dhe tregues konkretë, në fakte dhe dëshmi të pakontestueshme, për të dalë në konkluzioni pse është domosdoshmëri rikrijimi i forcave tona të armatosura.

Sot Republika e Shqipërisë, për fat të keq të saj, nuk ka asnjë lloj force të armatosur; ato ekzistojnë vetëm në fjalimet e politikanëve. Kemi disa qindra forca speciale, që rekrutohen nga deputetët. Po ç’ushtri është kjo! Në shikimet rreshtore, për syrin e një pedanti, ato janë të shkëlqyera. Por, nuk mund të themi që 100 apo 300 veta përbëjnë ushtrinë kombëtare ngaqë shkojnë në Afganistan a gjetkë; nuk është një ushtri kombëtare, është thjesht një trupë ceremoniale.

Kur ushtrinë e mori në dorë Sali Berisha, në vitin 1992, porsa patëm dalë nga Lufta e Ftohtë dhe atë ushtri ua besoi kuadrove më të paafta, duke i graduar brenda një nate gjeneralë! 26 të tillë! Dhe këta “gjeneralë” me porosi të Berishës, e dobësuan gradualisht përgatitjen luftarake të saj dhe përgatitën kushtet për shkatërrimin e saj.

Pas masakrës që i bënë ushtrisë gjeneralët e Berishës dhe vetë ai, shtetit n9 97, ushtrinë e mori në dorë Partia Socialiste, e cila, në vend që t’i nxirrte para përgjegjësisë pothuaj të gjithë drejtuesit kryesorë të reparteve dhe njësive taktie e operative, i la shumicën e tyre në ato detyra, madje shumë prej tyre edhe i ngriti në funksione, si dhe ndoqi politikë nepotiste në kthimin e disa kuadrove në ushtri, si dhe duke emëruar në shumicën e rasteve militantët profanë dhe jo të përkushtuarit. Në këtë mënyrë e zhgënjeu korpusin e kuadrove të ushtrisë. E njëjta politikë kuadri si dhe PD-ja.

Kur Ministrinë e Mbrojtjes ia besoi Pandeli Majkos, ky u tregua mjeshtër për shitjen e gjithë armatimit dhe teknikës luftarake si skrap, dhe me atë fodullëkun e tij prej adoleshenti, gjithë politikën e kuadrit ia besoi adjutantit të tij. Si rrjedhojë, ishte edhe vota e ushtarakëve aktivë, në lirim e pension që e rrëzoi Nanon nga pushteti në vitin 2005.

A do ta marrim vesh ndonjëherë se çfarë ka ndodhur realisht me ushtrinë shqiptare. A do të dalë ndokush të na tregojë se ku shkoi dhe në cilët xhepa ka hyrë kjo pasuri kolosale që kap miliarda dollarë?

E rimori përsëri Sali Berisha pushtetin. Boll të themi se çfarë bëri ky me Mediun në Gërdec (si simbol i këtij rrënimi total), merret vesh se si e trajtoi ushtrinë, duke e turpëruar e gjakosur atë dhe popullin, duke turpëruar shtetin.

Dhe në vitin 2013 e rimori në dorë përsëri PS-ja, me në krye Edi Ramën, i cili vuri në krye të ushtrisë një femër, Mimi Kodhelin, e cila dukej sikur ndjente lumturi që e bëri të pamundur hyrjen në institucionet kërkimore të studiuesve ushtarakë, (vijon edhe sot), duke kujtuar se kështu bëri një ushtri moderne; vetë Ali e vetë Kadi në politikën e kuadrit.

Madje, ajo edhe teknikën elektronike të zbulimit ajror e detar të ushtrisë, në vend që ta vinte në funksion të paprekshmërisë së kufijve detarë e ajrorë, e heshti, ndoshta për t’u krijuar kushte optimale tregtarëve të mëdhenj të hashashit; shiti edhe avionët që kishin mbetur pa shitur nga paraardhësit; të gjitha institucionet historike të Ushtrisë Shqiptare i zhvendosi, duke e fshirë atë pjesë të historisë së ushtrisë shqiptare; të gjitha shtëpitë e ushtarakëve që nuk kishte arritur t’i privatizonte Berisha, në të gjithë qytetet i privatizoi dhe sot ish-kuadrot e ushtrisë nuk kanë asnjë vend ku të zhvillojnë ndonjë aktivitet për hitorinë e ushtrisë shqiptare.

Dy shtëpitë kryesore të ushtarakëve që ishin në Tiranë, njërën ia fali PD-së, tjetrën e ka bërë qendër drejtorish civile. Disa nga qëndrat e komandimit të ushtrisë në rast lufte u denigruan përmes projektit “Bunkerart”, si dhe u sfidua koncepti i fortifikimit përmes bunkerit në qendër të Tiranës që të kujton librin propagandistik të Dretorisë Politike të Ushtrisë Jugosllave, botuar në vitin 1982, në Beograd “Bunkerizimi i Shqipërisë”, i cili në kopertinë ka këtë tip bunkeri (oficerëve shqiptarë të ushrisë jugosllave ua jepnin me detyrim ta mbanin në çantën e oficerit)

Pas katër vjetësh, tashti Ushtrinë ia ka besuar një çupëline tjetër, Olta, e cila as nuk di se për çfarë i duhet shtetit ushtria, duke i vënë vetes detyrë kryesore, shndërrimin e ish kazermave të brigadës së artilerisë dhe asaj të këmbësorisë së Korpusit të Gjirokastrës, në Tepelenë, në një shëmbëlltyrë të kampeve naziste të përqëndrimit! Tallje totale me ushtrinë. Olta më bën të qesh dhe më kujton Kadri Roshin te filmi “Ballë për ballë” kur thoshte se me një zë si prej mize që më vjen nga telefoni unë nuk hidhem në sulm!  Në fakt, (mos)reformimi i ushtrisë në këtë pesë vjetor të Qeverisjes Rama duhet analizuar shumë seriozisht.

Çfarë ushtrie kishim derisa ajo ra në duart e PD-së dhe të PS-së?

Shifrat e plota të armatimit dhe teknikës luftarake që kishte Shqipëria, për t’i ditur i gjithë populli, pasi këto shifra qeveritë shqiptare pas vitit 1990 i kanë mbajtur fshehur, që populli të mos e merrte vesh se sa pasuri i është vjedhur, mund t’i lexoni.

Po ku shkoi gjithë ajo pasuri ushtarake? Shkriu si kripa në ujë, dhe askujt nuk i hyri gjemb në këmbë. Gjatë këtyre tre dekadave të fundit kemi lexuar e dëgjuar shumë sharlatanë poltikë e analistë të ndryshëm që shprehen se Shqipëria e ka pas kot atë armatim e  atë ushtri. Këto  fjalime “bombastike” nëpër televizorë e media të tjera, madje edhe nga foltorja e Parlamentit, janë bërë dhe bëhen ose nga injoranca ose nga qëllime të këqija antikombëtare, sepse as nuk e dinë dhe as nuk duan ta dinë se objektivi kryesor i atyre Forcave të Armatosura ishte të fitohej lufta pa bërë luftë, që do të thotë ta detyrosh kundërshtarin të heqë dorë nga synimet e tij grabitqare.

U kujtoj këtyre teoricinëve profanë, se gjatë Luftës II Botërore të gjitha palët ndërluftuese i kishin lëndët helmuese luftarake, por asnjëra palë nuk guxoi t’I përdorte; edhe në kohën e Luftës së Ftohtë flitej për sulme atomike, por bomba atomike nuk u përdor; flitej për luftë e luftë nuk u bë, dhe kjo si rezultat i regullave dhe marrëveshjeve midis dy krahëve, gjë që bëri të mundur ekzistencën  e një regulli shembullor në Evropë.

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë u krijua ideja e një paqeje globale, por më shumë në Evropë. Si rrjedhojë, të gjitha qeveritë shqiptare të mëpasme  e shkallmuan totalisht gjithë arsenalin e Forcave tona të Armatosua dhe nuk ka asnjë lloj inventari se nga kush, si, kur dhe ku shkoi gjithë ajo pasuri ushtarake; madje nuk doli para përgjegjësisë asnjë ushtarak komandues i të gjitha niveleve, të cilët i braktisën repartet ushtarake dhe depot e armatimeve e të të gjithë rezervave të Forcave të Armatosura dhe rezervave të shtetit; madje kur PD-ja dhe aleatët e saj rierdhi në pushtet nëvitin 2005 i shpërbleu gjeneralët për eleminimin total të Forcave të Armatosura!

Por as PS-ja dhe aleatët e saj të majtë nuk i nxorrën kurrë para drejtësisë shkaktarët e shkatërimit të të gjithë Forcave të Armatosura dhe të gjithë strukturës së shtetit shqiptar, edhe pse kemi të bëjmë me një shkatërrim të pashembullt në historinë botërore të shtetit dhe të Focave të Armatosura nga vetë shteti.

Të gjithë ata i braktisën repartet dhe institucionet në panik, duke u lëshuar turmave gjithçka. Nëse në Shqipëri drejtësia nuk do të varej nga politika, kam bindjen se ndëshkimi më elementar i gjithë ushtarakëve, të të gjitha niveleve me përgjegjësi komanduese e drejtuese të të gjithë Forcave të Armatosura, përfshi edhe policinë dhe Shërbimin Inteligjent, si dhe gjithë kabineti qeveritar i asaj kohe dhe gjithë deputetë që shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe rizgjodhën Berishën President, nuk duhej t’u njihej e drejta e pensionimit nga shteti.

Sot nuk janë më ato rregulla dhe ato marrëveshje marrëveshje ndërkombëtare të Luftës së ftohtë dhe, duke pasur parasysh nivelin kulturor që ekziston sot në rajon e më gjerë, nuk mund dhe nuk duhet që Shqipëria të heqi dorë nga ekzistenca e Forcave të Armatosua, pavarësishtë se nuk i duam, por ja që jemi të detyrar t’i kemi.

Kjo “botë e trazuar me konflikte asimetrike e sulme kibernetike”, na bën të dalim në përfundimin se: veprimtaria e gjithë qeverive të Shqipërisë prej vitit 1992 e në vijim, për eleminmin e ushtrisë shqiptare dhe shkrirjen e gjithë rezervave ushtarake e shtetërore dhe shitjen e gjithë potencialit të saj tekniko- ushtarak, e themi me plot gojën: përbën një tradhëti kombëtare.

Përse duhen Forcat  e Armatosura?

Derisa edhe fqinjët tanë, si ata që janë anëtarë të NATO-s edhe të tjerët, i mbajnë dhe i forcojnë çdo ditë Forcat e tyre të Armatosuar, për luftë mbrojtëse e mësymse; si rrjedhojë, edhe ne duhet t’i kemi FA, por me një ndryshim: për luftë mbrojtëse. Për çfarë u duhen FA fqinjve rreth nesh? A duhet të kemi frikë?

Ruajtja e paqes është një qëllim realist, por jo gjithmonë i lehtë për t’u arritur. Shumë nga forcat që shtyjnë një shoqëri drejt luftës janë shumë të vendosur.

Nuk mund të mos jemi të shqetësuar kur Presidenti Tramp paraqitet sikur ka më shmë besim te Rusia se sa te vetë miqtë tradicionalë. Shqetësimin më të madh duhet ta kemi veçanërisht ne ndër gjithë vendet Ballkanike, jo vetëm nga ripushtimi fqinjve, por kryesisht nga braktisja amerikne. Kush na siguron se nesër Presidenti Tramp, në ujdi me Putinin, nuk do ta braktisë Shqipërinë, por edhe Kosovën? Mos kujtoi kush se Evropa do të rezikojë interest e saj falë Shqipërisë, nëse tërhiqen amerikanët. Evropa, nëse nuk do të ekzistoi udhëheqja amerikane, do të bëjë sehir.

Dhe, para se të vijoj më tej, më lejoni t’iu kujtoj se çfarë ka deklaruar në 12 janar 2017, kancelarja e Gjermanisë, zonja Merkel, gjatë një ceremonie në Bruksel, ku u nderua me titull nderi nga tre universitete belge: “Le të mos gënjejmë veten. Nga këndvështrimi i disa prej partnerëve tanë tradicionalë, e po përfshij këtu edhe marrëdhëniet ndërpaqësore, nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunim të ngushtë me ne europianët”18).

Pse e citova zonjën Merkel? Se asnjë konjukturë politike nuk është e përjetshme, dhe atë që Shqipëria e kish vënë në jetë qysh në vitet ’60 të shekullit që lamë pas, “mbrojtjen e vendit me forcat e veta”, po i kthehet sot Evropa, në shekullin e 21, ngaqë tash po e shohin se po u shkri NATO-ja, u vihet në pikëpyetje pavarësia dhe liria, si rrjedhojë “e dashamirësisë së Donald Trumpit për Putinin, si dhe deklaratave të tij për të mos respektuar klauzolën për mbrojtje të përbashkët nëse një shtet i NATO-s do të sulmohej”18), sikundër vijon zonja Merkel. Ndërsa Presidenti i Eurogrupit Dijsselbloem deklaroi në Bruksel, përpara një takimi të Eurogrupit, organ jo formal, i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës: “Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë”19).

Si ta kuptojmë që Greqia këtë vit miratoi një marrëvehje me SHBA për modernizmimin e më shumë se gjysmës së flotës së saj ajrore, për një shumë pej 1,2 miliard Eurosh?20).

A ishte drejuesi më i lartë i  NATO-s, Stoltenberg,  cili para disa ditësh në samitin e Londrës deklaroi se NATO ështëpërballë rrezikut më të madh të ekzistencës, duke e thënë këtë gjë në mënyrë aspak diplomatike?21)

Përderisa ne nuk kemi asnjë lloj force të armatosur, gjë që askush nuk mund të kërcënohet nga ne, pse atëherë fqinjët armatosen e forcihen çdo ditë, ndërsa ne shqiptarët çarmatosemi çdo ditë?! Të jetë e paqëllimshme kjo gjë? Nuk ma merr mendja. Ja pra që Forcat e Armatosura na duhen për të ruajtur  unitetin e tërësisë tokësore të Republikës së Shqipërisë. Të paktën ta ruajmë nga tendencat e brendëshme separatiste, (sikundër ndodhi, për shembull, në Spanjë kohët e fundit, për shkëputje rajonesh ose pjesë territori. Dhe menjëherë Spanja dërgoi Forcat e Armatosura që stabilizoi situatën).

Por nuk është e tepërt t’u kujtoj qeveritarëve, politikanëve dhe lexuesit se tendenca separatiste u shfaqën edhe tek ne në Shqipëri gjatë viteve ‘90-të, si në Veri edhe në Jug, të nxitura edhe nga fqinjët tanë. Dhe këto tendenca nuk janë eleminuar ende.

A mund të ndodhin përsëri kërkesa separatiste territoriale në vendin tonë? Po, mund të ndodhin. Madje, probabiliteti sot është edhe më i madh se në 1997-ën, pasi ndikimi i të huajve për të realizuar këtë qëllim është më i madh sot, pasi jemi një vend i hapur, e me popullsi shumë të varfër.

Si do të ringrihemi

Ku dhe si do të mund ta ngrejmë këtë forcë ushtarake për t’i dalëzot vendit në raste trubullirash? Së pari, duhet të pranojmë se shteti ynë aktual nuk është në atë gjendje ekonomike të siguroi armatim e teknikë luftarake cilësore si të NATO-s, pasi nuk i blejmë dotë. Por edhe trupa speciale cilësore si të NATO-s as nuk I mbajmë dot e as nuk i stërvisim  dot, pasi kërkojnë kosto të lartë financiare. Së dyti, mos pyesni se ku do t’I gjejmë armët dhe teknikën luftarake. Ato i gjejnë ish-ushtarakët. Ato armë e atë teknikë luftarake që na duhen për kushtet e sotme i kemi. Janë ato që na kanë mbetur nga shitjet pa kriter, vjedhjet, shkatërrimet e qëllimshme e të paqëllmshme, dhe shpërdorimet. Na kanë mbetur armë këmbsorie, tanke, avjonë, artleri tokësore e kundërajrore e teknikë luftarake.

Është e vërtetë që ai armatim dhe ajo teknikë luftarake që kemi ende, është “ e vjetër”, por të vrasin dhe të vrasin shpejt e saktë, janë shumë të efekshme, shumë preçize, shumë praktike, shumë lehtë për t’u mësuar dhe përdorur; kërkon shumë pak mund për t’u mirëmbajtur, kostua e mirëmbajtjes dhe riparimeve dhe e pjesëve të këmbimit është shumë e ulët, për mos të thënë se ende nëpër depot e ushtrisë ka ende pjesë këmbimi të tyre. Dhe ajo që është kryesoria, i kemi ende gjallë e të aftë për punë spcialistët e të gjithë atij armatimi e teknike luftarake. I gjithë ky kontigjent ushtarakësh e civilë ,që kanë përdorur, mirëmbajtur e riparuar këtë armatim e teknikë, jam më se i sigurtë se po të jenë të interesuara qeveritë tona për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Republikës së Shqipërisë, do të punojnë natë e ditë, ndoshta edhe pa pagesë, pasi ai kontigjent idealistësh, edhe pse është hedhur në rrugë nga të gjitha forcat politk pa dallim, ndjenjën patriotike e ka mijëra herë më të lartë se cilido politikan shqiptar e ministër a ministre mbrojtje çupëlina të këtyre tre dekadave të fundit, për të cilët koha ka tregar se edhe planet më të menduar janë bërë lodra të përshtypjeve subjective, të rastësive e të tekave të tyre.

Por mund të lindë pyetja:  Pse na duhen armët kundërajrore?  Duke filluar qysh në vitin 2001 lufta kryesore në botë sot është lufta dhe mbrojtja nga terrorizmi.  Terroristët janë sot në gendje të sigurojnë armatim dhe teknikë sulmuese të të gjitha llojeve, përfshi edhe avjonë, madje dhe municione atomike. A duhen mbrojtur nga ajri institucionet kryesore të shtëtit? Po digat e hidrocentraleve? Po portet etj?

Por edhe Politika jonë e Jashtme, nëse rikrijojmë Forcat e Armatosura do të marrë vlera të mëdha në të gjitha kohrat. Diplomacia ka sukses kur ke në dorë një forcë të konsiderueshme. A e shihni se çpo na ndodh me kufijtë detarë me Greqinë, por edhe me kufijtë në Kosovë? Sot, duke qenë një vend i varfër dhe pa asnjë lloj force të armatosur, (ato kompani që kemi nuk përbëjnë Forcë të Armatosur, mos ta gënjëjmë veten), prandaj as që na dëgjohet zëri, madje jemi kthyer në lipsarë e servilë. Prandaj, pse jemi vend i vogël duhet të krijjmë forcat e armatosura që, si miqtë tanë edhe të tjerët të sillen me ne si barabartë.

E di Greqia që ne nuk kemi asnjë lloj arme, përveç armët e krahut të disa kompanive “special” me thënë, prandaj organizon parade ushtarake me këngë, duke thënë: zorrët e shqiptarëve do t’i përdorim për lidhëse këpucësh.

E di Mali i Zi se ne nuk kemi forca që të mbrojmë kufirin, prandaj ka vendosur ta thurri kufirin me tel me gjëmba për të mos kaluar kush nga Shqipëria në Mal të Zi.

E di Maqedonia që jemi kthyer në shtet mere-mere, prandaj populli shqiptar I atjeshëm vazhdon të margjinalizohet, edhe pse ndryshoi Qeveria në Maqedoni me ndihmën e shqiptarëve. Maqedonia vijon të armatoset gjithnjë e më shumë, ndërsa ne këtej jemi të armatosur vetëm me pistoleta, pranda sillet turfanda me shqiptarët, duke mos zbaton asnjë lloj marrëveshje.

Ju kujtoj se Polonia po organizon herë pas here, me program të rregullt, stërvitje luftarake, jo vetëm me rezervstë, por edhe me shkollat e mesme dhe universitetet, edhe pse nga dita në ditë po shkojnë dhe vendosen atje forca të NATO-s. Mos e kanë vallë nga qejfi? Jo, por jetojnë me situatat.

Evropës nuk i vjen mirë dhe nuk e duron dot arrogancën e Presidentit Tramp, por është forca ushtarake e Amerikës që i rrinë lepe-peqe. Jo më kot populli ynë ka shprehjen e famshme: Frika i ruan vreshtat. Dhe frikën e krijon ekzistenca e forcës së armatosur.

Kush do ta përdori këtë armatim e teknikë?

Për këtë Shqipëria duhet të kaloi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe atë rezervist, si dhe në ringritjen e shkollave ushtarake. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe ai rezervë jo vetëm që është shumë më pak i kushtueshëm se sa mbajtja e forcave speciale cilësore të mjaftueshme për mbrojtjen e unitetit territorial tokësot të vendit, por rritet në popull ndjenja e patriotizmit, që sot është për faqe të zezë; rritet ndjenja e kolektivitetit, ndërkohë që individualizmi dhe indeferentizmi në popull ka arritur kulmet më të mëdha, ku as fqinji përballë nuk i thot mirëmëngjesi fqinjit; aktivizimi i shërbimit të detyrueshëm dhe ai rezervist do të bëjnë që populli të kuptoi se cili është roli dhe rëndësia e mbajtjes së një ushtrie dinjitoze, por do kuptohet se çdo të thotë siguri kombëtare. Nëse nuk krijojmë Forcat e Armatosura, atëherë duhet përcaktuar një strategji të tillë, duke ua bërë të qartë vendeve që kanë synime territorial ndaj Republikës së Shqipërisë: po kini ndërmend të vinë, amani mos na vrisni, pa bëni çfarë të doni.

Nëse Parlamenti një ditë do të vendosi të kalohet në ringritjen e Forcave të Armatosura, atëherë do të lind nevoja e rishikimit të sasisë dhe llojshmërisë të atyre forcave.

*****
(Autori, kolonel Dilaver Goxhaj, ishte Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Dita)

21 komente në “Rilindja e FA, nga “26 gjeneralët” e Saliut, tek “ushtria” e Oltës: Ja si duhet të ringrihemi”

  1. Arber Iliri says:

    Shkrim serioz dhe professional.

  2. ish ushtarak profesionist says:

    Respekt per kolonelin e Ushtrise Shqiptare, rritur dhe edukuar ne Shkollat Ushtarake te shtetit shqiptar te para ’90-es, qe ka sherbyer edhe ne Shtabin e Pergjithshem te UCK-se ne Luften e Kosoves!

  3. I Riu Komunist says:

    Perfundimisht duhet ta kuptoni te gjithe : KOMUNISTET SHQIPTARE jane patriotet e vertete te shqiptarise. Ata e kane treguar veten gjithmone ne histori, si ne Luften e II-te Boterore, si ne Luften e Ftohte, si ne Luften e Kosoves dhe Maqedonise. Ne castet e rendesishme historike, komunistet shqiptare e kane treguar patriotizmin me vepra dhe me gjak e jo me fjale e pallavra propagandistike.
    Ka vetem nje mundesi qe te rikrijohen Forcat e Armatosura Shqiptare (pra jo vetem te Shqiperise). Kjo do te ndodhe kur ne pushtet te ri-vije Partia Komuniste Shqiptare!!!

  4. Befana says:

    Te gjithe drejtusit e ketyre viteve 28 vjet,duhen varur ne mes te Tiranes per tradheti te l’arte ndaj popullit e vendit.

  5. ....... says:

    KU JENI JU O MIZAT E BYTHES QE HESHTNI E NUK KOMENTONI …ESHTE SHITUR DE FAKTO SHQIPERIA NGA RAM COBANI APO JO?? VENDOSNI EDHE HERE TJETER COBENJ NE KRYE SI FATOS XHOANA E DHIMITRA KODHELI RAMA KRISTAQIS E SPIROPALIS E PELESHET E KORCES E VANGJELET E VORIOEPIRIT E CUCIN ME SHOKE ,E DO E SHIHNI VETEN PER PAK VITE INDI E PAKISTAN ..

  6. Emigranti says:

    Per 100 vjet politikanet shqiptaret falen toka dhe e tradhtuan vendin e tyre! Vetem xhaxhi Enver e trefishoi popullsine shqiptare dhe kishte avicionin e forcat e armatusira qe na bejne krenar dhe sot!! Pa force ske cfare ti besh asnje krimineli e jo me nje shteti si Greqia, Maqedonia e Serbeve qe kane strategji te forta per te marre tokat shqiptare e pse jo per ti asgjesuar ata!!!!

  7. 17nentori says:

    Te gjithe e duan ushtrine pak me shume nga kjo dhe pak me shume nga ajo por askush nuk e ben me laps se nga do dalin kjo apo ajo qe sugjerojne.
    Kohet qe rrinim me barkun thate qe te kishim bunkere dhe kuntra-mitraloze ajror kane mbaruar!!!

  8. says:

    Pas shtyrjes se hapjes së negociatave nga Franca., të bojkotojm importin e helikopterve nga ky shtet

  9. Dash says:

    Analize serioze dhe dramatike…komplimente zoti kolonel….

  10. M.H. says:

    Ky shkrim mjaft profesional dhe gjithashtu i thjeshte per tu kuptuar duhet te jete nje busull orientuese ne politiken e mbrojtjes sepse ne sic e thote shkrimi nuk kemi sulmuar por vetem mbrohemi. Njerez jini vigjilente! Kohet flasinkundra vendit tone dhe kombit tone. Une do ta shperndaj nepermjet rrjetit social Facebook ju ftoj edhe ju ta shperndani.

  11. MH says:

    Shkrim mjaft profesional dhe gjithashtu lehtesisht i kuptueshem. Faleminderit autorit patriot Dilaver Goxhaj. Ky shkrim per qeveri serioze duhet te jete busull ne politikat e mbrojtjes sepse ashtu sic shpjegohet bukur ne duhet te pergatitemi vetem per mbrojtje te atdheut dhe lirise se njerezve. Une ju sugjeroj ta shperndani ne rrjetet sociale ne perdorim ne menyre qe te lexohet nga nje mase sa me e madhe e popullates per tu bere te vetedijshem per rezikun qe na kanoset.

  12. DINGO says:

    Ja nje Patriot qe shikon Larg dhe e kupton qe pa Ushtri jemi te vdekur si Komb.Te na rroje Gopi i mrikes dhe oltes se ato i kapin Topet mire.

  13. Lek Dragobia says:

    Mè pèlqeu shkrimi shumè, mjaftè serioz e aktual pèr fatet e Atdheut tonè. Gjithè ajo armatè e madhe e UP u shkatèrua u vodh e u shit pèr dy aspra nga njerèz me nivel tè ulèt moral, me ndjenja tè theksuara antishqipètare. Desha tè theksoj dy gjèra : – E para ka tè bèjè me bindjen time qè nè tast tè ndojè sulmi ndaj Shqipèrisè kuadrot e UP pavarsisht nga mosha, do ta udhèheqin popullin nè mbrojtjen e Atdheut ! Dhe gjèja e dytè dèshiroj tè komplimentoj autorin Goxhaj si njè kuadèr me njè formim tè gjithanshèm por, si u bè e mundur qè juve si ish zv/shef i UçK me kèto pikpamje tè forta ushtarake, pranuat çarmatosjen e ushtarève tè UçK ???

  14. Sokrat says:

    Shkrim shume domethenes. Nje retrospektive brilante. Ministria e Mbrojtjes eshte ministria me fat keqe nder gjithe ministrite e shtetit shqiptar. Kjo ministri te kujton nje thenie te Hygoit te madhe “Luften e bejne heronjte, qeverisin maskarenjt, e perfitojne horrat”. Me Olten ka ndryshuar dicka por jo atje ku duhet. Kemi nje Shef shtabi nje Bardhyl Kollcaku qe edhe vete e din me shume se kushdo tjeter qe eshte tejet i pamerituar ne pozicionin ku eshte. Shefi shtabit i cili arriti deri ne kete pozicion ne saje te bythelepirjes sepse nuk duhet te ishte bere as gjeneral. Por me intrigen e perultesine e mjere te tij matrapazlleqet politike, duke u shitur te PS si socialist, te PD si demokrat, te LSI si Lsi-ist. Ushtria pikesepari kerkon drejtues te cilet te kene integritet, asnje vartes i tyre nuk beson te integriteti i gjithe drejturesve qofe ushtarak qofte ciliv jane modeli i paburrerise, servilizmit e injorances.

  15. Po , Po says:

    Zoti Mero Baze , perse e ke censuruar shkrimin e kol. Dilaver
    Goxhajt , duke e pergjysmuar ? ? ? ! ! ! Na ben te te shohim
    me dyshim , per keto qe thua !

  16. PLAKU says:

    O shoku Dilaver ,mire e vajton ushtrine ,por rruspa perfshiu gjithe Shqiperine nga dengelat e politikane ve te cilet ti thua se duheshin denuar por sot …. kur siç po e shikon dhe e ke pare ushtrine duhet te shohesh drejtesine ,pronen e shenjte te çdo shqiptari ,kulturen e shnderruar ne nje çorbe ,naften ,institutet kerkimore shkencore ,Akademine e shkencave dhe ate ushtarake etj etj pa fundesisht shkaterrim totali ekonomise dhe njeriut ne Shqiperi
    .Ti beson se mund te ribehet ?
    Je kujtuar shume vone ,ne fusha te tjera ne te moshuarit qe kemi kontribuar per formimin ,mirmbajtjen dhe zhvillimin e tyre kemi “lehur” pafundesisht me shkrime e fjale por askush nuk ka degjuar ,te degjon e do te degjoje .Nuk mendojne se nuk u kane hequr femijeve te tyre buken e gojes ,rrobat e trupit nga Shkodra ne Sarande te gjithe Shqiptaret pa perjashtim per ti formesuar te gjitha strukturat e shtetit ashtu me aq sa kishte fuqi populli dhe shteti ,per te bere shtet dhe qeverisje ,pavaresisht se ç’lloj sistemi ishte ,ato u blene u ndertuan u mirmbajten me lekun ,mundin dhe djersen e gjithe popullit ,askush ,as Enveri ,Mehmeti,Ramizi Fatosi ,Sali mavriu Pandeliu Edi e kushdo tjeter qeveritar a politikan ,nuk ka vene asnje qindarke nga xhepi i tij ,ç’i duheshin ushtrise ,industrise arsimimit ,,etj etj ato u moren nga xhepat tane ,nga buka e gojes nga komoditeti mjeran i shtepive tona ,nga pasurite tona kombetare dhe u futen ne sherbim te tyre ,
    Keta rrufjane i bene pershesh dhe nuk i’u fut askujt nje gjemb ne kembe ,prandaj them se je shume vone ore mik i dashur Plaga qe hapen keta kriminele do vijoje te rrjedhe qelb ne breza or mik ,

  17. perkthyesi says:

    Po komenti im ku eshte? Ne se nuk ju pelqen, kjo nuk do thote te mos e botoni! Shenje jo e mire e kesaj gazeta, te cilen nuk e mendova se do perseritej

  18. I pa emer says:

    Po pse e vrisni mendjen o popull ! Ne e kemi mbrojtur vendin gjithmon me dyfek me gjalm duke filluar qysh ne 20-en deri ne ditet e sotme , dhe ja tek jemi..Mirpo problemi me i madhi i joni eshte 1 problem i vjeter qe ne jemi te keqt e vetes.

  19. Dilo jashtë je.
    Edhe në kohë,edhe në llogjikën edhe në praktikë
    1 nuk ke më kuadro të përgatitur ushtarakisht
    Ata që ishin 23 vjeçarë në 91 sot janë 50dhe ndoshta gjysma e tyre larg atdheut për një jetë më të mirë
    -a -të shkëputur nga profesioni për kaq vite të pa informuar për zhvillimet dhe modernizimet e armëve ne botë kethimi i tyre në ushtri o njelloj si vendosja e MUNI Kodhelit ministre
    -b-në një vend ku nuk ka shtet nuk mund të ketë ushtri sepse ushtria do rregull ligje disiplinë ndëshkime
    Në bordell nuk bëhet politikë dhe patriotizëm po seks vendi yt dhe imi o një bordell ku politikanët e shpërthejnë dhe DO TA shpërthejnë lart e poshtë përpara e mbrapa
    -c_Në një vend ku nuk gjen puntorë të rinj po vetëm duhanpirës i kafe pirëst ë cilët diskutojnë se si do braktisin kët vend kë do therasësh ushtarë apo moshën tënde
    2 duan të tjerët reth nesh që të kemi ushtri apo duan që në të na përdorin si komb kafja në një luftë të ardhëshme për të nxjerrë mësime ata dhe popujt e tjerë nga dhimbjet tona
    Këta politikanët tanë kur flasin na tregojnë se nuk kanë 2 Po 4 koqe
    E mao thoshte se kur ke 4 mos E dikush ta një ngjeshur jo se je trim
    Nuk e kupton që brezi yt e brezi im o një specie në szhdukje
    Ti mburesh që luftojë për kosovën po nuk na thua se ish bashkëluftëtarë e tu janë mut më i mirë apo më i lig se këta tanët
    Globalizimi nuk e njeh termin patriot
    Dy shefa shtabi të përgjithshëm në amerikë pa problem po disa gjykatësve ju anullohet vizat pët aty
    Si thua ti kush e dëmtoi më shumë atdheun ata shefat apo gjykatësit
    Konkluzioni o joti se unë e kam nxjerrë
    Së fundi ju ish ushtarakët nuk ishit të aftë të mbronit as shquhet tuaja tani thërisni të mbroni atdheun pa armë dhe ushtarë ju treguar duke mos u ngritur në mitingje se keni frikë nga burgu jo më nga vdekja
    Jeta e perdhos njeriun dhe njeriu i përdhosur ka vetëm atdheu që i takon
    Atdheun e përdhosur dhe shkrimi jot e vërteton këtë
    Lumë ata që ikën e mjerë ata që mbetën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje