Ligji për Teatrin, Luftar Paja dhe Laert Vasili: Duhet të një teatër i ri që i qëndron kohërave

19 Korrik 2018, 10:34Kulturë TEMA

Redaksia e gazetës “Koha Jonë” ka hapur një rubrikë në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar.

Dy artistët e njohur Luftar Paja dhe Laert Vasili shprehen në favor të ndërtimit të një godine të re mbi rrënojat e godinës aktuale të teatrit.

Për “Artistin e Popullit”, Luftar Paja, ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është mëse i domosdoshëm.

Ai shprehet se godina e re duhet t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos atyre të artistëve që do të punojnë aty.

“Përfundimiasht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur. Mendoj se duhet të një teatër i ri ku t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do të punojnë aty.

E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivlet.

Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është më kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rri këto vlera”, thekson aktori i madh Luftar Paja.

Por ideja e një teatri të ri përkrahet edhe nga brezi më i ri i artistëve.

Aktori Laert Vasili, i cili u vlerësua me çmim pak ditë më parë edhe si “Aktori I Europës për vitin 2018”,  shprehet se Teatri i Ri është mëse i nevojshëm.

“Sot kur gjithkush përqafon  të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij.

Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, t’i japë fund mjerimit dhe të dekretojë ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje