Regjisori Kastriot Çipi, një militant i hershëm i PD-së, ka sulmuar Laert Vasilin, pse është pro ndërtimit të një Teatri të ri.
Ai thotë se shumë aktorë kanë dëshirë ta rrahin Vasilin.
“Të ftova në çdo takim të përbashkët të sindikatave në vijim, edhe në atë të fundit ku ti more pjesë, ditën kur prisnim ministren Kumbaro, në sallën e TK, në ora 4 pasdite. Ishe me ne deri në ora 2 pasdite. U ndamë të gjithë duke thënë se askush nuk do të shkonte në ministri dhe se takimi duhej të zhvillohej patjetër në teatër. Atë mbrëmje ne ishim të gjithë në teatër. Salla ishte plot.
Ndërsa ti, pa i thënë askujt, asnjë fjalë, shkove në Ministri. Shumë vetë të kanë sharë atë mbrëmje, jo publikisht, ndonjëri ka dashur edhe të të rrahë (nuk e di pse ti ua zgjon shumë njerëzve këtë dëshirë)”, shkruan Çipi në një letër të gjatë në formë presioni, për Vasilin.
Letra e plotë
I nderuar koleg!
Të ndoqa sot në dëgjesën e dytë me artistë, të thirrur nga kryetari i Bashkisë Tiranë. Nuk e di a e kuptove ti, por ishe aq ekstremist, sa edhe kolegë që po i quajmë “josindikalistë”, të kundërshtuan. E mban mend çfarë the? I sugjerove kryetarit të Bashkisë, që po mburrej se kishte durim dhe kohë mjaftueshëm për dialog, t’i jepte fund dialogut, sepse “ne, aktorët dhe regjisorët, jemi egoistë në gjenezë.” E krahasove zyrtarin e zgjedhur me votë dhe të paguar nga taksat tona, me autorin e një vepre dramatike, i cili, sipas fjalëve të tua “është i pari, sepse ne, aktorët dhe regjisorët jemi vetëm enë komunikuese”. Më kujtove atë fakirin, dëshmitarin e rremë, në filmin “Përrallë nga e kaluara”, që thoshte se njeriu nuk duhet të grindet me qeverinë, se ai vetë ishte thjesht një copë dru.
Nuk jam marrë me ty personalisht në daljet e mia publike, por meqë këto deklarimet e tua gjeneraliste më përfshijnë edhe mua, më lejo të të them ca fjalë.
Je ankuar se kolegët të kanë fyer, nganjëherë edhe me fjalor vulgar. Ke pasur pjesërisht të drejtë. Fyerjet vulgare nuk i shkojnë askujt, jo më artistëve, aq më pak në komunikimin publik mes njëri-tjetrit. Meqë nuk të kam fyer ndonjëherë me fjalë vulgare, besoj se kam të drejtën të polemizoj me ty, me argumenta.
Vjet në këtë kohë, ne ishim bashkë në përpjekjen për të themeluar një sindikatë të pavarur artistësh. U bëre helm pse unë i thirra kolegët në një grup në Viber. Më akuzove se të vodha nismën për themelimin e “Unionit të Aktorëve”, që ti e kishe shpallur prej një viti në Facebook, por nuk e kishe bërë. Nuk e ke bërë as sot, që kanë kaluar dy vjet dhe nuk do ta bësh dot kurrë, për arsyet që do t’i shtjelloj më poshtë.
Volle për mua në grup sa i neverite të gjithë. Megjithatë, të ftova në dy mbledhjet e para që bëmë. Në mbledhjen e tretë, atë në të cilën u bënë zgjedhjet për kryesinë, unë nuk isha i pranishëm. Kolegët vendosën me vota të fshehta që unë të isha një nga gjashtë anëtarët e Kryesisë, ndërsa ti jo. Ti këtë nuk e gëlltite dot. Të tjera fotografime (screenshot) të mesazheve Viber qarkulluan nëpër grupe e komunikime dyshe.
Më 8 shkurt, u mblodhëm në Akademinë e Arteve, për të kundërshtuar projekt-ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. I kërkuam ministres Kumbaro takim të hapur në sallën e Teatrit Kombëtar. Formuluam shpejt e shpejt një peticion dhe të ftova ty, pikërisht ty, “armikun tim” ta lexoje tekstin para kamerave.
Të ftova në çdo takim të përbashkët të sindikatave në vijim, edhe në atë të fundit ku ti more pjesë, ditën kur prisnim ministren Kumbaro, në sallën e TK, në ora 4 pasdite. Ishe me ne deri në ora 2 pasdite. U ndamë të gjithë duke thënë se askush nuk do të shkonte në ministri dhe se takimi duhej të zhvillohej patjetër në teatër. Atë mbrëmje ne ishim të gjithë në teatër. Salla ishte plot. Ndërsa ti, pa i thënë askujt, asnjë fjalë, shkove në Ministri. Shumë vetë të kanë sharë atë mbrëmje, jo publikisht, ndonjëri ka dashur edhe të të rrahë (nuk e di pse ti ua zgjon shumë njerëzve këtë dëshirë).
Atë mbrëmje ishim sërish bashkë në studion e Opinion në TV Klan. Ishe ulur përkrah meje, por e dija se nuk ishe më me mua dhe kolegët e tjerë dhe nuk u habita, thjesht u neverita, kur nise t’i recitoje poezi dashurie ministres, që nuk është as shumë e re, as shumë e bukur. Nuk u habita as që mora vesh aty se ti paskëshe qenë i pranishëm në një darkë, me ministren e kryebashkiakun, në janar 2017, ku madje është thënë edhe emri i arkitektit Bjarke Ingels, si projektues i Teatrit të ri Kombëtar. Ky është tipi yt dhe tipat si yti ftohen në darka të tilla. Në atë darkë nuk mund të isha i ftuar unë, mistreci, kritizeri, anti-Rama.
Të nesërmen ishe sërish në Klan, këtë herë te Zonë e Lirë. Fole prapë kundër ministrisë, projekt-ligjit, zhvendosjes së TK tek Turbina. Çani të pyeti nëse do të konkurroje për drejtor të TK dhe ti u përgjigje: “Nga anët tona (Delvina) thonë se mushka nuk kalon dy herë nga i njëjti shkëmb i thyer”. Meqë kishe konkurruar një herë në 2014-n, ti the se nuk kishte kuptim të konkurroje sërish.
Por dy ditë më pas doli se mushka ishte në fakt gomar dhe kishte kaluar sërish nga i njëjti shkëmb i thyer. Ti shpalle në Facebook kandidaturën tënde për drejtor të TK dhe largimin nga sindikata. Konkursi ishte po aq fals sa edhe ai i 2014-s dhe ti dole gomari i vetëm në këtë histori, i vetmi që mori pjesë në të dy konkurset dhe nuk fitoi. (Nëse e merr për fyerje fjalën “gomar” në fjalinë e fundit, të lutem zëvendësoje me mendje me fjalën “mushkë”.) U zhgënjyeve e u mërzite shumë, pasi ti ishe avokati i parë dhe më i flakti i projektit të Ingels, qysh ditën e prezantimit të tij nga Rama në kryeministri. Por unë ta thashë atëhere se Çuli do të fitonte sërish, sepse “nuk ndrrohen kuajt në mes të garës”. Gjithsesi, mushkë, gomar apo kalë, sa ka jetë ka edhe shpresë. Këto ditë Ministria e Kulturës do të shpallë konkurs për drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Provoje edhe një herë fatin, e treta e vërteta, thoshim kur ishim të vegjël. Jetëshkrimi yt prej artisti që ka 20 vjet që pushton skenat e Europës dhe avokatia e zjarrtë që po i bën edhe projekt-ligjit për shembjen e TK e meritojnë një shpërblim.
Vetëm se respektin për kolegët duhet ta ruash, nëse ke ndërmend të rrish gjatë në këtë vend. Nuk mund t’u thuash kolegëve se marrin urdhra partie për të protestuar në mbrojtje të Teatrit. Të paktën jo ti, që në tre vite ke ndrruar tri parti. Kalove nga Syriza tek LSI dhe u justifikove se kanë të njëjtin program. Po pres të thuash se për të njëjtën arsye ke kaluar nga LSI tek PS.
Për ta mbyllur me kaq, koleg, dua të të jap një këshillë, nëse ma pranon. Ke jetuar 20 vjet në Greqi. U ktheve përgjithmonë në Shqipëri, siç më ke thënë. Mos ia mbyll portat vetes. Nuk do të doja të detyroheshe të ktheheshe sërish në Greqi, as të emigroje në dhe të huaj, që nuk e ke as të babës e as të nënës.
Sado ta quash veten “enë komunikuese” je person publik dhe deklaratat e tua kanë audiencë. Është e turpshme të deklarosh në media se “Racizmi në Shqipëri është më i egër se në Greqi”. Në Greqi, nëse duhen besuar thëniet e tua, të rrethuan teatrin ekstremistët e djathtë, donin të të digjnin të gjallë, ty dhe kolegët e tu. Në Shqipëri, e shumta të thonë ndonjë fjalë nga ato që nuk konsiderohen politikisht korrekte për të cilësuar një pjesë të komunitetit LGBT.
Sinqerisht
O gazetar::”- Te kemi share”—-sharje,sharja.Por jo ”Te kemi sharre”.Sharre eshte sharra .Shabani sharron me sharre.TJEER SHARE-SHARJE DHE TJETER SHARRE-SHARRA
Deklarate gangsteresh! Kjo eshte tipike per keta gangot e SHQUP-it qe te kercenojne me rrahje dhe madje edhe vrasje nese ke mendim te ndryshem. Qelbesira! Ky Cipua, i panjohur e padegjuar, do qe te punoje ne nje ish ‘hale’ dopolavoro (paspune) fashiste dhe Laerti kerkon nje mjedis modern evropian qe do ti ndihmoje artistet te shkelqejne dhe publikun te shijoje nje teater modern. Cipi, nje jashteqitje esadisto-berishiane, qe vetem shkaterrim vjedhje dhe rrenim i kane sjelle ketij vendi. Vazhdo Laert mbeshtet planin e Bashkise, nese te prekin na ke ne qytetaret qe duam n je teater te ri. Do tju japim mesimin qe meritojne, si gjithmone keto kohet e fundit. Me cmime nderkombetare! Vazhdo djale me mbeshtetjen per modernizimin evropian te Shqiperise. Leri keta plehrat te lehin si zagare te ndyre qe jane. Mij gjirizesh si ky Cipi e gangot e tij, ju takon te jetojne neper gjirize. Le te shkojne tek Landfilli dhe atje ti bejne shfaqjet e tyre keta gangsteret e SHQUP-it, dhe te argetojne Lulkendhe Vicidolsin e Serbise.
I vetmi vend ne bote ku aktoret grricen per tullat e objektit dhe jo per shfaqjet qe duhet te japin….Babaleteater.
Kasta Aktoriale Shqiptare
e provoi e gjitha se jane shume ulet\sa i takon aspektit njerezor
gjuhes se komunikimit dhe menyres si sillen me njeri-tjetrin dhe et tjeret.
Ne keto kushte, PSEUDO-ARTI I USHTRUAR TYRE ESHTE I PAVLEFSHEM
DHE I PAGELLTITSHEM NGA PJESA E SHENDOSHE E SHOQERISE.
Nuk mund te konsumohet asnje lloj arti, i gatuar nga te tille njerez…!
Mire eshte qe njeriu te mos i fyeje shoket e orjentimit te vet sexual.
Sepse ty Cipi je vete pjestar i komunitetit te LGBD-ve.
Ndaj, boll Kaci, s’ke goje te shash te tjeret.
Je minorance, ndaj mbylle WC-ne se qelbe dynjane.
O militant kurve e shpellarit nga vicidoli, je nje funderrine qe se ke shokun. Si mund te flase nje “artist” muti si ti me kete gjuhe. Ptu…. ndyresire!
Cfare eshte ky idioti Cipi që tani po e degjoj si regjisor . që na ofendova nje artist e regjizor si Learti që eshte certefeikuar e shperblyer me shume diloma nderkombetare që ky i menderosuri Cipi si ka pare as ne ender. Me sa duket minj gjirizi si ky Cipi i mungojne skutat e lageshtise dhe e felliqur e bodrueve pa si ndahet nje godine karakatine që mund te zere brenda minj te tille që jetojne vetem me leket e taksapagueseve shqipetare se vete sjane te afte per asgje. Te krahesosh europianin Laert me mediokrin dhe anadollakun Cipi eshte idiotesia me e madhe e nje arti bashkekohor.
Me Kujtohet Kur Sali Krimineli e hoqi nga Lista e Deputeteve Artistin e Popullit Robert Ndrenika.E takova ato dite Bertin shume te Pezmatuar.I kishte shkruar nje Leter Sali Gerdecit,me te cilen kishte fshire Sumen….Pune Qofte Largesh…
Ky Pici, me falni Cipi eshte aktor apo puntor skene.
Ti cdo gje mund te jesh por artist me mendesi te tilla nuk e di si mund ta quash veten.Artisti pavaresisht bindjeve politike nuk duhet ti demostroje ato kaq hapur ne publik.Megjithate zoteri ky qendrim ndaj kolegeve eshte shume i ullet .
Eshte nje grup i vogel aktoresh rrugaçe si nje fare Kastriot Çipi te lidhur e sherbetore te pervuajtur te PD nje parti qe ka degraduar ne nje grup tarallakesh genjeshtaresh e vrases , flasin me fjalor ordiner ashtu si lidershipi i tyre.
Kercenojne njelloj si lidershipi i tyre dhe mender te rruajne bubin !
E po kur u be pjese e medias edhe nje idiot si ky Kaci, mjere teatri dhe dramaturgjia shqiptare!!! Tmerr, nuk mbeti i patalentuar pa bere si hero. Ky ka aq lidhje me teatrin, sa cmund te kete nje bari me nisjen e avioneve.
Teatri mafjoz.
Ky tullaci te ndjelle krupen..!
Nje regjizor , te shkruaj nje tancibao te tille , te ben te besosh se nuk e frymezon jeta e popullit , por krahu politik . arrin te shkruaj , qe eshte I djathte , kur e djathta shqiptare nuk eshte e konceptuar , pa lere , qe nuk ekziston . Po ta quajme se ekziston nje pacaure , qe koncepton truri I tij , per te djathtet do regjizoi ky mavri ? Kjo leter e skualifikon si intelektual . Te futet dhe te rrije ne cader . Zgalem
Pika regjizorit, mendo te shohesh nje shfaqje te tijen…Jo vetem qe nuk shfry hundet ne vepren e tij, por cdo kush qe lexon kete leter sheh nje idiot , pa moral , cinik ..Laertit vetem i rriten vlerat, kaq.
Ku doli ky regjisor Kastriot Cipi mor aman?! Na thoni nje shfaqje apo film qe paska regjisuar ky njeri..
Ik mor mbushu..!!!
Kulla e barit do digjet ! Militante mblidhni mendjen,dhe ju o artistet e arkitektures,hani ate cope pensioni
qe ju kane dhene dhe shkoni shullohuni ne ndonje hije peme,boll me nostalgjite tuaja te kultures komuniste
Kane ardhur kohe te reja,teatret s’jane muzeumet tuaja,hapni krahun e lerini budallalliqet e se kaluares.
Te te rrafi kaÇi eshte sikur koken e tije ta ngatarrosh ne bythen,se te dyja njesoj i ka si per forme ashtu dhe per tru. Ky spiun gjith jeten e tije,ne teater ka qendruar si i infiltruar i Çdo sistemi qe ka ardhur. Njeri qe kurre nuk ka bere miq e shoke ne jeten e tije,njeri me cmira te theksuara sikur dhe tregon regjizurat e tije. Nje plere e keqe mes njerezve te mire.
Shifni fytyrat dhe keni te treguar karakteret e secilit : Nje k..r me gjyslyke qe kercenon,perfaqesues i partise qe militon, dhe nje djali te talentuar qe enderron te ardhmen mbeshtetur ne talentin e vet….Cfare te thuash me teper……
Laert, kam qene deshmitar i fyerjeve raciste qe te beheshin ne Greqi, dhe u tregove i moderuar pertej talentit qe ne hapat e pare Laert, dhe shikoj qe e njejta histori perseritet , tashme ne vendin tend. E keqja nuk ka atdhe dhe fund ashtu si dhe e mira. Per njerezit e ndershem nuk eshte veshtire ti dallojne ato. Shiko perpara .
eh mer kastriot cipi….
pasi mbarove shkollen per regji skenike rreth viteve 80 (nuk po i futem fare se si dhe kush ta beri te mundur futjen ne shkollen e larte, se duheshin patur disa “kritere” qe ti dhe familja jote i plotesonin te gjitha…) artedashesit menduan se do te te shihnin ne premierat e njepasnjeshme ne teater.. por jo, nuk ndodhi kjo. ti re ne nje gjume letargjik artistik. pa u futur te problemet tua familjare vitet kalonin por ti perseri nuk jepje shenja atrtistike… pas abuzimit me alkoolin bixhozin dhe lojrave me tavell te brryli per vite te tera, ti ishe kthyer ne nje parazit, gje qe ti ja thoje edhe me ze te larte miqve te tu te atehershem… ne bisedat qe benit vetem per artin nuk flisnit… flisnit per kurvat, per hashashin qe pihej rendom, etj etj…por nje kthese te papritur mori jeta jote pas fitores te zgjedhjeve te PD ne 2009. ty te ofruan postin e drejtorit ne teatrin eksperimental, me kushtin qe g*joren nuk do ta zevendesoje me asgje ne rrafshin politik. me qendrimin tend artistik ti jepje leksion te brryli se si regjimi komunist kishte vlera te pazevendesueshme ku ne mund te krahasoheshim edhe me nivelet me te larta artistike evropiane e jo vetem. kjo linje te bente nder per vijen qe ka ndjekur PD ne vitet kur ishte ne pushtet (2005-2009), se vete nuk beri asgje per teatrin apo filmin. pasi PD ra nga pushteti ti u zbythe nga roli i drejtorit, dhe u ule gju me gju me kolegët e koleget ku ti i ke pas shume per “zemer” (spo merrem sot se si i ke trajtuar) fillove me shfaqjet ne teatrin eksperimental ku me thene te drejten ne mungese te kritikes ti ishe nje deshtim … kjo diskutohej ne tavolinat e artistave… (ti jap emrat po te duash). tani ke marre flamurin e revolucionit absurd te mendjes tende ne pengimin e zhvillimit jo vetem artistik por edhe zhvillimit urban te asaj pjese ku ti e quan teater…
kaq per kete rradhe…. flasim heres tjeter …
Po dhe ky Laerti fut ca gjenjeshtra.SIRIZA ska lidhje fare fare.Do te kishim pare o Laert dhe ne molotovet e Sintagmas dhe ne daljet publike .Sfutem ke debati qe thote ky Cipa .Dhe as djegje as bier defit ke teatri me nje tjeter ish yll kinemaje i viteve 80.kur jepte shfaqie 10 gjithsej me duket se nuk rezistoi shfaqia .Gjithmone ka 2 ane medalja .Po qe te ben golin si tip ky Laerti ta ben..Dhe ama do mendja te jete nga Delvina per bregdetas e bej .Ata jane mjeshtra ne shitje blerje si puna e comandantes.
Per te gjithe “korifejte e vetshpallur te artit skenik”.Te vjen keq per ata artiste te medhenj,qe u bene te njohur para viteve 90,keta te tyenashmit ,nuk i njeh askush,me perjashtim te borderove qe firmosin!Per keta,po ju kuijtoj nje shkrim te Dritero Agollit para disa vjtesh.Ne usine Carit, u be nje revolte nga disa ushtarake ne nje regjiment,qe krijoji shqtesim ne rrethet e larta te ushtrise.Per kete u dergua ne regjiment komandanti i divizionit,i cili pasi u njohe me ngjarjen,rreshtoi regjimentin dhe midis te tjerave ju drejtua ushtareve:”Ushtari eshte ushtar,nuk lapanjoz si aristet”!keshtu shkruante Diteroi…
O ERJON ; veri buldozierin atij teatri se naj shpife me pacifizmin tend deri ne te dal bark ,mjaft o kaqol e zgjate mos i bej qefin ca rrugaçve ordiner qe mbahen per artista e aktor , aktrimi ka vdekur ata qe ishin aktor e treguan veten kur beheshin filma pa fund dhe teater tre dit te javes ,kta jan nje tuf sharlatanesh qe i drejton politikat , i vjen mbas avazit jepi dreka darka bankete e koktej dhe luti bythen o kokrra langaraqit , po na zhgenjen o ERJON , çfar pret qe te futen ne gjak me njeri tjetrin kta legenat e vetquajtur aktor , ik ore ose veri buldozierin asaj ndertese me katerma ose lere siç esht dhe mbylle kte histori se je ber qesharak majft o njeri se naj shpife.
Turp regjizorit Kastriot Cipi .Sado kundershtime te kene le te permbahen aty.Emigrantet shqiptatre qe jane me qindra fyhen nga keto fjale Ky,regjizori ,”ZOTI I ARTIT DRAMATIK”,paska fuqine te degendisi artistet qofte edhe ate me te pa taletuarin???/