Sabit Brokaj: Edin e krahasoj me Edin, ju tregoj ndryshimet e qeverisë "Rama" me atë "Berisha"

26 Korrik 2018, 12:51Politika TEMA

Dr. Sabit Brokaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ku tregon edhe qëndrimin e tij.

Në 5-vjetorin e qeverisjes socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ai ka dhënë një intervistë ku shpreh optikën e tij mbi atë çka po ndodh. 

Brokaj pranon se nën qeverisjen e majtë kanë ndodhur shumë ndryshime pozitive përpara, por premtimet nuk janë mbajtur plotësisht.

I pyetur lidhur me ndryshimet që kanë pasuar pas vitit 2013 ai thotë:

“– Jo. Unë nuk jam hiç dakord me opinione dhe krahasime të tilla. Sepse nuk mund të bëhet një krahasim i tillë. Janë dy gjëra krejt të kundërta dhe të pakrahasueshme. 

Është e vërtetë që ne shqiptarët e kemi shumë të shprehur shpirtin e kundërshtimit. Mirëpo nuk duhet të harrojmë, apo duhet të kujtojmë se si e gjeti Tiranën dhe gjithë Shqipërinë Edi Rama në vitin 2013 kur erdhi për herë të parë në pushtet. Ndryshimet janë shumë të mëdha, jo vetëm në Tiranë po në të gjitha qendrat urbane.

U pëlqen apo nuk u pëlqen disave, Edi Rama i bëri këto punë. Si të mos e pohojmë këtë fakt? E pra, në analizën time unë nuk e krahasoj Edi Ramën me Sali Berishën. Unë krahasoj Edin me Edin, pra me ato që ka premtuar dhe ato që ka bërë në këto pesë vite. Ata që e kritikojnë Ramën skajshmërisht bëjnë sikur harrojnë se si ka qenë Tirana në kohën e Saliut. Harrojnë kioskat, harrojnë parkun Rinia, harrojnë Lanën dhe gjithë shëmtinë që Saliu mbolli anembanë vendit.

 E, Rama i fshiu dhe po i fshin përditë nga faqja e dheut këto shëmtira, si kur ishte kryetar bashkie i Tiranës dhe tani që është kryeministër, po përpiqet të bëjë më të mirën, po e fut vendin në normalitet. Asnjëherë nuk kanë për të munguar nihislistët dhe kritizerët e sëmurë, mirëpo njerëzit me mend në kokë i shikojnë këto gjëra dhe kur vjen dita e votimit shkojnë dhe votojnë…” nënvizon Brokaj në Dita.

Ndërkohë, ai tregon edhe arsyet se pse mbështet qeverinë “Rama”.

“– Natyrisht që e mbështes. E kritikoj se duhet të bëhet më e mirë qeverisja, sepse boll kanë vuajtur shqiptarët. Kanë kaluar afro 30 vjet nga përmbysja e regjimit komunist dhe shqiptarët kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë, kanë pësuar gjema të papara e të padëgjuara ndonjëherë si në vitinm 1997… 

Por mendoni ju lutem se si e gjeti këtë shtet Edi Rama. Ai gjeti një shtet dhe një administratë krejtësisht të rrënuar, të shkatërruar dhe nuk e kishte aspak të lehtë vënien në punë të mekanizmave të këtij shteti. Ka bërë edhe gabime, natyrisht, por Edi e vuri shtetin në funksionim. Kjo është e rëndësishme të thuhet.

 Kritikat që i bëhen ai duhet t’i marrë seriozisht për ta bërë më efikase qeverisjen. Ai e nisi nga hiçi,madje nën kuotën zero dhe ka arritur një optimum normal dhe madje të kënaqshëm në shumë aspekte. Pra, duhet ta kritikojmë këtë qeveri për ato që nuk ka bërë ose që i ka bërë keq, por duhet t’ia themi edhe të mirat, ato që ka bërë me përkushtim dhe që i pranon shumica e qytetarëve. 

Mjafton të themi se fitorja e socialistëve një vit më parë ishte më e thellë se ajo e 2013-s. Po të mos ecte në rrugën dhe kahun pozitiv, shqiptarët nuk do ta votonin në shumicë Edi Ramën. Kjo prirje mua më duket pozitive dhe me atë gjendje katastrofike dhe mjaft dëshpëruese që shikoj në kampin opozitar, mendoj se edhe në zgjedhjet e ardhshme e majta ka për të fituar edhe më thellë.

 Por kjo mbështetje Edi Ramën duhet ta motivojë për t’i bërë gjërat më mirë se deri tani dhe jo të vazhdojë me kokëfortësi të thellojë gabimet në ato fusha ku duket që larg se punët nuk po ecin ashtu si duhet”, shprehet Brokaj. (TemA)

 

26 komente në “Sabit Brokaj: Edin e krahasoj me Edin, ju tregoj ndryshimet e qeverisë “Rama” me atë “Berisha””

  1. tiransi says:

    Analize me kembe ne toke,respekt Z.Sabit!

    1. Peza says:

      Keto sofizmat e Zabitit jane mbrockulla e jo analize!
      Ky e krahason Edin me Edin dhe jo me interesat e shqiptareve dhe mundesite qe shumica e popullit i dha PS te qeveriste e vetme qe te mos justifikohej sic po ben ne fakt!
      Per te vleresuar qeverisjen e nje mazhorance nuk merren krahasimet me me te keqen se keshtu do te mbetemi ne vend dhe ata qe qevewrisin do te ngushellohen se jane me mire se Berisha krimineli!
      Qeverisjen Rama te PS une e vleresoj keshtu:
      1-Rama mbi gjithcka nuk vendosi shtetin mbi shina ligjore,por per cdo gje vuri veten sikur ai eshte dielli yne dhe se pa ate ne nuk mund te jetonim!
      Rama nuk ka qeverisur por sunduar.
      Fakti qe Rama bashke me Berishen i dhane vetes te drejten te hartojne listen e deputeteve,ministrave etj,pra gjithcka qe drejton shtetin!
      2-Rama jo vetem nuk e ka luftuar korrupsionin,por e ka nxitur ate me te gjitha format!Pra Rama eshte diktator!
      Ai i ben thirrje popullit qe te denoncojme korrupsionin,pra e pranon deshtimin e tij,por nga ana tjeter ai i ka mbyllur faktikisht te gjitha mundesite qe poipul;li ta denoncoje korrupsionin!
      Sot ne Shqiperi nuk ka asnje zyre,asnje zyrtar qe te ankohesh,te degjoje,te vertetoje ato per te cilat ankohesh dhe te japin zgjidhje ligjore!
      Edhe vete Rama eshte kunder ankesave te popullit!
      3-Rama qe ne ditet e para te sundimit te tij duhet te hartonte platformen e Strategjise se Zhvillimit te vendit dhe kete ta miratonte me referendum!
      Kjo do t’i mbyllte te gjitha shtigjet e korrupsionit qeveritar dhe do te vinte ne shina te drejta zhvillimin e vendit!
      Sot pas 28 vjetesh investimet behen jo sipas nevojave urgjente,por sipas interesave propagandistike dhje elektorale!
      Shikojeni vitin tjeter qe jane zgjedhjet se cfare hovi do marrin investrimet ne Shqiperi!
      Harxhoi miliarda ne qender te Tiranes dhe qendrat e qyteteve,duke lene cope cope lagjet ne brendesi atje ku jetojne shqiptaret!
      Yzberishti (KMY) ne Tirane me 50 mije banore nuk ka asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lijrash ,asnje lulishte etj per mbi 5 mije femije,se kryebashkiakut nuk i intereson te hedhe pare atje ku nuk i reklamohet puna!
      Per mua Rama dhe Veliaj duhet te shporren nga pushteti!
      Ne PS ka plot njerez me idealiste se keta qe te punojne per popullin e jo per vete!
      Se fundi,Rama ka rrenuar PS-ne se ajo nuk ekziston midis dy zgjedhjeve!

      1. aleanca PD-Leshedhi says:

        Ik ere bythec Vicidoli! Kafshe te pazbuteshme qe vetem shkaterruat, vrate dhe grabitet shqiptaret per 30 vjet rresht.
        Tani na hiqeni sikur po u vjen keq per ta. Hipokrite me te trashe nuk gjenden ne asnje komb tjeter.

      2. Genxi says:

        Ky i ashtuquajturi Peza sigurisht eshte Sali Berisha pra nuk lexohet se e dime shfare shkruan maskaralliqeTe lumtë Zanit ke shkruar qartë pastër bukur

      3. Genxi says:

        Ky i ashtuquajturi Peza sigurisht eshte Sali Berisha pra nuk lexohet se e dime shfare shkruan maskaralliqeTe lumtë Zabit ke shkruar qartë pastër bukur

      4. Nauni says:

        Peza na cave bythen me ate komentin tend.

  2. Roberto says:

    Zabiti eshte nje pleh. Zabit eshte Zabit. Legen burre dhe i lepin bythen kujtdo per pushtet. Pordhac. Kam patur rastin ta takoj ne Presidence kur punonte si keshilltar i Presidentit per rendin dhe mbrojtjen. Punet e Edit i kemi pare dhe normal qe ka dhe gabime por te pakten mga ty nuk dua te degjoj asgje se ke qene pleh dhe i tille do mbetesh.

    1. Bragjin bisha says:

      Berti,Zabiti eshte njeri human,pozitiv,trim dhe patriot.E kam njohur dhe une kur i hodhen benzine deres se shtepise ne pallat ku jeton dhe sot perta djegur brenda me gjithe grua dhe femije,apo kur lakenjte e berishes donin ti grabitnin te birin.Ai njeri ka ngeluar ai qe ka qene qe kur ka qene mjek nendetseje dhe kur u be minister i mbrojtjes.Nje lab tipik.Po ku e di ti berto mavria,ti roje paske qene

      1. Roberto says:

        Une nuk flas se ci kane bere horrat e Saliut Zabitit.Une flas per ate qe e njoh ..Saliu kriminel i regjur ka qene dhe mbetet por kjo nuk do te thote qe une do ndryshoj mendim per Zabitin. E di shume mire qe ka qene mjek njesoj si Saliu por normal qe me Saliun asnjehere nuk do krahasoj asnje sepse Saliu eshte monster prandaj o Bisha sic ke ti mendimin tend ashtu kam dhe une timin.

    2. te shikoj ne sy says:

      Roberto, nuk e di çfare malli je, por kujdes dhe te theme kujdes ne qoftese ke dy pare mend, ndryshe, radhitu tek ata babalet. Nuk mund ti thuash Zabit Brokes “pleh” se duhet te jeshe vete jashteqitje njerezore. Kaq per sot.

      1. Roberto says:

        Une asnjehere nuk kam qene as nga babalet as nga mamalet qe ta dish ti “Qe te shikon ne sy”.Varet se si e sheh ti dhe me cilin sy e sheh,me ate me xham apo pa xham. Kaq per sot.

  3. Leo says:

    Megjithate, duhet edhe te krahasohet me dyshen Berisha-Nano, si te montuar ne lojen e tyre, duke nenvizuar babezine e Berishes dhe antipatine ndaj tij qe nga Kepi i Stillos deri ne Majen e Hekurave.

  4. Ana says:

    ⚖️??.Burrë i mënçur!

  5. Alboz934 says:

    Z. Brokaj si njeri i ekuilibruar qe je duhet tju kujtoshe popullit(pra socjalist e demokrat) qe nje reforme me ba dh rendon perkohesisht mbi pophllin derisa mbas 3 ose 4 vjetesh qe te japin rezultat jo me qe beri ne te gjithe sektoret e jetes si ne energji ne arsim ne pensione ne administrat reformen teritorjale te ujit si dhe kryereformen ne drejtesi qe me brir me pa qene nuk mund te bente me dhe ne i duam qe keto te behen tera per nje vit dhe po brenda ati viti te japin rezultat .Dhe pafrike e them qe nuk ka kryeminister ne bote qe ti bente te gjitha keto reforma duke llogoritur edhe guret nen rrota qe i kan fut presidentet i pare dhe ky i dyti dhe ish organet e drejtesise . Nje gje i ve ne dukje si te mete . Ate qe vendos ne mbledhje me qeverine e tij mos ta ndryshoje rrugeve por n. q .s ke gje me ndryshu ndryshoj bashke me ministrat .Tjeter mos jep gje me konçension dhe me p p p por me fondet qe ke ben aq sa te mundesh me ba e mos na shto borxhin qe na kan lene armiqte 25 vjeçar te P .D se.

  6. Xhelal says:

    Ha ha hàaa hajte mendije hajde e nisi nga hiqi ne 2013 ore kush dreq i pyt kta lloj idjotesh

  7. BAJRAM BALA says:

    BRAVO ZABIT BERISHA ESHTE FIGURA ME E ZEZE E KOMBIT SHQIPTAR NE 27 VJETET E FUNDIT. C FARE TI NUMEROSH VRASJE VJEDHJE PROSTITUCION E MBI TE GJITHA DREJTESINE EPLEPAVE PO SHTOJ DICKA PERSONALE .KEMI MBARUAR BASHKE SHKOLLEN E LARTE KA QENE STUDENT SHUME I MIRE POR KISHTE TE TJERE ME TE MIRE NEJSE NUK KA RENDESI A KA SHQIPTAR NE BOTE QE TE TAKOJE KOLEGUN NE VEND TE HUAJ TA PREZANTOJE ME MUA SHOQERUESI SHTETEROR DHE MOS TI JAPE DOREN SALIU LE TE JETE CFARE TE DOJE POR JO TROPOJAN ,JO SHQIPTAR

  8. nord.al says:

    Jam dakord me ndryshimin pozitiv por nje gje nuk kuptoj. Edi Rama eshte kryeminister i Tiranes apo i Shqiperise ?

  9. Che Guevara says:

    Mos e mat Ramen me Berishen,por mate me hallet e popullit dhe mundesite qe ai ka patur pa asnje shushunje ne “tepsi”!
    Rama pret Vetingun qe pastaj drejtesia te luftoje korrupsionin qe Rama ka te lulezuar ne qeverisjen e tij!
    Po vete Rama,pse nuk i ben veting qeverisjes se tij?
    Mos valle populli ka vuajtur vetem nga padrejtesite e drejtesise?
    Perkundrazi,ne dyert e gjykatave popullin e ka cuar qeverisja pa ligje dhe e korruptruar e Rames!
    Rama asnjehere nuk ka pranuar se fakti qe ka korrupsion ne qeverisjen e tij fajin e ka ai vete dhe njerezit kukulla qe ai ka caktuar aty!
    Rama eshte fajtor se nuk degjon ankesat e qytetareve qe denoncojne padrewjtesite dhe korrupsionin!
    Rama ka nje kryebashkiak si Veliaj,super servil i tij,qe nuk ka bere asnjehere pritje populli dhe nuk u eshte pergjigjur asnjehere ankesave te qytetareve!
    Atehere cfare qeverisje eshte kjo?
    Qe te besh pritje populli dhe te degjosh e zgjidhesh ne kohge ankesat e popullit mos valle do buxhet te madh pervec rrogtareve te shumte qe ai ka neper institucione dhe qe paguhen me miliona ne miaj per kete pune?
    Rama ka deshtuar si qeverises,se ai eshte arroganr,harbut,hakmarres dhe i shkeputur nga realiteti!
    Nuk e duroj dot Ramen dhe Veliajn kur dalin e mburren cdo dite ne tv se paskan bere mrekullira!
    Ata duhet te dalin e flasin per ato qe nuk kane bere,te shkojne atje ku ka me shume nevoja dhe shqetesime e jo atje ku priten shiritat e festes dhe ku shtrohet rakia lume!
    Eshte e neveritshme ajo qe ben Rama ne komunikimet e tij ne facebook apo me fotot qe con vete ne twiters!
    Ai paguhet per TRU e jo per puntor fotograf apo punonjes call center!
    Doemos qe eshte i pa afte prandaj merret me reklama te tilla te shpifura!

  10. Laorent says:

    Ku haroet Saliu nje plere qe na beri te marim rruget nga syte kembet….nje qelbesire kush haron Saliun haron vetveten….

  11. katarakti says:

    Respekte per doktor Brokajn. Asnje presje nuk mund t’i heqesh analizes se tij mbi gjendjen e vendit sot, 5 vjet pas ardhjes ne pushtet te Edi Rames. E keqja eshte se ketij te fundit i pelqen shume vetja. Nuk pranon dhe nuk merr keshilla nga askush. Sidomos keshilla qe bien ne kundershtim me idete e tij “gjeniale”. Kritika e Brokajt se e ka mbushur qeverine me djelmosha dhe çupelina pa eksperience e reputacion bie gjithmone ne veshin e shurdhet te sportistit artist. Ne nje kohe kur populli amerikan zgjodhi per president te vendit te vet nje 70 vjeçar. Qe po ja ndryshon faqen botes. Per mire apo per keq, pritet te shihet. Por ajo qe bie ne sy eshte se ky 72 vjeçar sot, ka ide me te reja ne politike dhe ekonomi, edhe se ata qe jane sot 22 vjeçare.
    Nga ana tjeter une e gjej pa asnje kuptim çdo barazim ndermjet qeverise se Edi Rames me ate te monstres se Viçidolit. Edi Rama po drejton nje qeveri me rezultate relativisht pozitive, por edhe me gabime. Ndersa qoftelargu i ViçiDoli-t e shkaterroi kete vend me themel ne te gjitha aspektet e tej. Te krahasosh Ramen me Berishen eshte si te krahasosht diten me naten. Jo se Rama po shkelqen aq shume. Perkundrazi. Por se qeverisja e Berishes ishte tejet bloze e zeze.
    Brokaj po ashtu ka plotesisht te drejte kur kundershton ndryshimet kushtetuese te ngjara ne vitin 2008, sipas deshirave dhe haluçinacioneve te Lartgjatesise se tij. Parlamenti i sotem eshte mbushur me injorante dhe njerez medioker sa s’ka ku te shkoje me.Qe dine vetem te ngrejne kartonin kur i urdheron i pari i tyre. Kjo katrahure bie me shume ne sy ne Partine Socialiste qe ka qene partia e njerezve te pjekur, e profesoreve dhe intelektualeve te njohur. Qe sot nuk i gjen me. Rilindja e çupelinave dhe djelmoshave ka zevendesuar totalisht PS-ne e ideve dhe traditave te majta. Dhe « merita » per kete i takon veçse Zdapit te gjate, qe e mban koken perpjete si kalliri pa kokrra.
    Per mua alternativa e sotme e ndryshimit ne politiken e vendit nuk eshte me Basha, Berisha apo Kokemadhja kunder Rames. Ne asnje menyre. Opozita e sotme eshte « e djegur » nje here e pergjithmone. Ajo perfaqeson vetem regresin, pangopesine e Njeriut me Bllok, shkaterruesve dhe vrasesve te Gerdecit, krimit te 21 janarit etj etj. Pa folur ketu per piramidat dhe vitin e tmerrshem 1997! Une si variant alternativ kunder Rames parashoh dike qe duhet te dale ose nga e majta e sotme, e re ose e vjeter, ose nga parti politike te djathta, te perfaqesuara nga Topi, Bojaxhiu apo ndonje personalitet tjeter me integritet qe mund t’i kundervihej arrogances se qeverisjes se Rames. Me vjen keq per kundershtaret e qeverisjes aktuale, qe enderrojne te rivijne ne pushtet me skorjet PD-LSI. Te djathtet e vertete duhet te gjejne nje strategji te re dhe njerez te rinj, me reputacion e vizion, te ndershem dhe atdhedashes. Nuk e kuptoj dritshkurterisne votuesve te djathe qe vazhdojne ta shohin dhe shpresojne ndryshimin ne kuajt e ngordhur PD-LSI !
    Brilante eshte thenia e zotit Brukaj kur nenvizon se : Por kjo mbështetje Edi Ramën duhet ta motivojë për t’i bërë gjërat më mirë se deri tani dhe jo të vazhdojë me kokëfortësi të thellojë gabimet në ato fusha ku duket që larg se punët nuk po ecin ashtu si duhet.

  12. Koi says:

    Prape ky kerma e kuqe.

  13. ALBAN DEGA says:

    Ne vend te nje editoriali

    ME I MIRI KRYEMINISTER DERI SOT !

    – Na nderove Shqiperine !
    – Fleminderit Edi Rama

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Nuk eshte i persosur!
    Cili kryeminister a President ne Bote eshte i tille !?
    Nuk eshte engjell !?
    Cili kryeminister a President me Bote eshte i tille !?
    Nuk eshte profet !?
    Cili kryeminister a President ne Bote eshte i tille .
    As Jezu Krishti e as Muhameti as rekordmenja e paarritshme, e pathyeshme e perjetshme shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, alias Nene Tereza, nuk kane qene as kryeministra e as Presidente !?
    Nuk eshte i pagabueshem !?
    Cili kryeminister a President, cila qenie njerezore eshte e pagabueshme !?
    Por ka kurajon te kerkoje falje dhe te korigjoje gabimet !
    Nese keni dyshim shihni vendimin qe shpalli dje qe per cdo ligj qeverie te merret mendimi i popullit dhe paleve te interesuara apo qe preken prej tyre … !
    I perkryer !
    Asesi !
    Edi Rama eshte me i miri kryeminister qe ka pasur Shqiperia deri sot !
    Me liberali, me qytetari, me atdhetari, me evropiani, me demokrati, me reformatori deri ne rrezikim serioz te pakten kater here ne dy vitet e fundit te karrikes e pushtetit te vet per te bere shtet !
    Uroj te behet dhe me siguri do te behet edhe me i mire!
    Miresia nuk ka fund as ane !
    Ajo miresohet duke mesuar nga miresia, por edhe nga gabimet e te tjereve dhe te tuat, nga kryeuniversiteti i te gjitha universiteteve te Botes, nga Akdemia e jetes !
    Nese keni dyshime pyetni kryegjenite e Botes Bill Gejtsin, Steve Jobsin, Albert Ajnshtajnin, Njutonin, Moxartin, Degas …. !
    A e dini kur e mori Diplomen e Universitetit te lene pergjysem Bill Gejtsi!?
    Kerkoni ne Google.com !
    Kur “ Banda e Gangstereve” e Mafia krejt jashte kontrollit” politike e biologjike, kur Kazani mediatik ala Blendi Toptani e Berat Buzhala, ala Ngjela e ala Zheji, ala Bushati e ala Shkulshkulaku… po enderronin e po sajonin me fantazine e Toptanit te Vicidolit dhe Lopes Hollandeze jo vetem percmimin por pse jo edhe grushtimin e tij nga Donald Trump, midis gjithe líderve te NATO-s , kryeministri shqiptar merr vkeresimin maksimal te liderit maksimal te Botes, vete Presidentit te SHBA-se!
    Gezoni e mos mbani zi o kukmjacka kobezeza te popullit e kombit tuaj !
    Donald Trump vleresoi kryeministrin e Shqiperise e jo kryetarin e PS-se!
    Eshte edhe kryeministri juaj, deshet a nuk deshet.
    Edi Rama ishte aty ne emer e per Shqiperine. Ka mandatin e votes se lire te shqiptareve !
    Vleresimi per te eshte vleresim per Shqiperine e shqiptaret !
    Jo vetem nga lideri i Botes se Lire por edhe nga miku i sprovuar i shqiptareve dhe Kosoves ne kohet me te veshtira per ta, ne kohen e koleres , ne cakun “ To be or not to be !”!
    Nese kini dyshim shihni deklaratat e tij ne mbretin e krejt televizioneve e mediave te Botes, CNN. Me mbretin e gazetareve televizive, me Ikonen e tyre Lary Kingu “Live :
    “https://youtu.be/6HvLT8DexjU
    Ku ke humbur e ke futur kryet o Berat Buzhala… e Kazani co.
    Ne vend te dilni me kryeartikuj per kete vleresim ti me krejt koleget e tu heshtni, keni shpallur zi, keni vendosur karantine e censure ne pacavuret tuaja antishqiptare !
    Nese dyshoni shihni shenimin cinik te Expresit te Buzhales te dates 14 korrik! Turp!
    E keni futur kryet ne bythe, sic thote sovrani !
    Turpi qofte me ju e mediat tuaja ala Sputnik !
    Opozitare por vellezer! Eshte kushtrimi i filozofik te shqiptarizmit, i kryeakademkut te Kombit Rexhep Qose Shqiptarise !
    E kam me afer, e njoh me heret, e kam takuar edhe pire kafe me shume me Sali Berishen se me Edi Ramen, qe e kam takuar vetem njehere per 4-5 minuta ketu ne Nju Jork
    Por me afer se cilindo e kam Shqiperine!
    Kushdo e nderon e vlereson, kushdo e larton emrin e saj na larton secilin e te gjithe ne!
    Emri yne shqiptar na jep emrin shqiptar!
    E Edi Rama edhe ne kete rast na lartoi te gjithe ne Shqiptareve !
    Mencuria ne Kuvend eshte po aq e vlefshme dhe e cmuar sa edhe zelli ne pune e burreria e trimeria ne lufte !
    Na nderoi te gjitheve pa dallim!
    Faleminderit Edi Rama !
    I pari artist politikan dhe politikan artist ne historine e Shqiperise !
    Keep going forward for the sake of Albanians and Albania !
    Uroj qe pasardhesi te jete edhe me i mire se Edi Rama ! Amen !

  14. Komunist dhe turkoman!!
    Mizerje komuniste!

  15. Xhixhi says:

    O Sabit labi ! Qysh ke qen me shendet more’
    Femijt ,vllezrit qysh i ke pasur .Un qe te pyes jam nga ai fisi ku babai jot Laze ishte nip .E di qe s’do me pergjigjesh se ndoshta s’eshte as vendi as menyra per te te pyetur .Megjithate te uroj gjith te mirat ty dhe familjarve te tu , je dhe do mbetesh krenaria e Laberis .

  16. o zabit B,

    po iko komunsite se le Name o

    po ik at’q se e dime kush jeshe ti deri dje .

    kapteri ushtrise metes Lsi-s

    kur na ben edhe ti si politikan uuuuuuuuuuuuuuuuuu-uh !

    cfar bere ti or , kur ishe ne politike flit per veten tende ,

    mos na brrockullis ktu per te tjeret .

    ngelet duke imporvizuar intervista ,per te treguar se jeni koka te medha te kombit ,

    por nji mute jeni te gjithe . cfar i dhe ktij vendi kur jeshe vet politikan ?

    se per te tjeret ,i njohim na ,me mir nga ty . e s’kemi nevoje te degjojme intervistat koti .

    iko se lat Name ,ju e moret me qafe kte vend .ti dhe partia jote e metes dhe monikes
    qe i ka dal fiQiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje