Kritiku i artit, Pro.Dr Josif Papagjoni shprehet pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit të Kombëtar. I pranishëm sot në tryezën e diskutimeve të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës me artistët, arkitektët dhe urbanistët, Papagjoni deklaroi se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë simotër në Ballkan dhe Europë, për nga forma dhe kushtet që ajo që ofron për artin dhe spektaktorët.
“Aty duhet të bëhet një godinë teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan që është në këtë gjendje? Unë nuk e mendoj dot dhe më duket nganjëherë se bëhemi rob të pasionit tonë. Unë e shoh Teatrin Kombëtar, duhet bërë dallimi mes godinës dhe teatrit si vlerë, si kujtes, si memorie. Janë dy gjëra të kundërta. Nuk mund të krahasojmë Globusin me Teatrin Kombëtar. Vërtetë e përfaqson të bukurën, vërtetë e përfaqëson një godinë ariktekturore dhe konceptin e zhvillimit urban kjo godinë. Aq më tepër kur shoh këto pamje dhjetëfish më shtohet bindja se aty duhet të bëhet një teatër i ri”, tha profesor Papagjoni.
Më tej ai u shpreh se teatri nuk është vetëm i aktorëve, por edhe i spektatorëve dhe se këta të fundit duhet të ndjehen mirë kur shkojnë në të. Por Papagjoni tha se teatri aktual nuk ofron asnjë komoditet për spektatorët veç mykut dhe lagështirës.
“Unë sot vetëm nëse jam i mashtruar që të ma bëjnë mendjen çorap politika, bashkia, qeveria dhe të mos besoj që ai nuk është projekt i vërtertë. Nëse ai është projekt real, i vërtetë atëherë unë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm aktorët, teatri është publiku. Ne duhet ti krijojmë publikut mundësin, shansin, bukurinë që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë parfum. Duhet të ndjejë që është një godinë e bukur, që është një godinë e kënaqshme ku perceptohet produkti artistik. Por kur shkoj atje, më falni, por atje ndjehet era myk, atje vjen era lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj 1 mijë rikonstruksione, ajo nuk hiqet, ajo godinë është e kalbur. Ne duhet të bëjmë një katarsis brenda vetes. Pyetja është sfidante a mund ta ftojmë ne këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë ne një festival këtu në Teatrin Kombëtar me këto kushte që ka? Një produkt të Lirit apo Hamletit? Pra jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër I ri. Nëse mbërrihet në finish dhe shohim që hapet themelet poshtë e shohim që mer shtat një teatër gjykoj që do jetë në të mirë të artistëve e publikut. Të mos spekulojmë me gjithfarë shoqatash!”, u shpreh Papagjoni.
Josif Papagjoni .
Në princip , jam dakort për godinë të re . Po ashtu , jam dakort , se nuk bëhet fjalë për llaç e tulla .
Shqetësimi i kundërshtuesve , besoj , se është edhe brenda llogjikës së arësyeshme , ka të bëjë , me vlerën historike , arshivën e memories , një farë lloj Muzeu , të asaj që përfaqëson jo vetëm për Tiranën , Teatri Kombëtar ( apo Teatri Popullor , sië jemi mësuar ta quajmë) . Ky emër , apo këta dy emra , s’kanë të bëjnë me llaçin e tullat plotësisht të degraduara e pa vlerë , por me gjithë atë vlerë mbi 70 vjeçare të gjithçkaje , gjithë përfshirëse dhe ALT–përfaqësuese , të disa plejadave të artistëve , regjizorëve , skenaristëve , piktorëve , rekuzitorëve , ndriçuesve të skenës e deri punëtorëve , sepse vlerat dhe fama kombëtare dhe ndërkombëtare e ç’do individi ka qenë e lidhur pazgjidhmërisht me punën e të gjithëve . Me sa dij unë , në ambjente jasht teatrit është kultivuar dhe ushqyer me dashuri edhe njëfarë kopshti i kujtesës , me pemë për seicilin korife që nuk jeton më , dhe gjykoj se janë shumë , mbasi aty , kanë luajtur ajka e ajkës së aktorëve të skenës shqiptare , jo domosdoshmërisht vetëm nga Tirana . Aty kanë shpalosur gjithë nivelin , kulturën pasionin e devocionin , regjizorët më të mëdhenj dhe skenaristët më të famshëm që i dhanë jetë e i bënë të pa vdekshme për spektatorin tonë dhe atë ndërkombëtar kryeveprave të dramaturgjisë e komedisë botërore dhe asaj shqiptare . Pjesa më e madhe e gjithë atyre që lujtën dhe zhvilluan teatër e komedi të mrekullueshme në skenën e Teatrit Popullor , kanë qenë pothuajse pa përjashtim edhe korifejt e artit tonë kinematografik . Prandaj , këtu qëndron dhimbja dhe kundërshtia . Absolutisht kjo kujtesë duhet të gjejë vend në atë vend . Kjo do i përmbushte aspiratat e të gjithëve , të atyre që e kundërshtojnë , të atyre që hezitojnë , të partizanëve që kërkojnë me të drejtë godinë të re , por e duan edhe ata muzeun e kujtesës , por edhe për gjithë shqiptarët , brezat e vjetër e të rinj , ky muze kujtese në atë vend do tregojë gjithmonë vlerat dhe arritjet e artit tonë skenik .
Normal që madhështorëve , që shyqyr janë akoma gjallë si Tinka Kurti , Margarita Xhepa , Piro Mani , Ilia Shyti , Robert Ndrenika , Reshat Arbana , Mirush Kabashi , Pëllumb Kulla , etj , etj , etjerë dhjetra e qindra , zhdukja nga faqja e dheut pa nam e nishan e Teatrit Popullor , do ti dukej sikur do i shkëputej nga trupi vetë zemra , por do ti duket sikur po bënin tradhëtinë e pashembullt e më të madhe të jetës së tyre ndaj veprës dhe kujtimit të gdhendur në atë vend përgjatë 70 e ca vjetëve , të gjithë korifejve të pavdekshëm që nuk janë gjallë . Këtyre që janë gjallë do ti dukej sikur me shembjen dhe zhdukjen e ç’do nami e nishani , do të mallkoheshin jo vetëm nga ish shokët e kolegët por nga gjithë populli shqiptar .
Nëse do zgjidhet shoqërimi i godinës ë re me një muze dinjitoz mbi sa cekëm më sipër , mendoj se do dalin të gjithë të plotësuar e lehtësuar , por mos harroni , se jo vetëm ata , që e kundërshtojnë , por edhe partizanët e godinës së re nuk janë aspak dakort që në atë vend të mos mbetet e pasqyrohet kujtesa e Pandi Stillut , Andon Panos , Kujtim Spahivoglit , Kolë Jakovës , Fadil Krajës , Besim Levonjës , Loro Kovaçit , Marie Logorecit , Kadri Roshit , Sandër Prosit , Sulejman Pitarkës, Violeta Manushit , Besa Imamit , Roland Trebickës , Bujar Lakos , Nikolin Xhojës , Famozëve të tatrove e komedive Shkodrane , Korçare etj , Demir Hyskjes e shumë të tjerë , etj , por , edhe atyre që janë gjallë e kanë luajtur e luajnë akoma si : Rikard e Marjeta Ljarja , Timo Flloko , Albert Verria , Yllka Mujo , Alfred Bualoti , Birçe Haskos , Bujar Kapexhiu e Bujar Asqeriu e shumë e shumë të tjerë . Ndoshta në atë vend mund të përfaqësohet si pjesë muzeale kombëtare edhe arti jonë kinematografik , mbasi për fat të mirë ka qenë i pa ndashëm me këta regjizorë , skenaristë e aktorë nga më të famshmit të skenës tonë . Ata lujtën vetëm me shpirt , pasion e dashuri . Ata nuk pyetën për uri , të ftohtë e mungesa kushtesh , por na dhanë e na lanë kryevepra . Për këtë ata dhe gjithë të tjerët e meritojnë
Po qe prdispozicioni për zgjidhjen e këtij muzeu , si monument i përhershëm historik i kujtesës për artin tonë popullor skenik , në
po atë vend , paradhomë e përhershme e godinës së Re të Teatrit Kombëtar , mendoj se kemi bërë gjënë e duhur edhe për brezat dhe për kombin .
Spartak VERDHA
Mire thua prof. por a i mushet mendja katunar Derhemit e zhulsave qe i shkojne mbrapa, kesht bon dhe per kendin e ljjrave te liqeni dhe tani rrine si mut.