“Liritë Fetare” në Uashington, Bushati: Ja si bashkjetojnë bashkësitë e ndryshme fetare në Shqipëri

27 Korrik 2018, 17:53Kulturë TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme gjendet në Uashington DC për të marrë pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. Në fjalën e tij gjatë ministerialit, Ministri Bushati vlerësoi organzimin e një konference të tillë dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të të mbajtur një konferencë të ngjashme edhe në rajonin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.

Kreu i dilpomacisë shqiptare u ndal tek sfidat me të cilat po përballet shoqëria dhe nevoja e adresimit të tyre me fqinjët në nivel rajonal dhe nën-rajonal. Për ministrin Bushati, “Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë, konkretisht në kontekstin e grupeve ekstremiste që përpiqen të shtrembërojnë rregullat themelore të doktrinës së vërtetë fetare duke instrumentalizuar dallimet midis besimeve të ndryshme”.

Duke iu referuar vendit tonë, ai bëri me dije masat e marra nga Shqiperia e cila prej vitit 2015, e cila ka investuar kohë, energji dhe burime të jashtëzakonshme në ngritjen e një rrjeti rajonal koordinatorësh dhe institucionesh të fokusuara në luftën kundër terrorizmit të dhunshëm. Ai nënvizoi se është e domosdoshme të zvogëlojmë dallimet dhe të përmirësojmë mirëkuptimin duke u mbështetur tek edukimi, e në këtë kontekst Shqiperia në bashkëpunim me OKB-në, ka filluar një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare dhe universale të cilat janë të mishëruara në çdo fe. “Duke qenë një vend tolerant ndër-fetar, ne e dimë se sa e brishtë mund të jenë toleranca dhe bashkëjetesa, veçanërisht në kohë komplekse si këto. Prandaj, mësimdhënia dhe nxënia e asaj çka bashkon më tepër sesa e asaj çka ndan fetë e ndryshme, për ne është çështje e natyrës etike dhe pragmatike”, nënvizoi Ministri Bushati.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Bushati solli në vëmendjen e të pranishmëve traditën e shkëlqyer të harmonisë së fortë ndër-fetare në Shqiperi, e cila nxiti Papa Franceskun të bëntë vizitën e tij të parë evropiane në Shqipëri në vitin 2014.

Fjala e Ministrit për Evropën dhe Punët të Jashtme, Ditmir Bushati në Konferencën për Lirinë Fetare më 26 korrik, Uashington D.C

I nderuar Sekretar i Shtetit Pompeo,

I nderuar kryetar i sesionit,

Të nderuar kolegë,

Zonja dhe zotërinj,

Së pari, dëshiroj të falënderoj Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Sekretarin Pompeo i cili na ftoi këtu në Uashington DC për të diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi lirinë e fesë, që është një nga liritë më themelore që një shoqëri mundet dhe duhet t’i sigurojë qytetarëve të saj.

Është gjithashtu e domethënëse që kjo konferencë po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend, ekzistenca e të cilit bazohet në lirinë e fesë. Dua të përfitoj nga rasti që të shpreh edhe vendosmërinë tonë për të mbajtur një konferencë të ngjashme, në bashkëpunim të ngushtë me ju, edhe në rajonin tonë.

Liria e fesë është një parakusht për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi. Kjo na lejon të mendojmë, shprehim dhe veprojmë mbi atë që besojmë. Kjo është gjithashtu një çështje shumëplanëshe që lidhet ngushtë ndër të tjerash, me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin ekonomik, kohezionin social dhe çështjet e sigurisë në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Shpeshherë, ne po përballemi me një kundërshtim të rremë midis dy të drejtave themelore, lirisë së fesë në njërën anë dhe lirisë së fjalës dhe shprehjes nga ana tjetër. Ky kundërshtim i rremë kërkon një diskutim serioz për rolin e fesë dhe sekularizmit në jetën publike dhe politike, si dhe aftësinë për të folur lirisht, duke mos shkaktuar lëndime në besimet e të tjerëve.

Unë besoj se më shumë se të kundërta, këto dy të drejta themelore janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Në fund të fundit, po ta marrim nga ana historike, liria e fjalës lindi nga debati lidhur me tolerancën fetare. Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë, konkretisht në kontekstin e grupeve ekstremiste që përpiqen të shtrembërojnë rregullat themelore të doktrinës së vërtetë fetare duke instrumentalizuar dallimet midis besimeve të ndryshme. Në gjendjen komplekse aktuale të çështjeve në të cilën po jetojmë, pyetjet e ngritura nuk janë aq të thjeshta. Si t’i trajtojmë konfliktet fetare gjithnjë në rritje? Si të përmirësohet dialogu ndërmjet komuniteteve fetare në mënyrë që të sigurohet një urë komunikimi dhe jo një mur ndarës? Si të zvogëlohet diskriminimi i komuniteteve të vogla fetare? Si të kapërcejmë hendekun mes bashkësive fetare? Sa duhet të ndërhyjë qeveria në rregullimin e jetës fetare në tërësi? Si të trajtohet fanatizmi dhe terrorizmi fetar si dhe efektin që kanë lënë tek luftëtarët terroristë që kthehen në vendet e tyre të origjinës?

Ne duhet të punojmë së bashku në adresimin e këtyre sfidave të përbashkëta, me fqinjët tanë në nivel rajonal dhe nën-rajonal.

Që prej vitit 2015, Shqipëria ka investuar kohë, energji dhe burime të jashtëzakonshme në ngritjen e një rrjeti rajonal koordinatorësh dhe institucionesh të fokusuara në luftën kundër terrorizmit të dhunshëm. Realisht, ne e integrojmë luftën kundër terrorizmit të dhunshëm në strategjinë tonë të sigurisë kombëtare dhe zyra e koordinatorëve zyrtarë punojnë çdo ditë së bashku me të gjitha institucionet e linjës. E kemi zgjeruar rrethin tonë të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve në fushën e ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm, duke punuar ngushtë me SHBA-në, ndihma e të cilës në këtë drejtim është shumë e vlerësuar.

Për të zvogëluar dallimet dhe për të përmirësuar mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë, ne duhet të mbështetemi tek edukimi si hapi i parë dhe baza më e rëndësishme për formimin e personalitetit njerëzor. Kjo është arsyeja pse në Shqipëri, në bashkëpunim me OKB-në, kemi filluar një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare dhe universale të cilat janë të mishëruara në çdo fe. Duke qenë një vend tolerant ndër-fetar, ne e dimë se sa e brishtë mund të jenë toleranca dhe bashkëjetesa, veçanërisht në kohë komplekse si këto. Prandaj, mësimdhënia dhe nxënia e asaj çka bashkon më tepër sesa e asaj çka ndan fetë e ndryshme, për ne është çështje e natyrës etike dhe pragmatike.

Një sfidë tjetër që ne duhet të trajtojmë së bashku është zhvillimi ekonomik dhe perspektivat e punësimit. Mungesa e perspektivës mund t’i shtyjë të rinjtë në krahët e aktorëve të mbrapshtë që kërkojnë të fitojnë zemrat dhe mendjet e tyre.

Zonja dhe zotërinj, ne jemi një vend i vogël por tradicionalisht me një harmoni të fortë ndër-fetare. Katër Papë katolikë ishin me prejardhje shqiptare. Nënë Tereza, një grua e mrekullueshme dhe e përulur, puna bamirëse e së cilës njihet botërisht dhe i dha një Çmim Nobel, ishte shqiptare.

Në ditët e sotme ka 5 bashkësi fetare që jetojnë në harmoni. Në realitet, kjo klimë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare në Shqipëri nxiti Papa Françeskun të bënte vizitën e tij të parë evropiane në Shqipëri në vitin 2014. Nga Tirana ai iu drejtua të gjithë Botës duke thënë: “Ajo që po ndodh në Shqipëri tregon se bashkëjetesa paqësore dhe frytdhënëse midis njerëzve dhe komuniteteve me përkatësi të ndryshme fetare nuk është vetëm e dëshiruar por e mundur dhe reale. Kjo është diçka me vlerë që duhet të mbrohet dhe të ushqehet çdo ditë, duke siguruar një edukim që respekton dallimet dhe identitetet e veçanta, në mënyrë që dialogu dhe bashkëpunimi për të mirën e të gjithëve të promovohet dhe të forcohet. Është një dhuratë që ne duhet t’i lutemi Perëndisë në lutje”.

Faleminderit për vëmendjen.

 

11 komente në ““Liritë Fetare” në Uashington, Bushati: Ja si bashkjetojnë bashkësitë e ndryshme fetare në Shqipëri”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Shqipot nuk e çajne rroten shume per fe. Kjo eshte “bashkjetesa” fetare. Te tjerat jane llogje kavaje

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    A c’ja fut aromatikes kot o Bushat. Ne Shqiperi besimet bashkejetojn sepse shumica derrmuese nuk e qeth hic per besimin fetar.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    A c’ja fut aromatikes kot o Bushat. Ne Shqiperi besimet bashkejetojn sepse shumica derrmuese nuk e qeth hic per besimin fetar..

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    ”bashkjetim”!!? kjo quhet PAFYTYRESI SUNITE!

  5. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    DASH[ypokritit shqipfoles]: yavash yavash more qafir,si mund te pretendohet per ‘paqe’apo ”bashkejetese” fetare kur vendi perbehet nga 90% sumqire arabe e 10% kristiane!!!? ki eshte mashtrim!

    1. undefined says:

      Rendele cpuar shko shuaj zjarret

  6. ben says:

    Po ca bashkjetese po thuaj shyqyr qe se can njeri trapin per fete

  7. tfgs1 says:

    keta jane bastardet sunitoshqipfoles: mashtro,mashtro se dicka do te mbetet………………

  8. K. F says:

    Tolerance fetare thone disa brekegrisur ne Shqiperi nuk ekziston, jo se shqiptaret jane besimtare se dihet qe nuk e rruajne per fene, por tolerance nuk ka, persa minaret jane armatosur me autoparlane ne kupe te qiellit, te cilet u çajne menderen tere shqiptareve 10 here ne dite duke pellitur fjale pa kuptim dhe arabisht! Ndaj o Bushat mos na trego peralla se je minister, por hiq autoparlantet nga minaret e pastaj themi ndonje opinion!

  9. Un kur hap kanaten e ha ate c’ka frigoriferi nuk ha pallavrat e hoxhallarve apo te priftrinjve
    Feja eshte si puna e brekve , kush i vesh perixoma , kush i vesh bokser , kush i vesh trecerekshe , un tani ne behar p.sh si vesh fare.

  10. Pellazgos says:

    Te thuash qe Fete ne Shqiperi bashkejetojne eshte hipokrizia me e Madhe.
    E para eshte se te gjitha pa perjashtim nuk jane lidhje me Zotin,se perfaqesojne grupe te ndryshme budallenhsh qe i quajne “Besimtaret” tane dhe cdo te diel behet propagande ne interes te atyre grupimeve.
    Pervec Shqiperise qe Diktatura komuniste e zhduku Fete e Djallit te Arabeve dhe Cifuteve te pa civilizim,,te Percarjes,te nderhyrjes ne shkaterrimin e Identitetit dhe Historise te gjitha shtetet perreth nesh jane Fetare d.m.th armiq te njeri tjetrit ne menyre ekstreme.
    Une nuk e kuptoj pse nuk denohen p.sh Papa i Vatikanit nuk ja pune ketu ne Shqiperi qe mb e propagande vjen ne “emer” te Zotit,po keshtu edhe Arabet qe sjellin me vete helm,armiqesi,shkaterrim.
    Per fat te keq,Shqiperia qe ne kohen e Kostandinit te Madh deri ne kohen e Kastriotit ishte Orthodhokse ne Identitet,ne zakone,ne kulture,ne festa etj.
    Mirepo Orthodhokset jane Minoritet dhe sulmohen cdo dite nga turkoallvanosat apo fashistet qe pushtuan kete vend me histori te ndryshme.
    Keta “patriote” qe hiqen shqipetare dhe sulmojne Arvanitasit apo Arbereshet qe nuk u turqizuan nuk e ” kuptojne” qe Feha Orthodhokse Greke per fat te keq eshte Identiteti qe eshte degjeneruar nga Arabet apo Fashistet,kjo eshte e verteta.
    Prabdaj ky vend i mallkuar nuk mund ta kete te ardhmen te mire se kalbesira historike qe po e mundon nuk ka sherim.
    Eshte semundje qe nuk Kim a ilac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje