Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit

30 Qershor 2018, 08:57Kulturë TEMA

Pas një sërë debatesh për çështjen e teatrit dhe pasi mes të tjerësh edhe aktori Robert Ndrenika ra dakord për teatër me PPP, ka ardhur edhe reagimi tjetër i tij. Ai ka reaguar ne profilin e tij ne Facebook, pas lajmeve se fillimisht ai ishte kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’!

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete???

Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!

Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika.

10 komente në “Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit”

  1. @autori says:

    “..ne favor te PPP, nuk do leshohet asnje cm katror nga TOKA E TEATRIT KOMBETAR”
    Kjo eshte deklarata e Ndrenikes, qe edhe pse nuk eshte krejtesisht formulim ligjor, kuptohet qarte se ai nenkupton qe toka e teatrit kombetar (trualli ose sheshi ndertimit) nuk duhet te tjetersohet ne favor te privatit (PPP)
    Sa siper, nuk do te thote se Ligjin e ben Robert Ndrenika me artistet, por se ligji qe ka pregatitur qeveria per teatrin, eshte nje mashtrim dhe manipulim me deklaratat e artisteve dhe ne kundershtim me ligjet ne fuqi dhe kushtetuten.

  2. Ne ate Bote ku lehjet e qenve nuk len asnji shanc
    zerit te njeriut te degjohet ,
    njeriu humb identitetin per nji cast ,
    por jo personalitetin dhe njerzillikun .
    Ne ate bote te shkaterruar nga injoranca e zhytur ne absurditet ,
    ku asgje nuk funxionon si shoqeri ,gjithkush mundet te shkelle ne drrase te kalbur
    e rrexohet .

    Vetem se njerezit si ty , ata nuk rrexohen kurr , sepse je nji Yll ,
    e yjet qendrojn gjithmon lart e ndricojne bejn drit mbi qiellin e Shqiperise .
    Shqiptaret te kuptojne , te rrespektojne duke menduar se asnji ne kte bote
    nuk eshte perfekt ,por e rendesishme eshte se di te rikthehet ne identitet ne qytetare te denje
    te atij vendi mte fal gjithcka e Nderon per ate qe ti e shoket e tu
    i dhane atij vendi asaj shoqerié asaj Shqiperie .
    Jete te gjate Artisti jone i Madhe …

  3. Zigur Qarri says:

    Ju keni qene dhe mbeteni nje Zoteri i nderuar,me fort kur tregonii se besoni akoma tek vlera te medha,tek BESA,
    Por ata qe ishin perballe teje,jan te gjith te pabese,prandaj edhe kodi moral i shqiptareve,BESA,shvleftesohet.
    Nje staf juristesh duhet programoje luften e aktoreve,ku te flitet vetem me terma ligjore me te pabeset,sepse
    premtimet nga goja e kurvave te politikes,jan vetem mashtrime.Te pranosh ftesen e Erion Makiavelit,dhe te bisedosh
    me te ne salla ku survejohesh nga kamerat e instaluara nga ai me pare,ne kodin e BESES,ai meriton plumbin.

    1. patrioti says:

      Ate plumbin , para se gjitheve , e meriton Zagar Qorri , ky prostitute politike , qe ndron kahje e parti , si mbreti grate .

      1. Zigur Qarri says:

        Edhe “patriot”,edhe genjeshtar!Nickname “patroiti”,Erion Makiaveli ta ka sugjeruar?
        Ekziston ne”Rilindje” edhe nje militant i vetem,qe nuk eshte mashtrues?

  4. Bashkmoshatari says:

    Si produkt I nje kohe te vdekirr duhet ta kuptosh se nuk meret kush me ty.. Shiko veten tende, pensionin, nipat e mbesat.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Njerzit sigurisht jane produkt i kohes.Por ne ndryshim nga ty Bashkemoshatar qe je nje anonim dhe bythac qe nuk ke kurajo te dalesh hapur,Robert Ndrenika eshte nga ata qe ne kohen e tij ka qene ne krye me njerezit me te dashur te ketij populli dhe sa here kjo kohe te shikohet e studiohet Ndrenika do çfaqet me gjithe madheshtine si figure e madhe e pa mundur te shmanget .Ndersa ti do jesh vetem nje grusht kockash qe askush nuk do dije se kujt i perkasin.

  5. Flamuri says:

    Jeni dhe mbeteni nje artistë i madhë

  6. Shqiptari says:

    Aspak zoti Ndrenika, njeriu i mencur reflekton dhe vepron.
    Respekte !

  7. akil says:

    Je cop muti me vjen keq per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje