Basha nuk u ndahet ndërkombëtarëve, akuza: U ka rënë besueshmëria, "peshqit e mëdhenj" duhet të ishin në burg...!

25 Korrik 2018, 23:50Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar edhe një herë në lidhje me ngërçin që po shfaqet në sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Ramën se reformimi po bëhet nga Prokurorja Marku dhe KLD-ja.

Basha në një postim në Facebook, shkruan se po bëhet një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe prandaj Rama përgjysmoi buxhetin e për Vettingun.

Sipas tij, edhe nderkombetareve u ka rene besueshmeria si pasoje e heshtjes se tyre.

Postimi i plotë i kreut te PD: 

Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër.

 Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë.

 Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së.

Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.

Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri. 

Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. 

Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi.

9 komente në “Basha nuk u ndahet ndërkombëtarëve, akuza: U ka rënë besueshmëria, “peshqit e mëdhenj” duhet të ishin në burg…!”

  1. ta says:

    mire e ke kane vene nje neno ne prokurori,marku te beje drejtesi jo gjume,por shyqyr qe eshte kjo se tjeter nuk te linte ty qe te flashes pa fakte gjoja po bej politike?

    1. kujtesa says:

      Mire e ka Lulka!
      Kur mendon se ku do te ishte tani,i duket vetja si ne parajse.

  2. ta says:

    se veten e di cironke

  3. Drini says:

    I apri duhet te ishe ti moj lulqime, me 230 milion euro te rruges se kombit dhe allishverishet me ruse, mos u merzit, rrjeta aty eshte do te te kap o lulqime

  4. degelisi says:

    Sali Berisha
    Like Floriri
    Lul Basha
    dhe 80% e deputeteve te PD & LSi
    90% e prekuoreve dhe gjykatesve

  5. sam says:

    Une nuk kame pare dhe njofte politikan me Torovol se ky, Lule Basha, kerkon qe nderkombetaret ti kryejne punet ne Shqiperi,
    Nese don qe Peshqit e medhenje te kapen, nisu prej vetes, lajmrohu ne Prokurori per keqeperdorimet e tua se nuk ke pake, e pastaj kerko per te tjeret.

  6. ky esht i pa fajshmi kti vendi says:

    KTU jam dakort , kush i thot lulit qe ti je i pari qe duhet te shkosh ne burg askush , brravo lul boj qef.

  7. Beni says:

    Kot i bini ne qafe !
    Luli po tregohet shume i sinqerte !
    Peshqit e medhej duhet te ishin ne burg !
    Eshte shume e vertete !
    Te gjithe e dine kush jane peshqit e medhenj :
    1.Sali Berisha ka shkaterruar, ka vrare ne 97, ne 21 janar e qindra vrasje te tjera.
    2.Lulzim Basha ka vjedhur 230 milio euro, ka vrare 4 qytetare ne bulevard.
    3.Ilir Meta ka vjedhur floririn, kapur me bllok ne dore.

  8. Jimi says:

    Mos ti biem kote me qafe Lulkes! Ai i shkreti po lutet, pse nuk po me fusni brenda ? U ngjir i ziu, po kush e degjon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje