Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri . Lajmin e mirë e bën të ditur Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi kantierin dhe pa nga afër ecurinë e e punimeve.
Shoqëruar nga inxhinierët e Institutit të Monumenteve dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë në Gjirokastër, Kumbaro vlerësoi përkushtimin e banorëve të fshatit Frashër, që janë kujdesur prej vitesh për këtë monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë lënë në mëshirën e fatit nga ‘qeverisjet’ dhe shprehu mirënjohje për Marjanën, kujdestaren e shpirtit të Frashërllinjve.
Shkrimi i ministres në rrjetin social facebook:
“O vëndëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni”
Në vendin e Frashërllinjve
Në kantierin e restaurimit të Shtëpisë Muze për vëllezërit Frashëri, harruar prej qeverisjeve
Me Marjanën që prej 25 vitesh kujdeset për të me shumë dashuri
#RrugëtEKujtesës
Restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri është projekt i programit “Rrugët e Besimit” të Ministrisë së Kulturës.
Ai parashikon ndërhyrje restauruese në strukturë, restaurimin e elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, shkallët, dyert dhe dritaret.
Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, do ti nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze.
Ti baj nji muze edhe Vrymes
Ndertoni nje aerodrom dhe vendosni edhe aeroplane ose te pakten helikoptere per te vajtur e vizituar muzeun qe po rikonstruktoni zonja ministre.
Kush e paska perseritur zoti moderator?
Mire qe u kujtove moj zonje. Riparuat te gjitha kishat e xhamite dhe hoxhet e prifterinjte po bejne palle dhe late baballarte e kombit per ne fund. Lajmin e jep sot, po s’i dihet nga vjeshta se mundet qe Monika me nje çizme te hedh jashte dhe pastaj ngelen prape jetime ata si la LUlezimi Babalen
Keshtu komentohet kur celulari bie ne dore te injorantve.