VIDEO: Kinë, shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës së SHBA

26 Korrik 2018, 09:05Bota TEMA

Një shpërthim ka ndodhur jashtë ndërtesës së ambasadës amerikane në Pekin.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë. Në rrjetet sociale fill pas ngjarjes kanë qarkulluar foto dhe video që tregojnë zonën e rrethuar nga tymi, ndërkohë që policia ka vendosur një post-bllok pranë një mjeti.

Informacionet janë ende të paqarta, por raportohet se ka qenë një burrë me një bombë artizanale që e ka shkaktuar shpërthimin.

Pamjet e tymit në vendngjarje janë postuar nga kalimtarët dëshmitarë okularë. Ka raportime për të lënduar por ende nuk ka konfirmime zyrtare.

pic.twitter.com/2qfwgR8Spv

— Jimmy Zhong (@jimmyzhong_iost) July 26, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje