Nga Suadela Balliu
“Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj.” përgjigjet Ndriçim Xhepa, një ditë pas lajmeve që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale, se aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar kishte nisur punë si administrator pallati.
Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj postuan disa fotografi duke përgëzuar aktorin jo vetëm si ikonë, por edhe si qytetar model.
“U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, imë ëmë në kat të shtatë.” –vijon telefonatën aktori.
Ishin pikërisht defektet e ashensorit që e detyruan në një farë mënyre ta merrte përsipër detyrën e administrimit të hapësirave të përbashkëta, pasi ngjitja deri në kate të larta bëhej e mundimshme jo vetëm për të, por edhe për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, që banon në po të njëjtën godinë me të birin.
“E them sërish se nuk dua të mburrem e t’i jap vetes merita, kam bërë atë punë që kam bërë për 38 vjet, por nuk jam si disa kolegë të mi që thonë me budallallëkun më të madh se “artistët janë njerëzit më të nderuar të këtij vendi!” Po, pse more, kush të tha ty se mjekët nuk janë po aq të nderuar, apo minatorët që vdesin në miniera…pse qenkësh profesioni ynë më i nderuar?”
Xhepa ndalet edhe te çështja e teatrit duke thënë se me zemër është aty me protestuesit, por për arsye shëndetësore , për shkak të dy operacioneve të kohëve të fundit, nuk ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht. “Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty, sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit?” – thotë ai në telefon, ndërsa protestuesit që marshuan drejt Kryeministrisë dhe Presidencës ditën e djeshme po ktheheshin të mpakur në numër drejt oborrit të Teatrit për të lënë aty pankartat me shënimin “Mbro teatrin!” . Ai thotë se po të ishin më shumë qytetarë që do e donin teatrin, do të ishin aty duke e mbrojtur godinën, por e vërteta është se shumë njerëz qëndrojnë indiferentë për çështjen.
“Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale” –thotë Xhepa, duke shtuar “Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”– thekson Xhepa.
Xhepa ka qenë një prej kontribuuese në hartimin e ligjit për kinematografinë dhe në vitin 1996, u përfshi në politikë duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike.Punën si aktor i Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa e nisi në vitin 1979 , ndërsa në karrierën thuajse dyzetvjeçare numëron më shumë se shtatëdhjetë e pesë role , në film dhe teatër. Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë e mori në vitin 1989, ndërsa është bërë i dashur për publikun me rolet protagoniste në filma si “Hije që mbeten pas”, “Unë e dua Erën” apo “Flutura në Kabinën time”. Ka fituar disa herë kupën si Aktori më i Mirë në festivalet e filmit 1987, 1989 e 2000, më ’95 u shpall fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në Festivalin Kombëtar të Teatrit dhe më 2004-ën Aktori më i Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.
“Unë jam nga ata aktorë që jo vetëm kam falur role, për shkak të ofertave që me vinin nuk mund që në një vit t’i realizoja të gjitha e nga pesë do të zgjidhja dy apo tre role dhe kam refuzuar të jem drejtor i Teatrit Kombëtar kur më janë lutur dy muaj rresht ta pranoja postin, të cilin nuk e desha dhe kur asokohe Bujar Leskaj, ministër i Kulturës ia çoi fakt të kryer në tryezë Sali Berishës emërimin tim, më është dashur peripeci që të çemërohesha sepse nuk doja të shkoja të ulesha në atë karrige. Ndërsa sot, njerëzit shkruajnë se unë paskësha nisur punë si administrator pallati!” –përfundon ai duke e quajtur këtë keqkuptim mediatik si ligësi e disa njerëzve që kërkojnë të përbaltin.(gazetasi.al)
Bravo keshtu duhen qytetaret
Ti vertet nuk ke luajtur role komunistesh,se ke luajtur role rrugacesh,ish te burgosurish dhe ke qene ndihmes i partise ne edukimin komunist te masave!
Mos do te thuash se ke qene edhe antikomunist?
Djale oficeri ke qene dhge i nje “Artisteje te Popullit” vleresime keto te dhena nga socializmi,ndersa pas 90-tes nuk thua dot nje rol me peshe,se pervec droges,prostitutave,te cmendurve,burgaxhinjve etj nuk keni patur shfaqje te tjera!
Ti vertet nuk ke luajtur role komunistesh,se ke luajtur role rrugacesh,ish te burgosurish dhe ke qene ndihmes i partise ne edukimin komunist te masave!
Mos do te thuash se ke qene edhe antikomunist?
Djale oficeri ke qene dhe i nje “Artisteje te Popullit” vleresime keto te dhena nga socializmi,ndersa pas 90-tes nuk thua dot nje rol me peshe,se pervec droges,prostitutave,te cmendurve,burgaxhinjve etj nuk keni patur shfaqje te tjera!
CA LIDHJE KANE KETO ME XHEPEN KETU M,E SHUME PO DEL NE PAH FENOMENI I HAJDUTERISE MANIPULIESE TE ERION BRACES SE PO TE SHIKOJME NE PERENDIM ASNJE VENDE NE BOTE NUK KA KETE LLOJ MEKANIZMI PER ADMINISTRATORET E PALLATEVE POR ATJE CDO BANOR MER ROLIN E ADM DUKE U PAGUAR NGA VETE ATA DHE NE KETE MENYRE TE GJITHE MARIN PJESEN E TYRE TE PAGESES NE FUNDE DALIN PO ME BUXHETIN E BARABARTE NE XHEPAT E TYRE DHE NUK HAPEN VENDE3 TE KOTA PUNE PER TE MBUSHUR EVIDEMNCAT E BASHKISE SI KETU.KUSH NUK DO TE MARI RRADHEN E TIJE PER ARSYE PERSONALE JA DELEGON NJE NJERIU TJETER PO TE PALLATIT……
…ne c vend te botes jeton o i mjere ku pallatet administrohen nga banoret…kam experience Italiane ku administrimi I condominios kushton €1000 ne vit…lere partaj ate angleze ne leasehold property qe cmimet shkojne mijra £ sepse njehere prishet catia…nje here do lyhen dritaret nga jashte…nje here etc plus paguhen pastruset..kopshtaret…pastruesit e xhamave…
..te jetosh be xhungle eshte e thjeshte…vegjeton aty ku ha edhe e ben…dhe jetoni ne ate hale te madhe pa rregulla…
Qytetaria ne komunitet eshte organizim dhe pergjigjesi e te gjitheve…aty per kafe nuk merrni asnje mungese neper lokale..dhe ju rrofshin shtepite se sa ju afrohesh neper pallate qelbni…
…te mjere qe edhe sdini por vazhdoni ne injorance..
Detyra me e madhe dhe me e veshtire e erioni eshte edukimi I mostrave te tilla qe bejne te diturin dhe japin mend….
Mjafton qe dikush te flase diçka kunder mafjes Rama- Veliaj dhe komentuesit e paguar te paçavures tema leshohen si hiena te zeza per te share e ofenduar.
Madje pa marrë aspak parasysh se kush eshte ky person qe flet.
Zgjohuni ore te mjere se ky regjim Po bie e do ju duhet te lepini fundshpinen e dikujt tjeter pastaj
E thene nga njeri qe ka pervoje ne jete, akoma i ka ngelur neper buze shija e bythes te Saliut.
PiA po ti moj kurve te ka ngel ne goje bytha me mut e Rames o te shkerdhefsha robt o kurve e rilindjes o moterqire
Te mendosh e te komentosh ashtu si komentuesi “Shvejku” dote thote i nderuari Ndrcim Xhepa , se i mungone jo nje derrase ,por i mungon nje meter kub.,pra eshte bosh! Por jo vrtem ky ,por edhe ata qe shkruan e folen ndaj teje. Cili tha se Ndricimi ka qene antikomunist ? Pse qe deputet i pd-se shume mire . Rendesi ka arsyetimi e jo ngjyra. Sa per nenen e tij ,O Shvejk” me ate qe ke shprhur ,ke treguar se je ne nje nivel absulutisht te nje naivi. Ai sitemi socialist,qe Ju e perbuzni , pergatiti e nxori aktor te kalibrit botror. Po,po ,oShvejk ,te kalibrit botror! Nxori jo vetem aktor,por edhe kengetar, valletare, shkencetar ,te cilet po te duash ti shkruaj edhe me emra. Cili aktor,kengetar, shkencetar ka dale keto 25 vjet ,jo socializem ? me permend dote? Ndaj laje gojen mire kur te kapesh me goje te madhen Margarita Xhepa. Jo per gje,por do te te talin bota …
More po ku eshte e keqja ketu?!!!
Vetem batakcinjte qylaxhinjte servilat e lloj plehrash qe bejne pare qyl,percmojne punen dhe ju duket si cudi pse x punon.
Por e keqja me administratoret eshte se banoret nuk paguajne tarifen.
Ndricim, mos u ligeshto. Veliaj ka fut nje fryme te keqe me cka reklamon. Nje reklamaxhi i bujshem deri ne neveri. Dhe ato qe ben zbehen pas mbirjes se tij ne media. Ti, Ndricim, mbetesh gjithnje i nderuar.
Ke luajtur edhe role komunistash Ndriçim dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Ke luajtur rolin e Korabit tek filmi qe i kushtohet kuvendit te pare te grave antifashiste. Mbase nuk ke luajtur shume por kjo ka ndodhur se nuk ti kane dhene e jo se i ke refuzuar
….nga pervoja e familjes time ne tirane te re them qe thank God per administration e pallatit…pallat I ri ne tirane por qe kur vije me pare sikur shkoje ne geto…porta e hapur..shqyer…ashensori qelbur…madje gjeje dhe qese plerash brenda…shkallet qelbur sepse ne kate ku shtepite jane me qera as qe pastroheshin kurre…te vinte turp te sillje nje njeri nga jashte ose familieare qe jane martuar me te huaj…sepse pastro sa te duash brenda..ajo cfare ishte para pallatit dhe shkalle mund ti ngjante vetem nje getoje…
…kete prill isha ne tir…cfare ndryshimi… administraori nje businessmen qe kishte dyqanin ne pallat kishte bere revolucion… para palllatit…mbjelle peme…lule ne vazo…porta e ‘re e bukur…shkallet lyer dhe paster…ashensori shkelqente …mamaja Ime me tha qe kane rilindur …i japim leket me deshire se duam te jetojme si njerez…
…thank you erion per gjithcka ben per tiranen… jo te gjithe te vleresojne sepse ju ze syte interesi dhe varesia partiake eshte nje kolere qe do doje kohe te sherohet…qe te vije nje dite qe njerezit te degjojne e para pa paragjykuar….te vendosin bazuar ne perceptimin e tyre dhe te jene pragmatik…te mendojne per te ardhmen e femijeve te tyre..
Deri atehere do te duhet kohe…por jam optimiste qe do te vije…nje bote e ‘re po lulezon germadhash ….
….
Dy fjale per aktorin…e pash postimin e erionit ne fb…nuk thoshte asgje more I mjere…te vleresonte si qytetar shembullor…ca te keqe ka…
Po te ben shembull te nje perspektive te ‘re ne tirane…sepse njerezit aty vriten me njeri tjetrin per nje llaf goje…po te ben shembull te qytetarit pergjegjs ne komunitet…pastaj vetem aty degjon me perdori…nje artist nese e quan veten te tille eshte person publik dhe ne te gjithe boten nese ka nje gje ne dore te influencoje sado pak ne komunitet duhet ta beje dhe ketu ku une jam e bejne…
…ku qendron problemi ketu???? Para pak kohesh degjova qe qeveria akordoi nje buxhet per trajtimin tend mjeksor…nuk mendoj qe je trajtuar keq kur one me me kontribut 1000 here me shume se ti ne ate vend merr nje pension qesharak dhe duhet te paguaje vete per doctor in…..ky eshte minimumi qe mund te besh per komunitetin o cinik interesaxhi vetem kur keni interes…
….
Ore shvejk,ore me syze ,pas vitit ’90-nuk ka role sepse nuk ka kinema,art,teater e kulture ka vetem katraure.Megjithse me vjen keq qe ka zhytur veten ne halene PD si deputet(i thencin).