Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, reagon SHBA: Dështim i partive, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit

24 Korrik 2018, 15:50Politika TEMA

Në Shqipëri, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, e konsideron “një dështim i të gjitha partive në parlament”, moskalimin dje në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, të ndryshimeve ligjore që do të sillnin zhbllokimin e regjistrimit të studentëve të rinj për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e të porsadiplomuarve.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Muniz u shpreh se bëhej fjalë për “një amendim të thjeshtë të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për të përmbushur një kërkesë bazë të një sistemi drejtësie funksional, i cili lejon që studentë të rinj të hyjnë në Shkollën e Magjistraturës.

Shkolla e Magjistraturës përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë – jashtë ndikimit politik – në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. Politikanët shqiptarë – vijoi më tej i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane – kishin mundësinë ta ndërmerrnin këtë hap të thjeshtë përpara dhe të hapnin dyert për një klasë të re studentësh, por nuk e bënë këtë”.

Sipas tij “vetingu po ecën më shpejt, dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Me sa duket, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan sëbashku për të mbështetur Shkollën e Magjistraturës dhe reformën në drejtësi.”, përfundon reagimi i zotit Muniz.

Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës u shkaktua për shkak të vonesave në ngritjen e institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Ndryshimet e propozuara nga socialistët synonin që në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të jetë vetë Shkolla e magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga KLD aktuale dhe Prokurorja e Përgjithshme.

Por ky propozim u kundërshtua nga opozita, ndërsa shumica e vetme nuk i kishte 84 votat e nevojshme për miratim.

8 komente në “Bllokimi i Shkollës së Magjistraturës, reagon SHBA: Dështim i partive, politikanët kanë frikë nga sundimi i ligjit”

  1. says:

    Kemi probleme territoriale., apo s’doni tja dini integritet vëndi te të tjerrët pasi ju me fqinjët jeni në rregull. U rrin 12 ora këtyre americanëve

    1. Edkari says:

      Amerika te ndreqi punet e veta e mos te na çaj bythen shume.
      Amerika te mendoj per krenarine e vet se po i terheq Rusi nga hunda.

  2. Adam says:

    Eshte e kote ju I keni shitur interesat te Putin edhe sikur te vijne te rinj do ti shkerdhej Zaganjori e do t lej me Barre te sjell zagarre te rinj

  3. ceni says:

    VETEM JU QEVERIA e AAMERIKES MUND TE BENI QE KY LIGJ TE KALOJE ,,,,VETEM AMERIKA IA FUT SHQIPERISE KEMBET NE NJE KEPUCE…

  4. Mërgimtari says:

    Çudi kur… çuditen Amerikanët, zotët e Tokës e të Qiellit! Si qenka kjo punë: nuk i dashka by…a opozi-zezës sonë dhe nuk do të bëhet kjo Drejtësia? Nuk ka masa të jashtëzakonshme për gjendje të pa zakonta? Mirë ne këtu brenda, po ju Ndërkombëtarët, nuk mundeni ta bëni zap këtë opzitë,q që vetëm për Zi punon? Çfarë demokracie është kjo, ku pakica bën ligjin? Gjejeni një opcion për këtë dreq shkolle dhe mos ia varni opzi-zezës as për gjëra të tjera, se do të mbetemi hala ke ura.

  5. Thanasi qe ta plasi says:

    O Amerika mos ia fusni kot. Ju nuk e njihni situaten fare. Ju mendoni se gjerat tek ne ecin si ne Amerike. Cilet do emeroheshin gjyqtar ata qe kane paguar nga 200 mije euro per tu futur ne Shkollen e Magjistratures? Ketu nuk duhet veting ketu duhet qilizem.

  6. DREJTESIN BEJE VETE says:

    Respekt per Komentin:NUK KA :UNE JAME NE OPOZITE DHE DO TE BEJE OPOZITE PER GJITHCKA..
    A je Politikane??A ke Mandatin e “Kokepalareve” ATHERE DEL DHE PERGJIGJU DETYRIMEVE….e dime se Banda e Lulic Bashovicit Nuk Voton Asgje..AI VOTON ATO QE THOTE UDB-ja dhe Russia…por ku jane Demokratet qe duan Demokraci??Duket se me shume se Demokracine Duane PARATE E VJEDHURA..lol

  7. Servet says:

    Po perse ligjet nuk pregatiten ne bashkpunim por u dashka qe opozita te votoje qorrazi ate qe kane vendosur rilindja? Kete ju e quani demokraci? Demokraci quhet kur maxhoranca dhe opozita te bashkpunojne per te bere ligje qe ti sherbejne popullit dhe shtetit ligjor dhe jo nje partie.nuk eshte demokratike kur maxhoranca dikton me forcen e kartonit dhe i ben thirrje opozites te votoje ligjet qe i duhen rilindjes la marre parasysh asnje amendament te saj. Ndersa ju rilindasit ofendoni cdo demokrat qe nuk voton ligjet e juaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje