Artan Fuga i është ankuar intelektualëve pasi sipas tij ata nuk kanë firmosur peticionin kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar të iniciuar nga një grup aktivistësh me mbështetje të Partisë Demokratike.
Akademiku thotë se nuk është shqiptari nëse sot kërkon shembjen e godinës ekzistente dhe në vend të saj ndërtimin e një teatri të ri.
“Asnjë firmë mos hidhni tani ju për të tani që duan ta fshijnë nga faqja e dheut ?
Nuk është shqiptari kjo!
Gjithsesi si të doni, si të doni! Ju e dini vetë!”, nënvizon Fuga.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Cfarë bëjnë intelektualët?
Cfarë bëjnë intelektualët?
Në rrjetet sociale nuk na lënë pa kritikuar sepse presin nga ne.
Dakord.
Duan propozime konkrete nga ne!
Çfarë bëni ju filozofët, poetët, arkitektët, gazetarët, pedagogët?
Por, mos harroni se demokracia është e qytetarëve dhe e numrave, pra e masës jo e intelektualëve, as e ekspertëve.
Eshtë e masës, pra e të gjithëve ne!
Ja po ju themi, dilni nga facebooku, shkoni te ndërtesa e teatrit dhe firmosni peticionin kundër prishjes të ndërtesës të tij dhe shprehuni kundër që në vend të saj të ngrihen karabina prej hekuri dhe betoni.
Kaq ju kërkohet! Thjesht një firmë, nuk kërkohet :
as t’i hidheni topit te gryka si Selami,
as të hipni mbi tanks si Vojua,
as t’u rrëmbeni zjarrin perëndive si Prometheu,
asgjë nga këto,
as si Skënderbeu të mundni turqit në kështjellë. Thjesh një firmë!
Dhe pastaj shkoni shihni ndeshjet e futbollit!
As këtë nuk doni ta bëni?
Epo çfarë të bëjmë tjetër? Borxhit kemi dalë!
Na latë vetëm, si në rastin e ligjit për arsimin e lartë, për referendumet, për territorin, për luftën kundër kanabisit, për republikën e dytë?
Do të vijë një ditë që do të jeni ju vetëm.
Fillikat!
Një firmë ju kërkohet. Nuk ju lutet njeri! Bëni detyrën tuaj!
Ai teatër ka bërë për ju dhe për ne.
Eshtë martirizuar.
Asnjë firmë mos hidhni tani ju për të tani që duan ta fshijnë nga faqja e dheut ?
Nuk është shqiptari kjo!
Gjithsesi si të doni, si të doni! Ju e dini vetë!”, mbyll shkrimin Fuga. (TemA)
Një ndër akademikët e Serbisë ndjehet në vetmi.
Ju lane se jeni qelbesira komuniste e ndyresira.
..ja do merremi me budallaqet tuaja….kur u vrane 4 njerez ne mes te shtetit heshtet…sikur te ishin shalqinj ne diell…e sot beheni merak per nje godine te mykur (70 vjet ..sa e sa njerez me lloj -lloj semundjesh kane kaluar aty )..mire eshte te prishet edhe pallati i kultures ..ku salla e koncerteve e ka akustiken mbrapsht…asnje riparim nuk mund te behet ne te…Me kete rast hapet edhe shehsi si duhet…Mos na thoni se aty jane bere kongreset e partise te saliut e kemi kujtime
O te kripsha trute o aka(k)demik! Po kaq i trash te jesh sa qe nuk e kupton se intelektualet artistet dhe gjith mileti e kane firmosur “peticionin” e nderetimit te teatrit dhe te gjithe Shqiperise dhe nuk ka muundesi qe ne te njejten kohe te nenshkruajne peticione per renimin e saj nga barbaret te cilin ti e mbron me fanatizem!? Po kaq i paafte te jesh, sa te mos nxjerresh dote nje konkluzion, se perse gjithe ky milet megjithese ju u ngjiret nuk e degjon dote ate avaz te daulles tuaj te grisur!?