"Nanë, un nuk i tradhtova shokët!", zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori

24 Korrik 2018, 16:25Politika TEMA

Letra e nxjerrë fshehurazi nga burgu me 2 korrik 1979, ku Arbnori shpjegon  gjithë rrethanat e arrestimit, dëshmitarëve të rremë dhe presioneve për ta detyruar të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit

Në morinë e letrave të shkëmbyera me familjen, gjatë viteve të burgut, Pjetër Arbnori ka lënë edhe këtë letër, dërguar fshehurazi nga burgu nënës së tij me 2 korrik 1979,  ku flet për dënimin e tij të dytë.

Me dhimbje ai i jep nënës këtë lajm dhe i shpjegon gjithë rrethanat e arrestimit dëshmitarëve të rremë dhe presioneve për ta detyruar të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit.

Por pas 18 vitesh burg Arbnori, kishte zgjedhur izolimin, nuk ishte dorëzuar. “Kështu nanë, mbas 18 vjetëve burgu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi”, i shkruan ai nënës në këtë letër.

Burrel 2.7.1979

E dashuna Nanë,

Kuptohet që s’munde me ja shkrue qartë në letër çështjen e dënimit  tim të dytë. Sot po kam rastin të nxjerr fshehtas këtë pusullë. Kishte vite që më silleshin rrotull për të më dënue. 

Çështja ishte e qartë: ose duhej të prishja karakterin tim dhe t’u baja keq shokëve të mi ose të shtoja vitet e mia të burgut dhe të rrija edhe ma gjatë larg teje, motrave e të gjithë të dashunve të mi. Zgjodha rrugën e dytë, ma e dhimshme, por e ndershme që edhe ti do të ma këshilloje patjetër.

Më arrestuan me dëshmitarë të rremë: Jorgo Zengo, imoral, spiun, shqiptar nga Dardha që e quan veten grek; Muharrem Koliqi, kosovar që çon në qiell Serbinë, Bako Çuliqi, ish oficer sigurimi, kriminel ordiner që ka ba kërdinë ndër të burgosur kur ishte përgjegjës kampi, dhe nji magjyp nga Tetova Bajram Tahiti me katër emna e katër mbiemra që propagandonte se Maqedonia arrin deri në Elbasan.

Akuzat ishin qesharake. Ky i fundit tha për shembull se unë isha gëzuar kur Kina sulmoi Vietnamin, gjë për të cilën unë s’kisha fare dijeni sepse nga janari 1979 deri në qershor gjindesha i izoluar në hetuesi, pa gazet, pa lajme, kurse Bajrami thoshte se bisedën e paskam ba në dhomën e burgut, mes shokësh, në mars apo në prill 1979. Meqë gjyqi ishte qesharak u bë në zyrën e vogël të kryetarit të gjykatës, njëfarë Sotiraqi.

Ekspert për shkrimet e mia dhe romanin tim “Shtëpia e mbetur përgjysmë” doli një farë gazetari në emrin Sofokli Afezolli i cili tha se Pjetër Arbnorit i duhet prerë dora sepse ka shkruar në burgun e Burrelit me qëllim që t’i botojë librat në Perëndim dhe të diskreditojë pushtetin popullor dhe komunizmin.

Kështu nanë, mbas 18 vjetëve burgu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi.

Përqafime motrave

Florën e puth

Jueji Pjetri

Burimi: Arkivi i familjes së Pjetër Arbnorit /Kujto.al/

41 komente në ““Nanë, un nuk i tradhtova shokët!”, zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori”

  1. nje nip i herojve says:

    Dikush po mundohet me la mu*** me shu*re! Shoket qe nuk tradhtove i jane shkrij edhe kocat!

    1. Flm says:

      Niveli i ulet i llogjikes dhe i ligesis, qe verehen ne komente tregon sa te pa bese dhe sa te pa shpirt jemi shumica e Shqiptareve.
      ####
      A eshte e mundur te kritikohet nje njeri qe ka bere 28 vite burg, ku gjithe rinia i kaloj ne nje biruc ???
      Vetem e vetem qe ka bere 28 vite burg (qe ishte e pa mundur te spiunonte dhe te lirohej pas 28 viteve), por edhe spiun te ishte Ai ngelet nje Hero.
      ####
      Respekte pa fund figure se Pjeter Arbnorin ai ngelet i nderuar, pa c’ka qe baba i vet ishte kopil Arnauti qe i sherbeu Italis si oficer ne sulmin e pa bese kundra Greqis ne 1940-en.

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        Mor maskara… Sulmi u be nga Italia pushtuese.. MIRE MORE po me ITALINE GJERMANINE JAPONINE a kka kush ‘gjendje lufte’??????? Po ju grekerzijte… Po na plasi bitha per ……. Bota e civilizuar edhe ju i dini mire Kufijte Selanik Janine Arte Preveze,……… Koha do e provoje!

        1. Flm says:

          U sulmua nga Italia dhe nga 6 batalione te organizuara Arnautesh (lexo “lufta Italo-Greke” Alfred Moisiu Telegraf), babai i te cilit S.Moisiu ishte Oficer ne sulm ndaj Greqis.
          Ne sulmin e pa bese ndaj Greqis llogarisni dhe disa mijra Cam qe sabotonin brenda kufirit Grek.
          ####
          Sa per gjendje lufte …. po te pyes, a ka Gjerman, Japonez, Italian qe ka kaq urejtje ndaj Greqis 70 vite me vone, sa kane Turk-Arnautat e Shqiperis ???? No no no…
          Kete e di mire Greku prandaj ju ve kufirin tek thana.

          1. Me thene te drejten says:

            Lufta Italo – Greke
            Sa per Luften Italo-greke trupeshket grekomane duhet te mesojne te gjithe historine dhe jo vetem pjesen e fillimit! Eshte e vertete qe fashistet italiane e moren lehte pushtimin e Greqise dhe rezistenca greke ishte e forte dhe e lavderueshme. Gjithashtu fashistet italiane u sabotuan padyshueshmerisht nga popullsia shqiptare e zonave kufitare dhe faktet e dokumentat jane te padiskutueshme. Jo vetem popullsia e thjeshte e zonave, por edhe opinioni publik e kuptoi shpejt propaganden fashiste dhe u terhoq shpejt. Edhe dy batalionet shqiptare qe u mobilizuan me propagande gjoja nacionaliste (batalioni Tomorri dhe batalioni Cameria) dezertuan shpejt dhe nuk i mbeshteten forcat fashiste. Ne fakt vetem nje beteje me forcat greke zhvilloi batalioni Tomorri ne zonen e Korces, ne te famshmen beteja e Qafes Ivan! Ishte nje beteje shkaterrimtare per forcat greke, me qindra te vrare. Ata e kuptuan se po luftonin kunder shqiptareve, sepse kishte nje fakt shume interesant. Shumica e te vrareve greke kishin nga vetem nje plumb ne koke ose ne gjoks, tregues ky i qarte per oficeret greke, qe njihnin kondicionet luftarake te ushtrive, se perballe nuk kishin italiane por shqiptare. Beteja e Qafes Ivan konsiderohet si nje humbje dhe fatkeqesi e madhe per ushtrine dhe historiografine ushtarake ne Greqi! Komandant i batalionit Tomorri ishte ushtaraku shqiptar, orthodhoksi Spiro Moisiu! Shume shpejt sic thashe, batalionet shqiptare dezertuan sepse e kuptuan se kjo nuk ishte lufta e shqiptareve dhe ushtaraku Spiro Moisiu u denua me vdekje nga fashistet italiane! Spiro Moisiu shume shpejt u lidh me forcat e rezistences partizane shqiptare dhe ishte pikerisht ai, qe ne korrik 1943 u zgjodh Komandant i Pergjithshem i Ushtrise NacionalClirimtare Shqiptare (ku Enver Hosha ishte Komandant Politik i saj). Spiro Moisiu – Hero i Popullit, eshte babai i ish presidentit Alfred Moisiut (edhe ky ushtarak karriere ne kohen e Enverit). Qe ta vazhdojme historine, forcat greke jo vetem rezistuan fillimisht, por vazhduan edhe kundermesymjen ndaj ushtrise italiane dhe arriten te futeshin edhe shume ne brendesi te territorit shqiptar! Deri ketu e dine historine grekomanet e mesiperm, pastaj vazhdimin nuk e dine (ose nuk e thone). Erdhi nje moment qe edhe forcat italiane nisen kundermesymjen e tyre (thuhet me siguri 99% se vete Musolini ka ardhur ne front ne kufirin shqiptaro-grek). Kundermesymja italiane perfundoi me disfaten e plote te ushtrise greke dhe gjithe Epiri i Jugut ra nen pushtimin italian. Ata qe guxojne dhe e permendin vazhdimin e luftes italo-greke, thone se kjo disfate erdhi si pasoje e sulmit paralel gjerman kunder Greqise, qe nisi nga kufiri me Jugosllavine dhe mbaroi ne Athine! Ne fakt me gjermanet greket nuk luftuan fare, thjesht dorezuan armet dhe pozicionet dhe pushtimi gjerman ishte thjesht nje marshim verilindje-jugperendim! Me italianet luftuan, rezistuan por si perfundim u terhoqen dhe pesuan disfate dhe kjo nuk ka dyshim nga pikepamja historike! Pra historia thuhet e plote dhe jo ajo qe me pelqen e them, ndersa pjesa tjeter nuk me kujtohet !!!

            1. Flm says:

              Blla blla blla…. Karlleqe Arnautash, qe mbulojn mutin me shure.
              Une te sjell adresa dhe fakte per 6 batalio, ti me thua peralla per 2.

              1. e c'na gjeti says:

                Lexo ndonje liber o DEBIL i lindur!

              2. Me thene te drejten says:

                Flm Pisoglendi, mjaft u lodhe te gjesh gjilperen ne kashte o zvarranik. Ne ate kohe e gjithe Ushtria e mbetur shqiptare (nga koha e Zogut) perbehej nga 6 batalione. Nga keto vetem 2 batalione, te nderfutura ne divizionet italiane, u derguan ne front. QARTE?
                (meqe e paske lexuar ate shkrimin e Alfred Moisiut, do besh mire te dalesh para pasqyres dhe te peshtysh ate qe sheh perballe)

      2. U dhime duke qesh says:

        Kujt i plas trapi per Greqine!

  2. taku says:

    Pordhe me rigon
    Po dalin mbas 100 vjetesh ,a thua se jen ne epoken e gurit,,,,,
    Keta tipa mbanin pushtetin ne kembe duke.spiunuar njeri-‘tjetrin
    Pune pjeprash,,,,,

  3. Gjuadol -Shkoder says:

    Herojve te vertete i jane tretur edhe kocat kurse ktij “heroit” i kan ba edhe bust. Muti nuk lahet me shurre

    1. LORA says:

      EKZAKT,Gjuadol-Shkoder.

  4. says:

    Gjithë ditën pastronte kovat e fekales dhe gjithë natën u thyente topet shokëve

  5. kazani mediatik says:

    Ne ate kohe, baballaret e atyre qe perfaqesojne sot “Rilindjen” ne Parlament, percellonin pellembet e fryra nga duartrokitjet per Enver Hoxhen dhe shkruanin artikuj neper gazeta ku tregonin se “Drejtesia proletare, ishte e vetmja Drejtesi e vertete.” Sa per Gramoz Ruçin, nje gtjezter Kryetar Parlamenti, ai sapo kishte nisur te ngjiste shkallet e karrieres partiake.

    1. ehhh says:

      Sot e ka kuptuar i gjithe populli se vertet : DREJTESIA PROLETARE ESHTE E VETMJA DREJTESI E VERTETE!

  6. DINGO says:

    A ka Shqiptar qe beson se pas 28 vitesh Brenda ne ate kohe ….mos te ishte Spiun i Sigurimit Pjeprii Rritur ne hije ne qafe te Barit.
    Te gjithe Katoliket qe nga at pllumi deri tek pjepri ishin fuksa me Dipllome,biles mbanin celesat e bibliotekes M-L te burgut …
    Pordhe me rrigon,Sali qeni i UDBse morri shume fuksa ne Gjoja PDne e Ramiz qenit.Shqiptareve ju prishen Enderrat dhe ju vodhen te ardhmen,..sot ka nje bllok te rri me kodoshat dhe fuksat e PPSHse.Hani Bar dhe besoni Historite e ketij dhe te Heroit te dhierokracise Azem perdhunuesi i grave .Jane kelysha te kuq pa dallim ..varja do ishte asgje per ta.

    1. i merzituri says:

      Po te ishin vertet te kuq,sot Shqiperia do te lulezonte. Se ata te kuqte i pastruan mire keta halet.Por keta jane mut i kuq, prandaj pislleku ka marre dhene ?

  7. Paqesori says:

    Nese nuk mundeni te flisni me respekt per te vdekurin, mbylleni gojen.
    Nese jeni trima, folni per herojte e kohes l lerinni te qete te pajetet !

    1. eh, ç'me gjeti! says:

      o Paqesor! Po pse na gacmojne atje ku na dhemb, ata shkruajne letra sot e i nxjerrin sikur i kane shkruar dje apo luftuan perkrah Hitlerit dhe ne duhet te mos i zeme ne goje! Po keta jane bere qe edhe atje ku jane te mos i lesh rehat, jo me keta ketu me Butke e Bythqir Meta, me falni Beqir Meta, apo ne skuader eshte futur dhe Bujar Mehmet Nishani, pa lere Sali kermen e te tjere. Jane dhe ngelen armiq te betuar deri ne vdekje te shumices se shqiptareve. Ti thua qe nese nuk mundeni te flisni me respekt per te vdekurin, mbylleni gojen ! Po a mund te mbyllet nje goje ne liri te plot? Ndryshe do te ishte diktature. Mos gabo heren tjeter.

  8. Sherif says:

    Ju qe shani dhe nuk besoni Pjeter Arbnorin, ju vrafte Zoti dhe qofshi mallkuar prej tij
    Bashkevuajtsi

    1. Albani says:

      Sherif,
      Po ti vesh re se si komentojne me siper (pervec 2-3 vetave) kupton qe ke te besh me 8-9 vjecare,nuk jane te tille,JANE LLUMI I SHOQERISE,dhe AJKA E INJORANCES.
      Per keta jane xhelatet te vuajturit.
      Lavdi kujtimit te “Mandeles” Shqipetare,PJETER ARBNORI.
      Jam kurioz ta dij,a e gjeti gjalle NANEN kur doli nga burgu?

      1. eeeeej says:

        Mandela u fut ne burg per IDEAL, ky qelbesira u fut si imoral!
        Lavdi Pjeter Tomes, birit te oficerit fashist Filip Toma, qe u vra ne atentat nga Josif Pashko (babai i Gramoz Pashkos) ? ? ?

  9. ELIOT says:

    ME VJEN KEQ PER KETE TRIMIN ..NJERI I MIRE DHE SI GJITHMONE FSHATARET KOMUNISTA JA PRISHNIN JETEN SHUME FAMILJEVE ….. TURP TE KENI JU ZGJEBSA SPIUNA … BOLSHEVIKE DE MERDES ….MUA MA FUTEN DAJEN NE BURG 10 VJET ME DESHMIMTARE COBANE ..TE RREME . SI GESTAPOJA QE I SAJONTE PERRALLAT PER TE PUSHKTUAR POPULLIN…PJETER ARBNORI . .ISHTE NJERI I MREKULLUESHEM …FAMILJA TE JETE KRENARE ME KET TRIM DHE LETRA TREGON REALITETIN ..DUAN APO JO DISA KRIMBA TE KOMUNIZMIT ……MERCI …LETER E PIKELLUESHME .. TANI POPULLI NUK KA ME FRIKE NGA PUSHTAT KOMUNISTA NGA FASHISTAT E PISET ..E NIPI I HERONJVE …. I SPIUNEVE DO TE THUAH .. SE HEROJTE E VERTETE I BRNEGOSI ENVERI .. MERCI

    1. e c'na gjeti says:

      Katnaro, mbaro shkollen fillore qe te mesosh te shkruash, se nuk ti lexo kush pacavuret qe shkruan o derdimen. Sa fillon fjaline e pare, pastaj ehaaaaaaaaaaaaa varja ktij trapit ?

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    Une mbaj mend se nje here ne parlament e akuzuan se ishte bashkepuntor i sigurimit me pseudonimin KOROMANIA. Megjithate une keta persona nuk i bej me faj sepse kane qene gjithe kohen nen presionin e xhelateve

  11. i pa dituri says:

    shume interesante, te gjithe ata qe e paskan spiunuar paskan qene njeri nga Jugu(grek), tjetri nga Kosova(kosovar), e tjetri nga Maqedonia(magjyp) qe deshiron te thote se vetem ai na paska qene Shqipetar. Ja keshtu eshte lufta speciale, psikologjike, perqaje e sundo.

  12. Nelson says:

    Thjesht Gjigand!.lerini budalleqet e tjera

  13. O Frrok ,o Frrok , o ferrrrrrrrrt! ! ! !
    ????????

  14. katarakti says:

    Kampet e perqendrimit te Hitlerit u merrnin te keqen atyre te Enverit. Ndofta vetem Ferri mund te krahasohet me to. Me e keqja eshte se edhe sot pinjollet e diktatures jo vetem qe nuk e kane ulur koken per krimet qe kane kryer, por jane bere edhe me arrogante. Jane po aq katila sa eterit e tyre. Boll te lexosh disa komente ketu. Nuk pati katharsis. Duhej te ishin prere shume koka kriminelash te Sigurimit pas renies se diktatures. Ne kohen e qoftelargut, (ideatorit, mireberesit dhe mentorit te malokut te Viçidolit) arrestoheshe edhe per nje fjale goje, per nje opinion ose thjesht se nuk e honepsnje dot diktaturen e sistemit. Aq i tmerrshem ishte represioni saqe familja mohonte djalin e saj, gruaja burrin etj etj. Po çfare kishte vere Pjetri qe e futen ne burg. Perse i shtuan edhe 12 vjet me shume o vemje dhe plehra te diktatures? Kishte bere çfare kishte bere i jati, perse duhej burgosur edhe i biri? Regjim kriminelash te pashpirt. Paska qene spiun, thote dikush. Ne ato burgje te detyronin te spiunonje edhe veten tende dhe jo me shoket. Sa veta kane pohuar krime qe nuk i kane pase bere kurre, te detyruar nga torturat e kafsheve me fytyre njeriu? Respekt per Pjetrin dhe per te gjithe ata qe xhelatet e komunizmit i kane stermunduar, torturuar e vrare. Te mallkuar qofshin edhe pinjollet e xhelateve te diktatures.

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      O palle si mund te krahasosh kampet e Hitlerit me te Enverit? Ke degjuar per gazin mbytes, krematoriumet dhe njerezit skelet? Ku ishin keto? Ne kampet e Enverit te burgosurit kishin te drejten e takimit me familjaret dhe madje merrnin dhe ushqimet e derguara prej tyre.

  15. Viro says:

    Sigurimsat qe dje te rrasnin ne burg, tash po shajne te vdekurit. Burracak. Fare e keqe.

  16. turi says:

    NJERIi ME SHPIRT TE MADH, ,,POR DO KISHTE JETUAR NJE JETE NORMALE SI TE GJITHE NE ,,PA HYRE NE BURG,,,SIKUR TE MOS KISHTE FORMUARPARTINE SOCIALDEMOKRATE NE ATO VITE KUR DIKTATURA ISHTE NE KULMIN E SAJ REPRESIV NDAJ POPULLIT TONE, ,,,,,BURGU KETYRE HEROJVE I SHKATARROI JETEN DHE KJO ESHTE SHUME A DHIMBSHME…DIKUSH DUHEJ TE DENOHEJ PER KETO KRIME NDAJ POPULLIT TONE TE MREKULLUESHEM……

  17. Plaku Xhuxhumaku says:

    Cfare t’i bej Sali Qen Berishes qe beri sikur luftoi per rrezimin e diktatures komuniste, kurse ne te vertete e shpetoi te gjithe mutin dhe mizorine duke plotesuar misionin qe i kishte ngarkuar Byroja politike. te gjithe keta muter qe jane ne krye te vendit sot ne Shqiperi duke filluar nga Edvin Rama, Gramoz Ruçi e te gjithe kelyshet e bllok,meneve duhet te kishin shkuar ne hale te gomareve. Kush i shpetoi, duke bere gjoja sikur i luftoi? Sali Berisha me kelyshet e vet. Pjeter Arbnori qe perjashtim i gjori, e perdoren per fasade sikur gjoja ne pushtet kishin ardhur te persekutuarit politike, pastaj ja kenduan.

  18. Vrasesi i Arben Brocit me shoke me 2 prill ne shkoder, spiun i thekun, djali i njeriut qe i sherbeu fashistave breshkaxhi, pederast si tan rraca e pjetrave perfundimi gjithmon heroj ose bust ose ndonje emen rruget me financimin e pedofilave te vatiplehit, ne ferr u djegshi vemje te peshtira.

  19. Jorgo zengo fl usa says:

    Pjetri I tradhtoi shoket ,njeri u pushkatua , URan kalakula , TAnushin I shkatroi jeten e familjet .DOm SImon Jubani kur te qelloi me shpulle ne dhomen nor: 10 gje e rrale per nje prift ! Nuk ja ke shkrujt me leter. Jorgo zengo e bane spiun , filo RUs nuk ke shkrujt ne leter si I ndave musliman , e katolik . Nuk jam penduar per ato shpulla e ofendime Ty te duheshrn. i respektuari Engjel Coba ta ka thene: nderin kur e humb , eshte veshtire per ta gjetur Dom Simoni taka skalit emrin ne librin e jetes se tij. Une Jorgo zengo jam shqiptar dhe jo Grek .Une spiunet I kam turturuar ne BUrrel, kurse ti puthje .Te vetmen gje qe meriton ti Pjeter Filip Toma eshte emri ir ( MAndela I Shqiperis)te shkon. por mos haro seMandela I zuluve u be president nga xhelatet e tij ,po ti?! Me thane se ke ardhur ne parliament ,thuaju miqve te mos meren me fabullat e Tua sepse Jane te neveritshme Ashtu sic Asht spiuni .(prisni Librin Tim se shpejti)

    1. gjermani i fundit says:

      Ti jorgaqo me duket se nuk e di qe Pjetri ka dekë.

      1. partizani qe te vjen nga mbrapa says:

        Ka ardhur si “bust” aty jashte parlamentit o CAR ? ? ?

        1. gjermani i fundit says:

          CARI i Pidhit te Satome.

  20. Santa Quaranta says:

    Me sa arrij te shoh letra eshte shkruar me stilolaps (roller pen) dhe nese dikush pretendon qe i ndjeri te kete siguruar nje te tille ne ambientet e burgut e ka gabim se nje te tille nuk e ka pasur as drejtori i burgut!!

    1. i menduari says:

      E ka pas Pjetri e ka pas!!!!

  21. Antidiversanti says:

    Vrejeni letren- Komplet nj leter format e pa palosur.Eshte shume paradoksale te nxjerresh leter nga nje burg politik ne kete forme sikurse duket ajo leter,e pa palosur ku duhejte dukeshin vijat e palosjes). Nje elment tjter dyshues eshte fakti se nena e tij kete lter do ta kish ruajtur shume te fshehte , te palosur me shume kujdes dhe jo n ate forme sikur te ish gazete. Keshtu qe une besoj se kjo leter per te ngritur vlerat e Pjetrit ( se ai eshte akuzuar shume here si bashkepuntor i sigurimit ne burg) dhe per ta treguar ate me nje dinjitet e personalitet te rralle( duke dashur te hidhnin poshte akuzen si bashkepuntor) e kane shkruar mbas daljes s tij nga burgu.Por injorantet nglen injoranter harrojne keto elemente qe i shkruajta ne koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje