Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkruan në Twitter se është arritur një marrëveshje për Teatrin e ri Kombëtar.
Ai ka falenderuar të gjithë artistët, edhe ata kundër.
“Mirenjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve! ?
Fale kontributit te secilit kemi nje marrveshje me te mire dhe jemi sot gati te nisim negociatat per nje Teater te ri Kombetar!”, shkruan Veliaj, që ka postuar një foto me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, si regjisori Altin Basha apo aktorët Arben Derhemi e Alfred Trebicka.
Veliaj publikon marrëveshjen: Teatër i ri modern, në tokën ekzistuese, pa kulla sipër
Bashkia e Tiranës njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur marrëveshja me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Pas një negociate mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot.
Veliaj saktësoi se është rënë dakord që në ligj të jepen garancitë e duhura për artistët që Teatri i Kombëtar do të jetë në sipërfaqen ku ajo ekziston edhe sot, me një godinë të vetme dhe që mbi të gjitha, që do të bëhet pa shpenzime të fondeve publike.
“Projekti që kemi sot është më i mirë. Nuk është ndoshta projekti perfekt, por tashmë e kemi të sanksionuar në ligjin që do të negociojë teatrin e ri, se prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit, që edhe kushdo shqetësohet pse po harxhojmë për artin kur s’kemi bukë për të ngrënë, që edhe kjo s’është e vërtetë, të mos e ketë këtë shqetësim sepse nuk do të taksohet njeri për këtë propozim”, shtoi Veliaj.
Veliaj tha se pjesë e këtij dakordësimi është edhe përcaktimi që në grupin e punës që do të negociojë për projektin dhe ndërtimin e teatrit të ri, të ketë edhe një përfaqësi të artistëve. “Kemi sanksionuar në këtë ligj, në dallim nga të gjitha institucionet e tjera që përfaqësohen vetëm me një anëtar, ne do të kemi dy anëtarë që përfaqësojnë komunitetin e artistëve dhe të aktorëve.
Duke i pasur të përfaqësuar besoj se ky projekt fillestar u bë më i mirë falë pranisë edhe kritikave të tyre, besoj që edhe produkti final me këto dy vende që presim të na i propozojë komuniteti artistik, që nuk janë vende spaletash as vende luksi, është një punë rigoroze e një shqyrtim dokumentacioni dhe një negociatë e fortë që do të duhet të bëjmë si me arkitektët, ashtu edhe me investitorët, që të arrijmë një produkt po aq dinjitoz sa ky produkt fillestar”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se ky projektligji i paraqitur është vetëm fillimi i diskutimeve teknike që do të vazhdojnë për të përmirësuar draftin deri në finalizimin e gjithë këtij diskutimi me një teatër të ri.
(TemA)
I zoti e shet ,tellalli_Valbona Vokshi_se jep.Kjo ndodh me tellallet tane ne Parlamentin EUROPIAN.
mos jane kulla… ne shumes ?
po me plak po gradacela hahahaha
tjetri thote sdo behet ngje ne territory ju vazhdoni Akoma pellisni
Marreveshja eshte e qarte :
Aktoret do bejne pune vullnetare ne llaçin e pallateve dhe do perfitojne nga nje apartament me kredi te bute.
Po interesin e publikut jo aktor teatri, meqe besoj se ndertesa e teatrit nuk eshte prone e aktireve te teatrit por e shtetasve shqiptare, kush e perfaqeson ne kete marreveshje? Agim
Kryebashkiaku i zgjedhur nga populli
Shyqyr qe arrite me i lepi dhe dy bythet e funit zoti kryetar . tani te ra llapa rehat. Me bythen e derhemit dhe kti karagjozit tjeter do kesh vujt shum . kupton erjon qe me pacifizmin e tepruar je bere çarje bythe për ne që të kemi dhënë votën. Ne nuk të votuam ti le pish puthen kujt të mundesh o njeri të votuam të bësh detyrën me rigorozitet. Mjaft se naj shpife nuk bëhesh dot i mir për të ter . se me shum po na jep përshtypjen e hoxhës me kte teatrin . se të kryetarit të bashkisë që duam. Mjaft naj shpife dy gjëra ndajnë botën bëhet zbehet kaq.
Kullat pak me larg e njejta gje. Po paret Fusha ne kembim te teritorit, hajde mendje hajde.
Pa kulla siper, por me kulla rrotull.
Degradim i rraces shqipptsre. Pa kulla siper?! Asnjehere nuk eshte folur per teater ne katet e poshtme?! Ne se jo kulla persecdo paguaje privati?! U qifsha mu ne artiste… u blete me pare xhepi.. lecka.
Burra pa dinjitet dhe gra kurva..,
Po me ne fund e mbyllet kete pune se late name 2 muaj a thua sikur cfare po ndodhte
po keto aktoret si vete u shpie mushka qe te rrinin aty ne ate ambient te qelbur qe kur kam shkuar heren e fundit thashe se me rane te fiket e doja ajer se ishte nje ere qe te mbyste
Super teater mezi po pres ta shohe kur te realizohet ?
Nje BRAVO e madhe per Lali ERIN !
Me ne fund nje Teater si gjithe Europa..
teater i ri per rinine Shqipetare
Edhe humbjen kerkon ta shesi si fitore Veliaj,duke “buzeqeshur me nje foto lajm”ne mes te aktoreve!
U zbyth Makiaveli Veliaj,qe behet “Luan” edhe Lepur sipas situates.Negociatat me BE-n jan te kushtezuara,
dhe kete e di fort mire kaqoli Rama dhe Makiaveli Veliaj,qe nderruan 180 grade.Kompromisi,megjithese
thuhet se pranohen kushtet per moscenimin e territorit publik,qe ishte qellimi kryesor i vjedhjes rama veliaj,
duhet pritur,se nga keta te dy,mund te presesh çdo pabesi.Dy interesa ka pasur Rama ne prishjen e Teatrit,
korrupsioni me Bingon Ylli,per te humbur gjurmet me fallsifikiminr e dokumentave ne reduktimin e siperfaqes
se Teatrit,nga 575 m2 ne me pak se 500 m2,per te marre te drejten e perdorimit nga Ministria e kultures,kur
ligjerisht i takone Ministrise se Ekonomise,dhe interesi dyte,ishte perfitimi me marrveshjen qe ka bere me
privatin.Sakrifikimi i privatit dhe interesave materiale nga Rama,me kthesen qe u bë,duket qarte qe jan me
pak te rendesishme se nje deshmia per ngritjen e nje padie ndaj Rames kur te forcohet drejtesia.Plus tjetra,
nje deshtim i mundur,do ishte edhe deshtim per te ardhmen politike te njeriut me njeqind fytyra,Erion
Makiavelit.Por,por ndertimi i Teatrit jo me fonde shtetrore hedh dyshime,se Rama nuk sakrifikon privatin.
Kullat duhet kete qene komplet pjesa perfituese e Rames dhe Veliajt.Kush eshte pjesa e privatit ne marrveshjen
e re dhe te vjeter?-sepse nuk investon kush pa interes.Peversiteti rama veliaj eshte i patjetersueshem,
bishti qenit,po bisht qeni mbetet.Loja e piset vazhdon,te presim fundin.
….per njerez si ti @ZQ dhe ata qe parfaqeson populli ka nje shprehje…p**dh te shfryhesh…mendoj qe eshte rasti..
.dhe nje keshille ndonese nuk te njoh por me ato qe shkruan te imagjinoj…lexo ndonje liber …meso si te arsyetosh nga perspektiva jote personale dhe jo si zedhenes partie qe te mos ngelesh me gisht ne goje si gjithmon …ah nese mban syze pastroji pak se veahtrimin shoh qe e ke te turbullt … nese paguhesh dhe kjo eahte ajo menyre qe te nxjerr buken e gojes…harram…me mire shko ha nje vakt tek mencat e lali erit dhe na shpeto nga era e rende e jashteqitjes qe nxjerr nga goja…
…jane jashteqitje si ti qe e qelbin ate vend te mrekullushem qe e perdhunoni..pergojoni dhe shkaterroni…#mjaftme …your time is up…nje bote e ‘re po lulezon germadhash….
…do us all a favour #pissoff….
Kaq injorant sa je ti,edhe tre jete nuk do te mjaftonin per ta mesuar se je i tille.
Mos numuro pordhet e mia,por komento diçka,argumento se ku je kundra meje,
duke e konkretizuar me nje pasazh nga komenti im,sepse kritika eshte arti i gjykimit
dhe ndihmon ne zhvillimin e nje kombi,perkundrazi,mbytja kritikes sjell regres,ashtu
si ne diktature,dhe pergatit terrenin per njerez si ty,qe je specie ne proces involucioni.
….kam vene re qe komenton per gjithcka dhe gjithcka eshte zi ne alb…e pra ne komunizem jeton ti sepse I ndan gjerat ne bardhe e zi dhe me vjen shume keq sepse si ti jane shume …mos kini frike nga ngjyrat o shqipetare…
…ti e humbet respektin qe ne momentin qe kujton se di gjithcka dhe flet per zbythje …cfare ndodhi..ajo qe rama dhe veliaj thane 3 muaj me pare…asgje e re per mua keshtu qe sja vlen te comentosh…
…une kam patur fatin te shoh instalacionin e bjarke ingels @serpentine ne hyde park london…nje mrekulli keshtu qe nuk e ve fare ne dyshim talentin e tij…sa per veliajn e ramen I vini anes te gjithe sepse ata veshtrimin e kane mijera vite drite larg dhe ju se kuptoni dot aty…dhe me e rendesiahmja kane te tjera ideale nga paraardhesit ..ata duan te mbeten ne history..dicka qe mund te ndodhe duke bere mire apo keq…
Ata kane zgjedhur tu shkruhet emri me ngjyre te arte ne history kurse ti me vjen keq ta them te vetmen gje qe ke bere eshte qe ke shkruar emrin ketu tek gazeta e meros zi e me zi..cdo dite te zotit tim ateist…
Dikush thoshte..thuaj njehere do beheti i shkreti grure….
..une sa per dijeni skam qene e as kam per te qene me ndonje parti…familja ime po ashtu ne te ashtuquajturin socializem edhe ne keto vite…succesful ne ato vite…succesful ne keto dite…me pune te ndershme..studime jashte kur te gjithe mendonin te benin 2 leke….femije ne shkollen me te mire ne uk ku futesh me konkurs…..
Keshtu qe pordhe nuk kam por nje keshille te fundit perishjuni punes u them te gjitheve aty…
Cdo me thene sdo kete kulla siper.ME NE FUND U ARRIT KONSENSUSI.ME DESHIREN E PALVE ME NE FUND.Po kujt palve .Ke perfaqson ti si Veliaj ..Bashkia ka te drejte nderhurje ke gjerat teknike..qe do dalin mes teatrit dhe bashkis.Qe ta them me sade per reklamat parkingje.luerje reklama e etj.Mund te jem gabim por skam pare dicka te tille ne bote.
Bravo Erion Veliaj qe do ndryshosh fytyren e Teatrit Shqiptar!
Me ne fund edhe aktoret qe ishin kunder e kuptuan qe ky teater ishte ne te mire te interesit publik. Ishte momenti i duhur per Tiranen qe po kthehet cdo dite edhe me moderne.
MEZI PO PRESIM PERFUNDIMIN E KETIJ PROJEKTI QE TE KRENOHEMI DHE NE NJEHERE TE VETME ME ARTIN SHQIPTAR …
JU PERSHENDES
Si nuk mund ta kuptojne shqiptaret qe me ne fund do kene nje teater si gjithe bota? si nuk u bem dhe ne njehere njerez ta kuptojme vullnetin e mire te ketyre politikaneve tone qe po na ndryshojne fytyren neper europe. BRAVO E MADHE PER LALI ERIN !
U pika e zeze, nga e gjithe kjo histori mesuam edhe nje here, jo se nuk e dinim, se cfare legenash jane medemek artistet shqiptare, njelloj si gjykatesit, njelloj si mjeket qe te rrjepin, edhe keta derdimene e shiten sumen per buken e gojes, u pika, dhe mos na derdellisni me se na vjen per te vjelle
Hera e pare qe nje kryetar Bashkie merr persiper nje vendim kaq te rendesishem mbi artin vendas. Nje teater per te gjithe ne qe e duam artin, per ne qe kemi enderruar te luajme njehere ne jete ne teater, per ne qe kemi dashur te thyjme murin e katert te teatrit dhe te prekim duartrokitjet e spektatorit. Te mbushen dhe teatrot shqipetare si Berlini, Viena, Verona, Parisi.
Faleminderit nga zemra Zoti Veliaj
U zbythe me turp Erion,kushdo qe ka memorie e kupton sa pak e perfaqson kryeqytetarin eTiranes.
Premtimet e medha jane kurdohere te dyshimta. Si do shfrytezohet trualli? Si u gjeten parate dhe kush do ti paguaje? Po kontrata cfare thote? Nuk ka privat ne bote qe te dhuroje pa interes. Perjashtim bejne vetem bamiresit qe falin dhe nuk duan ti permende njeri as emrin. Kontrata dhe projekti per ndertimin e teatrit te ri, me investime jo publike duhen bere trasparente. Nga hajdutet dhe mashtruesit mund te presesh cdo pabesi. Artiste, mos u mashtroni!
Ore po keta te marrin per budalla ne mes te dites. Projektin qe kemi pare deri tani nuk pame qe te kishte kulle. Lufta aty po behej ( gjoja) per vlere te trashegimise dhe per territorin e teatrit dhe jo per me kulle persiper apo pa kulle persiper.
Ja dhe artistet e leshit,me dinjitet gjoja. Moren premtimin qe do marrin nga nje rroge shtese ne fund te vitit dhe i ulen breket para lali Erit. Bravo ju qiofte.
Mjerim vlerash.
Ah mor lali Eri sa i omel je, lumsi ne qe te kena o cuni i nones tu bofte dita 1000.
U zbyth dhe ky fallcoja. Mire e kishin aktoret keta palaco e duan vetem me dhune.
POR JO ME PPP….??????????????????!!!!!!!!!!!!!!! APO …?? SI E KE MENNJEN…?????????????????????