Kreu i diplomacisë spanjolle kritikoi vendimin e Italisë për të mbyllur portet e saj për migrantët dhe kërkoi miratimin e një politike europiane afatgjatë për t’i bërë ballë krizës migratore më të rëndë se kriza e euros.
”Italia ka mbyllur rrugën e migracionit që kalon nga Libia gjë që do të krijojë pa asnjë dyshim probleme në nivel europian, më të rënda se ato që kanë krijuar vendet e lindjes”, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Josep Borrell gjatë një takimi me shtypin e huaj.
Vendet e lindjes së Bashkimit Europian refuzojnë të presin refugjatët që Brukseli kërkon të shpërndajë mes shteteve anëtare.
Pas refuzimit të disa anijeve të ngarkuara me migrantë në Mesdhe, Roma e ka lidhur zbarkimin e migrantëve në portet e saj me një ndarje të ngarkesës me shtetet e tjera anëtare.
Spanja priti një prej anijeve të para të refuzuara nga Italia, “Aquarius”, që kishte në bord 630 migrantë në Valence më 17 qershor.
Pse na qenka e detyruar BE-ja te pres kargot mjerzore kontraband? A nuk na chane veshet me lufte kunder kontrabandes? I lumte Italise, shembull per humanizem ndaj popujve ne vendin e tyre. Aty te jetojne, punojne dhe ta bekne vend te begate.
Dhe me dëshirën e Greqisë për tu zmadhuar s’po i bëhet vonë Italisë. Kemi të bëjmë me gjendje kome te sajë