Ndahet nga jeta në Paris në moshën 82-vjeçare Ilia Terpini

13 Korrik 2018, 17:03Kulturë TEMA

Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Humbja e tij është një humbje për artin e kinemasë që humbi një nga përfaqësuesi më të denjë të një brezi që i dha aq shumë kulturës sidomos para viteve 90-të. Terpini lindi në një mjedis artistësh në Hocishte të Koracës dhe gjithçka do të ndryshonte në jetën e tij kur i ra në dorë një aparat.

“Ishte një italian që ma dhuroi. Ky ishte shkaku që mua më hyri në gjak fotografia dhe paralel me këtë fillova pak me vizatimin”,do të shprehej ai kohë më parë. Terpini ishte pasionanti i palodhur që e shihje në çdo ngjarje artistike në kryeqytet.

Për të nuk pati asnjëherë shlodhje për shkak të moshës, pasi ai jetoi gjithmonë në punë si i ri. Kamera e tij ka realizuar prodhimet kinematografike më të suksesshme para viteve 90-të si filmin “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjtorja” apo “Flutura në kabinën time” . Kritika e quajte gjithnjë si poetin e ekranit për mënyrën sesi kamera e tij arrinte të fokusonte detajet. “Ilia shikon ndryshe. Është bukur të shikosh ndryshe, por edhe e vështirë. Një nga njerëzit që shikon bukur dhe larg është Ilia Terpini”, shprehet regjisori Kristaq Mitro.

Për humbjen e tij regjisori dhe bashkëpunëtori i tij Kujtim Gjonaj shkruan: “Një telefonateë nga Zhani Terpini,djali i mikut tim gati gjysmë shekulli IliaTerpini ,më kumtoi lajmin e keq dhe te hidhur…Ilia na la…Kishte shkuar në Paris për një kontroll rutine dhe Parisi i artit dhe kulturës, e mori në gjirin e tij artistin e madh.

“Sot, atje në qytetin e ëndrrave artistike,pushoi së rrahuri zemra e një njeriu të madh,e një miku të mirë,e një bashkëpunëtori dhe kolegu të aftë,e një artisti të shquar ,që zor se mund ti afrohet përkushtimit të tij ndonjë kineast tjetër. U shua Ilia Terpini ,njeriu që ia përkushtoi tërë jetën ,deri në sekondat e fundit, artit më të ri, por nga më të dashurit, artit filmik. Kinemaja shqiptare humbi një ndër artistet e saj më të shquar” shkruan Gjonaj.

5 komente në “Ndahet nga jeta në Paris në moshën 82-vjeçare Ilia Terpini”

  1. D.B. says:

    R.I.P. Sa njeri i mirë!!!

  2. rama says:

    Ngushellime per familjen,Ai brez nuk vjen me.Ka qene nje kineast i mrekullueshem

  3. LONI says:

    O GAZETARE TE NDERUAR , JU NUK DINI EMRAT E FSHATRAVE ME HISTORI TE VJETER DHE NUK ESHTE HERA E PARE QE BENI GAFA .. TERPINET JANE NGA HOCISHTI I KORCES , FSHAT QE KA NXJERE MJAFT PERSONALITETE TE SHQUARA PAMVARESISHT PERPECIVE TE JETES ..!

  4. sava says:

    NGUSHELLIME FAMILJES, HUMBI NJE ARTIST I MADH QE PUNOI GJITHE JETEN….

  5. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Nje njeri, shqiptar dhe profesionist i madh.

    I rral si njeri dhe per te tille njerez ka nevoje Shqiperia dhe nuk po i prodhojme dot.

    Krishti e marrte prane fronit te tij.

    Shpirti ju prehte ne paqe.

    Ngushellime Famlijes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje