"Rama dëshiron qeveri të përbashkët me Bashën, por s'do t’i lejojnë. Tremben nga reforma në drejtësi. Pse sekuestrimi i pasurive të Llallës s'është rastësi"

23 Korrik 2018, 22:40Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Një seancë parlamentare qesharake u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita nuk pranoi të votonte ligjet që vijojnë Reformën në Drejtësi.

Nga të gjitha sjelljet u kuptua që edhe Rama e kishte këtë dëshirë. Ai ka kohë që pret një qeveri të përbashkët me Partinë Demokratike, sepse, i trembur siç është nga Reforma në Drejtës, po kërkon me çdo kusht bllokimin e saj.

Por nuk kupton, sepse për këtë çështje nuk pyet dot ekspertët.

Por, a mund të bëhet dot një qeveri e përbashkët mes krerëve të korruptuar të demokratëve dhe të socialistëve?

Përgjigjia e kësaj pyetje del me një pyetje: po amerikanët e pranojnë një qeveri të përbashkët PS PD?

Në asnjë mënyrë.

Po si mund të shkojnë punët këtej e më pas, nëse Rama e përdor këtë si alibi për të votuar ligjet e Reformës?

Asnjë alibi i nuk mund të ketë për amerikanët. Ata i kanë në dorë të gjithë liderët e korruptuar të këtyre birbove që po kërkojnë të tallen me të ardhmen e shqiptarëve, duke sjellë në politikën e qeverisjes një qeveri të përbashkët, që pastaj të luajë Rama me pretekstin që nuk binden demokratët, ose të krijojë destabilitet shoqëror në Shqipëri.

Po a mund ta lejojnë amerikanët këtë?

Në fakt tani shqiptarët janë sërish në pozicionin e kohës së Çadrës. Atëherë duhet sërish një zgjidhje amerikane si ajo e Çadrës. Zgjidhja e Çadrës erdhi me anë të forcës së politikës amerikane. E pra, pyetja sot është pikërisht kjo: a do të vendosë sërish forcën politika amerikane dhe të imponohet kundrejt Metës së pari e Berishës më pas, duke iu vënë përpara faktet që iu rëndojnë?

Sigurusht që po. Kjo do të jetë rruga, dhe shenjat janë që këtë herë do ta bëjnë vetëm me Metën. Prandaj këto ditë sigurusht që kjo çështje do të zgjidhet, sepse tanimë provat dhe faktet e mbledha kundër liderëve të korrupsionit shqiptar, janë edhe më të rënda se një vit më parë.

Në fund të fundit, politika është forcë, dhe forcën e politikës së sotme në lidhje me ecurinë demokratike dhe vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, e ka politika amerikane dhe jo korriosioni kryeministror shqiptar.

Pse, si mendoni ju, sekuestrimi i pronave të hajdutit Llalla pikërisht sot, është një rastësi.

Jo, kjo është shprehje direkte e forcës. Por, kundrejt të tremburve të mëdhenj të Shqipërisë, mund të ketë edhe një sulm të tillë direkt. Kjo nuk përjashtohet si zgjidhje.

23 komente në ““Rama dëshiron qeveri të përbashkët me Bashën, por s’do t’i lejojnë. Tremben nga reforma në drejtësi. Pse sekuestrimi i pasurive të Llallës s’është rastësi””

    1. Toni says:

      Futja pordhes Taku se ato te kane mbetur tani ne moshen qe ke. Me Aleancen Demokratike deshtove, me PD deshtove, me Partine tende te ligjit e drejtesise (ska rendesi emri) deshtove. Gjate komunizmit deshtove bashke me babane dhe perfunduat ne burg. Te gjitha te keqijat ne jete i ke patur nga goja e madhe dhe idiotlleqet qe thua. Je nje mendjemadh dhe arrogant i pandreqshem dhe patetik. Vetem atehere kur ta leshe egon menjane dhe te respektosh te drejten dhe te miren do te ndryshoje jeta perndryshe asnjeri nuk ka me nevoje per komentet e tua gjoja ‘profetike’. Nuk ka asgje te re ne profecite qe ben. Te gjithe e dime shume mire se kush eshte Rama e kush jane esadistet qe ti po perpiqesh ti futesh ne nje qeveri me Ramen. Nese Rama krijoj nje qeveri me Bashen para zgjedhjeve kjo ishte zgjidhja me e mire per momentin. Rama i tregoj Lulzim genjeshtarit qe rrenat e tua me manipulimin e zgjedhjeve nuk shkojne. Po te jap Ministrine e Brendeshme dhe te Financave te kontrollosh te gjithe procesin zgjedhor dhe financiar plus disa ministri te tjera. Dhe ne fund e mundi duke i marre shumicen votuese. Levizje shume e mencur e Edi Rames. Bashen e mundi ne shah dhe e kapi mat. Tani ti dhe Basha hani mut sepse Edi Rama po ben reformen me te madhe ne vend. Po ashtu po nderton shtet qe asnje ne 28 vjet nuk e beri. Zgjidhja me e mire per vazhdimine reformes eshte ndryshimi i ligjit nga mazhoranca. Ajo i ka votat te sjelle nje ligj per miratim ne Parlament me 2/3-tat, pra 66% te votave per te miratuar ligjin e nevojshem. Pse jo? Votat i ka dhe mund te beje si te kerkojne votuesit shumice qe i votuan. Ne duam reforme dhe ajo duhet te behet sa me shpejt. Nese esadistet e hajdut et duan ta deshtojne atehere ndrysho ligjin. Te ndryshosh dhe votosh nje ligj me deshiren e shumices eshte brenda ligjit dhe Kushtetutes. Ciao Taku! Profecia jote bie dhe behet shkrumb!

    2. Epiriiiii says:

      Zt Ngjela, nuk eshte Faji i Rames apo Berishes edhe nese i hoqen keta ata qe do pasojne i te njejtit Nivel do jene. Ky eshte Niveli i popullit Shqiptar nga 1470 e sot. Ti e kupton mir kete Nivel se ke qene qe heret pjes e ketij Sistemi. Tung zt Ngjela

  1. ilir says:

    BRAVO,,AVOKAT KY ESHTE NJE SHKRIM BRILANT,,,KORRUPSIONI SHQIPTAR I KA DITET E NUMERUARA..

  2. Hosteni says:

    Priten komente nga “komentuesit e bodrumit te kryeministrise ” o burra ( me emra grash) suluni te shani Ngjelen.

  3. artan says:

    Mire e ke avokat, por kur thua se Rama po pengon reformen ne drejtesi, kjo do te thote se ke ikur per lesh.

  4. HQ-18 says:

    Nuk na the ndonjë gjë të re more Ngjelë..
    E mban veten dhe për analist.
    Dihet që parlamentarët e Shqipërisë janë kanceri i këtij populli.
    Arsyeja pse jemi kaq mbrapa dhe njerëzit nuk kanë bukë të hanë është se këta maskarenjë në bashkëpunim me ‘drejtësinë’ dhe mafien shqipëtare kanë përvetësuar pjesën më të madhe të këtij vendi.
    Tani si thua ti.??
    A e duan njerëz të tillë reformën në drejtësi??
    A mund ta shkatërrojnë ata mbrojtjen e tyre ligjore që kanë krijuar ndërkohë që drejtësia është e kapur prej tyre??
    Përgjigja është jo.
    Edhe kur të fillojë sadopak drejtësia këta maskarenjë do ndërsejnë ‘armën’ tjetër të tyre, mafien që të terrorizojnë njerëzit.
    Tung,

  5. Mersin says:

    Rama e do nje qeveri te perbashket por se le amerika. Hajde avokat hajde. Ku ishe? – kerkund.

  6. Gri says:

    Ke te drejte avokat. Llalla i ngjan nje peshku te madh i nxjerre ne zalle ose breg! Ne perpelitje!

  7. MONDI says:

    Po cfar ta shajme Ngjelen, po Ngjela eshte i Pjerdhur ore nuk e kupton ?
    Edi eshte ai qe po evendos ne binare drejtesine me reformen zgjedhore . Kjo qe beri Edi do te ngeli ne historine e shtetit Shqiptar .
    Por Ngjela eshte pak i pjerdhur nga trute dhe vapa ben punen e saj tani eshte bere gjysma gjel.

    1. vaso says:

      C’fare po ben EDI?Te garanton ai se me zevendesimin e ketyre qe jane tani,nuk do kete korrupsion?

  8. lexuesi says:

    Se ju te bodrumit te Saliut me Taken e cmendur per nje post ministri keni filluar e nuk dihet se ku do mbaroni.

    1. Hosteni says:

      Une i bodrumit te Saliut or zoteri lexuesi, kam 25 vjet qe jam larguar dhe asnjehere nuk kam votuar as Sali dhe as Rame. Kam te drejte te zezes t’i them e zeze dhe te bardhes, e bardhe.

  9. Dibrani i vertete says:

    Ti morte Take, je njesoj si te gjithe, mos harrò qe dikur ke qene nen sqetullen e kryetradhetarit Sali Qeni, per vite te tera ke dhene voten ne parlament per shkaterrimin dhe varferimin e shqiptareve, ndersa sot na hiqesh sikur je i kulluar. Edhe ti je nje bajge e ndyre, prandaj edhe ti do japesh llogari.

  10. Plaku i mocem says:

    Une nuk kam asnje ineters personal me asnjeren pale,nuk kam patur besim se reformen ne drejtesi do ta ndermrrnin dhe do ta realizonin palet politike ne vend.E kam dite qe ato do ta vertisnin problemin deri ne bllokim.Palet politike jane pergjegjese per ate batak ku ka rene drejtesia,.Rethi zullumeve midis politikes,dhe nepremjet saj brenda sistemit te drejtesise u shtua kaq shume sa krijoji kete situate ,prandaj dhe nderkombetaret nderhyne me force per reformen ne drejtesi.Tani te vijme tek z.Ngjela.Cfare nuk thone per ate neper komente.Tani kuptohet,te gjitha zerat kunder Ngjeles jane te orkestruara nga palet politike.Ngjela si njohes edhe i sitemit te drejtesise edhe i politikes i ka tmerruar te dy palet.Deklaratat e Ngjeles jane zeri i qytetareve shqiptare,prandaj ato kane terhequr vemendjen e nderkombetareve.Kur te gjithe shqiptaret e lodhur gati i hodhen armet ishte Ngjela si nje ze ne shkretetire qe mundohej te mbante me shprese se e keqja ne Shqiperi e ka nje fund dhe shkon drejt zgjidhjes,ishte Ngjela qe u thoshte qytetareve shqiptare qe te mos dorzoheshin. Ishte Ngjela qe kur te gjithe thane se Llalla lumin kaq shpejt,ishte Ngjela qe tha “prisni,loja s’ka mbaruar,ajo sa ka filluar”.Dhe tani eshte Ngjela qe po i del perpara nje mega korrupsioni ose sic po flitet per nje qecveri PS dhe PD.Asnjera pale,as PD dhe as LSI nuk e duan reformen ne drejtesi,por askush nuk e mendonte se kete reforme nuk e do as Edi Rama .Ishte Ngjela qe sot u hapi syte shqiptareve,dhe eshte ai i pari qe po e kupton kete loje te Rames.Ne se Rama me gjithe timonin shkon e falet tek PD apo LSI per pazare,e ka gabim.Qytetaret shqiptare presin qe palet politike keshtu sic jane te votojne ligjet,po po, keshtu sic jane ne pushtet dhe opozite te votojne ligjet per ta cuar reformen ne drejtesi deri ne fund.Cdo dredhi tjeter qe vjen nga opozita apo kjo e dredhija e Rames per qeveri te perbashket vetem sa e ndotin procesin e reformes ne drejtesi.A do ta lejojne nderkombtaret kete hile te politikes shqiptare?Ngjela thote jo,dhe une i besoj atij dhe i them thjesht.Faleminderit z.Ngjela.Qendro me qytetaret!

    1. Gezim says:

      Gjoja qeveri PS-PD jane brockulla te shperndara nga keta fake analistet per te ngjallur dyshim dhe urrejtje tek Edi Rama. z. Ngjala ja fut pordhes kot sa per te hedhur dyshime mbi Ramen. E urren Ramen sepse nuk i ka ofruar asnje post. Nuk ja fal z. Ngjala ketij te riut Edi Rama. Ngjala kur ishte ne burg ka ngritur endrra per krijim qeverish dhe per rolin e tijn si kryeminister i ardhshem i vendit. Per fat te keq te tija, te gjitha ato endra burgaxhinjsh qe te behen Presidente e Kryeminsitra u bene hi. Takut nuk i ka mbetur gje tjeter vetem te lehe si qen sepse i ka humbur te gjitha. Taku tani eshte mbi 70 vjec dhe pleqeria dhe ateroskleroza i ka ngrene nervat dhe trurin. Plus burgu qe ka bere te veten dhe e ka lene budalla. Arrogant dhe i pacipe, si gjithmone. Vazhdo me perralla se nuk te beson njeri, te pakten per Edi Ramen. E kemi votuar dhe do te vazhdojme ta votojme derisa Shqiperia te behet ne ate pike qe nuk mund ta zhbeje dot me njeri. Deri atehere, TUNG, z. avokat i deshtuar dhe politikan i deshtuar Ngjala.

  11. rexha 10 says:

    KUJTONI VETEM PERGJIGJEN E RAMES ,PER ILIRIN PRESIDENTE .MOSE SHKONI ME LARGE.
    AVOKATI KA SHUME TE DREJTE.ESHTE SHUME E QARTE QE NUKE E DUAN NJERI _TJETRIN ,POR SHKOJNE DAKORTE PER TA PLEQERUAR ,SE CILIN DO TE BEJNE KURBAN. PO TE BEHEJ REFORME SI DUHET NE DREJTESI ,PARA VETINGUT I PARI DO TE ISHTE
    1 ishe kryeministri.
    2 presidenti aktual
    3 prokurori i pergjithshem
    4 kryeministri aktual.
    fjala e kryeministrit ,nuke keni pare gje akoma ,ngeli ne tefter A MUNDET TE PERGJIGJET NJERI PSE??????????????????

  12. Alboz934 says:

    Na çmende me ate amerikanin . Ketu ka qene amerikani dhe benen 97 ten ketu ka qene amerikani dhe benen 14 shtatorin ketu ka qene amerikani dhe benen Gerdecin ketu ka qene amerikani dhe benen 21 janarin ketu ka qene amerikani dhe vodhen dogjen shkatrruan Shqiperine . Pra si konkluzion o Taku i kane bere bashke me ate Ameriken tende te dashtun . Nje sqarim per ate qe thu qe do qeverisin bashke me P .D ne . Kete e ghua ti dhe disa medja halesh se Rama i ka votat dhe nuk ka nevoj me qeveris me ata kriminela dhe ne zgjedhjet tjera i shtohen edhe 17% e çfare i duhen ata atehere ? Mos more mos genjeni popullin kot ose me sakte mos e nervoxoni popullin e ndershem se po u zemru shperthen e te merf para ty medjat e kazaneve P .D ne dhe L .S .I ne .

  13. LORA says:

    Tak-vuvuzela e cakordume,,,,je tuj u permbyt ne helmin tat,,,,
    pa shprese helmimi te shoqerise.
    Shoqeria shqiptare ne shumice e ka bere zgjedhjen e saj te qarte dhe te patjetersueshme ,
    me vullnetin e vet te shenjetruar me 25 qershor 2017.

  14. Jimi says:

    Je i vonuar more malukat!

  15. Lennard says:

    Komentuesi TONI e mbron me patetizem Z.Rama.Ne fakt ka dallim te madh midis Rames nga njera ane dhe Sali Gerdecit,Like Floririt dhe Lul-hajdutit nga ana tjeter. Po nje gje dihet qe te gjithe kane vjedhur dhe tashti jane vene ne Siklet se DAJ SAMI ,qe vigjelon per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve do tu presi kokat dhe krahet sipas Bemave.Z.Ngjela gjithmone me ka pelqyer ne analizat e tija .Po dhe UNE nuk kam qene dakord qe te njehsohet Rama me perbindshat e Korrupsionit si Meta ,Berisha dhe Lapangjozet e tjere. Po ama dhe Shpura e Tij nuk ka dale pa gje nga kjo Zullumhane.I kam bere thirje Z.Rama ,duke mbeshtetur dhe Gazetarin e shquar Bedri Islami ,qe te filloje nje Veting ,duke filluar me veten e tij dhe njerzit qe ka rrotull vetes.Te kontrolloje njerzit e afert te tij ,me pasurite qe kane vene ,me ec e jaket Jashte shtetit ,per pushime apo per qejfe.Ne kete menyre do te behet me i besueshem per popullin.Politika Ekonomike e Rames le per te deshiruar.Lulzimi i Koncesioneve ka pasuruar Oligarket shqiptare dhe te huaj,duke varferuar ne kulm popullin.Perse nuk zhvillohet Industria e lehte,Perunimi i prodhimeve ,bujqesore, rregullimi i import-Eksportit -ne favor te eksportit.Krijimi real i vendeve te punes duke ngritur fabrika sikurse i kemi patur.ma para. e te tjera e te tjera.
    VETINGU te vazhdoje ma FORT -Marte me vete te gjithe te ligjte. ,bile dhe tarafin e Rames nese e ka bere HAK

  16. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Lesh Harapi kjo pune o Avokat, me duket se po vjen dita qametit. S’po morim vesh kush rre dhe kush mashtron ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje