Ekzistenca e rreth 1 000 specieve të kafshëve do të kërcënoheshin seriozisht nëse muri i dëshiruar nga presidenti Donald Trump do të ndërtohej përgjatë kufirit midis SHBA-së dhe Meksikës, paralajmëruan sot shkencëtarët.
Ujku i Meksikës, dashi i Amerikës dhe antilopa e Sonoras do të përjetonin për shembull ndarjen e popullatave të tyre nga ky mur, sqaruan rreth 2 700 shkencëtarë në një letër të publikuar në gazetën BioScience, rapoton ata.
Jaguarët dhe leopardët, të cilët janë në paktë në numër në territorin amerikan janë të kërcënuar të zhduken.
‘’Ndërtimi i barrierave dhe mureve gjatë dekadës së fundit dhe përpjekjet e shfaqura nga administrata Trump për ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit kërcënojnë disa nga rajonet më të larmishme të kontinentit për biodiversitetin’’, paralajmërojnë shkencëtarët.
‘’Hapësirat e ndara tashmë me mur pakësojnë sipërfaqen, sasinë dhe ndërlidhjen e bimëve dhe kafshëve, duke vënë në rrezik më shumë se një shekull të investimeve mes dy kombeve për ruajtjen e tyre’’, shtojnë ata , duke shprehur keqardhje se vëmendja politike dhe mediatike nënvlerëson apo shtrembëron shpesh dëmin që i bëhet biodiversitetit. (TemA)
Nuk i len njeri kafshët të ndame . Kafshët kanë Green Card . Njerëzit jo .