Ish-Komandanti Garnizonit të Elbasanit: Ju tregoj takimin e fundit në Divizion me Kadri Hazbiun

26 Korrik 2018, 15:38Politika TEMA

Flet ish-Komandanti Garnizonit të Elbasanit Bajram Luarasi

Fonogrami urgjent i Enverit “Ai që ndodhet aty, të niset urgjent për Tiranë”

Nga Artur Ajazi

Ish-Komandanti Garnizonit të Elbasanit ish-ushtaraku Bajram Luarasi sot 82 vjeç, duke folur për “Tema” ka treguar fillimin e karierës ushtarake, minutat e takimeve me Enver Hoxhën, Nikita Hrushovin dhe momentet e fundit të takimit dhe bisedimeve mes tij, oficerëve madhorë të Shtabit të Divizionit të Elbasanit me ministrin e Mbrojtjes Kadri Hazbiun, minutat e frikshme pas mbërritjes së një fonogrami urgjent nga Enver Hoxha, zëri kumbues i tij që urdhëronte, dhe djersitja e Hazbiut, ndarja dhe largimi kokëvarur i tij drejt Krrabës, ku e priste një fat jo i mirë.

Zoti Bajram, ju keni qenë për afro 35 vjet ushtarak me një karierë të pasur, e cila ka nisur qysh në vitin 1956, duke veshur uniformën me grada, nga nëntoger, toger, kapiten, dhe pastaj atë pa grada pas vitit 1967. Keni ndërruar shumë ministra, zv/ministra, por deshëm të dinim konkretisht momentet e fundit me ish-ministrin e fundit të Mbrojtjes, me Kadri Hazbiun, një prej figurave të rëndësishme të asaj kohe?

Po e vërtetë është, e kam nisur karrierën ushtarake qysh në adoleshencë, e kam veshur uniformën ushtarake qysh 14 vjeç, qysh në shkollën “Skenderbej”, e nisa karierën me grada dhe e bitisa me uniformën tipike kineze. Kam ndërruar mjaft ministra, komandantë, zv/ministra, drejtorë politikë dhe ushtarakë, kam takuar shumicën e tyre, madje kam takuar edhe Enver Hoxhën nja tre herë, dhe kam qenë roje nderi tek KQPPSH ditët kur erdhi Nikita Hrushovi, i cili edhe na përshëndeti. Kam marrë pjesë edhe në tre parada ushtarake. Ndërsa duke u ndalur paksa tek gradat në ushtri, mbaj mend se atë ditë që më kishte ardhur grada Major, unë e gëzova vetëm 2 orë, sepse erdhi njoftimi urgjent mbi heqjen e tyre.

Në mëngjes ika nga shtëpia me uniformën me grada, dhe jam kthyer në shtëpi pasdite me uniformën e re kineze. Por le të kthehemi tek pyetja juaj. Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, i cili ishte Kryeministër dhe kreu ministrisë së Mbrojtjes për shumë vite, Enver Hoxha emëroi me urgjencë Kadri Hazbiun në vendin e tij. Njeriun më të afërt të Mehmetit të cilin e prisnin të gjithë të bëhej ai minister për ushtrinë, pasi kudo i shikoje bashkë. Kadriu ishte njeri sa serioz, aq edhe me humor, sillej shumë korrekt dhe shumë miqësor me ushtarakët, vartësit dhe ushtarët, por edhe shumë autoritar.

E kisha takuar nja 2-3 herë edhe Kadriun, por kur u bë ministër i Mbrojtjes, kishim kontakte të tjera pune. Pas ngjarjes me Mehmetin , kur ndodhi vetëvrasja e tij në Dhjetorin e 1981, situata në vend, dhe veçanarisht në ushtri ishte tepër serioze, ishte e rrezikshme, ishte delikate, sepse mund të prisje të papritura, mund të shkarkoheshe, arrestoheshe, qarkulloheshe, ose edhe ngriheshe në detyrë. Kjo për faktin , sepse vetëm 10 ditë pas varrimit të zakonshëm të Mehmet Shehut, nisi rraprezalja edhe në ushtri. U arrestuan ushtarakë e civilë edhe në Divizionet e vendit, ish-miqtë e Mehmetit, ashtu siç do të veprohej edhe me ish-miqtë e Kadriut 1 vit më vonë. Edhe në repartet ushtarake të Divizionit të Elbasanit ngjau kjo gjë, u shkarkuan dhjetra ushtarakë, u arrestuan, qarkulluan, etj.

Kadri Hazbiu me detyrën e ministrit të Mbrojtjes , ka patur një takim të fundit me ushtarakët e Divizionit të Elbasanit, mund të na thoni çfarë mbani mend atë ditë tetori 1982?

Po e mbaj mend shumë mirë, ishte 12 ose 13 tetori i vitit 1982, komandanti Divizionit Mikado Shakohoxha ka mblodhi qysh në 06.30 dhe na tha “sot vjen ministri, shoku Kadri në Elbasan, dhe mbledhja urgjente do të mbahet tek salla qëndrore e Shtëpisë Oficerave, kujdes çdo gjë të jetë në rregull”.

Ai na caktoi ne të mbanim edhe nga një fjalim të shkurtër dhe do të raportonim mbi problemet dhe zbatimin e detyrave. Ishte ora 10.00 kur njoftohemi se makina e Kadri Hazbiut sapo kaloi Bradasheshin, ndërkohë që në gatishnmëri ishte gjithë efektivi reparteve tona, gjithë Shtabi Divizionit. U rreshtuam tek oborri Shtëpisë Oficerave sipas shkallëve dhe posteve, detyrave përkatëse, efektivi Shtabit të Divizionit, dhe komandantët e brigadave të rrethit. Elbasani ishte rreth i madh, dhe kishte shumë brigade ushtarake.

Sapo mbërriti në oborrin e Shtëpisë së Oficerave, ministri Mbrotjes Kadri Hazbiu, ashtu energjik siç ishte, na takoi të gjithëve, dhe u drejtua drejt sallës ku do të mbahej mbledhja e paracaktuar. Të gjithëve, na ra në sy një farë ndryshimi, nuk ishte ai Kadriu me humor kur takohej me efektivat, ishte çehre prishur, sikur e mundonte diçka, ose priste të ndodhte diçka. Mbledhja nisi dhe fjalën e parë e mbajti komandanti Divizionit, pastaj komisari , pastaj fola edhe unë mbi masat e marra në shkallë rrethi nga repartet e Garnizonit.

Pas 2-3 ndërhyrjeve nga salla, fjala pritej të merrej nga ministri Hazbiu, kur kishte kaluar afro 25-30 minuta. E mbaj mend , ai kishte hequr xhaketën e kostumit , e kishte varur në shpinën e karriges tij, dhe mbante veshur një këmishë të bardhë, madje me mëngët përveshur. Gjatë gjithë kohë shikonte majtas-djathtas, lart e poshtë, rrinte mendueshëm, kurse ne në rreshtat e para dhe të dyta të sallës, pyesnim vehten tonë me shikime “ore sikur nuk duket mirë Kadriu”. Ndoshta kjo vinte edhe nga situata e rënduar psikologjike tek shumica e ushtarakëve, mos harroni se sapo kishte vrarë veten kryeministri, ministri Mbrojtjes, numri dy i shtetit, dhe ndaj familjes së tij kishte ndodhur rraprezalja, por kishte patur edhe arrestime. Kur pa mbaruar akoma mirë këto mendime vjen me urgjencë shefi ndërlidhjes Divizionit.

Çfarë kishte ndodhur?

Pra siç ju thashë gjithë salla po priste të fliste Kadriu, ministri Mbrojtjes, anëtari Byrosë Politike, njeriu me peshë goxha të madhe në atë kohë. E ndërsa një oficer po afronte mikrofonin pranë vendit ku ishte ulur Kadri Hazbiu, shefi ndërlidhjes vjen me vrap , dhe i drejtohet komandantit të Divizionit Mikado Shakohoxha “shoku komandant, fonogram urgjent nga shoku Enver Hoxha, është për ju”. Të gjithë ngrinë, as miza nuk pipëtinte, pasi fonogrami duhej të ishte për Kadriun . Pamë se Kadriut i shkuan djersë mbi ballë dhe po i mbulonin fytyrën. Dëgjuam zërin e

Enver Hoxhës, sikur të ishte pas dere , kumbues dhe foli vetëm kaq “ Ai që ndodhet në Elbasan, të niset urgjent për Tiranë”. Kaq ishte dhe e mbylli. Për afro 10 minuta nuk dëgjohej as frymëmarrja e ushtarakëve në sallë. I pari ishte Kadriu që ashtu siç ishte, kishte varur edhe kokën, dhe u mundua të mbahej në sytë tanë, u takua ftohtë me ne të gjithë, ishte si një takim lamtumire, të gjithë ne e kuptuam por nuk folëm, e kuptuam se atij i kishte ardhur rradha. Dhe ashtu ndodhi , pas 2-3 ditësh Kadri Hazbiu u arrestua, dhe pas afro 1 viti hetuesi, u pushkatua.

Kisha dëgjuar ato kohë se Kadriut i kishin kërkuar llogari për ngjarje të ndodhura 40 vjet më parë, por edhe për ato që kishin ndodhur 10 vitet e fundit, kur ai ishte ministër i Brëndshëm, por edhe për ato muaj që qëndroi si ministër i Mbrojtjes, duke kërkuar prej tij se “Përse nuk e spastrove ushtrinë nga këlyshët e Mehmetit”.

Unë nuk e gjykoj politikisht Kadri Hazbiun, por e vlerësoj si ministër aq sa kemi patur takime dhe marrëdhënie epror-vartës. Ishte shumë njerëzor, komunikues, dhe mbi të gjitha autoritar, kaq. Deri tek km 29, Kadriun e shoqëruan edhe dy makinat e Divizionit dhe truprojet e Garnizonit Elbasanit, kurse atje ku ndahej Elbasani dhe Tirana në Krrabë, kishin dalë edhe makina policie. Ai ishte takimi i fundit me njeriun e dytë pas Mehmet Shehut për nga rëndësia, ishin minutat e fundit me njeriun që kishte mbajtur mbi supet e tij Sigurimin e Shtetit dhe forcat e policisë për afro 40 vjet.

Çfarë ndodhi në rradhët e ushtrisë pas arrestimit të tij?

Ndodhi ajo që kishte ndodhur edhe me Mehmetin. U shkarkuan, qarkulluan dhe arrestuan dhjetra ushtarakë , u qarkulluan drejt qyteteve dhe pikave të hapjes (kështu quheshin atëhere) dhjetra ushtarakë, pasi kishin marrë detyrë në ngritje kur Kadri Hazbiu u bë ministër Mbrojtje. Këto ishin gjëra të zakonshme që ndodhnin në ushtri në atë kohë, fjala vjen edhe unë për një fije kam shpëtuar nga arrestimi kur u arrestua Petrit Dume në 1974, sepse ishte patrioti im, dhe unë kisha miqësi me atë, sepse edhe më kishte përkrahur, por jo ama të kisha bashkëpunuar.

Por në atë kohë, e keqja të vinte shpesh jo nga lart, por nga poshtë, sepse ishin ata poshtë që nisnin letra dhe denoncime të sajuara , dhe të merrnin në qafë, për të marrë një post, apo për të zgjidhur një problem të tyre familjar. Por ushtarakët, kanë qenë dhe do të mbeten , njerëzit më të përkushtuar, më punëtorë, më besnikë të idealeve dhe fateve të vendit, që kanë kontribute të padiskutueshme në ngritjen e armatës së bashkuar të asaj që quhej Ushtria Popullore, dhe që sot e kanë katandisur në paçavure. (TemA)

22 komente në “Ish-Komandanti Garnizonit të Elbasanit: Ju tregoj takimin e fundit në Divizion me Kadri Hazbiun”

  1. Bedriu says:

    Bajrami ka qene oficer model ne divizionin e elbasanit.

    1. Sandri says:

      Ky ish komandant garnizoni,nje funksion kot fare,paska rrjedhur sepse thote kodra pas bregut!
      Asnje rendesi nuk kane ato qe derdellit ky i rrjedhur,se ky ul poshte mijra ushtarake,qe punuan e luftuan me heroizem e besnikeri per mbrojtjen e atdheut!
      Te gjithe ata qe u denuan nga drejtesia shqiptare e meritonin sepse kane punuar per interesat e armiqve te Shqiperise!
      Aq e vertete eshte kjo sa edhe ai qe u vu pas ketyre “termeteve” ne ushtri si Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise,pra besnik i Enver Hoxhges,Kico Mustaqi dhe kandidat i Byrose Politike,me ka shprehur mua hapur gjykimin e tij pas vitit 2000, se Beqir BALLUKU KA QENE USHTARAK I ZOTI !!!
      IA PERPLASA NE FYTYRE KETIJ SHARLATANI TE VERTETEN,POR KUPTOJENI VETE SE ME CFARE PLEHRASH KA PATUR TE BENTE ENVER HOXHA ,QE SOT TREGOJNE RROMUZE SI BUKE SHKALE!

      1. Me thene te drejten says:

        Gatishmëria e ushtrisë, ne 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë”!!!!
        Strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të bëheshin gati për luftë të paktën 750 mijë njerëz.
        Nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”.
        Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz me uniformë jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitet ’75-’85, gjë që daton dhe me kulmin e fuqisë së saj? Ish drejtuesit e lartë të saj kanë dhënë këto shifra:
        – Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar
        Aviacioni, 240 mjete fluturuese
        “I gjithë aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuçova. Reparti i parë u krijua në Tiranë në vitin ’51. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë.
        Ai do të pasohej me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit. Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak.
        – Kolonel Estref Musabelli zv/komandant i Grupimit të 6-të operativ për tanket
        Ushtria, rreth 1200 mjete të blinduara
        “Ushtria shqiptare në fund të vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete të blinduara në arsenalin e saj. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Në prill 1948 u krijua Regjimenti i parë i tankeve “Vojo Kushi”, ku përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ardhura nga BS. Brigada e Parë u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez.
        Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar.
        – Bajram Mane, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në vitet ‘82- ‘90
        Organizimim me 9 korpuse
        “Ushtria jonë rreth viteve ’80 erdhi pas një riorganizimi të thellë dhe të gjerë në strukturë dhe në përmbajtje, duke filluar nga njësitë e repartet e vogla ushtarake deri në Shtabin e Përgjithshëm. Në ato vite ushtria kishte në strukturë 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative në rang Korpusi, të cilat përmbanin njësi rezervë të Komandës Përgjithshme të pajisura me armë dhe teknikën e nevojshme.
        Gjithashtu kishte Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, Komandën e Aviacionit, Komandën e Flotës Luftarake Detare, njësi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininë Shkollore të armatosur.
        – Kolonel Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve
        Flota Luftarake Detare me 100 anije
        “Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme, luftarake e ndihmuese, të ardhura nga BS e Kina”
        – Hetem Halili, ish- Komisari i Korpusit të 7-të
        Normat e gadishmërisë, njësoj me Izraelin
        “Nivelin e normave të gatishmërisë e kishim më të lartin në botë. Me këto norma na afrohej vetëm Izraeli. Në 6 orë deri në 6 e 30 minuta kompletohet një brigadë, efektivi i të cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve.
        Për rastin konkret, kur flitej që Shqipëria kërcënohej nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash.”
        – Kostaq Karoli-ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë
        Shkelja e kufirit, për 3 minuta zjarr i përqendruar
        Forcat e Armatosura kishin një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ndërkohë që rezervistë kishte rreth 450.000 vetë, dhe 230.000 Forca Vullnetare.
        Këto forca përfshiheshin në 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni. Ishin 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj.
        Në kufi, mitralozët e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitraliere në vijën e kufirit kishin bërë gati për luftim. Po kështu për 15– 20 minuta, artileria tokësore e gatshme kishte hapur zjarr.
        – Namik Shehaj, ish-komisari i Regjimentit të Raketave
        Mbrojtja kundërajrore me 240 raketa
        Në përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretë raketash. Pra gjithësej 24 shtretë.
        Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretet të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.
        – Irfan Lulo ish-shefi i Katedrës në Zall-Herr
        Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit
        “Ndërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-1969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet ’70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit”.
        – Kolonel Thoma Lakra, ish-komisari i Divizionit të Xhenjos
        100 mijë qendra zjarri në 5 vjet
        “Tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980”.
        Bazat e Betonizuara
        -Aerodromit të Gjadrit, i tunelizuar
        -Baza e Shëngjinit të Tunelizuar
        -Baza në Porto Palermo
        -Tunelizimi i Uzinës në Poliçan
        -Tunelizimi i Bazës Ajrore në Kuçovë
        -Depove të tunelizuar në Vermsh Gjerbes, Qafë -Shtamë
        -Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”.
        Përbërja e Aviacionit Ushtarak
        95 avionë MIG-19-S,
        12 avionë MIG-21,
        12 avionë MIG-17,
        3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare
        1 avion bombardues IL-28.
        36 helikopterë MI-4.
        12 avionë AN-2 transporti
        Ushtria
        Fuqia njerëzore dhe ajo e zjarrit
        Ushtria Shqiptare në vitet ’80-‘90 ka pasur në përbërjen e saj:
        -22 Divizione
        -Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),
        -Flota Luftarako-Detare (FLD)
        -Aviacioni

        Efektivi dmth forcat e gatshme ushtarake, përbëhej nga:
        -rreth 16.500 oficerë
        -rreth 9.000 nën/oficerë
        -rreth 60.000 ushtarë
        -rreth 8.000 civilë
        -rreth 450.000 rezervistë
        -rreth 230.000 Forca Vullnetare
        -Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese
        -Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore
        -Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në 9 brigada e dy batalione
        -Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore
        -Ishin më shumë se 100 anije të të Luftës Luftarake Detare
        -Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

        Flota Luftarake Detare
        1. Katër silurues 80 copë rus + kinez
        2. Dragamina rade 6 copë rus
        3. Dragamina bazë 2 copë rus
        4. Gjuajtësa detarë 4 copë rus
        5. Nëndetëse 4 copë rus
        6. Motovedetë tip Shangai II 6 copë kineze
        PAS INFORMACIONIT, SECILI BEN VLERESIMIN SIPAS TRURIT TE VET ?

    2. Urra! says:

      Po pse nuk na tregon o kumanar policesh ushtarake qe detyre kishit vetem te kapnit ushtaret pa leje ne qytet e asgje tjeter,se si i rrije ti Kadri Hazbiut pas deres se wc-sw kur ai shkoi atje te bente urinen?
      Ja kjo eshte gjeja me me vlere qe mund te na tregoje ti,o i rrjedhur!

  2. zulo says:

    Pune mafiozesh e banditeve me ordiner. Bisha e madhe i hengri kelyshet e sai.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ky Bajram
    na del nga hiçi
    a nuk duket
    si Fazlliçi?!

    Kadri, Mehmet
    Demir, Bajram
    Pellazgo-Ilirë
    s’ndërrojnë istikam!

  4. kasem gahinji says:

    ne kohen per te cilen flet kane qene korpuset, jo divizionet.

    1. kazani mediatik says:

      Jo, ishin divizionet, veçse Kadriu nuk eshte bere minister pas vetevrasjes se Mehmet Shehut, por qysh ne janar 1980.

  5. Andrea says:

    Boll me me kujtime te rrjedhurish….

    1. heu bre says:

      I rrjedhur je ti!

  6. serveti says:

    PER GOPISTIN E NSHRAKUT……
    TE TE ROJNE BEJTET POR RAK JE NGA MENDJA…..
    PER kasem gahinjin TE RROSH VETE SE MENDJA TE KA LENE, NE USHTRI KISHIN 6 MUAJ DIVIZIONET…..

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Kasem Gahinji
      .
      Rrodhën lotë
      sa u mbush deti
      se neve
      na shan Serveti.
      .
      Servetziu
      na bëri gjëmën
      vari qillot
      ç’i qi tëmën!

  7. H says:

    Të kishte jetuar edhe nga 10 vjet tjera do i kishte zhdukur të gjithë kriminelët vullnetarë dhe servilët tip si ata të bërishës sot.

  8. olimpia says:

    K.Hazbiu ishte minister i mbrojtjes gati tre vjet ,fillimi i 80..es deri ne tetor 82..Mbas vdekjes se H.Kapos ,shtator 79…vendin e tij e zuri M.Shehu ,por pa u zgjedhur sekretar i KQ…nderkohe la postin e MM,dhe ne vend te tij u emerua K.Hazbiu.Kishte filluar lufta e eger per pushtet ,kush do te ishte pasardhes.Fitoi klani Ramiz Nexhmie .Grupi historik jugor qe dominonte,per aresye reale historike ,brenda tre viteve u spastrua.Thjesht per saktesi.

  9. kasem gahinji says:

    divizionet jane formuar pas 1982.kadriu kish rene nga fiku.

  10. komandant Bajramin e kam patur koleg. ishte njeri i mrekullueshem. ehhh. ishte koha kur kishim ushtri

  11. Skenderi says:

    O Andrea, ky nuk eshte i rrjedhur, ai eshte shume here me i mencur se ty, per kete te garantoj. Nuk e shikon se sa ne siklet ka qene, se per nje fjale goje te conin per lesh. Cfare ka thene ne interviste jane shume te sakta. Edhe per Kadri Hazbiun, cfare thote jane shume te sakta. Kadriu ka qene nje njeri trim dhe shume i mencur. Po te mos e kishte hequr Enveri, sot Shqiperia do ishte shume here me ndryshe. Nqs je kurioz, zbulo arkiva, ose pyet ushtarake te tjere se cfare synimi kishte Kadriu per Shqiperine.

  12. demo says:

    E kam njohur z.Bajram. Ushtarak i rralle dhe njeri babaxhan.Gjynah qe ushtria shqiptare ra ne dore te Enver Hoxhes dhe Sali Berishes.Keta te dy e shkaterruan Ushtrine.

  13. eh, ç'me gjeti! says:

    Nuk ja vlen te flasesh kur sot derdellit llumi me shkrime qe s’dijne te shkruajne shqip apo me fjale qe thone se i hipin dhe nenes tyre. Koha e njerzillekut ka mbaruar. Eshte koha e maskarenjeve. Ta gezojne e mos e çani fare!

  14. Guri says:

    Ky Bajrami mashtron ne menyren me te paskrupullt. Si u be major kur nga n/toger te toger duheshin 2 vjet, nga toger ne kapiten duheshin 3 vjet, nga kapiten te kap. I duheshin 3 vjet dhe nga kap.I te majori duheshin 4 vjet. Pra2+3+3+4=12, kurse ai doli n/toger ne v. 1956, deri ne ’66, kur u hoqen gradat, behen 10 vjet, po dy vjet ku i çoi Bajrami? Qe ketu fillojne genjeshtrat dhe vazhdojne me “audiogramin” qe paskesh te inçizuar zerin e E. Hoxhes dhe “u degjua” ne salle. Marrezi me thes. Kete e dime mire ne qe kemi qene te pranishem ne ate mbledhje. Bajrami po te jete burre duhet te dale dhe te kerkoje ndjese per genjeshtrat qe thote. Dhe genjeshtra e fundit eshte qe ai paska qene komandant garnizoni. Ne Elbasan nuk ka pasur sherbim garnizoni fare (ne qytetet qe ka pasur, si ne Tirane, nuk quhej komandant, por KOMENDANT garnizoni), prandaj s’mund te kishte as komandant te tille. Komandant garnizoni ne keto raste ishte komandanti i njesise me te madhe ushtarake te rrethit, ne rastin tone i korpusit dhe pastaj i divizionit.

  15. une kam qene nderlidhes ato vite ne divizionin e elbasanit. kur erdhi fonogrami Enver Hoxhes kam qene aty duke pergjuar linjat telefonike. kur hyri shefi shtabit me radio ne dore dhe tha “erdhi fonogram nga Komandanti” te gjithe u dhjene ne breke. eshte e vertete. urime dhe pleqeri te mbare komandant Bajramit.

  16. petro says:

    Pa u skjaruar e kaluara eshte veshtire te ecesh perpara ose nuk mund te ecesh fare.Nuk e4shte vetem shqiperia ajo ku shoket kane vrare njeri tjetrin, ka ndodhur dhe ne shume vende te tjera,te mos harrojme qesarin e romes ku Bruti mbasi e vrau ne mes te parlamentit derdhi nje kazan me lot mbi trupin e tije duke u treguar te tjereve se gojet memece te qesarit flisnin per heroizmat e tije.E KISHTE FJALEN PER THIKAT QE KISHTE NGRENE MKUR E VRANE .ne meksike udheheqesit revolucionar Zapata borgjezia e larte meksikane i futi nje spiun i cili me intrigat e tije te thurura nga ata qe e drejtonin e bene zapaten te vriste shokun e tije te ngushte te luftes dhe me vone zapaten.kurse ne shqiperi spiuni i te huajve ramiz alia ne ate koje kur enver hoxha po thua kishte vdekur,duke shfrytezuar emrin e enver hoxhes me ndihmen e dikujt tjeter eleminoi te gjith ata qe perbenin rrezik per pushtetin e tije KADRI HAZBIUN E SHUME TE TJERE MBASI KISHTE VRARE MEHMET SHEHUN.LERINI KRITIKAT SE MUARET MEQAF VEHTEN per cdo gje do hidhni balte duke dhene mendimet tuaja te mykura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje