Pakistani përgjaket në ditën e zgjedhjeve, dhjetra të vrarë në qendrat e votimit

25 Korrik 2018, 14:17Bota TEMA

Dhuna shpërtheu në Pakistan ndërkohë që mijëra vetë ishin drejtuar në qendrat e votimit, duke lënë të paktën 31 të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Quetta.

Zyrtarët thonë se sulmi në Quetta, në provincën Balochistan, kishte si objketiv policinë në portën e një qendre votimi. Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmit.

Në mbarë vendin ka pasur shpërthime dhe përplasje mes militantëve të partive ku kanë mbetur të plagosur disa persona ndërsa dy vetë kanë gjetur vdekjen.

Rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve tregojnë se beteja është mes partisë së Imran Khan dhe ish-kryeministrit Nawaz Sharif.

Por fushata është shoqëruar me shqetësimet për dhunë, shkruan BBC.

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan thotë se ka patur tentativa të shumta për manipulim të zgjedhjeve.

Khan është zotuar të eleminoj korrupsionin, por rivalët e tij e akuzojnë për përzierje me ushtrinë, e cila ka drejtuar vendin për gati gjysmën e historisë së tij.

Sharif, i cili fitoi zgjedhjet e shkuara, ka qenë i burgosur me akuzën e korrupsionit pas një skandali lidhur me ‘Panama Papers’.

Votimet pritet të përfundojnë në orën 18.00 me orën lokale dhe rezultatet mendohet të merren vesh të enjten.

Megjithë sigurinë e lartë, me qindra mijëra trupa dhe policë që janë vendosur në të gjithë vendin, parpsepap incidentet nuk kanë munguar.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje