Sot në portale qarkulloi lajmi i aktorit të madh të teatrit dhe filmit shqiptar, Ndriçim Xhepa, i cili angazhohej në punën e tij edhe si administrator i pallatit, por ndërkaq mendimin e tij për çështjen e teatrit e ka dhënë që në muajin Shkurt 2018, në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Në atë prononcim, Xhepa vlerëson se godina aktuale duhet prishur dhe aty duhet ngritur një godinë e re, në të cilën të ruhen me fanatizëm vlerat e teatrit të vjetër.
“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re.
Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian.
Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”, ka thënë Xhepa.
Kështu ai i ka paraprirë dëshirës së shumë aktorëve si Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhysti, Artan Imami, etj, të cilët kanë mbështetur publikisht ndërtimin e një teatri të ri bashkëkohor.
Kush tha jo.
Por jo te vidhet, shteti ta bej kur te ket leke,
Ne mes te toranes Rama ta trajtoj so prone te tij, ja la baba,
Ja jep firmes se ndertimit, merr 40% mos me shume te ndertimit per token, dhe 10 % ja kthen teatrit.
Pjesen tjeter RAMA.
O Zot ver drejtsi ne kete vend , o Zot boll u neperkembem, na jep drejtsi se kuru ekziston luvji i te fortit, i mbretit te xhungles.
Keta pseodoaktoret e PD qe mblidhen ary dhe ulerine e njohin te madhin CIM XHEPA, aty mblidhen ata skane hyre nje here ne teater.