PD merr "pushimet" verore: Bojkot parlamentit dhe bllokim Reformës në Drejtësi, LSI negociata për Magjistratët

23 Korrik 2018, 10:39Politika TEMA

Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e fundit parlamentare dhe rrjedhimisht ka bllokuar njërin prej ligjeve të Reformës në Drejtësi.

E pranishme në sallë përveç mazhorancës është edhe LSI, të cilët kërkuan që të mos merren pushime për këtë sesion, por të vijohet me negociata mes palëve deri sa të arrihet konsensusi për zhbllokim të procesit.

Nënkryetari Luan Rama kërkoi rehabilitimin e situatës duke bërë edhe propozimet e LSI.

“Reforma në Drejtësi duhej bërë dhe duhet bërë në frymën e bazës që ne sanksionuam me frymën e ndryshimeve Kushtetuese.Pas dy vitesh Shqipëria është i vetmi vend pa Gj.Kushtutuese,. Pa gjykatë të lartë. 

Kjo tregon se projeksioni që u ndërtua Reforma në Drejtësi ka qenë më e pakta me defekte që vijnë dhe na shfaqen deri në këtë gjendje që ne jemi sot. Përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike.

“Dy vite më pas, mazhoranca nuk ndjen asnjë përgjegjësi? 

Për faj të arrogancës së saj jemi në zgrip të institucioneve të drejtësisë. Në sensin më normal do të duhej të kishte një reflektim. 

Na kërkohet sot që t’i kthehet pushtet atij institucioni që të gjithë bashkë mendojmë se është përgjegjësi kryesor për gjendjen e drejtësisë në vend. Po kërkoni që t’i japim autoritet KLD-së. 

Po pse?! Sepse nuk projektuam siç duhen mangësitë që do të krijonte sistemi. Mungesa e reflektimit, është dëshmia e papërgjegjshmërisë që me të cilën u trajtua Reforma në Drejtësi dhe një dëshmi që kjo ka qenë e qëllimshme për të kapur sistemin e drejtësisë”, tha Luan Rama.

Ditën e sotme në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.(TemA)

2 komente në “PD merr “pushimet” verore: Bojkot parlamentit dhe bllokim Reformës në Drejtësi, LSI negociata për Magjistratët”

  1. Bogonica says:

    Pse,maxhoranca e paska lene kete ligj per diten e fundit te sezonit parlamentar?Pse s’thoni qe e kane bere qellimisht te dy palet !Si lihet ligji me i rendesishem qe kerkon 84 vota per diten e fundit te sezonit?

  2. Cfare mund te presesh tjeter nga keta moterqirat e pd me gjithe ata moterqirat qe i kane votuar dhe u kane dhene mandat ketyre per ti perfaqesuar ne parlament. Moterqira dhe ropqira …asgje me teper !!!! Me respekt Beluli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje