Robert Ndrenika përshëndet marrëveshjen e Veliajt me aktorët për Teatrin e ri: Tani t'i futemi punës...

28 Qershor 2018, 09:06Kulturë TEMA
Robert Ndrenika përshëndet marrëveshjen e Veliajt me aktorët

Robert Ndrenika ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesve të aktorëve, të cilët deri më dje ishin kundër Teatrit të ri Kombëtar.

Ndrenika shkruan se tani pret ndërtimin e një Teatri të ri bashkëkohor.

“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.

I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!

Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.

Përqafime”, shkruan ai.

Dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar.

Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negocioje zhvillimin e projektit. 

(TemA)

5 komente në “Robert Ndrenika përshëndet marrëveshjen e Veliajt me aktorët për Teatrin e ri: Tani t’i futemi punës…”

  1. Shoku says:

    Ndaj populli thot, Robert se :” Mat shate here e pri nje here ” ose me sakte : ” Matu shtate here e fol nje here” Edhe JU duhet te mateshit shate here e te flisni nje here,ashtu si fole sot. Ju me te vertet jeni rritur ne ate skene,keni pare popullin duke qeshu ,apo duke ndjekur me vemendje shfaqjen tuaj, por nuk mund te qendroi nje kasolle,nje ndertese pa piken e arkitektures,ne mes te atyre ndertesave. Eshte e njellojte te mbash nje kasolle kafshesh midis shtepise vile….. . Me gjithe ate perseri populli thot: ” me mire von se kurre” Respekte!

  2. Maloku says:

    Me mire bejeni pa kulle teatrin se do ti thyeje te gjitha Ndrenika, me pjata, me….

    1. enter"" says:

      Te cafte ujku o Come

  3. Enis says:

    Shume mire qe rezistuat me vullnet njeriu arrin ti mbroje te drejtat e tij. Te jete shembull per gjithe shqiptaret qe mos ta kejojne qeverine ti shkeli.bravo artistat

  4. apapapa says:

    Aktori i madh dhe palo burre ne karakter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje