LSI shtriu dorën për bashkëpunim, reagon PS: Dialogun me kushte harrojeni! Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës

23 Korrik 2018, 12:23Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim, zgjodhi t’i bashkohet seancës së sotme parlamentare për të kërkuar bashkëpunim me mazhorancën për të zgjidhur ngërçin në kuadër të reformës në drejtësi.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaron “nuk ka kthim prapa”  dhe “dialog me kushte për të zhbërë vetingun harrojeni”

Pr.ligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri propozimi ynë synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore. 

Ne nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi.

Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës. 

Nëse organet e reja të drejtësisë do funksionojnë do ju them se vapa e korrikut 2016 do ju duket dimër. Nuk është shantazh.

 O jemi në krahun e shqiptarëve dhe për reformën në drejtësi ose rrugë të mesme nuk ka. Si ka mundësi sulmohet vettingu me absurditet“, shprehet Manja. (TemA)

5 komente në “LSI shtriu dorën për bashkëpunim, reagon PS: Dialogun me kushte harrojeni! Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës”

  1. Jimi says:

    Asnje koncension bandes se Metes ne kurriz te reformes!

  2. Berti says:

    Drejtesia eshte vije e drejte, prandaj quhet ‘Drejtesi ‘

  3. Goni says:

    Per te gjithe politikanet :
    ” Ose jeni ne krahun e shumices dermuese te shqiptareve
    qe duan fuqishem reformen ne drejtesi ose jeni ne krahun
    e atyre qe kane FRIKE TE TMERRESHME NGA REFORMA NE DREJTESI.”

  4. vaso says:

    Nuk e di nese Reforma eshte ne krahun e shqiptareve,qytetareve te thjeshte.Edhe sikur te denohen 50politikane nga te gjitha forcat politike,demi ne keto 30 vjet eshte kolosal.Nga cili planet do vijne gjyqtaret qe do mbushin drejtesine e zbrazur.I korruptuari eshte i tille se e percakton ai vete rrugen e tij.Nuk ka rendesi cilen shkolle beri,te PLEPAVE apo PISHAVE.Nje gje eshte e sigurte,tek ne eshte problem KORRUPSIONI me shume se PAAFTESIA.

  5. Gjin Marku says:

    Këtu nuk janë interesat e PS-së, por të vendit, të popullit. Bëhen “pazare” parlamentare kur një forcë politike kërkon të kalojë një ligj apo amendament në nteres të saj dhe forca tjetër i kërkon të kalojë një ligj apo mandament që favorizon qëndrimin e saj ndaj zgjedhësve të vet. Por votimi i ligjit për Magjistaturën është DETYRË!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje