Protesta e Teatrit: Tirana dhe artistët braktisin Lulin dhe Koçon

5 Korrik 2018, 10:45Kulturë TEMA
Protesta e Teatrit: Tirana dhe artistët braktisin Lulin dhe Koçon

Pjesëmarrja në protestën e organizuar kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar para Parlamentit është shumë e ulët.

Aty janë mbledhur pak mbështetës të painteresuar të Partisë Demokratike, drejtuesit e shoqatave të artistëve, ish drejtorë të LSI-së, shoferët e deputetëve të PD dhe grupi i protestuesve ‘kronikë’ që protestuan edhe kundër këndit të lodrave para dy vitesh e të çdo projekti tjetër në Tiranë, të cilët po mbajnë disa fjalime.

Ndërkohë, qytetarët e Tiranës dhe vetë artistët duket se e kanë braktisur protestën e sotme, ndoshta edhe si përgjigje ndaj aleancës së re mes Lulit dhe Koços, të cilët dje dolën së bashku në protestë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje