Flet aktori dhe pedagogu i njohur, Ali Bega: “Ishte një fushatë marrëzie. Në vitet e para të demokracisë, diku në vitet ’92-’93, përmes një mikut tim, kërkova të shikoj dosjen e babait tim. Doja të shikoja saktë se përse ndodhi ajo çmenduri ndaj familjes time. Ishte e shënuar vendlindja e saktë e babait tim, pra Janina. Ishte shënuar fakti se kishte mbaruar shkollën hebraike. Ai dinte edhe hebraishte. Vazhduar më pas edhe Zosimenë ku mësoi edhe greqishten e vjetër, greqishten e re dhe frëngjishten. Gjithashtu edhe shkollimi i tij në shkollën e mesme në Turqi, në Stamboll e nga andej në Frankfurt, në Gjermani ku mbaroi edhe shkollën e lartë për stomatologji. Pra për gabimin e tij, jo për fajin e tij, ai njihte 8-9 gjuhë dhe ndaj kishte vazhdimësi korrespondence me personalitete ose kompani që lidheshin me profesionin e tij, në të gjitha gjuhët që njihte.”
E njoha menjëherë nga zëri edhe në telefon, sepse aktori i njohur i Teatrit të Durrësit, Ali Bega, ka një zë karakteristik që nuk i ka ndryshuar aspak. Kisha vite pa e parë por gjithmonë më ka pas pëlqyer plastika e tij, mënyra e veçantë e lojës teatrale, ajo qetësia që kishte edhe pse rolet ishin përgjithësisht negative, gjë jo e lehtë kjo për një aktor. Biseduam në oborrin e Vilës Bega, në këtë vilë familjare buzë Adriatikut, në plazhin Iliria. Me kapele sportive me stampën e flamurit amerikan, Ali Bega, sot shtetas amerikan dhe grek, nuk e tregon aspak moshën por sigurisht tregon emocionit menjëherë, sapo flitet për të shkuarën e tij dhe persekutimin e familjes, pa të drejtë. Ky është një rrëfim ekskluziv për Albanian Free Press, në një përpjekje për të hyrë më thellë në botën e një prej aktorëve më specifikë të tetarit shqiptar, pavarësisht se rrethanat ja cunguan karrierën në film e në skenë.
Intervistoi për Albanian Free Press, Juela Meçani
Historia e familjes Bega është një kalvar i gjatë vuajtjesh, një periudhë e gjatë me shumë peripeci të cilat ndikuan shumë edhe në karrierën dhe mundësitë e aktorit. Ndaj kureshtja më bën që të ndalem e të bisedoj rreth kësaj teme që aktorin, edhe sot që është rreth 76 vite, e emocionon dhe prek shumë.
“Ishte një fushatë marrëzie. Në vitet e para të demokracisë, diku në vitet ’92-’93, përmes një mikut tim, kërkova të shikoj dosjen e babait tim. Doja të shikoja saktë se përse ndodhi ajo çmenduri ndaj familjes time. Ishte e shënuar vendlindja e saktë e babait tim, pra Janina. Ishte shënuar fakti se kishte mbaruar shkollën hebraike. Ai dinte edhe hebraishte. Vazhduar më pas edhe “Zosimenë” ku mësoi edhe greqishten e vjetër, greqishten e re dhe frëngjishten. Gjithashtu edhe shkollimi i toj në shkollën e mesme në Turqi, në Stamboll e nga andej në Frankfurt, në Gjermani ku mbaroi edhe shkollën e lartë për stomatologji. Pra për gabimin e tij, jo për fajin e tij, ai njihte 8-9 gjuhë dhe ndaj kishte vazhdimësi korrespondence me personalitete ose kompani që lidheshin me profesionin e tij, në të gjitha gjuhët që njihte. Por kjo gjë duhet të bëhej vetëm me dakordësinë e disa zyrave, të Ministrisë së Brendshmë. Këto korrespondenca ishin p.sh me laboratorë të prodhimit të medikamenteve, në Francë ose Gjermani. Deri në SHBA dhe Izrael kishte korrespondencë, madje i vinin edhe pako me ilaçe të cilat i kërkohej që t’i testonte e të jepte mendim. Këto korrespondenca ishin quajtur “marrëdhënie të një agjenti të mundshëm potencial”. Besomë Juela që në raport me tim atë unë duhet të quhem super-politikan, sepse ndodh edhe të diskutoj për politikë. Ndërsa im atë nuk bisedonte kurrë për politikën tërë jetën e tij. më e bukura është se klinika e tij në Tiranë tek rruga e Barrikadave, në kohën e luftës, kishte qenë bazë e rëndësishme e luftës. Këtë unë e mësova rastësisht teksa isha me xhirime në zonat e bregut. Unë isha duke marrë pjesë në një film të Dhmitër Anagnostit dhe dal të shëtis në këmbë në ato vend të bukura. Shikoj një shtëpi muze, muzeun e vëllezërve Nushi në Vuno, shkollë dhe muze. Atje ishte një maket i vogël që tregonte edhe katër bazat e rëndësishme të lëvizjes për vëllezërit Nushaj. Shikoj që një nga to ishte shtëpia ku kishte klinikën babai im, Myrteza Bega. Im atë as për këtë nuk dinte gjë, por kjo ndodhi sepse vëllai më i vogël i babait merrej me lëvizjen, motra gjithashtu, djali i hallës u pushkatua në luftë. Babai im ishte një idealist qytetar demokrat. Ai jetonte me ëndrra. Babai im kishte shumë oferta që të sistemohej me të gjithë familjen nëpër botë, në Francë dhe në SHBA, por vendosi të qëndronte në Shqipëri. Pse jo? Familja ndërkohë kishte shumë pasuri në Greqi e gjetkë. Po kjo Jo erdhi sepse një verilindor i zgjuar, shumë i zgjuar si Ahmet Zogu u bëri thirrje të gjithë intelektualëve të shkolluar shqiptarë nëpër botë duke u thënë se ai nuk ishte mbret por Shqipëria kishte nevojë për një “të parë” ndaj ejani o djemtë e Shqipërisë ta bëjmë Shqipërinë bashkë. Kështu ja prishi mendjen shumë intelektualëve si Noli e Konica. Erdhi dhe babai im dhe hapi klinikën dhe u bë kryetar i Shoqatës së Stomatologëve. Kishte e emër të mirë ndaj mbreti e mori në oborrin e tij si mjek, kemi gjetur në shtëpi edhe fatura të papaguara nga Princi Xhelal dhe Princesha Mehdije.”
Ndërsa e pyes se çfarë ndodhi pas luftës, Ali Bega më thotë:
“Në orët e para ai sistem i mbajti të gjithë se i duheshin, më pas i sakatoi të gjithë. E pyetëm gjatë se përse o baba ke hyrë në burg? Nuk e di, përgjigjej dhe tundte supet. Hyri në burg në vitin 1947 për një vit. Por Omer Nishani, mik i familjes time, takon mamanë time të cilën e kishte mbajtur mbi prehër, e kishte rritur. Ai shkon të shikojë dokumentet e babait dhe dallon që nuk kishte asnjë bazë për dënimin e tij. kështu e liruan babain por na dëbuan nga Tirana. Ishim shtatë fëmijë e familja ime brrodhi rrugëve të Shqipërisë, jetonte ku të mundej. Një plaçkë në Durrës, një në Elbasan, një në Gjirokastër e një në Tiranë. Një vit kemi ndenjur familjarisht në shtëpinë e fëmijës. Ndërkohë që babai im bënte punën e tij por nuk i njihej aspak shkolla e lartë. Babai im ndërkoha ka dy medalje ari në vitin 1936 në terapinë e Protezave. Ai ishte një mjek me vlerësime ndërkombëtare. Por për sistemin famëkeq mbeti një teknik dentist. Kulmi i kulmeve ishte se kur doli në pension donin t’i jepnin pension si njeri pa shkollë të lartë. Më kujtohet se kemi kërkuar dokumentacionin nga Ambasada e Gjermanisë Lindore dhe arkivat qenë aty, u gjetën. “Ah e paske mbaruar edhe ti?”…një trajtim i pamerituar. Kujtoj nga fëmijëria që ishim në Kavajë dhe vjen Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Gjeneral Ibrahim Dervishi. Shkon në spitalin e Kavajës dhe kishte respekt për babain dhe e takon. Babai i kërkon të kthehej në Tiranë se mjaft kishte lëvizur. Ai i bëri shenjë me gishtin lart se në Tiranë nuk do të kthehej më. I propozon, me shumë dashamirësi, ta sistemonte në Durrës. Edhe sot kam dilema se përse ndodhi e gjitha kjo ndaj një grupi intelektualësh kaq të kompletuar sepse prej tyre ky vend do të kishte pasur vetëm të mira e vlera për t’i pasur këtu por edhe për t’i prezantuar jashtë.”
E ngacmoj Ali Begën duke i thënë se mos ndoshta kjo ndodhi sepse këta njerëz të shquar ishin më lart se udhëheqja e ajo nuk mund të lejonte që të binte në sy përgatitja e tyre.
“Sa keq, me shumë mundësi ka qenë kështu. Para disa vitesh një miku im, Pluton Vasi, realizoi një dokumentar për një bashkëfshatarin e babait, mik familje i ngushtë, Peço Kagjini. Ai dikur ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv në Tiranë. Ishte njeriu që kishte firmosur, jo me iniciativën e tij, dënimin e babait. U dënuar edhe ai më pas në Konferencën e Tiranës. Unë reagova ndoshta shumë instinktivisht. Jo, jo, mos, përsëri do u bëjmë këtyre njerëzve monumente? Jo, sepse unë kam histori të dhimbshme të lidhur me këtë njeri. Reagova shumë rëndë. Këta prapë? Jo, nuk mundem, nuk e suportoj dot. Por harrova një gjë që e kisha bindje,
që në ditët kur njoha djemtë e trotuareve në rrugën e Dibrës, për të cilën shkruan edhe Kadare. I njoha dhe kisha bindje se nëse do të vinte një kohë që do të lëviznin gjërat, nuk mund ta bënte askush tjetër veçse ky grup me këta pinjollë të kësaj nomenklature sepse ata reagonin kundër sistemit edhe pse ishin pjesë e tij. Djemtë e atyre që ishin dikur u zhdukën, nuk u shkolluan, u degdisën nëpër kampe, ata nuk mund ta bënin dot ndryshimin. Dhe ashtu ndodhi.”
Teksa flisnim për familjen e tij që Ali Begës i dhëmb ende dhe i ka plagët hapur, unë isha kureshtare për mëmën e tij. mësova se ajo ishte një vajzë Frashëllie.
“Mëma ime mbaroi shkollën e vajzave në Austri, një shkollë që të mësonte kulturë e dije por mbi të gjitha të bënte një zonjë të mirë shtëpie. Vinte nga një familje e kamur dhe e shkolluar, babai i saj ishte Myrteza Bej Frashëri, pinjoll i vëllezërve Frashëri.
Përballë meje zbuloheshin rrënjët shumë qytetare dhe intelektuale të një aktori teatri, por ajo që më intrigonte ishte nëse Ali Bega aktor, e kishte ndjerë disnivelin dhe luftën klasore, më pas, në karrierë.
“E kam ndjerë shumë disnivelin. Në adoleshencë unë nuk ëndërroja teatrin. Tentova të merrja një fakultet si Kimia Industiale, shkoja natën, por nuk më lejuan, sepse sigurisht që mua nuk më jepej as Mjekësi e as Juridik. Në fakt më kishte dalë një e drejtë studimi për Matematikë-Fizikë në Shkodër, një shkollë 2-vjeçare por unë do të përfundoja fshatrave e do të bëja edhe 2 vite ushtri. Më dukej pa vlerë. Mësova se hapej një konkurrim për Shkollën e Aktrimit, mësova se çfarë duhej për konkurrim dhe vendos t’i mësoj plotësisht vetë, një tregim, një fabul, një monolog. Pa asnjëri në këtë botë. Vetë e me intuitë. Nuk mora njeri të më mësonte se më vinte shumë zor e në Durrës nuk kishim ende shumë lidhje. Në provim ka qenë edhe një pedagoge që vinte nga shkolla autoritare, dinjitoze e prestigjioze ruse, Nina Çefranova, një mrekulli në vlera profesionale. Komisoniishte i përbërë nga dhjetë personalitete, autoritete të artit, jo dikushët, shumëkushët ishin. Unë kisha nevojë që të tregoja diçka dikujt e jo të recitoja. Ashtu e kuptoja, pra unë doja të rrëfehesha. Por shikoj që ata po bënin muhabet me njëri-tjetrin. Ok, mendova, s’po ma varin. Por Nina Çefranova, pavarësisht se nuk fliste shqip, po më dëgjonte. Unë atë sy të vëmendshëm gjeta e fillova asaj t’i rrëfehem në shqip. Më kërkoi se cilën pjesë të fundit kisha marrë. Kur e kujtoj edhe tani më dridhet mishi. Kisha zgjedhur monologun e mark Antonit nga “Jul Çezari” i Shekspirit. Ai monolog është i një dimensioni të një superaktori e jo i një aspiranti student, madje përdoret në vitin e fundit në Juridik, në botë, për të treguar se si e bardha kthehet e zezë dhe e zeza në të bardhë, pra nga këndveshtrimi ndryshon dimensioni. Sa i them pedagoges këtë që kisha përgatitur, ajo hidhet përpjetë dhe ndalon provimin. Ishte një provim me dy seanca e mua më pra të rikthehem. Më pas më vjen letra se unë kisha fituar por që dokumentet e mia nuk ishin pranë fakultetit. Sepse ato ishin aty, në Shkodër. Por si të bënim ne që të më vinin dokumentet? Duhej një i njohur, një mik. Kam fillua shkollën pas
6 muajsh. Sigurisht që instancat lart nuk më lejonin të shkoja ku desha. Por u gjet një njeri që i pastë dritë shpirti, na ndihmoi, Pipi Mitrojorgji, zëvendësministër i arsimit dhe kulturës. Kishte një vajzë tezeje në Durrës, quhej Patra. Ai në ndihmoi por unë fillova shkollën pa bursë, ishte një periudhë kur punonte vetëm im atë e ne ishim ende pa punë. Pas mbarimit të studimeve më caktuan në Kooperativën e Lapardhasë, në vatrën e kulturës. Ok, edhe aty kishte nevojë por çfarë arti mund të bëhej aty. Përsëri ky njeri, i pastë dritë shpirti, Pipi Mitrojorgji, më ndihmoi por ashtu si për tim atë, edhe për mua Tirana ishte e pamundur e më caktuan në Durrës si aktor. Gjeta këtu një takëm aktorësh më të vjetër e shumë të përkushtuar, që punonin jo për para, por për pasionin për tetrain, me shumë vetëmohim. Ata për teatrin kishin lënë çdo gjë pas dore, familjen, shoqërinë, veten e tyre, për një rrogë qesharake por për një pasion madhor për artin. Por niveli ishte ai që ishte sepse ndjeva atë thelbin e provincializmit, ato grupet me tre ose katër veta, grupazhe intrigash që tentuan të më fusnin pjesë e këtij apo atij grupi. E duke qenë se kurrë nuk e pranova këtë, mbeta vetëm fillikat. Unë nuk e kuptoja se përse duhej kjo lloj lufte për interesa. Të vetmin njeri që në një moment halli na bashkoi ishte piktori i teatrit, me baba të dënuar me pushkatim, Zef Ujka, një nga burrat më të rrallë, të mençur e të talentuar që kam njohur në këtë botë. Ishte fat që Durrësi e kishte atë njeri. Pra mbizotëronte një thelb agresiv, regresiv o provincializmit. Uhhhhh sa i hidhur e i keq është. Dy herë më përjashtuan nga teatri për gjëra të sajuara kot, për budallallëqe. Absolutisht të pavërteta. Shtresë e pasur…prekur nga reformat….bashkëpunim me okupatorit….o Zot. Idiotësira. Agresiviteti i inferioritetit të provincës i bën shumë agresivë njerëzit, të rrezikshëm, të frikshëm. Shpëtuam sepse luftuam shumë. Në ato kohë që më luftonin më zinte gjumi rrugëve duke kërkuar të drejtën time, ja, vija këtu në plazh. Një herë më ka zënë gjumi në stolin e pritjes, përballë Komitetit të Partisë. Sepse duhet të kuptoni, në varësi të ndëshkimit ndaj meje, larguan nga puna edhe familjarët e mi. Pse ne, pse ne përsëri? Një gjendje shumë e ngarkuar emocionale. Por përsëri unë mendoj se këto duhen harruar një ditë, pavarësisht se duhen disa jetë që të kalosh e harrosh këtë trysni.”
Pak biografi
Ali Bega lindi në Tiranë më 29 Janar 1942 dhe kreu shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” më 1964, më pas filloi punë si aktor në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit më 1965, ku vazhdoi deri në vitin 1992 dhe ku interpretoi shumë role të suksesshme. Nga ky vit u emërua pedagog i lëndës Teknika e Fjalës në Akademinë e Arteve, të cilën e dha deri në vitin 1998, kohë kur edhe emigroi në SHBA. Në vitet 1995-1998 ka qenë Shef i Departamentit të Aktrimit. Aktori i njohur Ali Bega ka realizuar mbi 100 role kryesore e te dyta dhe spikati fillimisht me rolin e Vehipit në dramën “Familja e peshkatarit” nga Sulejman Pitarka më 1965.
Një vit më pas i dha jetë figurës së Treplevit në dramën “Pulëbardha” të Çehovit. Ndër realizimet e tij interesante ishte Shefari në dramën “Dorina” të Teodor Laços, ku operoi në rrafshet e sarkazmës duke e bërë të dukshëm meskinitetin, arrogancën dhe panikun e zyrtarit të korruptuar. Në këtë kah, ai erdhi nga viti në vit duke plotësuar fizionominë e aktrimit të tij, me figura karakteriale që kishin mbartje negative. Prerjet ironike e sarkastike u vunë re edhe në trajtimin që u bëri personazheve të tillë si
Handejker te “Ngjarje skandaloze” e Xhon Pristlit, Henksi te “Lebra” e Henri Bell, ashtu sikundër arrinte të raviëezonte tipa e karaktere edhe me pak fjalë, deri edhe me heshtjen apo hollësitë shënjuese plastiko-ritmike.
Parapëlqen dykuptimësitë, nëntekstet, përhirimet dhe hetimin. Jo rrallë prirja e tij anon edhe nga tjetërsimet me personazhin, si u pa kjo te roli i priftit në dramën “Përshpirtje në shtëpine e Matildës” apo në dramën “Përtej dashurisë të Dashnor Kokonozit. Me rolin rolin e Firdusit në dramën “Shtëpia e lepujve” e Zija Çelës, më 1989, i dha formë shpirtit kontradiktor të njeriut, duke e ngritur protestën e tij në një parabolë të qartë për publikun e kohës.
Ja dhe nje tjeter i pjerdhur nga trute! Njerez pa personalitet dhe pa bosht! Keta gomere nuk kane te sosur ne idiotizmin e tyre, me pretendimet e tyre, me cmiren e tyre, me makuterine e tyre dhe gjejne cdo lloj justifikimi pet t’u futur ne “moden” e sotme te dhjere. E dini kush eshte “moda” e sotme apo jo!? Te jesh “i persekutuar” praaaaaa!!! Keta lloj tipash zvarranike dhe te neveritshem (ne fakt po ta kujtosh,edhe te gjitha rolet ky tipi i ka personazhe vertet te neveritshem), pra keta tipa sipas mendjes se tyre, duhet te ishin bere persona te larte, te majave dhe te arritjeve gjigande, por qe fatkeqesisht “diktatura” nuk i la ? Ehhhh ndonje dite do na thone se jane pasardhes te drejperdrejte te mbretit Bardhyl, madje kane edhe ngjyren e syve te mbretereshes Teute dhe formen e flokeve te Pirro Burrit ? ? ? ?
Eshte jeta e Tij (Ali Beges), ashtu sic e ka jetuar ai, e treguar prej tij.
C’te keqe ka kjo per ty ‘ehhh’???
‘ehhh’ go Fuck yourself!!!
Cdokush ka te drejte te jete madje edhe budalla edhe maskara, edhe mashtrues edhe cmirzi (ndac ti, apo ky Ali Bega)! Who give a fuck!!!
Kjo megjithate nuk ja heq askujt tjeter (mua) te drejten qe te thote mendimin e vet, per ate qe ka thene PUBLIKISHT dikush!
Te dogji ty!? Kujt i plasi ? ? ?
Cdokush ka te drejte te jete madje edhe budalla edhe maskara, edhe mashtrues edhe cmirzi (ndac ti, apo ky Ali Bega)! Who give a fuck!!!
Kjo megjithate nuk ja heq askujt tjeter (mua) te drejten qe te thote mendimin e vet, per ate qe ka thene PUBLIKISHT dikush!
Te dogji ty!? Kujt i plasi ? ? ? ?
Ky i persekutuar. Po ata te shkrete qe nuk u lejuan te mbarojne shkollen e mesme, cduhet te thone? Mse jeni ne vete ju. Me shkolle te latte dhe pa asnje diferenc talenti nga te tjeret dhe aktot ne teatrin e durrsit dhe i persekutuar. Poata qe bene burge, u vrane apo internuan si do te quhe. Mos botoni brockulla te tilla. A e dini se Ilia shyti ka qene me shume i lersekutuar se ky dhe kur nuk e ka thene
Po i madhi Dhimiter orgocka cdo te thote.
Ali bega,,kurre nuk do besoja se ky emer I shkon ketij portreti. Eshte portreti I aktorit te madh qe nuk ka nevoje per emrin ne fakt. ………Lum I thelle ky………. bravo per shkimin.
Te kane persekutuar se keni qene qytetare, intelektuale. Jeni sulmuar nga vulgu. Nga dru me pre-te ose gjysem opingat. Dhe nuk jeni rasti i pare ose i njeqinte. Vulgu, ata qe zbriten ne asfalt per here te pare pas 1950, kane pasur gjithmone nje urrejtje gjenetike ndaj te kultivuarve, fisnikeve. Urrejtje qe vinte nga disniveli, nga injoranca e te ligut. Kjo fare e keqe e zbritur ne Tirane nga malesite e Laberise ose malesise se veriut ishte baza ku mbeshtetej dhe merrte yrysh diktatura. Po ju tregoj nje ngjarje te jetuar: Viti +- 1980. Nje djale i ri intelektual, me prejardhje nga nje familje njohur elbasanase, beri ne ate kohe kerkesen per tu pranuar ne Parti. U be mbledhja e organizates dhe filluan pyetjet ndaj kandidatit per parti. Jo ku ke lindur, jo çfare qendrimi kane mbajtur prinderit gjate Luftes etj etj. Pastaj e pyeten çfare pune ben babai: profesor ne …, – u pergjigj i riu inxhinjer. Po xhaxhai?: Edhe ai profesor ne…! Po nena? Mesuese, – u pergjigj kandidati per anetar partie. Dhe vertet qe fisi i tij njihej qe ne kohen e Zogut si fis intelektualesh te shquar ne fusha te ndryshme te ekonomise dhe kultures. Po mire, u hodh dhe pyeti dikush:E morem vesh se rrethi yt eshte prej njerezish te ngritur, por a ke ndonje komunist ne familje apo ne rrethin e afert?! Jo! u pergjegj inxhinjeri i ri si i zene ne faj. Atehere ne salle shpertheu nje e qeshur e madhe. Drute me pre dhe gjysem – opingat u gajasen. Si mos do te hysh ne parti ti, kur nuk ke asnje komunist ne fis?! Por vetem profesore dhe doktore?! – talleshin ata me inxhinjerin kandidat partie. Dhe kuptohet qe kerkesa e tij nuk u pranua. Ne ate kohe te kishe prinderit me gjuhe te huaja apo me shkolla te kryera ne Perendim do te thoshte te ishe me nje kembe ne burg. Kjo ishte Partia e Punes e Shqiperise. Me mjelese, karrociere dhe shofere deri ne Byrone Politike. Prandaj edhe ai sistem vajti si vajti. Dhe beri mire qe e theu qafen. Jo se ky qe e zevendesoi eshte me i mire, por te pakten eshte me i lire.
Per aktor “te njohur”, nuk e ka llogaritur njeri.
Per pedagog “te njohur”, mbas viteve 90, kemi edhe pedagoge “te plepave” apo me diplome “Kristali”.
Per te persekutuar, dihet qe familja e tij ka qene ndoshta e perkedhelur nga diktatura.
Ka ca zera qe vete Ali Bega, ka qene me shume se sherbetor i diktatures dhe sigurimit te shtetit..
A
Ju sdini ca flisni
Ku bazoheni qe ka qen sigurim i shtetit ket ka shqiptari qe meret me llafe e smira kundër njerëzve te nderuar prandaj sbehet ky vend
Ishte dhe eshte koha e maskaraenjeve, e te pashkolleve, te hieneva qe duan te te ngrene vetem injorantet dhe kojkeceporet, apo ”whore”, kane qe nga 1945 po i nxjerrin ujine e zi ketij vendi qe Zoti i ka falur bukuri pa fund. I zente mallkim brez pas brezi.
Rrofte katunaria e Zog Burgajetit pra ? ? ?
Derdimene ?
Edhe i persekutuar edhe aktor??
… madje edhe i ka ra me dore ? ? ?
Eh sa kohe e budallenjve,dembeleve,te pa afteve etj ka qene ajo kohe!
Doemos se po te mos ishte koha e “tyre” kurre nuk do ndertoheshin dhjetra fabrika,kombinate,uzina,hidrocentrale,hekurudha,rruge te asfaltuara,elektrifikimi i te gjithe Shqiperise,uji i pijshem ne te gjitha shtepite,kodrat e taracuara me ullishte,pemtore,vreshta,ushtri moderne,flote detare Luftarake e Tregetare,shkolla dhe spitale ne cdo fshat ,stadiume,pallate sporti,teatro te estrades,drames dhe Operas,ansamble te kenges e valleve popullore,orkestra te filarmonise,shtepi pionieri ,toka bujqesore te gjitha te cdrenaxhuara,bujqesi moderne me prodhime BIO etj,etj!
Ndersa kjo koha e sotme eshte nje mrekulli,se rinia jo vetem nuk meson e punon,por ben vetem qejf neper disko,pub-e, motele,vleresimi i te cilave behet nga shalet e cicat e jo nga trute e kokes!
Se tani kemi politikane qe cdo dite jo vetem shahen me njeri tjetrin me liber shtepie,por edhe pushtetin e vjedhin dhe bejne cfare te duan per vete se pewr popullin mbarojne pune sapo vjedhin votat!
Kemi edhe nje kryeminister liberal e modern si Rama qe mburret neper bote,ndersa popullin e vet jo vetem nuk e pyet,por e perbuz,e tall si harbut diktator!
Ka 8 vjet ne pushtet,qe vetem reklamon imazhin e tij arrogant e mashtrues duke u treguar jo vetem i pa afte e mashtrues,por sidomos antipopullor!
Sa femije ke ti ?- pyet Rama nje fshatar!
-Tre i pergjigjet fshatari i shkrete me ciltersi!
-Vete i ke bere ? – e pyet Rama karagjozi ate.
Ja ky eshte kryeministri yne ,qe edhe Osman Gazepi ia kalonte per njeri dinjitoz!