Vala e të nxehtit në Japoni u merr jetën 65 personave, autoritetet paralajmërojnë banorët

25 Korrik 2018, 07:00Bota TEMA

Agjencia Shtetërore Meteorologjike japoneze njoftoi se vendi po përballet prej një jave me një valë të nxehti të paprecedentë, duke i marrë jetën të paktën 65 persona brenda pak ditësh.

Një zëdhënës i agjencisë meterologjike paralajmëroi se “nivele të pashembullta nxehtësie” kishte përfshirë disa vende.

Më shumë se 22 mijë njerëz janë dërguar në spital si pasojë e problemeve me zemrën, shkaktuar nga vapa, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të thyer.

Të hënën, qyteti i Kumagaya raportoi se temperaturat arritën në 41.1C, më e larta ndonjëherë e regjistruar në Japoni.

Në Tokio temperaturat arritën mbi 40 ° C dhe kjo ishte hera e parë që kryeqyteti i vendit kap këtë pikë të nxehti.

Po përballemi me nivele të paprecedenta vape në disa zona të Japonisë”, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Meteorologjik, Motoaki Takekawa, duke shtuar se këto temperatura të larta ishin një rrezik potencial për jetën e njerëzve.

Autoritetet kanë nisur një fushate mediatike për të këshilluar njerëzit që të konsumojnë sa më shumë ujë, të përdorin ajrin e kondicionuar, dhe të shmangin daljet në çdo orë të ditës.

Vala e të nxehtit erdhi pas shiut që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës në perëndim të Japonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje