Dëmtimi i librave tek Biblioteka Kombëtare, reagon PD: Duam hetim, punime të dobëta

27 Qershor 2018, 15:50Kulturë TEMA

Partia Demokratike ka reaguar mbi dëmtimin e librave në Biblotekë Kombëtare.

“Selia blu”  përmes deputetëve Hekuran Hoxhalli dhe Romeo Gurakuqi, thotë se mungesa e shkarkimeve të ujërave nëntokësore, të punimeve në shesh, janë bërë shkak i futjes së ujit.

U përmbytën dhe institucionet përeth tij. U dëmtua  gjithë kjo pasuri  kombëtare , materiale me vlera të pazëvendësueshme të biblotekës kombëtare. Teksa flitet të mbrojmë ose jo Historinë e Teatrit  njëherë e mbysim dhe një herë e përvëlojmë Historinë e Shqipërisë, duke ja zhdukur thesaret e veta.

“Ministria e Kultures duhet urgjentisht të japë dorheqjen  de jure se de fakto  e ka dhënë prej kohësh, Në Tiranë funksionet e saj I kryen Ministri I Agjitacion Propogandës Erion Veliaj( I quajtur ndryshe Aladini me jorgan magjik) dhe nëpër rrethe sejmenë të tjerë të kryeministrit”, shprehet deputeti Hoxhalli.

Ndërkohë Gurakuqi theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qëndror modern.

“Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore.

E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, tha Gurakuqi. (TemA)

2 komente në “Dëmtimi i librave tek Biblioteka Kombëtare, reagon PD: Duam hetim, punime të dobëta”

  1. vang says:

    Perse nuk i bete ju keto qe kerkoni sot.Biblioteka ka 60 vjet.Ju nuk bete as teater dhe as biblioteke sepse jeni pa jorgan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje