Zamira Kita: Plotësisht dakord për prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimit të një teatri të ri

21 Korrik 2018, 18:14Kulturë TEMA

Aktorja e njohur  Zamira Kita, shpreh  nevojën urgjente për ndërtimin e një godine të re që do të shërbejë si Teatër Kombëtar, pikërisht në vendin ku sot gjendet godina e vjetër.

Në një prononcim për Koha Jona, aktorja korçare thekson se teatri i ri duhet të jetë  shumë funksional dhe  me çdo komoditet të nevojshëm për aktorët dhe spektatorin.

Duke sjellë përvojën pozitive të ndërtimit të Teatrit të Korçës, Zamira Kita është e sigurt se edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë shumë e mirë. “Jam plotësisht dakord për prishjen e teatrit dhe për ndërtimin e një teatri të ri, i cili padyshim do të përmbushë kushtet e nevojshme elementare që i duhen një Teatri Kombëtar.

Teatrit ekzistues i mungon çdo gjë. Ndërtimin e teatrit të ri e mendoj, pikërisht në vendin ku ndodhet Teatri Kombëtar sot. Ai duhet të jetë një teatër shumë funksional, me çdo komoditet të nevojshëm, me çdo lehtësirë për aktorët, i bukur dhe komod edhe për publikun, me disa salla provash dhe disa salla shfaqjesh.

Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, kam bindjen se do të kemi një teatër shumë të mire. E rëndësishme është të prodhojmë vepra të bukura dhe cilësore”, shprehet aktorja korçare Zamira Kita.

6 komente në “Zamira Kita: Plotësisht dakord për prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimit të një teatri të ri”

  1. Ilir says:

    Pomp zamira …parish theater bej theater …te tjerat????

  2. Na myten karnat says:

    Sa kare qe eshte Zamira! Merr shembull Teatrin e Korces i cili nuk u prish.

  3. @ says:

    E morem vesh qe ti pe Korce do … “teater te ri aty ku eshte i vjetri”…. ne Tirane.
    Po per truallin publik qe grabitet per interesa private, ke gje per te thene?

  4. Xheni says:

    Po domosdo ,
    Si Korcare e devotshme do ta “ haje “ edhe ti Zamira.
    Respekte……

  5. IVONI says:

    .. Po kete kush e ka pyetur ?! Nje aktor i mire talentin e tij e tregon dhe ne skena te pregatitura me mjete rrethanore …Nuk e di nese jane buxhetore keta aktoret apo “profesioniste te lire “..pra nese jane rrogetare, shteti ben mire ti privatizoje , per ta kuptuar vete aktori sa i vlen lekura ..! Nderteses se teatrit , ti paguaj qirane . talentet jane ne popull dhe jo ne “shtresat e denglaxhinjve “..!

  6. joel shkodra says:

    Mire, o Zamira, po nuk na e ke thene nese ky teater i ri duhet te jete me kulla apo pa kulla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje