Gëzim Kame rrëfen amanetin e Kadri Roshit: Aman na ndërtoni një Teatër të ri

26 Qershor 2018, 13:53Kulturë TEMA

Ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar nuk është thjesht një ide e sotme, por edhe një kërkesë e asaj plejade aktorësh të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, të cilët me rolet dhe interpretimin e tyre kanë lënë gjurmë tek të gjithë shqiptarët.

Regjisori dhe aktori i njohur i skenës shqiptare, Gëzim Kame duke folur dje në dëgjesën e artistëve dhe arkitektëve, rrëfeu mes të tjerave edhe amanetin e një prej korifejve të aktrimit shqiptar, Kadri Roshit.

“Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha se kjo godinë do shembet se nuk mban zjarrin, digjet shpejt. Dakord i thamë të gjithë ne, me në krye Kadri Roshin. Po u them tani që të mos abuzohet në asnjë moment me historinë ose me faktet. Kurse kreu i aktorëve Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri. Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë barakë atje”, tha Kame.

Por ndërsa 20 vite më parë, përveç idesë dhe qëllimit të mirë për të ndërtuar një skenë të re teatrore kombëtare, mungonte financimi, sot Kame thekson se situata është krejt e ndryshme, pasi teatri synohet të ndërtohet pa asnjë kosto. Ndaj, thekson ai, nuk ka asnjë arsye pse të ndalohet projekti për ndërtimin e një teatri modern.

2 komente në “Gëzim Kame rrëfen amanetin e Kadri Roshit: Aman na ndërtoni një Teatër të ri”

  1. Kuq e zi says:

    Na hapet barkun me kte veper
    Nqs i vjetri shembet per tu ndertuar i riu te shembet qe sonte jo neser me kusht qe te ndertohet vetem teatri dhe asnje lloj tjeter pervec teatrit
    Nqs planifikohet nje kulle ku do kete mbrenda dhe teatrin si kusur atehere ky eshte nje gllaberim i prones publike dhe ska asgje me pak se gllaberimi i prones se klubit te partizanit

  2. Koha says:

    Lol, poshtersia e fundit e aktoreve “zoq liqeri”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje