Sot u nda nga jeta gjigandi i skenës së humorit dhe i realizimit të një prej filmave më të bukur shqiptar Mao Ce Dun, Fadil Hasa.
Ai lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim.
Hasa u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietese qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970).
Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në 1993, shkruan “TemA”.
Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.
Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu” te Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj.
F. Hasa ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi.
Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm si: Zëvendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjetër (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005).
E veçanta e tij në aktim, ishte loja me “seriozitetin” që vishte personazhet, duke nxjerrë në pah që andej budallallekun, naivitetin, dobësi e mangësi te caktuara karakteri.
“Artisti i Merituar”, vitet e fundit të jetës i kaloi në qytetin e Durrësit, ku edhe pse në pension, u aktivizua me disa shfaqje. (TemA)
Komedian/ Aktor i lindur.
Drit past. Ngushellime familjes.
undefined
Ngushellime ndjeste paste!
Ne pergjithesi kur nderron jete njeriu thuhen fjale te mira per te!
Fadil Hasa ka qene aktor humori i njohur dhe i dashur per publikun (si njeri nuk e kam njohur)! Kete emer dhe kete fame e ka bere deri ne 1990-n. Psh ne filmin “Zevendesi i grave” ai ka realizuar ne menyre mjeshterore nje personazh fantastik (magazinieri). Pas ketyre viteve ai ishte pothuaj inekzistent dhe ne ato pak raste qe u duk ne skene apo ekran ishte thjesht nje halabak rrugesh! Madje kulmin e idiotesise dhe halabakllekut e arriti me kete fare filmi me Mao Ce Dunin (qe dikush na e paraqet si “majen” e krijimtarise se tij). Degradimi profesional dhe mendor i tij pas viteve ’90 eshte me te vertete per te ardhur keq ?
Ne fakt kulmi i krijimtarise se tij eshte me Estraden e Durresit, skeci “sheqer : kripe-kripe” nderkohe qe shprehja e tij “vazhdo vazhdo ti, se une jam ne autobuz” eshte kthyer ne nje shprehje popullore, nenkuptimore e famshme!
Edhe njehere ngushellime familjes dhe ndjese paste!
E vleresoi lart partia komuniste,por ai u tregua bukeshkale!
E mori nga rruga dhe e beri artist!
Cfare donte me teper ai?
NGUSHLLIME FAMILJES. E KAME NDJEKUR GJITHMONE HUMORIN E TIJE . MBI TE GJITHA HUMORIN ME DAJREN : FALEMINDERIT QE MA DHE ,100 HERE FALEMINDERIT QE TI MARRESH ,SE NUKE PUNON DAJRE MORE VLLA. HUMORIN ME RREMEN. KOHA ESHTE E BARABARTE PER TE GJITHE ,NUKE BENE DALLIM,E SI PER TE MIRET ASHTU EDHE PER NJERZIT E KEQE.
APO KURE SHPERDANTE QUMESHT, KURE SHISTE GJELA DETI NE PAZAR TE DURRSIT, APO NE MLEDHJEN E NDERMARRJES , BJERI SHKURTE. DO I BIE AQE SHKURTE SAQE NUKE E DI DO TE KUPTONI APO JO. NJE TALENTE I MADHE ,NJE NJERI I MADHE.
Mos !!!
Baba i nderuar, aktor i shkelqyer,
NJERI I MADH DHE I MIRE.
(Ne moshen kur sot burrat martohen e la e nderuara grua , por gocave njerke nuk ju solli).
Kjo puna e “njerkes” nuk eshte vlere por idiotizem ?
po o koqe i cuditem
Ke ndonje kundershtim ti o koqe e fishkur?
Të prehet në paqe kemi kaluar rinin ton me humorin e Fadil haes. I qoft dheu i leht ngushëllime familjes humbje madhe.
un nuk e kuptoj qe ketij vigani te humorit shqiptar te mos kete titullin mjeshter i madh ku disa tjere si julian deda e ka cudi|||
Julian Deda është nje kërriç dhe jo mjeshtër humori,,
Mjeshtri i madh varet nga presidenti or mik.. kujt te doje Jari ose Likja ja japin e kujt te duan sja japin.. Per mua titulli Mjeshter i Madh duhet dhene te pakten pas 30 viteve karriere te suksesshme.. po kujt ja thua..
FADIL HASA,NUK KA QENE PUNETORE PORTI,FADILI KA QENE NE RUSI,PER STUDIME,PER NENDETESE,DHE NUK E MOREN NGA RRUGA.ATE E HODHEN NE RRUGE.I PERJETSHEN KUJTIMI TI,ARTIST BRILANT,JO SI KETA KOQET E SOTEM!!!!
Ik o budall
Bile titujt si “mjeshter i madh” etj., venia e emrave ne enciklopedi etj., duhet te behen mbasi vdes personi qe te shihet se si e mbyll jeten dhe jo sa eshte gjalle e qe shkaktojne gjithfare grindjesh e zilish: pse e mori ai, pse u vu ai ne enciklopedi etj. etj. Historia e venies se emrave ne enciklopedi te personave te gjalle ka filluar qysh ne diktature kur foton me te madhe e kishte E. Hoxha. Por nuk mesuam dhe vazhduam me tre vellimet e enciklopedise pas viteve ’90 duke vendosur persona akoma te gjalle qe nuk e di a do ta meritonin derisa ta mbyllnin jeten e tyre. Lerini njerezit te vdesin e pastaj t’u japim hakun.