Komuniteti i artistëve kërkon në bllok ndërtimin e një godine të re moderne të Teatrit Kombëtar. 65 emrat më në zë të aktrimit, regjisurës e fushave të tjera të artit, duke nisur nga regjisori i madh Pirro Mani, e mandej aktorët Viktor Zhusti, Luftar Paja, Gëzim Kame, Pëllumb Kulla, Eva Alikaj, Spiro Duni, Armando Bora etj, kanë nënshkruar një letër të hapur dërguar krerëve më të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrit, Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me anë të cilës shprehim dakordësinë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.
Ata shprehin vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen e tyre në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, ndërsa parashtrojnë se prona që zotëron Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.
Gjithashtu ata vlerësojnë se koha e diskutimeve ka mbaruar dhe se tashmë duhet një vendimarrje sa më e shpejtë, në mënyrë që teatri i ri të ndërtohet sa më parë. “Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj, është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar”, thuhet në letrën e hapur të artistëve. Ata gjithashtu, i bëjnë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar, e cila në thelb i jep zgjidhje të gjitha kërkesave që artistët nënshkrues të kësaj letre paraqesin. Kështu, marrëveshja e arritur sot garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do merret me zhvillimin e projektit.
Më poshtë letra e plotë e 65 artistëve:
Drejtuar: SH.T.Z. Ilir Meta President i Republikës së Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi Kryetar i Parlamentit Shqiptar
SH.T.Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Znj. Mirela Kumbaro Ministre e Kulturës
Z. Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë
Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:
Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.
Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qënë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.
Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.
I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.
Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.
Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.
I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.
1. Pirro Mani
2. Fatos Haxhiraj
3. Drita Haxhiraj
4. Artan Imami
5. Gezim Kame
6. Viktor Zhusti
7. Pellumb Kulla
8. Bashkim Hoxha
9. Luftar Paja
10. Haxhi Rama
11. Eva Alikaj
12. Josif Papagjoni
13. Berina Kokona
14. Spiro Duni
15. Laert Vasili
16. Zamira Kita
17. Sotiraq Bratko
18. Guri Koҫo
19. Hervin Ҫuli
20. Indrit Ҫobani
21. Genc Shkodrani
22. Lulzim Zeqja
23. Armando Bora
24. Gazmend Paja
25. Genti Deҫka
26. Andia Xhunga
27. Adelina Muҫa
28. Gent Hazizi
29. Ardian Cerga
30. Arben Kumbaro
31. Kastriot Ҫaushi
32. Petrit Malaj
33. Inis Gjoni
34. Kozeta Bakiu
35. Flaura Kureta
36. Elia Zaharia
37. Laedia Hajdari
38. Genti Kame
39. Erion Kame
40. Mateus Frroku
41. Kristo Ҫala
42. Gert Ferra
43. Bruno Shllaku
44. Paskualina Gruda
45. Erion Isai
46. Monika Lubonja
47. Paola Kodra
48. Blerta Belliu
49. Albano Prodani
50. Afrim Agalliu
51. Astrit Mamaj
52. Ilirjan Ali
53. Agron Hamo
54. Lavdimir Abilaliaj
55. Matilda Avdyli
56. Agron Jakupi
57. Drini Shehu
58. Jorgaq Tushe
59. Shkëlqim Jaupi
60. Jaho Guma
61. Luli Hoxha
62. Arjola Basho
63. Josif Sina
64. Gjergj Mena
65. Klea Huta
Hahahaha…….Shqiperia hap negociatat me kusht per media te pavarura,
por propaganda demagogjike e Erion Makiavelit,megjithate transmetohet
pa u ndalur nga megafonat mediatik te kapur nga fyti prej tij.28 vjet
“Demokraci”iken shpejt,Qershor 2019 eshte neser.Nuk eshte faji i popullit
shqiptare qe nuk funksionon”Demokracia”,ashtu si akuzohet rendom çdo
here kur deshton politika,por i peverseve politikane dhe”elites”intelektuale
qe i serviloset politikes,dhe sidomos mediave.Ju jepni vetem te dhenat
qe favorizojn Edi Ramen dhe Erion Veliajn,kjo eshte tradheti ndaj interesave
te popullit dhe drejtesise.Kjo tregon edhe “Demokracine” specifike ne Shqiperi,
ku media e krijon vete varesine,duke u shitur tek qeveria.Ju po parapergatitni
deshtimin e negociatave.Pervetsimi i territorit te T.Kombetare ishte vjedhje
e hapur nga Rama dhe Veliaj,por ju nuk keni folur kurre per kete,nuk e keni
denoncuar kurre kete,prandaj jeni bashkfajtore.Qershor 2019 erdhi.
Po more qorr Vicidoli po! Kujton time see m.q.se vjedh Saliu, kryelopa dhe palacot e Tyre duhet qe patjeter te vjedhi edhe Erioni!
Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,
Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fatmir Xhafaj,Fidel Ylli,Paulin Ndreu….
Kaq shume kriminele ordinere ne nje qeveri,nuk ka pasur edhe ne shtetet
Afrikane.
Ja mendjet e kthjellta te arit, turp ata qe shkojne pas katunarit Derhemi e te pa larit Neritan Licaj qe te njit zgjeben po ju afrove.
Kjo blerje,
Respekt Veliaj, i bleve nje nga nje , chapeaux
Djale i duruar, njeh skutat dhe dobesine e njererezve, te lumte. Rama , me qiri nuk gjente dot nje intrigant kalibri . Thesar, duke pas parasysh moshen tende te re , e majta shqiptare nje dite , edhe Skenderbeun mund t’a heqe nga sheshi, ose te prishe Korpusin e Universitetit.
Edhe njehere, Respekt.
Edhe Enveri dhe Saliu i shkruanin “Intelektualet” me firma boll te gjata dhe te shumta … !
ti je trap
O Kosovar-ja, mos te keqtrajton gje gruaja ty?!
Funderinat si ty nga nje ane perpiqen te shajne me “Enver” nga ana tjeter duan e germojne te gjejne ndonje gje te mire te monstra Enver.
Njerezit si une nk gjejne dot gje te mire te monstra e kuqe e te kelyshat biologjike te te kuqve.
O , qenke ti koqe…
JO ME PPP….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!PROA TE JETE E POPULLIT ME TAKSAT TONA OSE TE BEHET OSE MOS BEHET POR JO TE FITOJNE ERIONET E TJ…
Artiste te dashur e te shtrenjte!
Cvishuni dhe clirouni nga petkat partiake dhe lista e firmetareve te kesaj letre teper te voneshme,do te jete shume me e gjate.
Mos i lini shteg Zigurit t’ju beje estetike makiaveliste.
Berti,Leka,Guliem,Mirush,Bujar,Sajmir e shume te tjere, ku jini?!!!…Mos u mshifni mbrapa gaxhoit!
Artisti i madh e i vertete eshte ai,qe i hedh shpirtin nudo miletit,ja u jep ne dore dhe i le t’a lepijne,t’a shtrengojne,t’a
kafshojne e t’i bejne cfare te duan,por jo t’a asgjesojne.
Ziguri po ju asgjeson…..!
me ke po luan poker me Ramen?
1
undefined
Z.ilo!
Qenke fallxhor!Me thone te drejten bixhozin e kam pasur zet,pokerin e kam luajtur per allatke, Ramen as e kam njohur dhe ende nuk e njof nga afer..
Por ka nje te vertete ne aludimin tend .Kur Rama fitoj per here te pare me 2013-en,une ngela i befasuar dhe m’u duk nje bllof i madh qe Edi ju beri te gjithe lojtareve te asaj loje politike. Nuk kisha bere asnjehere ndonje shkrim a ndonje koment ne asnje nga gazetat egzistuese.Me qe m’u fiksua fjala “bllof dhe nderkohe kjo fjale eshte mjaft e perdorshme ne terminologjine e pokerit zgjodha pseudonimin “pokeristi”.
Per kete arsye te quajta fallxhi dhe jo SHQUPIST.