"Deklarata e Trumpit dhe plani B i Ramës"

23 Korrik 2018, 14:55Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë një interviste në televizionin amerikan, “Fox News”, presidenti Trump ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e Malit të Zi dhe Shqipërisë, në rast të një agresioni ndaj tyre.

Moderatori i “Fox News-it”, Tucker Carlson, e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta

mbrojtur atë vend nga sulmet?” Dhe presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar edhe unë vetë”.

Gazetari më pas i tha: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi… ose Shqipërisë, por…”. Dhe Trump-i e ndërpreu:  “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë dhe mund të bëhen edhe më shumë, dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi dhe Shqipëria kontribuojnë për luftën e Afganistanit më shumë trupa për frymë, sesa vetë Amerika, e cila e nisi atë luftë për mbrojtjen e saj nga terroristët islamikë. Dhe ajo luftë përbën rastin e parë e të vetëm, kur vendet e NATO-s janë futur në luftë për mbrojtjen e një vendi anëtar të saj. Por ky fakt ka pak rëndësi për Trump-in, i cili me fjalët e mësipërme ka dashur të japë mesazhin politik, se është i interesuar t’i tërheqë trupat amerikane nga zona të tilla si Ballkani.

Por çfarë pasojash do të sillte në Ballkan, një largim i trupave amerikane?

Politika pothuaj e shpallur e Putin-it për Ballkanin, është ajo e rikthimit të zonave të vjetra të ndikimit në gadishull. Gjegjësisht, influencës austriake në vendet me shumicë katolike, influencës ruse në vendet me shumicë ortodokse dhe influencës turke në vendet me shumicë myslimane.

Një pengesë për këtë objektiv afatgjatë të Putin-it, është prania ushtarake dhe politike e SHBA-së në Ballkan. Në qoftë se Trump-i e ka ndarë mendjen për t’u tërhequr eventualisht nga Ballkani, do të rritet gradualisht ndërhyrja ruse në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Bosnjën Lindore, Kosovën Veriore  dhe Maqedoninë Lindore. Ndërkohë do të rritet ndërhyrja e Turqisë në pjesën myslimane të Bosnjës, Shqipëri, Kosovën Jugore dhe Maqedoninë Perëndimore.

Në kushtet e një vakuumi të krijuar nga largimi i trupave amerikane, nuk është çudi që të ndodhin edhe ndryshime kufijsh në Ballkan, duke filluar nga veriu në Bosnjë, e duke përfunduar në jug me Maqedoninë.  Ardhja e trupave amerikane në Ballkan, e paqtoi gadishullin tonë, ndërsa largimi i tyre eventual mund ta turbullojë përsëri…

Në qoftë se trupat amerikane largohen nga Ballkani, gradualisht do të rritet prania ushtarake dhe ekonomike e Rusisë dhe Turqisë në Ballkan, secila në zonat e vjetra të influencës. Në këto kushte, do të zbehet interesi i Bashkimit Europian për ta integruar të gjithë Ballkanin në të.

Dhe Edi Rama e ka një Plan B, për një skenar të tillë…

Sapo fitoi zgjedhjet e 2013-ës (pa u betuar ende si kryeministër), Rama bëri një vizitë tejet miqësore në Turqi, ku pati një takim shumë të gjatë kokë më kokë me Erdoganin. Më pas, ai ishte i ftuar nderi në dasmën e djalit të Erdoganit dhe madje publikoi foto ku dukej se Erdogani ishte bërë “shoferi” i tij, duke e shëtitur me veturë në Stamboll.

Pas këtyre takimeve të Ramës me Erdoganin, u shtuan ndjeshëm investimet turke në Shqipëri. Stoku i investimeve direkte turke ishte 413 milionë euro në fund të vitit 2014 dhe arriti në 520 milionë euro në fund të vitit 2017. Në vitet në vazhdim, ky stok pritet të rritet me ritme eksponenciale. Aeroporti i Vlorës dhe linja ajrore kombëtare shqiptare, janë investime që priten të fillojnë së shpejti – të dyja investime turke të lidhura me një konsorcium të afërt me birin e Erdoganit. Më tej, priten investime turke në infrastrukturën rrugore dhe portuale, si dhe në sektorin energjik.

Për të ndenjur sa më gjatë në pushtet, katoliku Edi Rama mund të kthehet nga një kalorës i Perëndimit (që pretendonte të ishte kur qe në opozitë), në një kalorës të Turqisë myslimane…(AFP)

28 komente në ““Deklarata e Trumpit dhe plani B i Ramës””

  1. rudini says:

    Mos rri shume ne diell plako,freskohu me ndonje dhalle ?

    1. vk says:

      Zaloshnja ia fute pordhes. Rama ka bere shume gabime, por politiken e jashtme deri tani e ka bere me mire se te gjithe paraardhesit. Turkun po e perdor vetem per ti marre leket dhe per t’i bere presion perendimit qe ka njeqind naze. Politika e jashtme keshtu e ka, shtyj kendej e terhiq andej

  2. says:

    Politika botërore e superfuqive s’analizon në këtë mënyrë. Prezenca e trupave të huaj bëhet me dëshirë dhe asnjëherë s’kan ndikuar në kufij

  3. Ben Dibrani says:

    Dakort me “zbulimin”, por nëse koniuktura ndërkombëtare ka ndryshuar dhe Perëndimi nuk investin për t’ju përshtatur atyre koniukturave, çfarë duhet te beje “kalorësi” Rama? Dhe nëse kjo është rruga e gabuar, ai “kalorësi” tjetër imagjinar në ç’drejtim do ta mbajë kalin, ne atë orthodoks Lindor që do te na gllabërojë, apo atë perëndimor që për bythën e vet është gati të na sakrifikojë siç ka bërë gjithmonë?

    1. Horror says:

      Zaloshnja flet duke e cilesuar Ramen sulltan e jo kryeminister 4 vjecar.
      Rama sot mbreteron dhe neser mund te shkoje ne burg.
      Akuzoni Enver Hoxhen per diktator,por a me thoni ju se cfar kompetencash kishte me teper si burre shteti nga Rama?
      Dhe ai e pranonte se drejtonte nje shtet te diktatures se proletariatit,ndersa Rama krekoset se sundon ne demokracine kapitaliste.
      Ha ha ha ha ha!
      Rama paska plan B!
      Jo po plan bythe!
      Asnje plan nuk ka Rama vec te sundoje!

      1. ben says:

        vertet e ke qe ben nje pyetje idjote si puna e kasaj qe ke bere zoti “horror”.
        Cfare kishte Enveri me teper se Rama?
        Enveri te merrte jeten po ti mbushej mendja se ishe kunder tij. Rama te ha mune.
        Lerini paralelet midis Enverit dhe te tjreve qe jane ne pushtet sot ne Shqiperi, se nuk mund te hiqen vija paralelesh midis nje diktature dhe nje shteti demokratik.

  4. Tani says:

    Pse flisni budallalleqe ore gazetare. Turqia ne fund te fundit eshte anetar i NATOs dhe investimet e saj nuk jane investime te armikut. Nese asnje tjeter nuk po investon ne Shqiperi, ky vend duhetv te behet. Dhe strategjia e Edi Rames eshte perfekte. Cte keqe ka qe te ndertohet aeroporti i Vlores dhe Air Albania? Keto do ti sherbejne Shqiperise dhe shqiptareve dhe mijra turiste do te vershojne ne vendin tone dhe do te ndihmojne shqiptaret te pasurohen.

    1. Lumi qe morri vunone pse smorri dhe Qeparone says:

      Ti je idiot!

      1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

        ai se pari eshte turk dhe nese eshte edhe idiot kjo e ben dy here turk……………………..

        1. Toni says:

          Eshte turk per ty or grek i felliqur ndersa per shqiptaret eshte mik. Ti dridhu nga Erdogani ndersa ne e kemi mik. Shqiptaret e kane sunduar Turqine me 54 kryeministra dhe me pafundesi pashallaresh si me Ali Pashen e Epirit dhe Greqise, me Muhamed Ali Pashen e Egjyptit, me Familjen Gjika te Rumanise e shume te tjere. Ndersa ju greket jeni therur per kembesh nga turqitv e shqiptaret. Prandaj e kuptoj horrorin tuajn kur permendet Turqia dhe Erdogani. Ne shqiptaret po punojme me mikun tone ashtu sic ju punoni me miqte tuaj serbe, maqedonas, e bullgare. Ju mban nje frike, kthimi i pronave te vjedhura nga shqiptaret tek shqiptaret. Suniteve ju hengesh ate qe nxjerrin prapa se po bejne shtet ndersa ju keni marre borxh 1 trilion dhe i bete rrushb e kumbulla duke i vjedhur. Kenin bere vertet nje goxha shtet qe me 1 trilion borxhe keni pensione te peshtira dhe rrini qani ulur buze rrugeve se skeni cte hani. Nuk jeni te ndryshem nga ata ne Indi qe vdesin ne slumdog-set si minj. Ky eshte shteti juaj. Mbahet me paterica nga Perendimi vetem per vendndodhjen strategjike. Per me teper jeni deshtake te ndyre.

  5. sali says:

    Ik e pirdu o EDUARD

  6. Alboz934 says:

    O rrot lexoje nje here kete artikull qe ti ke shkruar vete nuk do ta kuptosh po le ma ta koptojme ne tjeret , apo te ka mbet qejfi edhe ty diku e nuk din edhe ti çfare thua o rrota analistash thirrni mendjeve tuaja .

  7. Ilo says:

    Ja fusni kot po pse ere budallenj I kemi pulitikanet tane qe Ne 30 vite nuk lane gje pa bere per te shkatrruar ushtrine e dinin qe lufte frontale nuk bejme keshtu qe shit cte mundesh mbush xhepat dhe po plasi lufta neser kembet e shpejta faqja e bardhe sic bene gjithe dinastite mbreterore te Evropes me fillimin e luftes she dyte populli te dale partizan te vritet dhe keta kthehen fitimtare me mbarimin e luftes ndersa populli nderkohe ka ikur per lesh po I plays shume Saliut Edvinit Nanos nderkohe Amerika dhe Russia Kane bere nje dore te more lekesh so rezultat i shitjes she armatimeve nderluftuese ky eshte pakti Trump-Putin bota eshte shtuar ne popullsi resorset natyrore Kane René ,industrial e armeve eshte Ne kolaps atehere nje gur dhe day zogj mjere popullsise se Europe’s se duket qe I ka ardhur radha

  8. Azio says:

    C’eshte kjo analize politike idiote nga Zaloshnja?
    Ore zotri nuk mund te besh supozime ne perparsite politike qe mund te ndodhin,per nje arsye apo tjeter.
    Ti nuk ke kuptuar akoma cfare eshte thelbi politik I nje shteti apo nje lideri partie.
    Duhet te kuptosh se cdo lone politike mbi te gjitha duhet t’i sherbeje kombit dhe jo deshirave te udheheqesve te shtetit.Politikat kane srategjine e tyre per Ti shrbyer ne radhe te pare vendit,qofsh in keto politike te brendeshme apo inernacionale.
    Por Ti je teper bylmez ne trajtimin e tyre,Prandaj shprehesh si e ema e Zeqos ne make te thanes.
    Mjere cfare mediokriteti shpalosin keta gazetare injorant.

  9. Zazaza says:

    Zaloshnja.o zaloshnja o kokerr idioti…je mundu me mbledh disa ngjarje me nxjerr nje kryeidiotizem

  10. Viro says:

    Zaloshnja, meru me statistika se deri aty shkon ti. Amerika eshte nje vend I madh e I larget qe prej saj mund te presim mbeshtetje per zhvillim, paqe e siguri, por Jo investime. Ne jemi te vgjel e me probleme dhe ketu mund te vine vetem investitore te rajonit, sic eshte turqia. Rama nuk kerkon nga turqia mbeshtetjen qe thua time, qe te zevendesoje ameriken, por investime. Turqia kurre nuk e zevendeson rolin paqerujtes te trupave Amerikane ne ballkan, kurre. Kete nuk kupton ti.

  11. Arber iliri says:

    Plani B, me I miri I mundshem per Shqiperine,Bravo Rama.Turqia me mire se muzhiket, se dyti do krijohet Shqiperia e Madhe. me Kosoven ,Maqedoni, Malin e zi dhe Presheven e mbase edhe camerine, olala.10% mundesia palufte, 90% lufte, shkon ne luften e 3 edhe Trapi do hyje me vone pasi te jete shkateruar gjithe Europa, olala, primitiviteti politikan quhet Donald Trump.

  12. katarakti says:

    Mire e ka shkruajtur kete artikull Zaloshnja. Disa qe nuk shohin me shume se maja e hundes se vet, e shajne. Pa dhene asnje kunderargument. Pune shqiposh te patru. Neqoftese Amerika terhiqet nga Ballkani, punet pper shqiptaret behen pisk. Gjysma e Kosoves mund t’i kthehet Serbise dhe nje parti e djathte ne Athine do te trazoje kufijte e jugut te Shqiperise. Por ndryshe nga Zaloshnja une nuk mendoj se Erdogani do te mbroje teresine tokesore te Kosoves dhe Shqiperise. Turqia me shume na sheh si ish koloni te sajen dhe perpiqet te ushtroje ndikim fetar, sesa na konsideron si aleat. Ndryshe puna me Serbine. Aty Turqia si dhe Kina po investojne miliarda! Edhe Gjermania qe eshte e lidhur pas gazit rus ka mundesi te mos e hape gojen. Keshtu qe ne ngelemi prape vetem fillikat si ne fillim te shekulit te kaluar. Nuk thone kot qe historia veç se perseritet. E keqja eshte se Trump-it nuk i behet vone sot as per Ballkanin dhe as per Europen. Si tha ai: Do te vritemi ne se do fillojne luften malazezet dhe shqiptaret!!!! Ditet e zeza po afrojne. Apo nuk e çuam per skrap gjithe armatimin disa dhjetra miliard dollaresh te Enver Hoxhes. Por ne fakt sot kemi si komandante te ushtrise trimen me flete dhe çupen e bukur Olta Xhaçka! Kur te vije dita ajo do te transformohet me se paku ne nje Shote dhe me se shumti ne nje Zhan d’Ark! He sa do na pelqejne ne ato kohe, qe kurre mos ardhshin, bunkeret e Enver Hoxhes. Vrima e miut 1000 grosh! Dhe e meritojme. Se i lame te na vjedhin, grabisin, shkaterrojne pasurite tona. Se ishin kamuniste! Kur te vije ajo kohe Zeni, me Argiten, Arminen dhe kompani do ta shohin luften nga ndonje ishull egzotik. Po pse do te kete lufte thua ti?! Mos e fol ate llaf. Te na vije te na pushtoje kush te doje. Me keq se ç’jemi nuk do behet. Se mos u çmenden shqiptaret sot te marrin malin, siç bene paraardhesit e tyre para 70 vjetesh! Po diskot dhe bingot mos do i lekemi ne doren e fatit?! Mos e dhente Zoti.

  13. enter"" says:

    Afrimi me Turqine I Rames eshte thjesht nje plan per ti terhequr syrin Europes qe te beje me shume per Shqiperine duke e pranuar ne BE. Edhe pse per mua BE eshte nje farse totale dhe qe nuk ka asnje vlere.

    Amerika nuk heq dore nga Ballkani. Invesoi shume ne luften e Kosoves dhe te Bosnjes dhe nuk terhiqet sepse ka interesa te medha akoma per trafik armesh e droge.

  14. Beno says:

    Si mendon o zoti Zaoshnja, qe Amerika do te hedhe poshte strategjine per rajonin e ballkanit kur nderkohe ka bere gjithe ato shpenzime ushtarake qe nga koha e luftes se ftohte deri tek lufta e Kosoves ?
    apo se doli Putini e Erdoani dhe do ndryshoje politika e Amerikes? apo besoni se doli nje president amerikan dhe do shkateroje strategjine e
    amerikes?
    Je ne metro apo jo ? zaloshnje po ja fut kot,ke jetuar ca vite ne amerike e te duket se i di te gjitha, rri e merru me ato numrat mblidhi e pjestoji sa here te duash e si te duash, mos u merr me analiza politike se nuk merr vesh.
    USA ka ne ballkan interesa dhe tani eshte shume prezent aty.Amerika nuk ben politike per 4 apo 5 vjet por per dhjetra vjet!
    Sa per informacion:
    Shpenzimet ushtarake ne miliarden dollar ne vit:
    1. USA 610 miliarden $/vit
    2. Kina 228
    3. Arabia Saudite 69,4
    4. Rusia 66,4
    ……
    …..
    …..
    15. Turqia 18,2

    E kupton o zaloshnja se me ke ke te besh ( 610 Miliarden ne vit), megjithese sikur merresh me numra me sa duket nuk e ke konceptin e miliardit!
    e politiken e ben ai qe eshet me i forti e me i forti eshte ai qe ka gaveten me te madhe dmth ai qe shpenzon 610 miliard Dollar ne vit.
    Miqesisht Zaloshnja merru me kopeshtari.

  15. ME EMER says:

    OR EDUSH ZALUSHI , NUK I KUPTOJ KETO SHKRIMET E TUA , KARRAKTERISTIKE PER ATA QE NDOTIN PANTALLONAT ..! SHQIPTARET KURRE NUK KANE LEPIRE B… TE HUAJVE …! JU TE ZALOSHNJAJVE DUHET TA DINI MIRE HISTORINE ..! TJETER GJE ESHTE BASHKEPUNIMI EKONOMIK , FQINJESIA E MIRE ETJ ..! TE ME FALESH , POR NUK E KAM ME KUPTIM TE KEQ ..!

  16. Plaku Xhuxhumaku says:

    Me fal or taj, po ne Ballkan nuk ka kembe ushtari amerikan, madje ka kohe qe nuk ka.

  17. ta says:

    meru me numra dhe nxire PD me me shume ndjekes.

  18. amerikani says:

    Sec me duket kot fare ky zaloshnja po kot fare ama

  19. Jimi says:

    Z. Zaloshja! “Plani B” i Rames qe ju parashtroni dhe sipas kronologjise se veprimeve te dyaneshme te te dyja paleve mund te jete i zbatushem ne nje teren te tille te hamendesuar. Nuk kam ndonje preference te vecante per kete “partner strategjik”, por duke ju referuar nje situate te tille sic edhe ti hamendeson, mendoj se kjo aleance me kete partner mbase nuk do te ishte fort e deshirushme, por perballe nje gllaberimi te mundshem nga vendet fqinje, do te ishte e domosdoshme !

  20. muhamet qeflliu says:

    kalores (ne kuptimin e fisnikut te grades 1, dmth lord anglisht) eshte spahi
    dmth edvini i papes se romes dhe cifutit te budapestit (sorrosit) eshte spahi i erdoganit

  21. Anonimi says:

    Vertet mendon se gjeopolitika e Shqiperise eshte ne duart e Rames, Bashes, Metes? Naive me duket
    Anonimi

  22. Ervin says:

    Plani B eshte plan antikombetar, anti shqiptar.Me kete plan do te thote qe Shqiperia te kthehet nen poshtimin osman te Erdoganit,shkaterrimtarit te Turqise se Ataturkut.
    Shqiperia ka vetm njer rruge Europen , kush shkruan dhe flet ndryshe eshte anti shqiptar.
    Ervini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje