Nga Pandeli Bardhi
Asgjë tjetër nuk dua përvecse të më krijohet mundësia që para se të vdes, të shkoj të shoh edhe njëherë Ishullin e Sazanit” thotë Naimi. E njohin atje edhe gurrët, edhe shkurret e c’do pëllëmbë që e ka shkelur me mijëra e mijëra herë.
Nuk e thotë Naimi këtë ‘amanet” as për të parë vajzat e tij të shpërndara nëpër botë, nuk e thotë as për vëndlindjen e tij, e thotë për Ishullin e Sazanit, apo e thënë ndryshe, për “shtëpinë” e tij, të parë, për shokët e tij që së bashku përballuan vështirësi e sakrifica tëpanumurta…
Në fshatin e tij të lindjes Matohasanaj të Tepelenës, kaloi vetëm vitet e fëmijërisë kur kreu edhe shkollën fillore. Nuk sakrifikoi shumë atëherë përtë përballuar vuajtjet dhe vështirësitë ekonomike, për vetë moshën që kishte, aq sa sakrifikoi për më shumë se pesëmbëdhjetë vite në Ishullin e Sazanit.
Me përfundimin e studimeve të larta në Shkollën e Bashkuar tëoficerave, emërohet në detyrën e Komandantit të togës në Ishull.
Ishte atëherë Ishulli i Sazanit, një “fëmijë” i vogël, i varfër i zbathur, i xhveshur, i etur për ndihmë që edhe ai të bëhej “dikushi”!
Naimi e morri për “dore”, e mësoi të ecë sipas detyrave që morri dhe për afro shtatë vitesh, krijuan një miqësi të tillë që nuk do të ndaheshin kurrë!
Në vitin’67, do të largohet prej andej në një detyrëtjetër të rëndësishme. Edhe atje, i njëjti përkushtim e ndjenjëpërgjegjsie ndaj detyrës. Më pas, përfundoi studimet e larta nëAkademinë Ushtarake me rezultate të shkëlqyera.
U emërua në një detyrë tjetër, por “miku” i tij i vjetër, “Sazani” nuk do ta “harronte”! Do të “këmbëngulte” të merrte pranëvehtes edhe mikun e tij të vjetër që e deshi aq shumë, këtë radhë në detyrën e Komandantit të Ishullit apo të “kryefamiljarit” të “familjes” “Sazani” që në këtë periudhë, antarët e saj, ishin shtuar shumë…
Është afro njëdhjetëvjecar, nga fillimet e viteve shtatëdhjetë e deri në fundin e tyre, punë intensive që i kalon c’do parashikim.
Nuk mjaftonte vetëm lufta e ftohtë në arenën ndërkombëtare, por edhe izolimi nga toka do të krijonte jo pak vështirësi për furnizimin qysh nga uji e gjithcka nevojitej për punë, jetesë stërvitje e fortifikim në një kohë qëIshulli, tashmë ishte bërë një “familje” e madhe!
Ditë e natë me Komandant Naimin në krye, ushtarë e kuadro në ballë të vështirësive për realizimin e detyrave që shtëpisë së “parë” të mos i mungonte as buka, as uji e gjithcka nevojitej.
Shtëpia e tij e parë, familje ku kishte nënën, bashkëshorten dhe katër vajzat e tij, ishin shtëpia e “fundit” më shumësi vizitor se sa si kryefamiljar i saj. vetëm atëherë kur “tepronnin” pak orë gjatë natës…
Energji elektrike do të kishte jo mëshumë se katër pesë orë gjatënjëzet e katër orëv, kurse ujë, edhe më pak orë akoma. E megjithatë edhe stërvitja do të kryhej dhe elementët e qëndrave të zjarrit do të shkonin në majën e malit, të ngarkuara në krah, ushtarë e kuadro bashkë.
E c’kanë bërë më shumë se kaq skllevërit në Egjyptin e Lashtë për ndërtimin e piramidave?
Naimi, për afro dy dekada të qëndrimit të tij në Ishull, është pak të thuash që i dha ishullit emrin e tij. Kjo, nisur jo nga ajo që ishte Komandanti i tij, por nga përkushtimi dhe ndjenja e përgjegjsisë, nga kërkesa e llogarisë dhe qëndrimi në ballë të vështirësive.
Ushtarë e kuadro, mundoheshin të imitonin Naimin në kërkesën e llogarisë në stërvitje, në elementët e gatishmërisë, nëjëtën e përditshme si kuadër i palodhur.
Në fundin e viteve shtatëdhjetë, mbas përfundimit të Kursit të Lartë për aftësimin e mëtejshëm ideo profesional të tij, do të emërohet në detyrën e Komanndantit të Njisisë më të madhe të ushtrisë atë të Korpusit të Mbrojtjes Bregdetare në Tiranë e mëvonë në detyrën e Komandantit të Divizionit në Lushnjë.
Kjo, është pjesa e parë, ajo e krenarisë së tij që i shërbeu me nder e dinjitet njëcështjeje të madhe sic ishte ajo e Mbrojtjes së Atdheut.
Mbas kësaj periudhe fillon edhe “drama” e tij. Një ditë prej ditësh në mesin e viteve tetëdhjetë e sheh vehten me pranga në duar dhe mes torturave në qelitë e burgjeve. Përse vallë? Nuk është hamëndësi por është njërealitët që shkaku i vetëm, ishte puna heroike e mbi njëcerek shekulli përballje dhe triumf mbi vështirësitë e shumta.
E gërryente sedra për realizimin sa më mirë, në kohë e me cilësi të detyrat që i ngarkoheshin. Me siguri këto ishin edhe “shkaktarët” e ndëshkimit të tij me pesëmbëdhjetë vite burg me pretekstin e “sabotatorit” në fortifikimin e Ishullit, në një kohë që në përfundim të fortifikimit të Ishullit, mori edhe vlerësimin maksimal nga Ministria e Mbrojtjes. Kështu u kujtuan si “pas pilafit” servilët, hipokritët e dashakeqët “Muco” të Diktaturës!
Por Komandanti, si kurdoherë, nuk u përkul, nuk u gjunjëzua. Qëndroi me kokën lart si gjithmonë. Me vehte kishte të vërtetën, kishte ndërgjegjen e pastër, kishte miqtë e shumtë dëshmitë e të cilëve, i lanë “me gisht në gojë” servilët e diktaturës.
I përballoi, të gjitha, edhe vuajtjet, edhe torturat, edhe traumat që i shkaktuan dhimbje të pallogaritëshme. Këtë dhimbje, e përjetuan edhe bashkëshortja, vajzat, nipat e mbesat e tij.
Qëndroi dhe fitoi pafajësinë edhe me vendimet e organeve të drejtësisë tëtë gjitha shkallëve përfshi edhe Gjykatën e Lartë. Mbas marrjes së pafajësisë, përsëri nuk i u nda ushtrisë.
Në vitet e para të demokracisë emërohet me detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes me gradën Kolonel.
Kontributi i tij është i madh edhe në periudhën post Komuniste në reformimin e Ushtrisë dhe kryerjen e detyrave të saj në sistemin e ri demokratik.
Për vitet që punoi në këtë sektor e tregoi edhe njëherë që ai ishte dhe mbetet një kuadër i devotshëm, një familjar shëmbullor, një luftëtar për demokraci të vërtetë, një qytetar nderi sic edhe u bë kohët e fundit jo vetëm i Tepelenës, por i gjithë Shqipërisë.
Naimi, ka disa të vecanta në karakterin e tij. Ai, nuk kërkoi dëmshpërblime. “Dëmshpërblimi” më i madh për mua, ishte ajo qëunë,mora pafajësinë, thotë ai. Të tjerë, ishin fajtorët e vërtetë e për këtë drejtësia, le të gjykojë për krimet e tyre. Unë, nga ana ime, i kam faalur të gjithë, unë nuk hakmerrem”!.Kështu shprehet. Naimi.
Naimi, është njeri tolerant, human. Ai, është njeri që fal. . Atë, kurdoherë e ka karakterizuar dashuria, sinqeriteti dh ndershmëria ashtu si i ka hije një qytetari të përmasave të tilla. Ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e shoqërisë Atdhetare “Sazani”.
“Nuk mund të imagjinoni, thotë ai, se sa të rinuar e ndjej vehten në këtë Shoqatë, megjithse po afrohem tek të tetëdhjetat. Bashkë me shoqatën “Sazani” ka shkuar disa herë atje ku punoi e drejtoi për vite të tëra. Sapo vë këmbën atje, nuk mund të përmbajë lotët, tek e sheh ashtu, të “shpartalluar” me gjithcka.
As armiqtë apo koalicion armiqsh, nuk do t’i shkaktonin Ishullit të Sazanit, këtë shkatërrim që i bënë të vetët!
Komandanti që dikur i shërbente, tashmë nuk mund të bëjë asgjë përvecse tëlotohet e të bjeri në mendime, si për një “fëmijë’ që e rriti me njëmijë mundime e tash ai ka marrë rrugën e keqe!
Nuk e ndan keqardhjen e tij për Ishullin e Sazanit nga ajo e nënës së tij, që u nda nga jeta, në pritje që një ditëdjali do të kthehej nga qelitë e burgut.
Nuk e ndan keqardhjen për ishullin me atë të bashkëshorten e cila një jetë të tërë ishte edhe nënë, edhe “burrë” për katër vajzat e saj. Shumë pak vite do të cmallej me bashkëshorten e tij mbas daljes nga burgu, kur Lutfija, do të mbyllte sytë.
Duket sikur Shoqata Sazani, shokët e tij të punës që së bashku kaluan vështirësi të shumta i jep forca e kurajo.
Do të qëndrojë në krye tëkësaj Shoqate, të cilës i kushton tërë kujdesin e tij, si dikur shokëve dhe kolegëve të punës, e nuk do të ndahet për asnjëcast nga aktivitetet e shumta me karakter kulturor, patriotik e atdhetar.
Janë këto dhe shumë arësye të tjera që Shoqata, t’i propozonte Këshillit bashkiak të Tepelenës që këtij biri të Tepelenës, t’i jepej Titulli “Qytetar Nderi”.
Mes njëentusiazmi tëpapërshkuatr, këto ditë u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së këtij titulli të lartë në qytetin e Tepelenës. Pjestarët e “familjes së tij të parë” Ishullit të Sazanit, nuk i ndan për asnjëcast.
“Gjithcka, është meritë e shokëve që më janë gjëndur pranë nëc’do kohë, që më kanë dhënë krahë e kurajo që unë të realizoj të gjitha detyrat si ushtar i Atdheut dikur, si shok e qytetar sot”, shprehet Naimi.
Dhe Zoti, duket sikur e sheh me përparësi për të mirat që ka bërë, për besnikërinë ndaj Atdheut ashtu si u betua qysh kur hyri në radhët e Ushtrisë, vlerësimet që i ka bërë dhe i bën shokëve, familjes së tij, niprave e mbesave, duke i dhënë edhe shumë vite jetë akoma…
E kam njohur nga afer z,Naim Muho.
Prsa shkruan Z,Bardhi,jane shume te verteta qe i takojne Naimit,
Une,e kam njohur ate , qysh ne fillimet e viteve 1968.
Me kujtohet shume mire dhe e kam parasysh figuren e tij si nje ushtarak i
pregatur dhe shume njerzor.
Me kujtohet sjellja dhe rigoroziteti i tij me vartesit.
I qeshur dhe fjalembel.
Gezohem shume qe eshte mire me shendet dhe i uroj shume vite te tjera te lumtura.
I uroj nga zemra edhe per marrjen e Titullit Qytetar Nderi te Tepelenes(nga icili jam edhe vete)
Sharaf Cukalla
Pershendes Z.Naim Muhon dhe i Uroj shendet dhe jete te gjate.
E Uroj per marrjen e Titullit Qytetar Nderi te Tepelenes.
Sharaf Cukalla
Per vehten tende ke shkruar Emer dhe Mbiemer ! Ndersa per kete KOMANDANTIN e Ishullit te Sazanit (?!) na ke shkruar vetem emrin Naim ?! Kam njohur disa nga komandantet e Ishullit te Sazanit ! Por…kete Komandant Ishulli dhe luftetar per demokraci nuk e kam njohur (?!)
Sepse eshte komandanti me i njohur i ishullit, presupozohet se njerzit qe kane dy informacione mbi kuadrot ushtarake sduhet ta bejne fare si pyetje
As mbiemrin nuk ia vini ketij Naim Muhos,qe ka qene spiuni i Berishes ne seleksionimin e oficereve ne pro berishiste dhe antiberishiste!
Pro berishistet ishi te gjithe te pa aftet,servilet,frikacaket,qurrashet dhe sic u pa ne 97-ten mbeshtetesit e Berishes ne grabitjen e armatimit dhe municionit te ushtrise!
Naim Muho ishte dhe mbetet nje antishqiptar qe i sherbeu shkaterrimit te ushtrise!
Sa per Sazanin as qe i shkon ne mendje!
Nje pyetje per Naimin:
-Pse nuk e more familjen ne Lushnje disa vjet rresht por flije ne shtepine e oficereve ku ta binte ushqimin ne dhome kamarierja?
Ik mor injorant. I lumte qe ja sillnin ushqimin ne dhome, sepse sot, i dihen te gjitha vlerat dhe puna e stermadhe qe ka bere. Kurse ti, ben komente dashakeqe neper portale. Njerez te deshtuar.
Ik mor injorant. I lumte qe ja sillnin ushqimin ne dhome, sepse sot, i dihen te gjitha vlerat dhe puna e stermadhe qe ka bere. Kurse ti, ben komente dashakeqe neper portale. Njerez te deshtuar.
Nesti – e ke zen “ MAT “ me pyetjen ne fund !!!
Urime per “ inteligjencen “.
Naim Muho, nderime. Nder te paket ushtarake profesioniste.
DIKE ??????????? SIC PASKE EMRIN JE VERTET.
Pak histori (poco Istoria) per kete Isull te Lashte te permendur nga historiani Greko-Ilyre Polibus nuk eshte keq.
Ky ishull njifet qe ne Lashtesi me Emrin Sason.
Romaket e gladiatoreve qe nuk lane gje pa ndryshuar qe nga Toponimet,Perendite Greke,Alfabetin etj e quajten Sasuna,kurse myslimanet “shqipetare” si Naimi qe e mban veten pasarrdhes te “Ilyreve” e quajne Sazan!
Kjo eshte nje semundje qe fillon me renien e Kostandinopolit te Kastriotit dhe te Stambollit te turkoallvanosave qe i ndryshuan te gjitha Toponimet si Agios Saranda,Argjiro-Kastros,Epidamnos,Ilisus,Emathia,Antigonea,Antipatra,Apollonia,Moskopoli,Agios Sofia etj ne Sarande,Durres,Lezhe,Fier,Berat,Apolonia,Voskopoje,Kostandinopol ne Stamboll.
Kete thote historia,Arxeollogjia dhe Topo-Onomia e ketij vendi me kulture te lashte dhe te zaptuar nga Turqit qe thone qe ne jemi “shqipetare” por “vetem” Fene,Emrat,Festat,Institucionet si Xhamite i kemi Arabe!
Dihet shume mire se me ardhjen e Dum Babasve u krijua Shqiperia,u konvertuan Epirotet dhe Epiri i Jeorgios Kastriotit ne Myslimane turq dhe na bejne edhe “mesime” historie,trashegimie,kulture,kombesie.
Dhe per kete ka faj Italia fashiste,Austria keta anti Epirote,Anti Greke,Anti Ilyre,Anti Njerezore.