Aktori Niko Kanxheri ka folur për ndërtimin e një Teatri të ri.
“Teatri Kombëtar për mua duhet bërë i ri. Nostalgjia për dy godinat e ndërtuara për të qenë provizore, duhet të zhbëhet. Mua po ma ndërtojnë shtëpinë time, moderne, të bukur, të mirë, komode dhe papritur unë nxjerr një arsyetim të ri, se çfarë duan ato kulla atje. Janë dy probleme që nuk qëndrojnë bashkë, brenda tyre është një justifikim.
Godina në vetvete nuk sjell nostalgji, historia e Teatrit Kombëtar do të mbetet e dokumentuar me arkivën, fotot e shfaqjeve, dekoret, kostumet, muzikën etj. Ç’lidhje ka me mua kulla?!” thotë aktori, duke shpjeguar se arsyet mbi të cilat duhet të mbështeten artistët janë më të qenësishme.
“Për mua pikëpyetja më e madhe në fushën e artit dhe jo vetëm është: cili është ai mjet që mund të ndajë shapin nga sheqeri, të aftët nga të paaftët?! Unë s’e di, cili është ai mjet? Po të dalësh individualisht e të gjykosh gjithë botën, duke u nisur nga motive personale askush nuk të beson.
Pra, duhet një organizim i tillë që ta bëjë këtë ndarje, të pastrohet skena nga plehrat. Prapë del pyetja, kush do të vendos se kush bën dhe kush nuk bën?! Kush është i qenësishëm në skenë dhe kush ka hyrë kontrabandë për motive vulgare, të dobëta?! Në rast se nuk zgjidhet ajo, atëherë gjithë arti dramatik do të ketë diçiturën: lëvizje amatore” thekson ai.
Sipas tij edhe artistët e Teatrit Kombëtar duhet të ndjekin shembullin e Teatrit të Operas, e cila është një fazë tranzitore.
“Po rikonstruktohet opera, ku shkuan artistët, këngëtarët, muzikantët, regjisorët? Ata i hynë Shqipërisë nëpër rrethe, duke dhënë shfaqje në kushte ndoshta, edhe më të këqija, por aktivitetin e vazhdojnë. Ka skena të gjithë Shqipërisë që janë të gatshme të venë artistët e Teatrit, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Fier, Gjirokastër”, shton Kanxheri, që ka firmosur një listë për ndërtimin e Teatrit të ri.
Arsyetim i qarte,bindes dhe tejet i pergjegjshem profesionalisht i Niko Kanxherit.Respekt.
“Letra e artistëve për Teatrin, Pavlina Mani: Kanë falsifikuar firmën e Pirro Manit”.
Kjo eshte e rendesishme bastarde,dhe jo fshehja e se vertetes.Deklarata Zonjes
Pavlina Mani i çjerr masken qeverise se droges,qeverise qe gjithshka e ka ngritur
vetem mbi mashtrimin,duke injektuar peversitetin e tyre ne te gjith shoqerine
shqiptare,si diçka krejt normale.Kush e ka fallsifikuar firmen e Pirro Manit bastarde,
kush,kesa ji jepni pergjigje?
I madh ne skene i madh ne jete. Keshtu te kam njohur ne fillim te viteve shtatedhjete kur beje zborin pas fakultetit. Me ka marre malli te te takoj. Te rrime si atehere. Ishim shume te paster. Ti i tille ke mbstur i madji, miku im Niko Kanxheri… Une pata fatin te te jape taktike kembsorie, ku dhe aty manifestove talent. ( R. Ç )
$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$&$$$$$$$
Ky ka wene aresyetimi me Nikon.